[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 52:
 
Rubik-Çdo udhëtari që merr udhën për nga Miloti, kalon urën monument me harqe, që sot e 80 vite mban emrin e mbretit Zogu i Parë, për të vijuar luginës së Fanit, tutje ku bashkohen Mati me lumin Fan, një luginë që ditarmbajtësi dhe shkrimtari Fabian Barcata, një famullitar i njohur austriak i nëntëqindës e ka quajtur si “ma të bukurat e botës”, në të hyrë të Rubikut, syri të zë mbi një shkëmb të bardhë një nga kishat më monumentale në Shqipëri, atë të Shëlbuemit. E vendosur mbi një shkëmb gjigant të bardhë, duket se mbahet në gjirin e një prej maleve më të epërm të Shqipërisë së Veriut, formësuar i tërë në shkëmbenj të bardhë, të grish si mister të ngjitesh atje lart. Padyshim, tërë kuvendi atje, përbën një nga komplekset më të bukura që ka vendi ynë, në sfondin që ai krijon, qoftë si kompleks kishtar, por dhe turistik.
RUBIK ALBANIA FACEBOOK
 
Por kur vë këmbën atje lart, vërehet se shumë gjëra nuk shkojnë mbarë. Sapo kalon portën pa roje, asgjë nuk pipëtin, askush nuk rri atje, duket sikur muret e moçme që kanë rrethojnë brenda tyre mijëra vjet histori, flasin me vete, ndërsa rënkojnë nën peshën e kohës dhe degradimin dita-ditës.
Bashkia e qytetit, është i vetmi institucion që është interesuar për këtë kompleks të rrallë, duke rregulluar rrugën me një donatim buxhetor, është ndërhyrë në ndriçimin e saj, ndërsa nga misionarja austriake Marianne Graf u financua për Udhën e Kryqit dhe disa ndërhyrje në pjesët e brendshme si dhe vënien e një obelisku, mishërim i simbolit të bashkëjetesës ndërfetare. Ndryshe nga Elbasani a rajone të tjera, ku simbolet fetare kanë sjellë ngatërresa, këtu në majë të shkëmbit që kundrohet kilometra të tërë larg, edhe pse ka një popullsi homogjene katolike, do të vendoset ky obelisk multifetar, i qarkuar nga një ndriçim i larmishëm që në mbrëmje i jep madhështi këtij vendi.
Line 68 ⟶ 66:
Prap kapërcyen qindra e qindra vjet, deri sa erdhi ora e zezë për tokën dhe popullin shqiptar. Ushtri turke i përkshkuen viset shqiptare, tue plaçkit, tue rrëmbye, tue mbyt, tue shkatërrue e tue zezue. Prapë vendi i qetë i Rubikut u ba menjëherë nji grumbull rrënimesh. Vetëm kisha ngeli e papërkitun. Përsëri kaluen katërqind vjet dhe prapë në Rubik gjindet një murg, i cili mundohet e përpiqet me ngjallë nji jetë të re mbi ato rrënoja….
 
'''Rubiku sipas mitologjisë greke'''
 
Ndue Dedaj, studiues vendas, në librin e tij “Toka e katedraleve” na çon në historinë e largët të këtij kuvendi, në një version mitologjik grek. Me këtë kishë duket se është i lidhur dhe emri i Rubikut vetë, një qytet i vogël verilindor sot. Sipas mitologjisë greke hyjnia Robigo ka qenë hyjnia që personifikonte ndryshkun, një sëmundje që prekte drithërat. Për nder të saj në këto anë bëheshin dhe festa, ku njerëzit i luteshin asaj që ta largonte ndryshkun nga drithërat. Në ato festa që ishin themeluar nga Numa Pompili e që organizoheshin me 25 prill, hyjnisë i thernin një buçë të kuqe, një dele dhe i blatonin verë. Mirëpo këtë perëndi në Rubik duhet ta ketë sjellë jo ndryshku i drithërave, po ai i tokës që ishte për shkak të mineralit të bakrit. Shpesh ujërat e tij acide i thanin bimët që në rrënjë. Kështu mund të ketë mbetur në këtë vend emri hyjnor Rubik, ashtu siç ekziston dhe ndonjë version tjetër.
Por nëse në Rubik nuk qe ulur ndonjë hyjneshë e bukur e ndryshkut, nuk pati ndodhur e njëjta gjë me shenjtorët e dishepujt e tyre, që patën themeluar në hershmëri një nga tempujt me të njohur të Krishtërimit në Shqipëri. Vetëm një çudi do të kishte mbase në kishën qindravjeçare të Shëlbuemit në fillim të këtij shekulli nuk do të lejohej ta vizitonte atë mbretëresha e pakurorëzuar e shqiptarëve, Miss Edit Durham, që vinte me kalin e saj të lodhur brigjeve të Fanit. Kjo grua fisnike nuk do të jetë zemëruar nga ky fakt duke e njohur jetën e rregulltarëve. Objekt i saj me siguri duhet të ketë qenë vëzhgimi nga afër i njërit prej monumenteve më të famshëm të kultit dhe të kulturës mesjetare dhe Rubiku ka qenë njëri nga të katër kuvendet benediktine të Mirditës.