[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Ndryshoi mbrojtjen e faqes "Gjakova": vandalizëm për shkak të zgjedhjeve ([edit=sysop] (skadon me 24 Mars 2010 20:19 (UTC)) [move=sysop] (skadon me 24 Mars 2010 20:19 (UTC)))
No edit summary
Rreshti 35:
 
=== Xhamia dhe emri i qytetit ===
Në bazë të defterit të vitit 1571, Gjakova ishte ende fshat, ishte qendër pazari. Me një status të këtillë, ajo jetoi deri më 1582. Dhjetë vjet më vonë, prej 68 familjesh shqiptare, sa kishte atëherë Gjakova, 13 ishin të islamizuara e të tjerat të krishtera. Gjakova si fshat i reduktuar me qendër të vogël, kryente funksionin e tregut lokal. Ky treg lokal ishte një specifikë për Gjakovën si dhe qytetet shqiptare gjatë shekullit XV, deri në fillim të atij XVI. Është me interes të ceket se specifika e zënë ngojë, nuk ishte karakteristike për qytetet e Perandorisë Turko-osmane. Në atë periudhë, në mbarim të shekullit XVI, konkretisht në vitin 1594/95, Hadum Sylejman Efendia-Hadum Aga ndërtoi xhaminë, e cila po ashtu edhe mban emrin e donatorit-financuesit të objektit në Gjakovë. [[Xhamia e Hadumit]], sipas traditës, u ndërtua në fushën e Jakë Vulës, prej nga edhe do të bëhej emërtimi i qytetit - Jakovë.<ref name=Fejaz>Fejaz Drançolli në revistën <tt>DITURIA ISLAME - Trashëgimi:Xhamia e Hadumit.</tt> Nr.206, Fq.29 - KBI e Kosovës - Prishtinë, shtypi <tt>Koha</tt> - Prishtinë; [http://bislame.net/web/component/option,com_docman/task,doc_download/gid,22/Itemid,35/ PDF në internet]</ref>
 
Tregu lokal, Xhamia e Hadumit në shekujt e mëvonshëm luajtën rol të rëndësishëm në karakterin urbanistik të qytetit, Çarshisë së Madhe të Gjakovës, me se lidhet ndërtimi i këtij kompleksi urbano-arkitektonik. Pra, koha e ndërtimit të kompleksit në fjalë, lidhet me paraqitjen e zejtarëve dhe të përpunimit të prodhimtarisë së zejtarëve, që zunë të vendoseshin rreth mureve të Xhamisë së Hadumit. Me këto lidhet edhe rritja e banorëve të Gjakovës, e cila numerikisht fillon të shtohet qysh nga shekulli XVII.
 
Gjakova prej një fshati në gjysmën e dytë të shek. XVII, - u zhvillua në qytet, ku lulëzonte zejtaria, tregtia, ekonomia. Kjo qe pasojë e migrimit të popullsisë së ardhur nga fshati. Këta të ardhur kishin për qëllim të largoheshin nga fshati dhe t’i iknin shfrytëzimit feudal, prandaj zunë të merreshin me zejtari. Kjo gjë ishte karakteristike për tërë qytetet shqiptare të asaj kohe.
Xhamia e Hadumit, vepër e rëndësishme e arkitekturës shqiptare të periudhës osmane, u sëndërtua me qëllim të përhapjes së fesë islame të pushtuesit osman, të përhapjes së islamizmit në këtë pjesë të Kosovës. Në fillim kjo ishte intensive veçanërisht në qytete, me synimin për islamizimin e qytetarëve.
 
=== Koha e Evlija Çelebiut ===
Përveç xhamisë së Hadumit, në shekullin XVII, kur Gjakova tanimë kishte marrë fizionominë e një qyteti, në të u ndërtuan edhe objekte të tjera të kultit-sakrale si dhe profane e publike. Për këto ndërtime si dhe qytetin e Gjakovës, mjaft mirë flet e shkruan edhe udhëpërshkruesi turk Evlija Çelebi, i cili kaloi këndej pari në shekullin e cekur, konkretisht në vitin 1663<ref name=Fejaz/>. Çelebiu, përveç të tjerash, në një mënyrë na paraqet edhe një gjendje statistikore të objekteve sakrale dhe profane të Gjakovës. Sipas tij, në këtë periudhë Gjakova kishte 2000 shtëpi, disa mesxhide dhe dy xhami monumentale, hane të mbuluara me plumb, hamamin e bukur dhe 300 dyqane.
 
Përshkrimi i udhëpërshkruesit turk dëshmon për një rritje dhe zhvillim të zejtarisë, tregtisë, ekonomisë si dhe të numrit të banorëve, të cilët u morën me këtë punë. Pra, lirisht mund të nxjerrim përfundimin se Gjakova në shekullim XVII u formua si qytet me plot kuptimin e fjalës. Mirëpo, ekonomia, si dhe numerikisht Gjakova, filluan të binin në fund të këtij shekulli,
meqë Gjakova pësoi një rënie të madhe, sikurse edhe qytetet e tjera të Kosovës.
=== Koha e Rilindjes ===
{{Kryesor|Nahija e Gjakovës}}
Line 53 ⟶ 42:
== Shiko dhe këtë ==
* [[Komuna e Gjakovës]]
* [[NahijaNahkija e Gjakovës]]
* [[KazajaKazalasaja e Gjakovës]]
* [[Juniku]]
* Rajoni i Gjakovës me komunat [[Gjakova (komuna)|Gjakovë]], [[Rahovec]], [[Deçan]]