[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v roboti shtoj: os:Тигр; cosmetic changes
Rreshti 26:
}}
 
'''Tigri''' (Panthera tigris) është shtazë grabitqare dhe pjesëtari më i madh i familjes së felinëve (maceve). Territori ku jeton tigri është kryesisht Azia. Në xhungël, ambienti i tij, lëviz pa bërë zhurmë kur e kap prenë e tij. Për këtë qëllim, ai është i pajisur me kthetra të mprehta. Qimet e lëkurës janë përshtatura ambientit të xhunglës. Kjo bën që tigri të fshihet nëpër barin e lartë. Preardhja e tij mund të lidhet me një kafshë dy metra të gjatë, e parë në tokë 40 milion vjet më parë, që konsiderohej paraardhësi i felinve të sotëm, përfshirë dhe macen e shtëpisë.
 
== Dukja ==
Tigrat e jugut e kanë ngjyrën e trupit më të shndritshme dhe vijat më të gjera, kurs tigrat e veriut ([[tigri siberian]]) ngjyrën e trupit e kanë më të zbehtë vijat më të holla. Gëzofi i tigrit në shumicën e llojeve është shumë i shkurtër por te tigri siberian është i gjatë dhe i dendur për shkak të klimës së ftohtë që mbizotëron atje (bëhet deri në -72 °C).
 
Gjatësia e qimeve të tigrit është 1 cm, por te tigrat siberian qimet janë shumë më të gjatë : qimet e shpinës janë 5 cm të gjatë dhe qimet e barkut deri në 1000 cm. Thonjtë e tigrit mund të arrijnë gjatësi deri më 10 cm, kurs dhëmbët e syrit i kanë të gjatë rreth 6 cm. Të gjitha 9 llojet e tigrave i'u duken njëri tjetrit shumë të ngjashëm, por dallimi kryesor qëndron tek madhësia. Tigri më i vogël është tigri indonezian. Ky lloj tigri e ka perimetrin e kokës deri 140 cm, gjatësinë e bishtit deri në 60 cm dhe peshën trupore 90 kg (femrat) dhe 120 kg (meshkujt).
Tigri siberian perimetrin e kokës e ka 200 cm gjatësinë e bishtit rreth 90 cm peshon 150 kg (femrat) deri në 250 kg (meshkujt). Kjo e bënë tigrin siberian grabitqarin më të madh në botë pas ariut. Tigri është macja më e rënde dhe më e fortë edhe pse vihet në dyshim forca e luanit por një tigër e mposht luanin me plot bindje.
 
== Përhapja ==
Rreshti 59:
|}
[[Skeda:Tiger distribution3.PNG|thumb|250px|Zonat natyrale ku jeton tigri.]]
Supozohet se një përkeqësim i kushteve klimatike siberiane bëri që shumë kafshë të emigronin drejt jugut. Nga aty specia filloi të lëvizë drejt lindjes dhe perëndimit, duke ndaluar vetëm në vendet e përshtatshme për ezigjencat e tyre, si [[Himalajet|Himalaja]] apo shkretëtira e [[Gobi]]t. Disa kafshë u spostuan drejt [[Korea|Koresë]], ndërsa të tjerët arritën Turkestanin dhe në fund [[Indi]]në.
 
Pra tigrat janë të përhapur nga India deri në [[Kinë]] e [[Azi]]në juglindore, kurse në veri mbi lumin Amur larg në Siberinë Lindore. Ishulli i vetëm në të cilin jetojnë tigrat është ishulli i Sumatrës. Vetëm në vitet [[1995]]-[[2005]] territoret në të cilat jetojnë tigrat janë zvogëluar për 40 %, kështu që tigrat i kanë vetëm edhe 7 % të territorit të cilin e kanë pasur më herët<ref>http://www.vistaverde.de/news/Natur/0411/09_tiger.php</ref>.
 
== Tigri i Bardhë ==
[[Skeda:WhiteTiger, Miami2.jpg|thumb|250px|Tigri i bardhë]]
Tigrat e bardhë njihen prej shumë kohësh. Tigri i parë u zbulua rreth vitit [[1820]]. Një tigër i bardhë u vra në Asam në [[1899]]. Raca e famshme e tanishme, e ka prejardhjen nga një mashkull i bardhë, i kapur në Rewa në [[27 maj]] [[1951]]. Ky i fundit u kryqëzua me një tigreshë normale. Këlyshët e parë patën ngjyrë normale. Njëra nga femrat u kryqëzua me të atin dhe dha 4 këlyshë të bardhë në [[30 Tetor]] [[1958]]. kështu pati fillimin dhe brezi i tigrave të bardhë. Aktualisht ka disa tigra të bardhë që jetojnë në Indi. Bëhet fjalë për tigra të kryqëzuar me tigrat e bardhë të kopshteve zoologjike, për të mos humbur llojin dhe të ruajnë tigrin e bardhë.
 
== Tigri i kuq ==
Njihet vetëm një tigër i kuq. Bëhet fjalë për një femër të vrarë në Elbaaz [[1928]]. Lëkura e saj e ruajtur në Museumin Britanik te [[Londra|Londrës]], është ngjyrosur normalisht por ka vija brune.
 
== Tigri i zi ==
Ekzistenca e tyre është vene re në xhunglën e Travancores, ato janë të ngjashëm me panterën e zezë. Njeri prej tyre u vra në 1895.
 
 
Rreshti 161:
[[no:Tiger]]
[[nv:Náshdóítsoh noodǫ́zígíí]]
[[os:Тигр]]
[[pa:ਟਾਈਗਰ]]
[[pl:Tygrys]]