Paketa e protokolleve të internetit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 6:
 
Sikurse telefonat që në rrjetin telefonik lajmërohen me një numër të paracaktuar nga qendra, po ashtu edhe çdo kompjuter që kyçet në internet ka një numër të quajtur ''[[Adresa IP]]''. Kompjuterët të lidhur në rrjetë quhen ''Host'' ose ''[[Kompjuter Host]]'' (''Host Computer''). Kështu, kur ju kyçeni me kompjuterin personal në rrjetë, qendra e juaj, ju lajmon aty me një Adresë IP. Keto qendra quhen ''provajderë'' (''[[Internet Service Provider]]'' ose ''[[ISP]]''). Qendra ka kompjuter Host, në të cilin lajmërohet kompjuteri juaj dhe nga aty merre një ''Adresë IP statike'' me të cilën lajmëroheni në kompjuterë tjerë. Disa qendra të mëdha kanë funksionet shërbyese që ju mundësojnë klientëve të tyre një lajmërim (Adresën IP) dinamik. Me këtë shërbim ju mundësohet prezantimi i ndryshëm i Adresës IP të kompjuterit tuaj në rrjetet tjera. Mirëpo lajmërimi juaj në qendër është i njëjti edhe pasi të jeni ri-lajmëruar në qendër, por për rrjetet dhe llogaritësit tjerë në rrjetë, qendra do të prezantojë një Adresë IP tjetër nga ajo para. Për një gjë të tillë klientit i nevojite një program (software) që pranon protokollin TCP/IP.
 
==Historia==
Suita e protokolleve të internetit ishte rezultat i punës së [[DARPA]] (Defense Advanced Research Projects Agency) në vitet e 70'. Pasi kishte krijuar [[ARPANET]]in më [[1969]], DARPA filloi punën në disa tekonologji të tjera të transmetimit të të dhënave. Më [[1972]], [[Robert E. Kahn]] u punësua në zyrën e teknologjive për procesim të informacionit në DARPA, ku punoi në rrjetet e paketës satelitore (satellite packet) dhe radio paketës tokësore (ground-based radio packet), dhe zbuloi vlerën e të qënit të aftë të komunikosh përmes tyre. Në pranverë të vitit 1973, [[Vinton Cerf]], zhvilluesi i protokollit [[Network Control Program]] (NCP) të ARPANET, u bashkua me Kahn për të punuar në modele interkonektuese me arkitekturë të hapur me qëllim të dizejnonin gjeneratën e re të protokolleve për ARPANET-in.
 
Deri në verën e vitit 1973, Kahn dhe Cerf kishin arritur një reformulim fundamental, ku dallimet mes protokolleve të rrjetit ishin fshehur duke përdorur një [[internetwork protokoll]] të zakonshëm, dhe, në vend që rrjeti të ishte përgjegjës për besueshmërinë, si në ARPANET, vetë host-ët u bënë përgjegjës. Cerf krediton [[Hubert Zimmerman]]in dhe [[Louis Pouzin]]in, dizajner i rrjetit [[CYCLADES]], me ndikim të rëndësishëm në këtë dizajn.
 
Ndërsa roli i rrjetit u ul në minimum, u bë e mundur të lidheshin pothuajse çdo rrjete së bashku, pavarsisht karakteristikave të tyre, duke zgjidhur kështu problemin fillesar të Kahn-it.
 
Një kompjuter i quajtur ''router'' (fillimisht quhej ''gateway'' por iu ndryshua emri që të mos ngatërrohej me llojet e tjera) ofrohet me një interface (ndërfaqe) te secili rrjet, dhe dërgon më tutje [[paketa (informatikë)|paketa]] mes tyre. Kushtet për ruterë definohen në {{Harv | Request for Comments 1812}}.<ref>[http://www.isi.edu/in-notes/rfc1812.txt Requirements for IP Routers - F. Baker - 1995]</ref>
 
Ideja u zbatua në një formë më të detajuar nga grupi i hulumtuesve të rrjetit të Cerfit në Stanford në periudhën 1973–74, duke rezultuar me specifikimet e para të TCP {{Harv | Request for Comments 675}}<ref>[http://www.ietf.org/rfc/rfc0675.txt Specification of Internet Transmission Control Protocol</ref>. (Puna në rrjet e [[Xerox PARC]], që prodhoi suiten e protokolleve [[PARC Universal Packet]], shumë nga e cila tashmë ekzistonte, ishte gjithashtu ndikim i rëndësishëm teknik; njerëzit lëvizshin mes të dyve.)
 
DARPA pastajo kontraktoi me [[BBN Technologies]], [[Stanford University]], dhe [[University College London]] për të zhvilluar verzione operuese të protokollit në platforma tjera harduerike. Katër versione u zhvilluan: TCP v1, TCP v2, një ndarje në TCP v3 dhe IP v3 në pranverën e vitit 1978, dhe pastaj stabilitet me TCP/IP v4 &mdash; protokolli standard ende në përdorim për Internetin sot.
 
Më 1975, një test komunikimi TCP/IP mes dy rrjetesh u bë mes Universitetit të Stanfordit dhe Universitetit College London (UCL). Në Nëntor, 1977, një test mes tri rrjetesh u bë në mes faqeve në SHBA, Britani, dhe Norvegji. Disa prototipe të tjera TCP/IP u zhvilluan në qenrda të ndryshme hulumtuese mes viteve 1978 dhe 1983. Migrimi i ARPANET-it në TCP/IP u kompletua zyrtarisht më [[1 Janar]], [[1983]] kur protokollet e reja aktivizuan përhershmërisht.<ref>[http://www.livinginternet.com/i/ii.htm Internet History]</ref>
 
Në mars 1982, Departamenti i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara shpalli TCP/IP-në si standardin për të gjitha rrjetet kompjuterike ushtarake.<ref>[http://www.columbia.edu/~rh120/other/tcpdigest_paper.txt - From the ARPANET to the Internet</ref> Më 1985, [[Internet Architecture Board]] (Bordi i arkitekturës së internetit) mbajti një seminar tre-ditorë për TCP/IP në industrinë kompjuterike ku morrën pjesë 250 shit-blerës, duke promovuar protokollin dhe duke e dërguar atë në përdorim komercial.
 
Kahn dhe Cerf u nderuan me [[Medalja Presidenciale e Lirisë|Medaljen Presidenciale të Lirisë]] më [[9 Nëntor]], [[2005]] për kontributin e tyre në kulturën amerikane.
 
==Shtresat==