[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Figura:KorgOasys.jpg|thumb|right|300px|[[Korg OASYS]], sintisajzeri i cili punon nëpërmjet [[Sistemi operativ|sistemit operativ]] [[Linux]]]]
'''Sintisajzeri''' ''(anglisht: '''Synthesizer''')'' është [[Instrumenti elektronik|instrument elektronik]] i cili prodhon një shumëllojshmëri të [[Zëri|zërave]] duke përpunuar dhe kombinuar [[Signali|signalet]] e [[Frekuenca|frekuencave]] të ndryshme. Sintisajzeri digjital modern përdor [[Mikroprocesori|mikroprocesorin]] sintetizues të frekuencave për të llogaritur funksionet matematikore, të cilat përpunojnë signalet e frekuencave të ndryshme. Ekzistojnë tre lloje kryesore të sintisajzerëve, të cilët dallojnë për nga operimi: [[Sintisajzeri analog|analog]], [[Sintisajzeri digjital|digjital]] dhe sintisajzeri i bazuar në [[Softsynth|software]]. Sintisajzerët krijojnë [[Signali elektrik|signale elektrike]] në vend të signaleve akustike, të cilët në fazën e fundit përforcohen (prodhohen) përmes altoparlantave apo dëgjueseve.
 
Sintisajzerët në mënyrë tipike janë të kontrolluar nga tastiera e stilit të [[Piano|pianos]], ku sustat funksionojnë së kyqës të [[Qarku elektrik|qarqeve elektrike]]. Megjithëse [[Tastiera (muzikë)|tastierat]] janë kontrolluesit e zakonshëm të sintisajzerëve, veglat tjera si kontrolleri frymorë i stilit të [[Saksofoni|saksofonit]], [[Kitara elektrike|kitarat elektrike]] të pajisura me [[MIDI]], apo [[Kompjuteri|kompjuteriët]] gjithashtu përdoren për të kontrolluar sintisajzerët. Sintisajzerët mund të prodhojnë një shumëllojshmëri të zërave, duke i imituar zërat e instrumenteve të tjera apo duke prodhuar zëra të ri të padëgjuar më parë.
 
[[Category:Instrumente elektronike]]