[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
No edit summary
→‎Origjina: Ndrrova fjalen
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 3:
 
== Origjina ==
Për vendin e origjinës dhe veprimtarinë e Kastriotëve gjatë shekullit XIV dihet pakshumë. Prej familjeve shqiptare që emigruan në Itali, Kastriotët njihen edhe me mbiemrin Mazreku.<ref>{{Harvnb|Xhufi|2002|p=313}}</ref>
 
Sipas [[Marin Barleti]]t dhe [[Dhimitër Frëngu]]t ata ishin nga [[Mati]]. Sipas [[Gjon Muzaka|Gjon Muzakës]], Pal Kastrioti kishte qenë pronar i dy fshatrave të Dibrës së Poshtme, [[Sinja|Sinjës]] dhe [[Gardhi i Poshtëm|Gardhit të Poshtëm]], kurse i biri i tij Gjoni ka pasur në zotërim Matin. Kleriku shqiptar [[Frang Bardhi]] i cili jetoi në Shqipëri, në vitin 1636 botoi një vepër polemizuese ku i kushtoi rëndësi të veçantë origjinës së Kastriotëve. Sipas tij ata ishin nga Hasi i Prizrenit "''se kështu është në pajtim të plotë mendimi i përgjithshëm i kombit tonë''". Një vend-origjinë të ngjajshme sugjerojnë edhe një kronikë raguziane e vitit 1605 dhe një klerik boshnjak i fundit të shekullit XV.<ref>{{Harvnb|Xhufi|2002|p=313}}</ref>