Dallime mes rishikimeve të "Fidel Kastro"

20 bytes added ,  12 vjet më parë
v
roboti shtoj: zh-yue:卡斯特羅; cosmetic changes
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
v (roboti shtoj: arz:كاسترو)
v (roboti shtoj: zh-yue:卡斯特羅; cosmetic changes)
[[FiguraSkeda:Fidel Castro5 cropped.JPG|thumb|150px|Fidel Castro]]
[[FiguraSkeda:Havfidelpart.jpg|thumb|150px|Fidel Castro poster në [[Havana]] ]]
 
'''Fidel Castro''' ([[13 Gusht]] [[1926]] - ) është prisident i [[Kuba|Kubës]].
== Jeta ==
Fideli është djali i dytë i martesës së dytë të babait të tij me [[Lina Ruz Gonzalez]]. Babai i Fidel Kastros mbërriti nga [[Galicia]] (krahinë autonome në verilindje të [[Spanja|Spanjës]]), në [[Kuba|Kubë]], në kohën e luftës spanjo-amerikane. Ai u martua dy herë. Me gruan e parë kishte dy fëmijë Pedro Emilio e Lidia, ndërsa me Lina Ruz Gonzalez, gruan e dytë dhe të ëmën e Kastros lindi Ramonin, Fidelin, Juanin Emën dhe Raulin. Familja e tij ka jetuar në [[Bizan]], një fshat pak kilometra larg detit, që është një prej vendeve më të bukura në Kubë.
 
Që fëmijë ai u edukua me kulturë kristiane, gjë që në rini do të linte një shenjë të thellë. Bashkë me vëllezërit e motrat, i ati i futi të studionin në kolegjet më të mira, në "[[La Salle]]" dhe "[[Dolores]]" në [[Santiago]] dhe më pas në [[Balen]], në shkollën katolike më të njohur të [[Havana|Havanës]]. Argumente bindëse dhe aftësi atleti. Këto ishin dy karakteristikat e Fidelit në kolegj. Ka qenë vetëm 13 vjeç kur lideri i ardhshëm i Kubës tentoi të organizonte një grevë të punëtorëve të sheqerit kundër babait të tij. Në vitin [[1945]], Kastro fillon universitetin në [[Havana]], për [[Drejtësi]]. "Pyes veten pse kam zgjedhur për të studiuar Drejtësi. Nuk e di. Një pjesë ia atribuoj zakonit që kam për të marrë pjesë në diskutime dhe për të polemizuar, dhe mbase kjo është ajo që më çoi të mendoja se isha adapt për t'u bërë avokat", ka thënë Kastro. Në universitet ai i dedikohet politikës, duke marrë pjesë në grupe të vogla studentësh kubanezë, që ngrinin në qiell heronjtë e të shkuarës, si dhe në një organizatë revolucionare. Në këto kohë Kastro fillon të marrë pjesë e të përfshihet në protestat që bëhen për dhunimin e autonomisë së universitetit dhe po atë vit, kur në [[Bogota]] po mbahej një konferencë pan-amerikane, studentët kubanë dhe [[Argjentina|argjentinas]] u ngritën në protesta kundër [[kolonializmi|kolonializmit]]t. Dhuna e shkaktuar nga studentët iu vu mbi supe nga gjenerali [[Marshall]] komunistëve të Kastros dhe [[Del Pino]]s. Pas rrëmujës në Bogota, Fidel Kastro vendos të martohet me [[Mirta Diaz Balart]], motrën e [[Rafael Diaz Balart]], një miku të universitetit. Më [[1950]] Kastro diplomohet. "Kur mora diplomën isha politikisht një analfabet", ka thënë lideri kuban gjatë jetës së tij. Kontaktet e para me [[Manifesti Komunist|Manifestin Komunist]], me veprat e [[Marksi]]t, [[Engelsi]]t dhe [[Lenini]]t, grupi i tij i mori në shkollë, e pas mbarimit të universitetit ata ishin të influencuar nga marksizmi.
 
== Lufta ==
Në vitin [[1950]], pra në vitin e fundit të shkollës, ai organizoi studentët kundër imperializmit amerikan. Një vit më vonë ai sulmoi latifondistët, duke kërkuar drejtësi për fshatarët dhe punëtorët kubanë. Në vitin [[1953]] Fideli vihet në krye të një grupi ushtarak ish-studentësh dhe pas pak muajsh ai vihet në qendër të një grupi të rinjsh teksa drejton luftën kundër [[Batista|Batistës]]. Bashkë me ata ka me vete punëtorë, fshatarë dhe nëpunës. Më [[26 gusht]] [[1953]] ai shpall fillimin e revolucionit, por dështon, pasi shumë nga anëtarët e tij burgosen, mes tyre dhe lideri Fidel Kastro, i cili u mbajt i izoluar në ishullin e [[Pini]]t. Në gjyq ai nuk mori avokat duke mbrojtur veten e duke shpalosur elokuencë dhe argumente të forta kundër regjimit të Batistës. [[26 korriku]] [[1953]] mbahet ende sot si data e fillimit të revolucionit kubanez. Në vitin [[1954]] ai divorcohet nga gruaja e parë Mirta, ndërsa në [[15 maj]] [[1955]] bashkë me të vëllanë [[Raul Castro]] përfitojnë nga amnistia dhe lirohen nga burgu. Vëllezërit vendosin të ikin në [[Meksika|Meksikë]], ku takon dhe mikun e tij argjentinas [[Ernesto Che Guevara]], i cili ishte vetëm 22 vjeç dhe i sapodiplomuar në [[Buenos Aires]] për [[mjekësia|mjekësi]]. Kastro organizoi reparte guerile dhe sulmin kundër regjimit kubanez. Në vitin [[1957]] ai korr fitoret e para, ndërsa në [[1958]] ushtria e tij fryhet shumë. Në krah kishte gjithnjë [[Che Guevara|Che Guevarën]]. Më [[31 dhjetor]] [[1958]], [[Batista]] arratiset në [[Santo Domingo]] dhe në fillim të [[1959]], Fidel Katro merr frenat në dorë.
 
== Në pushtet ==
Më [[1960]], [[SHBA]] ndërpreu marrëdhëniet me Kubën, ndërsa Kastro shkatërroi të gjitha plantacionet e [[marihuana|marihuanës]]. [[Reforma Agrare]] ishte nisma e parë e marrë nga Kastro. Hapi i dytë i ndërmarrë më [[1961]] ishte lufta kundër [[analfabetizmi]]t. E sikundër në shtetet e tjera komuniste edhe në Kubë nisën të ndërmerren planet afatgjata. Në vitin [[1963]] Fidel Kastro bën vizitën e parë në [[Bashkimi Sovjetik|Bashkimin Sovjetik]], ndërsa po atë vit shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm për të gjithë. Në Kubë dënohet [[homoseksualiteti]], dënohen grupet kundër regjimit, të cilat u pasqyruan dhe me [[emigracioni|emigracion]] të madh në drejtim të [[SHBA]]. Në [[tetor]] [[1967]], në [[Bolivia|Bolivi]], vritet [[Che Guevara]], miku i revolucionit kubanez. Vitet në vazhdim kanë qenë jo pak të lehta për drejtuesin më jetëgjatë në një shtet komunist. Ndërhyrje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rrëzimin e tij, por pasi lëshoi pe në disa anë, Fidel Kastro mundi të mbijetojë.
 
 
== Kalimi i pushtetit tek [[Raul Castro]] ==
Me [[31 korrik]] [[2006]], u njoftua se Fidel Castro iu nënshtrua një operacioni në bark ([[abdomeni|abdomen]]). Njoftimi u lexua në televiozionin shtetëror kubanez nga sekretari personal i Fidel Castro. Meqënëse koha e riaftësimit pas operacitonit parashikohet të jetë i gjatë, pushteti në Kubë iu kalua përkohësisht vëllait më të vogël të Fidel Castro, Raul Castro.
 
Ministri i Shëndetsisë i Kubës, [[José Ramon Balaguer]] deklaroi, gjatë një vizite në [[Guatemala]] me datë [[4 gusht]] [[2006]], se Fidel Castro ishte duke u përmirësuar pas operacionit dhe se shumë shpejt do të rikthehej në punë.
 
== Atentatet kundër jetës së Fidel Castro ==
Sipas një artikulli në gazetën [[Anglia|angleze]] "[[The Guardian]]" që bazohet në informacionin e dhënë nga [[Fabian Escalante]], ish-shef i shërbimit të kundërzbulimit të Kubës, [[CIA]] dhe emigracioni kubanez në [[SHBA]] planifikuan 638 mënyra për të likujduar Fidel Castron. Ata tentuan të zbatojnë disa prej këtyre metodave, por pa sukses.
 
</div>
 
[[CategoryKategoria:Politikanë kubanezë]]
 
[[af:Fidel Castro]]
[[zh:菲德尔·卡斯特罗]]
[[zh-min-nan:Fidel Castro]]
[[zh-yue:卡斯特羅]]