[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
== DASHI ==
* MOTOJA : UNË JAM
* KARAKTERISTIKAT : Ndërmarrës, i guximshëm, impulsiv, kokëfortë, dinamik. Ka energji të madhe, por nuk ka vullnet të qëndrueshëm. Ka bukurinë fizike. Bën luftë të përjetshme dhe është në aktivitet të vazhdueshëm. Adhurues i sportit dhe i të gjitha aktiviteteve fizike.
* PLANETI : Marsi.
* PROFESIONI : Politikan, inxhinier, avokat, komik, ushtar, kimist, astronom, kirurg, mishshitës, floktar.
* MANGËSIA : Arrogant, i pamatur.
 
== DEMI ==
* MOTOJA : UNË KAM
* KARAKTERISTIKAT : Stabil, i durueshëm, këmbëngulës, inert. Ka një vullnet të jashtëzakonshëm. Adhuron shtëpinë dhe familjen. Është i dhënë pas përfitimeve ekonomike. Nuk heq dorë lehtë. I do gjërat luksoze, stolitë, rrobat e bukura. Mund të jetë tepër i bukur, ose i shëmtuar.
* PLANETI : Venera.
* PROFESIONI : Artist, kreator mode, lulishtar, ëmbëltor, tregtar, ekonomist, piktor, muzikant, skulptor, shkencëtar.
* MANGËSIA : Posesiv, i ngutshëm.
 
== BINJAKËT ==
* MOTOJA : UNË MENDOJ
* KARAKTERISTIKAT : I shpejtë, i zhdërvjelltë, kureshtar, komunikues, i shoqërueshëm, i aftë. Bën disa punë njëkohësisht. Në fytyrë mban maskë. E do dijen vetëm për vete. Ka pamje rinore dhe shpirt të ri.
* PLANETI : Merkuri.
* PROFESIONI : Jurist, ekonomist, matematikan, shkrimtar, shkencëtar, shahist, basketbollist, artist, spiker, mësues, postier, tregtar, nëpunës, zanatçi, botues.
* MANGËSIA : Sipërfaqësor dhe mosmirënjohës.
 
== GAFORRJA ==
* MOTOJA : UNË NDIEJ
* KARAKTERISTIKAT : Epshor, misterioz, i përkushtuar. Ka imagjinatë të bujshme. Në aspektin amësor është i butë. I do shtëpinë dhe familjen. Ka vullnet të dobët dhe është i dhënë pas pijes. Rëndom personat e kësaj shenje nënat i përmbytim me ndjeshmëri të tepruar. Kjo është shenja astrologjike më emocionale. Ka imagjinatë të fortë.
* PLANETI : Hëna.
* PROFESIONI : Fotograf, aktor, marinar, hotelier, historian, shkrimtar, piktor, moler, tregtar, shtegtar, ekonomist, mësues, psikoterapeut.
* MANGËSIA : Së tepërmi i ndjeshëm, koprrac.
 
== LUANI ==
* MOTOJA : UNË DUA
* KARAKTERISTIKAT : Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, në krye të aksionit. I do jetën, fëmijët, pushtetin. Dëshiron të urdhërojë, të shtypë. Është autoritar, shpirtgjerë dhe elegant. Bie në komplimente. Me kalimin e viteve e humb elanin jetësor. Nëse niset rrugës religjioze, bëhet përjashtues dhe dogmat.
* PLANETI : Dielli.
* PROFESIONI : Organizator, shef, politikan, artist, aktor, bankier, argjendar.
* MANGËSIA : Snobizmi.
 
== VIRGJËRESHA ==
* MOTOJA : UNË ANALIZOJ
* KARAKTERISTIKAT : Preciz, i ndërgjegjshëm, pedant, racional, mosbesues. Bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm, tek i cili gjithnjë mund të mbështeteni. Më shumë beson në arsye sesa në intuitë. Është i dhënë pas shëndetit, bujqësisë, por edhe artit. Jeton nga puna e vet.
* PLANETI : Merkuri.
* PROFESIONI : Farmacist, tregtar, shkrimtar, gjuhëtar, pianist, piktor, aktor, sportist, jurist.
* MANGËSIA : Është vesveseli, cikërrimtar.
 
== PESHORJA ==
* MOTOJA : UNË MAT
* KARAKTERISTIKAT : I kujdesshëm, i matur, harmonik, pajtohet mirë me të tjerët. Është estet i madh. Ka bukurinë, graciozitetin, pamjen transparente. Në punë është diplomat, në shtëpi nuk është taktik. E do punën ekipore, elegancën dhe ka shije të mirë.
* PLANETI : Venera.
* PROFESIONI : Jurist, gjykatës, aktor, këngëtar, politikan, piktor, pianist, diplomat, arkitekt, edukator, mësues.
* MANGËSIA : Tekanjoz, harxhon shumë.
 
== AKREPI ==
* MOTOJA : UNË DËSHIROJ
* KARAKTERISTIKAT : Kanë vullnet të fortë, janë dinamikë, të shpërqendruar, këmbëngulës dhe seriozë. I tërheqin provokimet. Janë enigmatikë, misterioz dhe të errët. Bëjnë gjithçka për miqtë, por gjinisë tjetër nuk i besojnë. Motoja e tyre është "gjithçka ose asgjë". Janë dashnorë të mëdhenj dhe shkencëtarë.
* PLANETI : Plutoni.
* PROFESIONI : Financier, psikiatër, detektiv, avokat, spiun, speleolog, okultist, tregtar.
* MANGËSIA : Xheloz, hakmarrës.
 
== SHIGJETARI ==
* MOTOJA : UNË KUPTOJ
* KARAKTERISTIKAT : E do lirinë, është entuziast, gaztor. Është tip sportiv, ka një energji të jashtëzakonshme, lakmitar i madh. I do udhëtimet, filozofinë, arsimimin. E përcjell fati. Kryelartë, snob, por gati gjithnjë në anën e ligjit.
* PLANETI : Jupiteri.
* PROFESIONI : Gazetar, ambasador, jurist, filozof, shtegtar nëpër botë, gjykatës, mjek, person religjioz, person që përkatësinë e tij e lidh me institucionet shtetërore dhe publike.
* MANGËSIA : I mungon guximi.
 
== BRICJAPI ==
* MOTOJA : UNË SHFRYTËZOJ
* KARAKTERISTIKAT : Serioz, mendimtar, ambicioz, synon suksesin në moshën e shtyrë. Është këmbëngulës, ka vullnet të madh, i mençur, shpirtëror, i pasigurt, por materialist dhe egoist. Arrin çdo gjë që i përkushtohet. Nuk kërkon mirënjohje për vete. Kontrollon ndjenjat.
* PLANETI : Saturni.
* PROFESIONI : Murator, kopshtar, murg, eremit, polic, drejtor, menaxher, artist, kompozitor, piktor, skulptor, kontabilist.
* MANGËSIA : I turpshëm.
 
== UJORI ==
* MOTOJA : UNË DI
* KARAKTERISTIKAT : Individualist, origjinal, jokonvencional, adhurues i së vërtetës. Është kontrovers, i pakapshëm, mendjelehtë, joshës, boem, kumarxhi. Shpik ide të reja. Nuk e duron kontrollin.
* PLANETI : Urani.
* PROFESIONI : Fotograf, inxhinier, kompjuterist, regjisor, aktor, balerin, shpikës, hulumtues, fizikan, antikuar, gazetar, okultist, profesione të reja.
* MANGËSIA : Egoist kundruall të afërmve dhe human ndaj të tjerëve.
 
== PESHQIT ==
* MOTOJA : UNË BESOJ
* KARAKTERISTIKAT : Person jo i drejtpërdrejtë, enigmatik, romantik, hipersensitiv, selektiv. Megjithëse i kupton gjërat më mirë se të tjerët, ka dëshirë të bëjë dredhi. Është simbol i njeriut universal. Tolerant, emocional, por në punë është lider. Jeton në botën e imagjinatës. Ka intuitë të fortë. Është vizionar dhe ndërmjetës i shkëlqyeshëm.
* PLANETI : Neptuni.
* PROFESIONI : Profesionet që lidhen me spitalin, institucionet sociale, okultizmin, artin, posaçërisht piktura dhe aktrimi.
* MANGËSIA : Dyfytyrësia.