[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 26:
 
== Historia ==
Rubiku u zbulua nga fillimi i viteve ’30-të prej italianeve
 
Pasi kalon Urën e Milotit, hyn në luginën e bukur të Fanit, ku shfaqet Kisha e të Shëlbuemit, vendosur mbi kepin e bardhë të Rubikut, njëra ndër më të vjetrat dhe më të rëndësishmet monomente të kulturës kombëtare, e cila daton të jetë ndërtuar tej vitit 1200. Kështu, Rubiku hyri në histori për kuvendin e mirënjohur benediktin, deri në gjysmën e dytë të shekullit që lamë pas, ku emri i këtij qyteti u lidh me nxjerrjen dhe përpunimin e bakrit. Mbi qytetin e vjetër u ndërtua qyteti i ri i minatorëve, metalurgëve dhe gjeologëve. Të parët që zunë vend këtu qenë minatorët, në vitet `30-të, kur nisën punimet në minerën e bakrit prej një firme italiane. Më pas, aty u ndërtua Uzina e Përpunimit të Bakrit, që siç pohojnë specialistët e industrisë, ishte njëra ndër katër më të zgjedhurat në Evropë. Njëra prej fabrikave të kësaj uzine prodhonte ar. Fatkeqësisht, sot, kjo uzinë nuk është gjë tjetër veçse një varrezë hekurishtesh edhe pse oxhakët e saj akoma të impresionojnë. Përballë saj hodhi shtat qyteti i Rubikut, i cili rritej bashkë me zhvillimin industrial.
 
***
Sipas historisë, Rubiku është pikasur prej mineralkërkuesve që herët. Aty nga fillimi i viteve `30-të, grupi i mineralkërkuesve bëhet nismëtar i ngritjes së një industrie të re, asaj nxjerrjes dhe shkrirjes së bakrit. Fillimisht, kanë qenë firmat mineralkërkuese italiane ato që ndërtuan bërthamën e parë. Më pas, sovjetikët, kinezët…E kush nuk vuri dorë në ngritjen e industrisë më të rëndësishme për bakrin në vend. Në Rubik, u prezantua e para industri shkrirëse në vend. Jo rastësisht, por, sepse aty gjendej vërtet ai, bakri, ari dhe argjendi, të përzier së bashku. Harta gjeologjike këtu kishte pikasur nën dhè një pasuri të madhe në tokën e Mirditës, ku që herët kishin jetuar përpunues të bakrit, Pirustët.
 
Kjo industri që mbajti me bukë qindra familje mirditore, sot dihet që po jeton grahmat e saj të fundit dhe çdo ditë po shkatërrohet barbarisht, pa të ngjallur shpresën se një ditë mund të rikthehet koha e artë. Asnjë projekt nuk ekziston për riaftësimin e saj nga Ministria e Industrisë dhe Energjitikës. Pas viti 1990-të, objekte të rëndësishmë të metalurgjisë shkrirëse u lanë pa asnjë shërbim dhe kështu, të gjitha objektet filluan të degradojnë duke u bërë të papërdorshme pompat, vinçat, rripat e transmisionit dhe gjithçka tjetër. U vodhën makineritë dhe gjithçka vlente. Prej vitesh, ambientet që dikur gjallonin nga lëvizja, qëndrojnë të braktisura tërësisht. Tani flitet për likuidimin e plotë, domethënë për fshirjen e saj nga faqja e dheut, edhe pse nëntoka e Mirditës ka ende tonelata mineralesh, kurse mbitoka dhjetëra miniera. Qytetet këtyre anëve kanë lindur nga zhvillimi i industrisë. Dikur, Rubiku kishte një minerë nxjerrëse, një uzinë përpunuese të bakrit dhe njërën nga ndërmarrjet më të mëdha gjeologjike në vend. Edhe Rrësheni, qendra administrative e rrethit të Mirditës, kishte një fabrikë pasurimi. Repsi mblidhte bakrin e Spaçit, Gurthit, Majës së Madhe dhe e pasuronte në dy fabrikat e pasurimit, ndërtuar njëra pas tjetrës në këtë qytet që ishte ngritur falë industrisë nxjerrëse dhe përpunuese pas vitit ’65-së.
 
Një tjetër qytet që ka hedhur shtat si rrjedhojë e vlerave minerale është Fush-Arrëzi, ku gjithashtu kishte minerë dhe fabrikë të pasurimit të bakrit. Dhe një tjetër buzë Valmorit, Qyteti i Kurbneshit.. Por, veç qyteteve të mirëfillta ndër male, kishte dhe dhjetëra qyteza të minatorëve dhe gjeologëve. Po kështu, në Qaf-Vorrez, Kalor, Xhazuj, Perlat, Maja e Madhe, Munella, Mashtërkori. Qytete dhe qyteza që lindën bashkë me zhvillimin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të bakrit dhe bashkë me të viqën ose vazhdojnë të japin grahmat e tyre të fundit. Minierat, fabrikat, uzinat, ndërmarrjet gjeologjike iu ishin qepur maleve të Mirditës për të zbuluar zemrën e tyre të artë, u jepnin jetë këtyre qyteteve, që tashmë pothuajse të gjitha kanë vdekur, ose vdesin bashkë me harresën ose humbjen e interesit për bakrin. “Minerat po shemben përditë, po groposen mijëra ton minerale”, - pohojnë specialistët e bakrit. Shembjet nëpër galeri i kanë kthyer ato në të pashfrytëzueshme. Po ashtu, fabrikat dhe uzinat shkatërrohen çdo ditë. Qindra punëtorë të minerave, fabrikave dhe uzinave të Mirditës mbetën pa punë. Gjallëria e qyteteve u zbeh dhe filloi të marrë jetë varfëria dhe skamja, papunësia dhe një kollë e thatë vdekjeprurëse. Filluan të japin grahmat e para minatorët dhe vdekjet e njëpasnjëshme zunë fill këtyre anëve.
***
Qytetet që i lindi industria e bakrit nëpër Mirditë, sot jetojnë me asistencë dhe me përkrahje sociale. Qytetet fillimisht jetuan ditët e ikjeve të mëdha. Kurbneshi ishte qyteti i parë, ku filluan prishjet masive. Fillimisht, u prish fabrika më e vjetër e pasurimit të bakrit në Shqipëri, dhe pse projektuesit e saj kishin parashikuar që një ditë ajo të kthehej në fabrikë çimentoje. Në këtë qytet, filluan me ritme të shpejta të vdesin institucionet shtetërore, më pas filluan të prishen pallatet nga tre deri në pesë kate, vetëm për t`iu marrë tullat. Kështu makinat, që dikur transportonin mineral, tani transportonin tullat që merreshin nga shembja e qytetit, nga shembja e pallateve nga tre deri në pesë kate. Derisa puna arriti atje, ku sipas kryetarit të Komunës, N. Lleshi, 75 për qind e popullsisë merr përkrahje sociale. Vetëm 62 punonjës janë të stabilizuar në punë shtetërore. E njëjta gjendje ekziston në Reps, e cila është qendra e Komunës së Oroshit. Kjo zonë e thellë malore ka vetëm se 257 hektar tokë që duhet të mbajë më shumë se 1274 familje. Në këtë komunë, rreth 60 për qind e banorëve kërkojnë të shpërngulen. Më parë, kanë vdekur qendrat e punëtorëve në Qaf -Vorrez, u zhduk qendra e punëtorëve në Gurth-Spaç, nuk ka mbetur asgjë nga qendra e gjeologëve në Mashtërkor. Është zhdukur qendra e punëtorëve në Kalor e në Xhazuj. Kështu po vdesin përditë qytezat dhe qytetet e ish-minatorëve. Kështu po braktiset përditë treva e Mirditës dhe numri i popullsisë nga 53 mijë banorë që kishte në vitin 1990-të, sot ka zbritur në afro 30 mijë, pra, 23 mijë banorë janë zhdukur, duke përdorur gjithfarë mënyrash dhe metodash.
 
Në bazë të shifrave zyrtare, 3050 familje në trevën e Mirditës jetojnë vetëm me të ardhurat e përkrahjes sociale. Qindra prej familjeve mirditore kanë emrin në listat e gjata të borxheve, në dyqanet e miellit dhe të bukës. Afro 50% e popullsisë së qytetit të Rrëshenit, që është qendra administrative e rrethit, kërkon punë dhe është regjistruar pranë zyrës së punësimit si punëkërkues.
Një mijë familje janë pa çati, edhe pse një pjesë e tyre që prej 30 vjetësh kanë emrin dhe statusin e të pastrehëve, edhe pse kanë jetuar 30 a më shumë vjet në Rrëshen, kurrë nuk kanë mundur të bëhen me një shtëpi banimi. Që nga viti 1990-të, nuk është dhënë asnjë fond për ngritjen e apartamenteve të banimit për familjet e pastreha, ndërsa Enti Kombëtar i Banesave as qe ka pasur ndonjë projekt konkret për zbutjen e kësaj plage…Asnjë lek për këtë çështje, për Mirditën
 
Bashkë me qytetet po vdesin dhe minatorët e njerëzit e nëntokës së Mirditës, shumë prej të cilëve në moshë të re. “Sëmundja e silikozës është e përhapur kudo nëpër Mirditë dhe kjo vjen nga përmbajtja e kuarcit në mineralin e bakrit. “Nëpër miniera është punuar me shpim të thatë, kështu që pluhuri ka veshur mushkëritë e minatorëve, të cilëve, nga dita në ditë, ua bën të pamundur frymëmarrjen, derisa ua ndërpret atë duke u shkaktuar vdekjen”, - pohojnë mjekët. Sipas drejtuesve të sindikatës së minatorëve, afro 500 vetë kanë vdekur nga kjo sëmundje në një kohë që lista u përket viteve të fundit dhe vdekjet vazhdojnë pa ndërprerje që në moshën 40-45-vjeçare. Kështu, qytetet e bakrit plaken rrudhen dhe vdesin bashkë me industrinë që i ngriti ndër male, ku thuhej se para vitit 1990-të, ishte njëri ndër rrethet me standardet më të larta të jetesës në vend.
 
Rrugët nëpër shumë fshatra mungojnë. Zonat e thella dimrit bllokohen nga bora. Varfëria shtohet. Pasuritë e Mirditës rrugëtojnë gjithnjë jashtë saj. Edhe pse nëntoka dhe mbitoka e kësaj treve është aq e pasur, makina pafund, ngarkuar me lëndë drusore, rrugëtonin nga Mirdita në drejtim të Durrësit, Fierit, Lushnjës e gjetkë, derisa një ditë, dhe ajo duket se ka mbaruar.