[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Bet 0 (diskuto | kontribute)
No edit summary
No edit summary
Rreshti 8:
Pas kthimit të tij nga Amerika u ngarkua me planifikimin dhe ndërtimin e hekurudhës në drejtim të jugut, nga Mürzzushlag, nëpër Grac dhe prej aty deri në Trieste. Tejkalimi i malit të Semmering-ut llogaritej nga shumë bashkëkohës të tij si shumë i rëndë edhe si i pamundur.
 
Ai më vitin [[1844]] mbaroi planin, i cili parashihte kalimin e malit pa [[rrota]] me dhëmbë apo ''sajlla''(litarë) por me lokomotiva normale. Para se të vendosej për ndërtimin e hekurudhës, Ghega nisi me konstruksionin e një lokomotive, e cila mund ti përballonte pjerrtësitë e tilla. Hekurudha filloi më [[1848]] të ndërtohet. Para mbarimit të saj më [[1854]] ai e fitoi titullin “Ritter” (Kalorës) ([[1851]]). Në vitet [[1853]]/[[1854]] Ghega planifikoi tërë rrjetën e hekurudhave të të gjithë monarkisë Habsburgase. Në vitet më pas ju dha detyra e planifimkit të rrugës hekurudhore në Siebenbürgen mirëpo ai nuk arriti të përfundoj këtë projekt.
 
Ghega vdiq më [[14 mars]] [[1860]] në [[Vjena|Vjenë]] nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan (Stephansdom), kurse trupi u varros në varrezat e Währinger-it ne Vjenë. Më [[1887]], kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Ghegës u vendos në panteonin e njerëzve më te shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit).