Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 33:
Periudha e dytë (nga viti [[731]] deri në fillim të [[Shekulli XI|shek. XI]]) fillon me bashkimin e Ilirikut Lindor me Patriarkanën e Konstandinopojës, nga perandori ikonoklast Leoni III Isauri dhe arrin deri në vartësinë e shumë peshkopatave të Shqipërisë së sotme nën Kryepeshkopatën Autoqefale të Ohrit. Tronditjet në këtë vend ishin të vazhdueshme dhe popullsia e krishterë përballoi sprova të mëdha. Më e vështira nga këto ishte pushtimi i [[Durrësi]]t nga [[bullgarët]], në vitin [[896]]. Pas betejash të ashpra Vasili II mundi të vendosë ([[1014]] – [[1018]]) sundimin bizantin në këtë zonë.<ref name=Janullatos>{{harvnb|Janullatos}}</ref>
 
Të dhënat historike për jetën kishtare të kësaj periudhe janë gjithashtu të pakta. Dëshmitë më të besueshme mbeten emrat e dokumentuar të peshkopatave dhe peshkopëve. Tek “Taktikon” e Leonit III ([[733]]), ashtu si tregohet në “Parisinus Codex”, rajoni i Ilirikut me mitropoli [[Durrësi]]n (në të cilën varen 8 peshkopata: e Thamnit, e Skampës, e Liknidhës (Ohrit), e Amantias, e Bylisit, e Atradhës, e Avlonës (Vlorës) dhe e Akrokeravnisë) zë vendin e 15–të në listën e Patriarkanës Ekumenike. Më vonë, në “Kushtetutën kishtare” të perandorit Leon Sofos (i Dituri), në fillim të [[Shekulli X|shek. X]], mitropoliti i Durrësit renditej në vendin e 43–të (përpara mitropolitit të [[Izmir|Izmirit]]), me 15 peshkopë në varësi të tij: të Stefaniakës, Ko(u)navisë, Kroonit ([[Kruja|Krujës]]), Elisus ([[Lezha|Lezhës]]), Diokleas, Shkodrës, Drivashtit ([[Drishti|Drishtit]]), Polaton, Gllavenicës ose Akrokeravnisë, Avlonës, Liknidhës, Antivarit ([[Tivari|Tivarit]]), Çernikës, Pulkeriopolit (Beratit) dhe Gradicës. Kjo gjë lë të kuptosh, se kishte organizim të zhvilluar kishtar. Gjithashtu tregon se krijohen peshkopata të reja dhe se prej të vjetrave disa mbeten të qëndrueshme, ndonëse ndryshojnë vendin në renditje, ndërsa të tjera shfaqen me emra të rinj.<ref name=Janullatos>{{harvnb|Janullatos}}</ref>
 
Si mitropolitë të [[Durrësi]]t të kësaj periudhe përmenden: Niqifori, që shfaqet në Aktet e Sinodit të VII Ekumenik në Nikea dhe Lukiani, që firmos në Aktet e Sinodit të madh në kohën e Fotit, në Konstandinopojë në vitin [[879]]. Gjithashtu ruhen edhe emrat e kryepriftërinjëve të peshkopatës së Dropullit, ndërmjet të cilëve: Kozmai ([[754]] – [[787]]), që përfaqësoi Epirin në Sinodin e VII Ekumenik dhe Vasili I ([[822]]). Në [[Shekulli X|shek. X]] ose në fillim të [[Shekulli XI|shek. XI]] veproi e u martirizua pranë [[Elbasani]]t Shën [[Gjon Vladimiri]], lipsanet e të cilit u ruajtën në manastirin me të njëjtin emër.<ref name=Janullatos>{{harvnb|Janullatos}}</ref>