[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Linqe
Rreshti 1:
'''Malakasi''' ishte një [[Fiset shqiptare|fis historik shqiptar]] në [[Epiri|Epir]][[Thesalia|Thesali]] dhe më vonë [[Greqia|Greqinë jugore]] mesjetare. Emri i tyre është një referencë për zonën e origjinës së tyre, [[Rrethi i Mallakastrës|Mallakastra]] në jug të  [[Shqipëria|Shqipërisë]] . Ato paraqiten në të dhënat historike si një ndër fiset shqiptare që sulmuan dhe pushtuan Thesalinë pas vitit 1318 dhe përgjatë shekullit XIV ishin aktive në luftimet e [[Despotati i Artës|Despotatit Shqiptar të Artës]] kundër [[Despotati i Epirit|Despotatit të Epirit .]]
 
==Emri==
 
Burimet kryesore historike për Malakasajt janë ''Historia'' e Gjon VI Kantakouzenosit e shkruar në gjysmën e dytë të shekullit XIV dhe Kronika e Tokos, shkruar në fillim të shekullit XV. Te këto fisi dokumentohet si ''Malakasaioi''.{{sfn|Nicol|1984|p=145}}  Në regjistrimet veneciane të kolonëve shqiptarë në Greqinë e Jugut, ata përmenden si  ''Malacassi'' . Emri mendohet se i referohet rajonit të origjinës së tyre në rrafshinën e Mallakastrës në jug të Shqipërisë<ref name="Valentini"/>. Disa valë migrimesh nga ky rajon u vendosën në Greqinë Jugore dhe Italinë. Si një emërtim, Malakasa ishte një mbiemër tipik shqiptar i kolonëve, të cilët ishin të ftuar kryesisht nga venedikasit për tu vendosur në Greqinë e Jugut , disa prej të cilëve më vonë u vendosën në Itali. Ato përmenden në mbiemrat e themeluesve të bashkësive [[Arbëreshët në Itali|arbëreshe]] të San Demetrio Corone dhe Palazzo Adriano në 1488. <ref name="Valentini"/>
 
==Historia==
 
Malakasit së bashku me fiset e tjera shqiptare, Buajt dhe Mesaretët pushtuan Thesalinë pas vitit 1318.{{sfn|Sansaridou-Hendrickx|2017|p=289}} Sipas Alain Ducellier-it ata u larguan nga zonat e tyre të origjinës në Shqipëri për shkak të shtypjes shoqërore dhe trazirave.<ref>Kukudes 2003, p. 214</ref> NGL Hammondi përmend mbipopullimin në Shqipëri dhe nënpopullimin e Greqisë kontinentale si një faktor kontribues në migrime <ref name="Hammond"/> . Perandori Bizantin Gjon VI Kantakouzenos në  ''Historinë'' e tij i regjistron ato si një nga fiset shqiptare që arriti një armëpushim me [[Perandoria Bizantine|Perandorinë Bizantine]] në 1332-33.{{sfn|Fine|1994|p=253}}
Në historinë e Despotatit mesjetar të Epirit, ato paraqiten si një ndër fiset që mbështetën drejtuesit vendas shqiptarë në luftërat e tyre për të fituar kontrollin e rajonit kundër despotatit. Malakasi dhe Mazaraki rrethuan qytetin e Janinës në 1367-70 dhe përsëri në 1374-75 nën udhëheqjen e [[Pjetër Losha|Pjetër Loshës]], i cili ishte udhëheqësi i tyre.{{sfn|Sansaridou-Hendrickx|2017|p=294}} Paqja u përmbyll në atë kohë, por në vitin 1377 Malakasi sulmoi përsëri Janinë por u mposhtën. Në vitin 1379, ata ishin përsëri midis atyre që rrethuan qytetin. Malakasi u rebelua në 1389 kundër Esau de 'Buondelmont-it.{{sfn|Sansaridou-Hendrickx|2017|p=295}} Buondelmonti ishte një vasal osman të cilit i nevojiteshte mbështetje osmane për sundimin e tij kundër shqiptarëve. Mbas vdekjes së Muratit I në 1389 në betejën e Kosovës, shqiptarët në Epir bënë kryengritje. Malakasajt sulmuan territoret e Esaut rreth [[Janina|Janinës]] dhe [[Shpatajt|Gjon Shpata]] sulmoi qytetin {{sfn|Sansaridou-Hendrickx|2017|p=295}}.Malakasajt dhe Shpata formuan një aleancë për një sulm të drejtpërdrejtë kundër qytetit. Esau lidhi një pakt me sundimtarin Bizantin të Thesalisë. Në betejën vijuese, Malakasi u mposht. Në vitin 1390, Esau siguroi përsëri mbështetjen osmane dhe një ushtri e madhe osmane nën Evrenosin hyri në Epir për të luftuar kundër fiseve shqiptare, të cilët u detyruan të tërhiqeshin drejt zonave malore. Në vitin 1396 u arrit një pakt i ri antiosman midis Shpatës dhe Esaut kundër osmanëve, të cilët u mundën. Në 1411, Karlo I Toku u ngrit si zot i Janinës dhe siç është regjistruar në ''Kronikë'' një ''Stephanos Bouisavos'' , i cili mund të jetë nga Malakasi mori titullin protostrator{{sfn|PLP|loc=19769. Μπουΐσαβος, Στέφανος}}, megjithëse shumica e burimeve e konsiderojnë Bouisavosin si serb.<ref>{{cite book |last1=Ellis |first1=Steven G. |last2=Klusáková |first2=Lud'a |title=Imagining Frontiers, Contesting Identities |date=2007 |publisher=Edizioni Plus |isbn=978-88-8492-466-7 |page=152 |url=https://books.google.gr/books?id=3zXFCs9EfEYC&pg=PA441&dq= |language=en |quote=VIII, n. 19769) and A. Rigo (Lo Horismòs di Sinân Pascià, la presa di Ioannina (1430) e la “lettera” del sultano MurâdII, in “Θησαυρίσματα“, 1998, XXVIII, p. 64) have a different opinion and say he is an Albanian from the clan of the Malakasaioi.}}</ref><ref>{{cite book |last1=Ellis |first1=Steven G. |last2=Klusáková |first2=Lud'a |title=Imagining Frontiers, Contesting Identities |date=2007 |publisher=Edizioni Plus |isbn=978-88-8492-466-7 |page=152 |url=https://books.google.gr/books?id=3zXFCs9EfEYC&pg=PA441&dq= |language=en |quote=It seems probable, from an onomastic and political point of view, that he was a Serb, an opinion shared by D. Nicol, Kordoses, Schiro and after him the PLP and A Rigo, in 'Θησαυρίσματα' have a different opinion and say he is an Albanian from the Malakasaioi.}}</ref>
 
Në të njëjtën kohë, ata gjithashtu filluan të vendosen në Greqinë Jugore. Në [[Atika (rajoni administrativ)|Atikë]] ( Malakasa ) dhe Elis, dy vendbanime të dallueshme u krijuan prej tyre. Ata gjithashtu figurojnë në refugjatët shqiptarë që themeluan San Demetrio Coronen dhe Palazzo Adriano . Në malet e Pindusit dhe kufirin midis Thesalisë dhe Epirit, ekziston një fshat i quajtur Malakasi dhe në kohërat osmane ka ekzistuar një nahije me emrin Malakasi në rajon. Banorët e saj u regjistruan në shekullin XIX si vllahishtfolës. Origjina e tyre është e diskutueshme. Giuseppe Valentini mbështeti teorinë se ata ishin pasardhës të Malakasit origjinal që kishin adoptuar arumunët pas bashkëjetesës shekullore me vllehët.<ref name="Valentini">{{harvnb|Valentini|1956|p=306}}</ref> NGL Hammondi i konsideroi ata një fis të ndryshëm nga ai shqiptar, i cili zbriti në Thesali në vitin 1334 pas dyndjeve të para shqiptare dhe që u regjistrua me një emër të ngjashëm në të dhënat historike, sepse ata të dy vinin me origjinë nga rrafshi i Mallakastrës.<ref name="Hammond">{{harvnb|Hammond|1976|p=59: While Mazaraki is in central Epirus by the river Kalamas, Malakasa is the coastal plain of central Albania farther north and the words ‘of his own race' were used to distinguish the Albanian-speaking Malakasaei from the Vlach-speaking Malakasii.}} </ref>{{sfn|Hammond|1987|p=120: They were Albanians with no king, called after their tribal chiefs, Malakasii, Bouii, and Mesaritae. But these were probably Vlachs; there were in Pouqeuville's time Vlachs in the Pindus who called themselves Bovi and there is still a village called Malakasi. Elsewhere we hear of the Albanian leader Peter Leosas , leading Malakasii of his own race ,and this would seem to suggest two kinds of Malakasii.}}
 
==References==