Revolucioni Kulturor: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
subidem
Etiketa: Manual revert
vNo edit summary
Rreshti 54:
[[Fadil Kraja]] dorëzoi për shtyp një broshurë për Shkurte Pal Vatën dhe punoi një poemë me 230 vargje për të. Sipas një lajmi [[Frederik Rreshpja|Frederik Reshpja]], Vehbi Çanga dhe Preng Lëkunda po punonin për krijimin e një drame. Disa letrarë të tjerë kishin shkruar poezi. Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Shkodër organizoi një takim me “punonjës të krijimtarisë”, ku, për veprën e Shkurtes, foli sekretari i komitetit të partisë së rrethit, Xhemal Dini. Shkrimtarët dhe artistët premtuan që ta pasqyronin në veprat e tyre “aktin e saj heroik”. Reshpja botoi një skicë, [[Ndoc Papleka]] poemën “Buzëqeshja e Shkurtes” dhe [[Hysni Milloshi]] vjershën “Shqiponja e Dukagjinit”.<ref name=":Çelo" />
 
[[Ismail Kadare]] botoi në numrin 8 të revistës ''Nëntori'' një variant të përmbledhur të romanit ''[[Dasma (roman)|Dasma]]''. Gjatë viteve 1966-67 Kadareja ishte dërguar nga [[Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve|Lidhja]] në bazë më në kontakt me realitetin dhe "ndërtimin e socializmit". E shkroi romanin duke parë gratë labe që punonin në Kombinatin e Tekstileve të [[Berati|Beratit]].<ref>{{Cite web|url=http://www.gazetadita.al/udhetimi-i-dasmes-se-kadarese-romani-i-shumeperfolur/|title=Udhëtimi i "Dasmës" së Kadaresë, romani i shumëpërfolur|date=20 janar 2016|website=gazetadita.al|last=Lloshi|first=Xhevat|language=sq}}</ref> Roman i cili sipas [[Robert Elsie|Elsie]], trajton temën e emancipimit të gruas në Shqipëri në kulmin e dy fushatave të mëdha sociale të [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]]: heqja e fesë dhe emancipimi i gruas në një popullsi me prejardhje kryesisht [[Myslyman|myslimane]].<ref name="Elsie">{{cite web|last=Elsie|first=Robert|url=http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf|title=Histori e Letërsisë Shqiptare|publisher=Dukagjini|date=1997|website=elsie.de|authorlink=Robert Elsie|origyear=1995|publication-place=Tiranë|language=sq}}</ref> Romani i bën jehonë revolucionit, ku ndër fragmente të tij autori ilustron rininë si bartëse të ideve të reja, nën udhëheqjen ideore të Partisë, e agjituar kundrejt shprehive e ushtrimeve fetare të brezit të vjetër, si fe të pushtuesve të dikurshëm.<ref>{{Cite book|title=Arratisje Nga Lindja: Orientalizmi Shqiptar Nga Naimi Te Kadareja|last=Sulstarova|first=Enis|publisher=Globic Press|year=2006|isbn=9780977666249|location=|pages=152-153|language=sq}}</ref> Nga po i njëjti shkrimtar, si jehonë e Revolucionit në Kinë, duket edhe poezia ''[[Pashallarët e kuq]]'' ku burokratët e shtetit dhe zyrtarët e lartë komunistë pasqyrohen se duke shfrytëzuar fasadën e komuniste po minonin revolucionin.<ref>{{Harvnb|Sulstarova|2006|pages=173-174}}.</ref>
 
=== Kinematografia ===