[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
U largua krejt përmbajtja e artikullit
Niki007 (diskuto | kontribute)
U kthye versioni 760339 i bërë nga Hatake (diskutimet)
Rreshti 1:
{{per permiresim|22 Prill 2010}}
 
{{Biografia-Box
|Emri Mbiemri = Prêng Jakova
|FOTO = [[Figura:Pjakova.jpg|200px]]
|Emri = Prêng
|Mbiemri = Jakova
|Emri Alt =
|Prof = [[Kompozitor]]
|DL = [[27 qershor]] [[1917]]
|VL = [[Shkodër]]
|DV = [[9 shtator]] [[1969]]
|VV =
|Nacion = [[Shqiptar]]
|}}
'''Prêng Jakova''' lindi më [[27 qershor]] të vitit [[1917]] dhe vdiq tragjikisht më [[9 shtator]] të vitit [[1969]] ishte një [[Kompozitor]] [[shqiptar]].
 
== Biografia ==
 
Prêng Jakova është lindur në vitin [[1917]] në familjen e patriotit të njohur shkodran [[Kol Ded Jakova]], i cili ka qenë ndër organizatorët e mbrojtjes së kufinjve kombëtarë nga agresioni jugosllav në Luftën e [[Koplik]]ut, në vitin [[1920]].
Që në moshë të re, Prênga mori pjesë në jetën artistike muzikore të qytetit.
Këtu ai bëri shkollën e parë të artit. Doli mësues dhe shkoi të japë mësim në shkollat e fshatrave të Shkodrës dhe të Mirëditës por nga të shkruarit e veprave muzikore nuk u nda asnjëherë.
Ndërkohë i vëllai i Prenkës që ishte ne moshë të re, gjatë luftës së dytë botërore, mori pjesë në lëvizjen shqiptare nacionaliste, dhe me ardhjen në pushtet të komunistëve u detyrua të merrte malet.
 
[[Kompozitor]] i shquar dhe themeluesi i gjinisë së operas kombëtare shqiptare, me dy veprat e tij ''"[[Skënderbeu|Gjergj Kastrioti-Skënderbeu]]"'' dhe ''"[[Mrika]]"'' . Kjo e fundit ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin [[Llazar Siliqi]] dhe regjisorin e njohur shkodran [[Andrea Skanjeti]], e që u vu në skenën e teatrit "[[Migjeni]]" të Shkodrës.
Opera e dytë e Prêng Jakovës ''"Gjergj Kastrioti-Skënderbeu"'' u prit shumë mire nga kolegët e dashamirësit e artit, që në shfaqjen e tij të parë në [[Tiranë]], por kritika zyrtare mediokre me qëllime keqdashëse e tundoi mjaft kompozitorin, i cili u detyrua të ripunojë disa pjesë. Gjithsesi vepra ''"Gjergj Kastrioti-Skënderbeu"'' ishte shumë me solide se ''"Mrika"'' e cila vuante fatkeqësinë subjektit e tematikës së artit skematik, ku duhet të frynte patjetër era revolucionare e kohës së absurditetit.
Prêng Jakova ishte një kompozitor që shkroi me sukses romanca, kantata dhe këngë. Këngët e tij ''"Syrin tek qershia"'' dhe ''"Margjelo"'' janë shumë të njohura dhe për shkak të popullaritetit që gëzojnë shumë kush i indentifikon si këngë popullore shkodrane.
 
 
Për shkak të vëllait, i cili kërkohej, komunistët arrestojnë Prêng Jakovën dhe e mbajnë disa kohë burgjeve. Ndërsa Prênga që nuk kishte ushtruar kurrfarë veprimtarie veç dêtyrës së tij si mësues lirohet shpejt nga burgu, fati i të vëllait do të ishte tepër tragjik. Kapet nga komunistët dhe pushkatohet pa mëshirë.
Prêng Jakova ishte një artist i madh, që megjithë tragjedinë, dhe dhembjen që kishte, arriti të mbijetonte dhe të shkruante duke iu imponuar rregjimit monist me forcën e gjenisë së tij.
Megjithë karrierën e tij të suksesëshme artistike, për të cilën fitoi respekt e admirim nga artdashësit shkodranë, fundi i Prêngs do të ishte disi i ngjashëm me atë të vëllait të ekzekutuar, sepse duke mos e duruar dot mjedisin përreth tij, duke e parë vehten në një gjendje pesimizmi të pashpresë, ai zgjodhi rrugen e vetvrasjes, pikërisht në Shtëpinë e Kulturës në [[Shkodër]], pikërisht në atë institucion ku ai kishte punuar e shkruar një jetë të tërë.
 
Prêng Jakova kishte dhe një vëlla tjetër Dedën, i cili ishte fotograf i respektuar në qytetin e Shkodrës.
Edhe pse kanë kaluar dekada nga koha kur kompozitori Prêng Jakova shkroi veprat e tij, ato vazhdojnë të admirohen, ndërsa autori i tyre konsiderohet në mënyrë të padyshimtë nga shtypi dhe kritika e artit, si kompozitori gjenial shqiptar. Kjo natyrisht përbën një kënaqësi të madh për qytetarët shkodranë në mes të cilëve, u lind, jetoi dhe shkroi mjeshtri i madh Prêng Jakova.
 
== Skënderbeu ==
 
Pas suksesit të madh që u arrit me vënien në skenë të operas së parë shqiptare "Mrika", gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës [[Enver Hoxha]], u takua me Prêngên dhe i tha atij se i kishte premtuar për të bërë dhe një opera tjetër për Skënderbeun. Një nga funksionarët e lartë të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë prezentë në atë bisedë të Prêngês me Enver Hoxhën, dëshmon:
«Pas atyre fjalëve të Enver Hoxhës, Prêngâ iu përgjigj: "Po mor shoku Enver, por puna e operas nuk është si bukët që i fut kur të duash në furrë". Pas përgjigjies së Prêngs, Enver Hoxha filloi të qeshte dhe dha porosi që t'i plotësoheshin të gjitha kushtet Prêngs, me qëllim që ai të vinte në skenë operën "Skënderbeu", kujton ish funksionari i lartë lidhur me bisedën e Enver Hoxhës me Prêngë Jakovën. Pas atij takimi, Prênga ìu vu punës duke punuar nga mëngjezi deri në orët e vona të natës, për të realizuar atë që i kishte vënë si detyrë Enver Hoxha.
 
Ai e shkroi të gjithë muzikën e operas "Skënderbeu" dhe për disa muaj me rradhë u mor vetëm me ndarjen e muzikës turke nga ajo arabe, gjë e cila deri në atë kohë ngatërrohej nga shumë kompozitorë. Kur e përfundoi muzikën e saj dhe e solli për miratim në Tiranë, Prêngs i nxorrën shumë pengesa dhe ata që ishin ngarkuar për shikimin e saj, i kërkonin të shkurtonte disa pjesë që sipas tyre stononin. Prênga refuzonte në mënyrë kategorike për ta bërë atë gjë dhe i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Fadil Paçrami, i cili në atë kohë kishte dalë hapur kundër metodave të vjetra e konservatorizmit.
 
'''Vdekja'''
 
Ndonëse opera "Skënderbeu" u shfaq dhe pati sukses të madh, e Prênga pati përgëzime edhe nga Enver Hoxha, peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjëndjen shpirtrore të Prenkës. Kjo gjë ndodhte në një kohë, kur Prenka kishte nënën e tij të paralizuar në shtëpi, gjë e cila ia rëndoi së tepërmi gjëndjen e tij nervore. Nisur nga këto strese që iu paraqitën, më 9 shtator të vitit 1969, kompozitori i famshëm Prenk Jakova i dhá fund jetës së tij në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës. Në varrimin e tij mori pjesë i gjithë populli i Shkodrës, kurse nga Tirana u dërgua vetëm Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
I vetmi favor që iu bë atij nga shteti komunist ditën e varrimit, ishte dhënia e lejes që ai të varrosej nën tingujt e bandës muzikore të qytetit, të cilën ai e kishte shkruar vetë katër dekada më parë. Veprimtarinë muzikore që la Prenk Jakova, është shumë e pasur e konsiston në dhjetra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzkë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga viuortiziteti i tij dhe veprat e larmishme muzikore, Prenk Jakova konsiderohet si një nga kollosët më të mëdhej të muzikës shqiptare për të gjitha kohrat.
 
[[Category:Kompozitorë shqiptarë|Prêng Jakova]]
[[Category:Lindje 1917]]
[[Category:Vdekje 1969]]
 
[[en:Preng Jakova]]
[[fi:Preng Jakova]]
[[hu:Prenk Jakova]]
[[pl:Prenk Jakova]]
[[sv:Preng Jakova]]