[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 45:
 
=== Muzakajt ===
Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të shtrihej jashtë mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati arrin shtrirjen më të madhe territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e rëndësishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Në 1417 qyteti pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshëm, por nga fillimi i shek. XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5 [[Medreseja|medrese]]. Berati në këtë kohë bëhet qendra kryesore ekonomike e vendit, me zhvillim të madh të zejtarisë e të tregtisë. Tani Berati ishte kryeqendra e [[Sanxhaku i Vlorës|sanxhakut të Vlorës]] të përbërë nga [[Kazaja|kazatë]] e: [[Kazaja e Myzeqesë|Myzeqesë]], [[Kazaja e Tomorricës|Tomoricës]], [[Kazaja e Skraparit|Skraparit]], [[Kazaja e Përmetit|Përmetit]], [[Kazaja e Pogonit|Pogonit]], [[Kazaja e Tepelenës|Tepelenës]] e [[Kazaja e Vlorës|Vlorës]]. Në [[Kazaja e Beratit|Berat]] tregtonin mallrat e tyre tregtarë të huaj. Në shek. XVIII Berati bëhet qendër e pashallëkut të madh të [[Ahmet Kurt Pasha|Ahmet Kurt Pashës]]. [[Ali Pashë Tepelena]] e bashkoi atë me pashallëkun e tij të Janinës dhe përforcoi muret e kështjellës. Në këtë periudhë tregtarët e mëdhenj beratas kishin marrëdhënie me [[Venediku|Venetikun]], Triesten, Raguzën, Ankonën, Korfuzin, Maltën, Aleksandrinë, [[Izmiri]]n, [[Selaniku]]n, [[Stambolli]]n, [[Sofja|Sofien]], [[Nishi]]n, [[Belgradi]]n, etj. Berati përdorte dy skela: Vlorën dhe Durrësin. Ai ishte bërë kështu kryeqendër e një sistemi të madh ndërkrahinor. Tregtarët beratas kishin agjencitë e tyre në Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë. Tregtarët e mëdhenj shkodranë kishin në Berat agjencinë e tyre tregtare.Berati vjen nga iliret bir ate qe simbas legjendave filluan ndertimin e kalase per tu mbrojtur nga sulmusit.
[[Skeda:Berati i 1001 dritareve.jpg|parapamje|Berati i 1001 dritareve]]