Teqja e Hafiz Halil Mripës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Sejko (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 22:
}}
[[Skeda:Teqja e Hafuz Halil Mripës (2).jpg|parapamje]]
'''Teqja e Hafiz Halil Mripës''' është një munument[[Teqeja|teqe]] e [[Tarikati|tarikatit]] [[Melamitë|Melami]] dhe monument i trashëgimisë kulturore të Kosovës i cili ndodhet në [[Suhodolli i Poshtëm|Suhodoll]] të [[Mitrovica|Mitrovicës]].
==Historiku==
Teqeja e Hafiz Halil Mripës, ndodhet në hyrje të fshatit Suhodoll i Poshtëm, larg 5&nbsp;km nga qyteti i Mitrovicës. Hafiz Halil efendi Mripa (1892-1967), deri sa ishte në jetë, kishte shërbyer në teqenë e Junus Sabri efendiut. Hafiz Halil efendi Mripës ia ndërtuan tyrben nxënësit (ihvanet) e tij, në hyrje të Suhodollit të Poshtëm, në anën e djathtë të rrugës, në vitin 1967. Një vit më pas ihvanet e tij, ndërtuan edhe teqenë e Melamive. Truallin për tyrbe dhe teqe e ka falë Aga Rexhep Syla nga Suhodolli. Kompleksi i teqesë qysh nga fillimi e deri sot, funksionon si objekt për realizimin e ritualeve religjioze dhe të mësimeve të tarikatit Melamet-it/Melami. Në oborrin e teqesë ndodhet tyrbja. Tyrbja është e ndërtuar nga muret e beton armesë të veshura nga jashtë me mur guri. Tyrbja përbëhet nga një hapësirë me etazhitet njëkatësh me planimetri tetë këndore, kulmi me kupolë është i punuar nga konstruksioni beton arme kurse mbulesa është realizuar nga llamarina. Dera hyrëse për në Tyrbe është e hapur nga ana veriore, ndërsa në murin ku është e vendosur pllaka me mbishkrim osman është e hapur një dritare katër këndore. Anët tjera janë pa hapje. Në oborrin e rrethuar të teqesë, ndodhen varrezat e komunitetit Melami. Gjatë luftës (1998-1999) teqeja u dogj. Me mjete dhe vullnetin e tyre, menjëherë pas luftës, komuniteti vendor e rindërtuan.<ref>[https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=1682 Teqja e Hafuz Halil Mripës (Mitrovicë) - Databaza e Trashegimise Kulturore te Kosoves] 5.07.2016</ref>