[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 4:
'''Malet e Karadaku''', ''(Malet e Zeza)'', e që në shumicën e rasteve njihet si Karadaku i Shkupit, shtrihet nga [[Gryka e Kaçanikut]] gjegjësisht nga [[lumi Lepenc]] në perëndim e deri te [[Gryka e Konçulit]] te lumi [[Morava e Binçes]] në jug-lindje me një gjatësi rreth 50 [[km]] dhe ndërmjet [[anamorava|Anamoravës]] në veri, [[Lugina e Preshevës|Luginës së Preshevës]] në jug-lindje dhe fushës së Shkupit në jug.
 
Struktura e relievit është mjaft e copëtuar. Këtë e bëjnë luginat e lumenjve si pjesë më të ulëta dhe majet e maleve si pjesë më të larta të relievit. Sendimentet reja në pjesën perëndimore, mesozoike, në pjesën e mesme dhe ato të vjetra të paleozoikut në lindje tregojnë një llojllojshmëri në ndërtimin gjeologjik. Në formimin e relievit kanë ndikuar rrjedhat e lumenjve që kësaj pjese i kanë dhënë një pamje të copëtuar. Ato, duke zbritur prej viseve të larta, kanë thelluar shtratin e tyre me vet kanë bartur material të eroduar. Lumenjtë më të rëndësishëm të kësaj krahine janë: Golemareka, Letnica, Karadaku, Lashtica, Pasjani, Llapushnica etj. Të gjithë këta derdhen në [[Morava e Binçes|Moravën e Binçës]].
 
Relievi i lartë i kësaj zone pengon depërtimin e masave të nxehta të jugut, ndërsa ndaj veriut është e hapët. Zonën e karadaket të Shkupit e përshkon izoterma e vjetore 9 ºC e 10 ºC, kurse reshjet mesatare vjetore janë midis 700 e 800 mm.