Lista e sulltanëve të Perandorisë Osmane: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
halimesultan
vNo edit summary
Rreshti 539:
:'''a'''{{note label|Titles||1}}{{note label|Titles||2}}: Stili i plotë i sundimtarëve osmanë ishte i ndërlikuar, pasi ishte i përbërë nga disa tituj dhe evuloi gjatë shekujve. Titulli [[sulltan]] u përdor vazhdimisht nga pothuajse të gjithë sundimtarët që nga fillimi. Megjithatë, për shkak se ai titull ishte i përhapur në botën myslimane, osmanët shpejt miratuan variante të tij për të veçuar veten nga sundimtarët e tjerë myslimanë me status më të vogël. [[Murati I]], monarku i tretë osman, e emëroi veten si ''sultan-i azam'' ([[osmanishtja|osmanisht]]: سلطان اعظم, "Sulltani më i lartësuar") dhe ''hüdavendigar'' (خداوندگار, "Perandor"), tituj të përdorur nga [[selxhukët]] e Anadollisë dhe nga [[Ilhanati|ilhanidët]] mongolë. I biri i tij [[Bajaziti I]] adoptoi stilin ''Sulltani i Rumit'', ''Rûm'' duke qenë një emër i vjetër islam për [[Perandoria Romake|Perandorinë Romake]]. Kombinimi i trashëgimisë islame dhe të Azisë Qendrore, bëri që osmanët të miratojnë titullin që u bë emërimi standard i sundimtarit osman: ''Sulltan'' [Emri] ''Han''.<ref>[[#Pei93|Peirce 1993]], pp. 158–159</ref> Ironikisht, edhe pse titulli ''sulltan'' është në botën perëndimore më i lidhur me osmanët, njerëzit në Turqi përgjithësi përdorin titullin ''padishah'' kur i referohen sundimtarëve të dinastisë osmane.<ref>{{cite magazine | last = M'Gregor | first = J. |date=July 1854 | title = The Race, Religions, and Government of the Ottoman Empire |magazine=The Eclectic Magazine of Foreign Literature, Science, and Art | volume = 32 |page=376 | publisher = Leavitt, Trow, & Co. | location = New York | oclc = 6298914 | url = https://books.google.com/?id=1MYRAAAAYAAJ&printsec=toc#PPA376,M1 | accessdate = 2009-04-25}}</ref>
:'''b'''{{note label|Caliphate||1}}{{note label|Caliphate||2}}{{note label|Caliphate||3}}: Kalifati osman ishte një nga pozicionet më të rëndësishme që mbaheshin nga sundimtarët e dinastisë osmane. Kalifati simbolizonte fuqinë e tyre shpirtërore, ndërsa sultanati përfaqësonte fuqinë e tyre të përkohshme. Sipas historiografisë osmane, [[Murati I]] e adoptoi titullin e Kalifit gjatë sundimit të tij (1362-1389), dhe Selim më vonë e forcoi autoritetin e kalifit gjatë pushtimit të Egjiptit në vitet 1516-1517. Megjithatë, konsensusi i përgjithshëm në mesin e dijetarëve modernë është se sundimtarët osmanë kishin përdorur titullin e kalifit përpara pushtimit të Egjiptit, qysh në kohën e sundimit të Muratit I (1362-1389), i cili solli shumicën e [[Ballkani|Ballkanit]] nën sundimin osman dhe adoptoi titullin e sulltanit në vitin 1383. Aktualisht është rënë dakord që kalifati "u zhduk" për dy shekuj e gjysëm, para se të ringjallet me Traktatin e Kyçyk Kajnarxhës, të nënshkruar midis Perandorisë Osmane dhe [[Katerina II|Katarinës II]] të Rusisë në vitin 1774. Traktati ishte shumë simbolik, pasi ai shënoi njohjen e parë ndërkombëtare të pretendimit të osmanëve ndaj kalifatit. Edhe pse traktati bëri zyrtarisht shkëputjen e Hanatit të Krimesë nga Perandoria Osmane, ai pranoi autoritetin e vazhdueshëm fetar të kalifit osman mbi myslimanët në Rusi.<ref>{{cite encyclopedia | editor = Glassé, Cyril | encyclopedia = The New Encyclopedia of Islam | title = Ottomans | url = https://books.google.com/books?id=focLrox-frUC&printsec=frontcover#PPA349,M1 | accessdate = 2009-05-02 | year = 2003 | publisher = AltaMira Press | location = Walnut Creek, CA | isbn = 978-0-7591-0190-6 | oclc = 52611080 | pages = 349–351}}</ref> Nga shekulli XVIII, sulltanët osmanë e theksuan gjithnjë e më shumë statusin e tyre si kalifë, me qëllim që të nxisin ndjenjat pan-islame mes myslimanëve të perandorisë përballë cënimit të imperializmit evropian. Kur shpërtheu [[Lufta e Parë Botërore]], sulltani (kalifi) nxori një thirrje për [[xhihadi|xhihad]] në vitin 1914 kundër armiqve të Perandorisë Osmane, duke tentuar pa sukses të nxiste subjektet e Perandorive Franceze, Britanike dhe Ruse në revoltë. [[Abdulhamiti II]] ishte sulltani osman që përdori më së shumti pozicionin e tij të kalifit dhe u pranua si kalif nga shumë krerë myslimanë, madje deri në [[Sumatra]].<ref>[[#Qua05|Quataert 2005]], pp. 83–85</ref>
:'''c'''{{note label|Tughra||1}}{{note label|Tughra||2}}: Tugrat u përdorën nga 35 prej 36 sulltanëve osmanë, duke filluar me [[Orhani|Orhanin]] në shekullin XIV, tugra e të cilit është gjetur në dy dokumente të ndryshme. Asnjë tugër që mban emrin e [[Osmani I|Osmanit I]], themeluesit të perandorisë, nuk është zbuluar,<ref>{{cite web | url = http://www.tugra.org/en/hakkinda.asp | title = About Tugra | accessdate = 2009-02-06 | last = Mensiz | first = Ercan | publisher = Tugra.org | archiveurl = https://web.archive.org/web/20071025010127/http://www.tugra.org/en/hakkinda.asp | archivedate = 2007-10-25}}</ref> megjithëse një monedhë me mbishkrimin "Osman bin Ertuğrul" është identifikuar.<ref name=coin/> [[Abdulmexhiti II|Abdulmexhitit II]], kalifit të fundit osman, gjithashtu i mungonte një tugër e tij, pasi ai nuk shërbeu si kreu i shtetit (ky pozicion u mbajt nga [[Mustafa Qemal Ataturku|Mustafa Qemali]], President i Republikës së sapo themeluar të Turqisë), por si një figurë fetare dhe mbretërore.
:'''d'''{{note|Interregnum}}: ''Interregnumi osman'', i njohur gjithashtu si Triumvirati osman ([[turqisht]]: ''Fetret Devri''), ishte një periudhë e kaosit në Perandorinë Osmane që zgjati nga viti 1402 deri në vitin 1413. Filloi pas mposhtjes dhe kapjes së [[Bajaziti I|Bajazitit I]] nga Timuri, sundimtar turko-mongol, në Betejën e Ankarasë, e cila u zhvillua më 20 korrik 1402. Bijtë e Bajazitit luftuan njëri-tjetrin për më shumë se një dekadë, derisa [[Mehmeti I]] doli si fituesi i padiskutueshëm në vitin 1413. [70]<ref>[[#Sug93|Sugar 1993]], pp. 23–27</ref>
:'''e'''{{note|Dissolution}}: Shpërbërja e Perandorisë Osmane ishte një proces shkallë-shkallë, i cili filloi me shfuqizimin e sulltanatit dhe përfundoi me heqjen e kalifatit 16 muaj më vonë. Sulltanati zyrtarisht u shfuqizua më 1 nëntor 1922. Sulltan [[Mehmeti VI]] iku në [[Malta|Maltë]] më 17 nëntor në bordin e luftanijes britanike ''Malaya''.<ref name="Mehmed VI"/> Kjo ngjarje shënoi fundin e "dinastisë" osmane, por jo të "Shtetit" dhe Kalifatit osman. Më 18 nëntor, Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë (TBMM) zgjodhi kushëririn e Mehmetit VI, [[Abdulmexhiti II|Abdulmexhitin II]], atëherë princ kurore, si kalif.<ref>[[#Asi92|As̜iroğlu 1992]], p. 54</ref> Fundi zyrtar i Shtetit osman u shpall përmes [[Traktati i Lozanës|Traktatit të Lozanës]] (24 korrik 1923), i cili njohu qeverinë e re të [[Ankaraja|Ankarasë]] dhe jo qeverinë osmane të Stambollit, si përfaqësuese të ligjshme të shtetin pasardhës. [[Republika e Turqisë]] u shpall nga TBMM më 29 tetor 1923, me [[Mustafa Qemal Ataturku|Mustafa Qemalin]] si presidentin e saj të parë.<ref>[[#Gla96|Glazer 1996]], "Table A. Chronology of Major Kemalist Reforms"</ref> Edhe pse Abdulmexhiti II ishte një figurë që nuk kishte fuqi politike, ai qëndroi në pozitën e tij të kalifit derisa zyra e kalifatit u hoq nga TBMM më 3 mars 1924. Mehmeti VI më vonë u përpoq pa sukses për emëruar veten si kalif në Hixhaz.