Dallime mes rishikimeve të "Gjeografia e Kroacisë"

ska përmbledhje të redaktimeve
 
Pjesa më e madhe e [[relievi]]t përgjatë kufirit me [[Hungaria|Hungarinë]] është e rrafshët, përgjatë bregdetit në Dalmaci është teren i vrazhdë me bjeshkë dhe male. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të [[Deti Adriatik|detit Adriatik ]] ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,830 metrave në Dinara, afër kufirit me Bosnjën.
 
'''Lumenjtë''' e Kroacisë u takojnë dy pellgjeve: Detit të Zi ( Sava, Drava, Kupa, Una, Mura dhe Korana) dhe Detit Adriatik( Mirna, Rasha, Zërmanja, kërak dhe Cetina). Lumenjtë fushor në veri janë më të gjatë, kanë më shumë ujë, shërbejnë për ujitje e transport, ndërsa lumenjtë bregdetarë janë të shkurtër, të shpejtë, shërbejnë për energji dhe furnizim të vendbanimeve e të industrisë. Në viset gëlqerore të dalmacisë dhe të Likës hidrografia është e vërfër, në pjesën veriore dhe te brendshme malore ka më shumë lumenj dhe liqene. Mes Kapelës së Vogël dhe Pleshevicës gjenden 16 liqenet e Plitvicës, prej të cilëve buron lumi Korana, degë e Kupës, e cila derdhet në Savë.
 
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: [[nafta]], pakë [[qymyri|qymyr]], [[boksiti]], [[kalciumi]], [[gipsi]], asfalti natyrorë, silici, [[kripa]] si dhe [[prurja e ujit]].<!--oil, some coal, bauxite, low-grade iron ore, calcium, gypsum, natural asphalt, silica, mica, clays, salt, hydropower-->