Hajredin Kuçi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Figura:UP_Bill_Clinton.jpg|thumb|Hajredin Kuçi duartroket gjatë ceremonisë së shpalljes doktor nderi të Kryetarit të SHBA-ve [[Bill Clinton]]]]
'''Hajredin Kuçi''' është politikan dhe profesor shqiptar, si dhe Zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës, që prej janarit 2008. Është figurë e respektuar e qeverisë së Hashim Thaçit, sidomos për marrëdhëniet e tij me publikun, mënyrë e qetë dhe të qartë të të folurit, si dhe punën e tij akademike. Njëherësh, Kuçi shërben si deputet në Kuvendin e Kosovës.
 
Kuçi u lind në [[Pejë]] ku zuri edhe mësimin fillor. Diplomoi nga Universiteti i Prishtinës me gradë në drejtësi, ndërsa më pas vazhdoi studimet pasdiplomike në Turqi në lëmin e së drejtës ndërkombëtare. Pas luftës iu bashkëngjit Partisë Demokratike të Kosovës, si anëtar i së cilës mori postin e njërit zëvendëskryeministër pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit 2007. Zëvendëskryeministri tjetër i Kosovës, që shërben bashkë me Kuçin, është Ramë Manaj nga radhët e LDK-së.
 
Prej veprave akademike, «The Independence of Kosova/o: A Stabilizing or Destabilizing Factor in the Balkans» (Pavarësia e Kosovës: faktor stabilizues apo destabilizues për Ballkanin) u botua në [[Shtetet e Bashkuara]] në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës para opinionit ndërkombëtar.