Ndryshimi mes inspektimeve të "Anamorava"

57 bytes added ,  12 vjet më parë
==Relievi==
== Klima ==
'''Klima''' e Anamoravës është e mesme kontinentale , ngase ka një lartësi relative mbidetare prej 110 m. Nuk ka [[era|erëra]] të forta në këtë fushë. Rëndom frynë [['''veriu''']] i cili vjen nga verilindja. Kjo erë është e thatë, e ndonjëherë kur vjen me të [[shiu]] është i imët dhe i shkurtër. Kjo erë është e ftohtë, gjatë dimrit shpesh sjell [[Dëbora|borë]] të imtë. Era perëndimore e cila vjen nga drejtimi i [[Prishtinë]]s , nëpër [[Bresalci|Bresalc]] e [[Pasjaku|Pasjak]] në Anamoravë sjell shi e herë, herë është shumë e fortë. Në popull njihet si “ Era e Kosovës”, dhë për këtë erë thonë se “ edhe lagë edhe thanë”. Nga jugu , kah [[Malet e Karadakut]] fryn [["era"]] - jugu erë e nxehtë me plot lagështi, e cila dimrit sjell mot të butë, për këtë erë në Karadak thonë se “ e shkrinë borën”. Anamorava dhe vendbanimet për rreth kanë dimra të butë. Përgjatë fushë së Anamoravës si në at të Epërmen dhe në at të Poshtmen janë prezent rrymat e erërave. Pjesa më e nxehtë është Anamorava e Poshtme kurse pjesët më të larta janë më të ftohta. Luginat mund të konstatojmë se janë më të mbrojtura nga erërat se sa kodrat për rreth. Dominojnë erërat veriore dhe perëndimore të cilat sjellin të reshura.
 
Mesatarja e temperaturave vjetore për Anamoravën është 10.6 gradë celsius. Të reshurat vjetore janë të mëdha , mesatarisht 550 mm. Në Anamoravë janë më të vogla se sa në viset më të larta në shpatijet e [[malet e Karadakut|Maleve të Karadakut]].