[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Poezia-''' është gjini letrare, ku porosia e poetit zakonisht shprehet me vargje. Poezia ndërthur figura stilistike (letrare) siç janë [[rima]], [[metafora]], [[krahasimi]], [[hiperbola]], [[litota]] etj. Konsiderohet se poezia është lloji më i vjetër i krijimtarisë letrare. Shembuj të hershëm të krijimtarisë poetike janë "[[Epi i Gilgameshit]]" ([[1700 p.e.s.]]), pjesë të [[Bibla|Biblës]] dhe veprat e [[Homeri|Homerit]]. Poezia është forma tradicionale e [[arti]]t të shkruar në të cilin gjuha njërëzore përdoret për ato cilësi [[estetika|estetike]] në të, ose në vend të përmbajtjes së saj. Poezia ndahet në poezi lirike, epike dhe epiko-lirike. Varësisht nga preferencat e poetit poezia në disa raste e përdor rimën, por autorët modern nuk kujdesen shumë për rimën. Me poezi autori shpreh ndjenjat por edhe vështrimin e tij për ndonjë dukuri apo ngjarje me një gjuhë të fuqishme artistike.
 
Në fillimet e letërsisë, në kohërat e lashta, çdo shprehje kosiderohej si poezi. Vetëm më vonë, [[Aristoteli]] në veprën et tij [[Poetika e dramaturgjisë dhe mendimi estetik|Poetika]], ndau poezinë në tri gjini: në [[Poezia lirike|poezi lirike]], [[poezi dramatike|poezia dramatike]] dhe [[Epopeja e të 36-tëve|epopeja]]. Kjo ndarje qëndron akoma dhe sot.