Terezja e Lisjës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][pending revision]
Content deleted Content added
Rreshti 41:
|-
|}
'''Terezja e Lisjës''' (Thérèse de Lisieux [[2 janar]], [[1873]] - [[30 shtator]], [[1897]]) emri pas lindjes Marie-Françoise-Thérèse Martin, (Mari Fransua Terez Martë) ishte një [[Mistika|mistike]] dhe [[Murgesha|murgeshë]] e [[Kisha katolike romake|kishës katolike]] që u [[Shenjtërimi|kanonizua]] [[Shenjtori|e shenjtë]], dhe u shpall si [[Doktor i kishës]]. Ajo njihet edhe me emrin '''"Lulja e vogël e [[Jezusi]]t"'''. Është një shenjtoreshenjte shumë e dashur dhe e nderuar në katolicizëm, megjithë vdekjen e saj në moshën 24 vjeçare nga [[tuberkulozi]].
 
Një vit pas vdekjes së saj në vitin [[1898]] filluan të botohen "Dorëshkrimet autobiografike" të saja me titullin "Historia e një shpirti".
 
Terezja e Lisjës është që nga viti [[1927]] shenjtoreshenjte mbrojtëse e misionarëve, dhe që prej vitit [[1944]] është shpallur edhe si mbrojtëse e [[Franca|Francës]] së bashku me [[Zhana Dark]].
 
Në vitin [[1978]] në Lisjë është krijuar një qendër e dokumentacionit terezian për studiuesit.
 
== Fëmijëria ==
Tereza lindi në Alenson, [[Franca|Francë]]. Babai i saj, Lui Martini ishte orbërës, e ëma quhej Zeli-Mari Guérin dhe punonte rrobaqepëse. Të dy prindërit e Trezes ishin shumë fetarë. I ati para martesës donte të përqafonte jetën e murgut, por nuk u pranua sepse nuk dinte latinishten. Zeli-Mari poashtu ishte përpjekur të bëhej murgeshë, por nuk pranua për shkak se mendohej se nuk kishte marrë thirrjenthirrje. Për këtë arsye ajo u betua se nëse do të martohej ndonjëherë, ajo do t´ia kushtonte të gjithë fëmijët kishës. Lui dhe Zeli-Mari u njohën në vitin 1858 dhe u martuan pas tre muajsh. Ata patën sëbashku nëntë fëmijë, pesë prej tyre vajza, Maria, Paulina, Leonia, Selina dhe Tereza, që arritën moshën madhore, ndërsa katër fëmijët e tjerë vdiqën në moshë të njomë. Puna e Zelisë ishte aq fitimprurëse, saqë Lui ia shiti dyqanin e tij të nipit dhe nisi tregëtimin rrobave të së shoqes.
 
Zeli-Mari vdiq nga kanceri në gjoks në vitin 1877, dhe e la Terezen në moshën katër vjeçare. Lui, shiti dyqanin e së shoqes dhe u shpërngul në Lisië, në Kalvados në krahinën e [[Normandia|Normandisë]]. Këtu jetonte vëllai i Zelisë, Isidor Guerini, një farmacist, me gruan dhe dy bijat e tij.
 
Tereza studiostudioj në [[Manastiri (Feja)|manastirin]] [[Benediktinët|benediktin]] të Zojës Sonë të Lëndinës. Në moshën nëntë vjeçare, motra e Terezes, Paulina, e cila kishte qenë për të si "nënë" e dytë, hyri në manastirin e [[Karmelitanët|Karmeilitanëve]] në Lisië. Edhe Tereza donte të hynte në urdhërin karmelitan, por nuk u pranua se ishte ende e vogël. Në moshën 15 vjeçare, motra e saj, Maria, hyri poashtu në manastirin e karmelitanëve. Tereza u përpoq përsëri të pranohej në gjirin e karmelitanëve, por nuk u lejua nga kryepriftiipeshkvi për shkak se ishte ende e re. Babai i Terezes u nis në një shtegëtim për në [[Roma|Romë]], dhe mori me vete edhe Trezen. Gjatë [[Audienca|audiencës]] me [[Papa Leoni XIII|Papa Leonin XIII]], Tereza i kërkoi atij ta lejonte të hynte në urdhërin karmelitan në moshën 15-vjeçare, por Papa i tha: "Mirë, moj bijë, bëj çfarë të vendosin sipërorët."
 
Pak kohë më pas, peshkopiipeshkvi i Bojosë autorizoi parinë e karmelitanëve që të pranonin në mesin e tyre edhe Terezen, dhe në vitin [[1888]] ajo u bë murgeshë karmelitane. Në vitin 1889 babai i Terezes ra i sëmurë dhe u shtrua në një spital privat, të quajtur ''Shpëtimtari i Mirë'' në Ken, ku ai qëndroi tre vjet. Ai u rikthye në Lisië në vitin 1892, dhe vdiq në vitin 1894. Pas vdekjes së tij, motra e Terezes, Selina, që ishte përkujdesur për babain e tyre, hyri më 14 shtator 1894 në të njëjtin manastir karmelitan ku gjendeshin edhe tre motrat e saj. Kushërira e saj, Marie Guerin, u bë gjithashtu karmelitane në vitin 1895. Leonia, pas disa përpjekjeve të dështuara, u bë murgeshë, motër Fransuaze-Tereze, në urdhërin e Vizitasionit në Ken.
 
== "Rruga e shkurtër" ==
Tereza njihet për "Rrugën e saj të shkurtër". Në kërkimin e saj për shenjtëri, ajo kuptoi se nuk ishte nevoja të bëheshin vepra heroike apo "bëma të mëdha" për të fituar shenjtërinë dhe për të shprehur dashurinë e saj për Perëndinë. Për këtë ajo shkroi,
:''"Dashuria e dëshmon vetveten me vepra, pra si duhet ta shfaq dashurinë time? Veprat e mëdhaja janë të ndaluarapamundura për mua. Rruga e vetme që të mund të dëshmoj dashurinë time është shpërndarja e luleve dhe këto lule janë çdo flijim i vogël, çdo shikim e fjalë, dhe bërja e veprave më të vogla për dashuri.''"
 
Kjo "Rrugë e shkurtër" u shfaq gjithashtu në afrimin e saj kah [[spiritualiteti|pershpirteria]]:
:''"Nganjëherë, kur lexoj ese spiritualeshpitrerore, në të cilat përsosmëria tregohet me mijëra pengesa në rrugën dhe bartësin e zhgënjimeve rreth tij, mendja ime e vogël e varfër lodhet shpejt, unë mbylli librin e mësuar, i cili e lë kokën time të çarë dhe zemrën time të etur, dhe unë kapi [[Bibla|Shkrimet e Shenjta]]. Atëherë gjithçka më duket e ndritëshme, një fjalë e vetme i hap horizonte të pambarimta shpirtit tim, përsosmëria duket e lehtë; unë e shoh se mjafton të kuptosh kotësinëvogëlsinë e vetes, dhe të jepesh i tëri, si një fëmijë, në krahët e PerëndisëHyjit mirë. Duke lënë shpirtërat e mëdhenj, mendjet e mëdhaja, librat e stërholluar që nuk mund ti kuptoj, unë kënaqem të jem e vogël sepse «vetëm fëmijët, dhe ata që jane si fëmijë, do të pranohen në tryezën hyjnore».''"
 
Pjesë të tilla si kjo kanë dëshmuar se ndjenjat e saj janë të vërteta dhe spiritualitetipërshpirtëria ie saj fëmijnor. Ithtarët e saj besojnë se Tereza kërkoi të zhvillonte një afrim kah jeta shpirtërore që të ishte i kuptueshëm dhe i ndjekshëm nga të gjithë ata që do të zgjidhnin të bënin ashtu, pamvarësisht nga rrafshi i tyre i diturisë apo arsimimit.
 
Kjo është e qartë në afrimin e saj tek [[lutja]]:
:"''Për mua, lutja është një gufimhov i zemrës; është një vështrim i thjeshtë kah qielli, është një thirrje e njohjes dhe e dashurisë, që përqfonpërqafon tok tundimin dhe gëzimin; me një fjalë, diçka fisnike, e mbinatyrëshme, e cila zmadhon shpirtin tim dhe e njëson atë me PerëndinëHyjit.... Unë nuk kam guximin të shohkërkoj nëpër libra për lutje shumë të bukura.... Unë bëj si një fëmijë që nuk ka mësuar të lexojë, unë vetëm i them Zotit gjithçka që dua dhe ai më kupton.''"
 
==Thënie==