Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 34:
Në Durrës, një forcë prej vetëm 360 shqiptarësh, më së shumti xhandarë dhe banorë vendas të udhëhequr nga [[Abaz Kupi]], komandanti i xhandarmërisë së Durrësit, dhe [[Mujo Ulqinaku]], një zyrtar detar, u përpoqën të ndalnin përparimin italian. Të pajisur vetëm me armë të vogla dhe tre mitralozë, ata arritën t'i ndalnin italianët për pak orë derisa një numër i madh tankesh të vegjël u zbritën nga anijet italiane. Pas kësaj, rezistenca filloi të shembej dhe brenda pesë orësh italianët morën qytetin.<ref name=":1" /> Nga ora 1:30 paradite të ditës së parë, të gjitha portet shqiptare ishin nën kontrollin e italianëve.
 
Duke mos dashur që të kthehej në një kukull të italianëve, Mbreti Zog, gruaja e tij, [[Mbretëresha Geraldinë]] dhe i biri foshnjor [[Leka Zogu I]] u larguan drejt Greqisë dhe më pas në Londër. Në 12 prill, parlamenti shqiptar votoi pro ndaj bashkimit të vendit me Italinë.<ref name=":0" /> Në 12 prill, parlamenti shqiptar votoi për të shkarkuar Zogun dhe për ta bashkuar vendin me Italinë në një "bashkim personal" duke ia ofruar kurorën shqiptare Viktor Emanuelit III<ref name=":7">Fischer, Bernd Jürgen (1999). ''Albania at war, 1939–1945'' (illustrated ed.). C. Hurst & Co. p. 36</ref> dhe italianët formuan një qeveri fashiste nën [[Shefqet bej Vërlaci|Shefqet Vërlacin]] dhe shpejt shërbimi ushtarak dhe diplomatik shqiptar u mor nga italianët.<ref name=":0" /> Më 15 prill 1939, Shqipëria u tërhoq nga [[Liga e Kombeve]], prej së cilës Italia ishte tërhequr në vitin 1937. Më 3 qershor 1939, Ministria e Jashtme e Shqipërisë u bashkua me atë të Italisë.<ref name=":0" /> Ushtria shqiptare u vendos nën komandën e italianëve dhe formalisht u bashkua me ushtrinë italiane në 1940. [[Këmishëzinjtë]] italianë formuan katër legjione të Milicisë Shqiptare, fillimisht të rekrutuar nga kolonistë italianë që jetonin në Shqipëri, por më vonë nga shqiptarë etnikë.
 
Pak pas pushtimit, [[Galeazzo Ciano]] shpresonte për të përforcuar përshtypjen e dashamirësisë me një numër gjestesh që shënjestronin më tepër marrëdhëniet me publikun sesa zgjidhjen e problemeve të thella sociale dhe ekonomike të Shqipërisë. Një nga lëvizjet e para të Çianos ishte për të shpërndarë ushqim dhe veshmbathje në disa nga zonat e varfëra dhe për të liruar të burgosur politik. Ai personalisht shpërndau 190,000 franga ari te nevojtarët në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Korçë dhe Kukës. Për shkak se paratë iu dhanë të varfërve, duke shmangur burokracinë e zakonshme, u arrit të bëhej diçka e mirë.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/?id=P-MiG9ngCp8C&printsec=frontcover&dq=Albania+in+world+war+2#v=onepage&q&f=true|title=Fischer, Bernd Jürgen (1999-01-01). Albania at War, 1939–1945. Hurst.}}</ref> Italianët kontribuan shumë në infrastrukturë, agrikulturë dhe eksplorimin e kromit dhe hidrokarbonit me të cilat Shqipëria ishte e pasur. Italianët shpresonin se investimet e gjera në Shqipëri do të sillnin përfitime ekonomike dhe politike. Pavarësisht ekonomisë së dobët vendase, Musolini i garantoi shqiptarëve shumën e 22 milionë paundëve përgjatë pesë viteve për zhvillimin ekonomik, disa herë më shumë se 8.2 milionëshi që Roma kishte shpenzuar që prej viteve 1920. Raportet fillestare të veprimtarisë italiane ishin të favorshme. Ruth Mitchell komentoi në fund të prillit 1939: "Çfarë përmirësimi i madh është bërë në gjendjen e njerëzve tashmë. E gjithë atmosfera ishte bërë më e gjallëruar; tani të paktën ka shpresë." Edhe ministri gjerman Eberhard von Pannwitz, i cili ishte vazhdimisht kritik ndaj italianëve, komentoi pozitivisht mbi ritmin italian, të cilin e krahasoi me ritmin në Austri pas [[Anschluss]]-it. Projektet e reja të ndërtimit sollën sasi të mëdha kapitali dhe punësuan shumë shqiptarë.<ref>Fischer, Bernd Jürgen (1999-01-01). ''Albania at War, 1939–1945''. Hurst. p. 67.</ref> Qeveria filloi të lejonte italianët të merrnin pozicione në shërbimin civil të Shqipërisë dhe gjithashtu filloi të lejonte kolonizatorë italianë për të hyrë në Shqipëri. Kjo ndikoi shumë në sjelljen e shqiptarëve ndaj pushtuesve italianë dhe vendasit i përshëndesnin ata me më shumë respekt dhe pëlqim.
Rreshti 120:
== Pjesëmarrja e të huajve ==
Kishte një numër të konsiderueshëm të shtetasve të huaj që morën pjesë në rezistencën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryesisht përbëheshin prej ushtarëve italianë të cilët donin ta vazhdonin luftën kundër Gjermanisë naziste, por edhe njerëz të tjerë me kombësi të ndryshme morën pjesë gjithashtu.
 
=== Pjesëmarrja e italianëve ===
Rezistenca shqiptare filloi në vitin 1940 me çeta të vogla por u bë një forcë e konsiderueshme në 1942. Edhe gjatë kësaj periudhe kishte grupe të vogla ushtarësh italianë të cilët dezertuan ushtrinë fashiste dhe iu bashkuan partizanëve shqiptarë. Kur Italia kapitulloi në shtator 1943, kishte 122 partizanë italianë të shpërndarë nëpër njësite të ndryshme në Ushtrinë Nacional Çlirimtare.<ref name=":8">The National Committee of WWII Veterans, File on Foreign Partisans (''Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ-it, Dosja e partizanëve të huaj (italianë)'', Tiranë, 1989)</ref> Kur Italia kapitulloi kishte 100,000 ushtarë në Shqipëri. Ata ishin nga divizionet ''Firenze, Parma, Perugia, Arezzo, Brennero'' dhe njësi të tjera të vogla të pavarura.
 
Shumë forca italiane u dorëzuan ndaj ushtrisë gjermane që po përparonte. Një pjesë e madhe e tyre u dërguan në kampe përqendrimi ose në punë të detyruar në Shqipëri në shërbim të ushtrisë gjermane, ndërsa kishte dhe vrasje masive të oficerëve italianë, shumica prej divizionit ''Perugia'' të përqendruar në Gjirokastër. Gjenerali i divizionit, Ernesto Chiminello, bashkë me 150 oficerë u ekzekutuan në Sarandë. 32 oficerë të tjerë u ekzekutuan tre ditë më vonë në zonën e Kuçit.<ref>La guerra più lunga: Albania 1943–1948 Volume 14 of Testimonianze fra cronaca e storia Author Franco Benanti Publisher U. Mursia, 1966 p. 81-83.</ref>
 
Disa italianë gjetën strehim në malet shqiptare, ndërsa rreth 15,000 ushtarë italianë u dorëzuan ndaj partizanëve shqiptarë. Disa trupa italiane të udhëhequra prej Arnaldo Azzi, ish komandant i divizionit Firenze, krijoi '''CITM''', ''Comando Italiano Truppe alla Montagna'' (Komanda Italiane e Trupave në Male). Objektivi i saj ishte për t'i rezistuar trupave gjermane me ndihmën e partizanëve shqiptarë. Ata arritën të krijojnë disa njësi me ushtarë italianë nën komandën e tyre, por këto trupa u shpërbënë gjatë muajve tetor-nëntor 1943, gjatë sulmit dimëror gjerman. Oficerët e kësaj komande ishin të lidhur me misionet britanike në Shqipëri dhe u riatdhesuan në Itali në gusht 1944.<ref>{{Cite web|url=http://www.secondorisorgimento.it/fondazione/convegni/gdf2007coltrinari.htm|title=secondorisorgimento.it}}</ref>
 
Kishte edhe 2150 italianë të cilët shprehën dëshirën për të vazhduar luftën të shpërndarë nëpër njësitë partizane shqiptare. 472 italianë u shpërndanë nëpër brigadat sulmuese partizane. Këtu kishte një grup prej 137 burrash të cilët krijuan [[Batalioni Antonio Gramshi|Batalionin Antonio Gramshi]] të ngjitur me Brigadën e Parë Sulmuese dhe njësiti ''Matteotti'' u ngjit me Brigadën e Tretë Sulmuese.<ref>History of 3rd Shock Brigade p. 17-18 (Historiku i Brigadës III Sulmuese, f. 17–18.)</ref> 401 vetë ishin të angazhuar me logjistikën dhe 1,277 të tjerë u ngjitën me komandat vendore.<ref name=":8" /> Gjatë periudhës 1943-1945 kishte dhe njësi të tjera luftëtarësh italianë midis partizanëve shqiptarë, siç ishte batalioni i 6-të i Brigadës së Pestë Sulmuese i përbërë prej rreth 200 italianësh.<ref>History of 5th Shock Brigade p. 364 (Historiku i Brigadës V Sulmuese, f. 364)</ref>
 
=== Dezertorët e Wehrmacht ===
Një pjesë e focave gjermane që pushtuan Shqipërinë përbëhej prej rekrutëve të Wehrmacht nga rajoni i Kaukazit.<ref name=":7" /> Dezertorët e parë të Wehrmacht shkuan te njësitet partizane shqiptare në fund të 1943 gjatë sulmit dimëror gjerman, por numrat e tyre u rritën në verën e 1944 gjatë sulmit veror gjerman. Kishte një rrymë të madhe të dezertorëve prej Wehrmacht gjatë fundit të konfliktit drejt Shqipërisë nga shtatori deri në tetor 1944 teksa forcat gjermane filluan të tërhiqeshin prej Shqipërisë. Në gusht 1944 një njësit i ri u formua në Brigadën e Tretë Sulmuese prej rreth 40 dezertorëve gjermanë (kryesisht armenë dhe turkmenë). Rreth 70 armenë të tjerë krijuan njësitin e tyre të ngjitur me Brigadën e Parë Sulmuese në shtator 1944. Kishte gjithashtu dhe grupe të tjera të vogla me dezertorë të Wehrmacht të shpërndarë midis forcave partizane shqiptare, të përbër prej gjermanëve, austriakëve, francezëve, çekëve dhe polakëve.
 
== Burime ==