[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 81:
Kjo simetri quhet dualiteti S. Nëse dy teori të fijes janë të ndërlidhura me dualitetin S, atëherë njëra teori me konstante të fortë të çiftëzimit është e njëjtë me teorinë me konstante të dobët të çiftëzimit. Vëreni që teoria me çiftëzim të fortë nuk mund të kuptohet si zgjerim në seri, por teoria me çiftëzim të dobët mund të kuptohet si e tillë. Pra, nëse të dy teoritë janë të ndërlidhura me dualitetin S, atëherë ne duhet të kuptojmë vetëm teorinë e dobët, e cila është ekuivalente me teorinë e fortë. Për një fizicient, kjo do të thotë blej dy e paguaj për një! Teoritë e superfijeve të ndërlidhura me dualitetin S janë: Tipi I i teorisë së superfijes me teorinë e superfijes heterotike SO(32), dhe tipi IIB me vetvetën.
 
== Çka nënkuptojmë me këtë ? ==
Dualiteti T është diçka unike në fizikën e fijeve. Është diçka që grimcat nuk mund ta bëjnë, sepse grimca nuk mund të mbështillet në rreth sikurse mundet një fije. Nëse teoria e fijes është një teori korrekte e Natyrës, atëherë ajo implikon që ndarja në mes të shkallëve të mëdha dhe të vogla të distancës në fizikë nuk është një ndarje e fiksuar, por e rrejdhshmerrjedhshme, varësisht nga tipi i hetimit të cilin e përdorim si matës të distancës, dhe si e masim qëndimin hulumtimit.
 
E njëjta vlen edhe për dualitetin S, e cila na mëson që limiti i çiftëzimit të fortë të një teorie të fijes mund të përshkraj limitin e çiftëzimit të dobët të një teorie tjetër të fijes.
 
Kjo tingëllon kundër të gjitha fizikave tradicionale, por kjo është me të vërtetë një përfundim i arsyeshëm i teorisë kuantike të gravitetit, sepse teoria e gravitetit e Ajnshtajnit na tregon se si maten madhësitë dhe lëkundjet e interaksioneve në hapsirënhapësirën e lakuar.
 
==Më shumë se thjesht fije==
Një zbulim befasues është që teoria e superfijes nuk është vetëm teori mbi objektet njëdimensionale. Në teorinë e fijes ka objekte shumë dimensionale duke filluar prej zero (pikat) deri te nëntë, të quajtura fishet apo cipat p (p-branes). Në terminologjinë e fisheve, ajo të cilën e zakonisht e quajmë membranë do të jetë dy-fishore, fija quhet një-fishore dhe pika zero-fishore.