[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v +Skeda
 
Rreshti 1:
[[Skeda:Cilicië, Cyprus, Syrië en de Fenicische kust in de oudheid.png|parapamje|Kilikia dhe [[Fenikasit|Fenikia]]]]
Në lashtësi '''Kilikia''' ishte krahina bregdetare jugore e [[Anadolli]]së. Ajo egzistonte si entitet politik qysh nga koha e hitasve dhe pastaj u bë pjesë e mbretërisë armenase.
Kilikia ndahej në Kilikia Trachea (malore) dhe Kilikia Pedias ([[Gjuha aramike|asirianisht]] ''Kue'', Kilikia e rrafshët). Në lashtësi ky territor ishte mbuluar me pyjej që furnizonin Fenikinë dhe [[Egjipti]]n me dru. Kilikia nuk ka qytete të mëdha.
 
Kilikia njihej si Kizzuwatna në epokën e hershme hitase. Në mbishkrimet asiriane[[asiria]]ne banorët e Kilikisë hasen si Hilikku, dhe në gjysmën e hershme të mijëvjeçarit Kilikia ishte një nga katër fuqitë kryesore të Azisë perëndimore. Qytetet kryesore ishin: Tarzu (Tars), Ingira (Anchiale), Danuna-Adana, Pahri (ndoshta Mopsuestia), Kundu (Kyinda, pastaj Anazarbus) dhe Karatepe.
Mbreti i parë i Kilikisë së lirë quhej, Išputahšu, biri i Pariyawatrit. Në një dokument tjetër shënohet një traktat ndërmjet mbretit Išputahšu dhe Telipinut, mbretit hitas. Mbreti i fundit i Kilikisë Sunassura II u detyrua të bëhej vasal i hitasve.
Në shek. VIII krahina u bashkua nën sundimin e mbretit Mukšuš, i cili quhej themeluesi i Mopsuestisë, megjithëse kryeqyteti ishte [[Adana]]. Tipari shumëkulturësh i Mopsuestisë pasqyrohet në një mbishkrim të shkruar në gjuhën luviane dhe në gjuhën fenikase.
Në shek. IX Kilikia u bë pjesë e Asirisë dhe mbeti kështu deri në fund të shek. VII.