[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: be:Імуналогія
v r2.5.2) (roboti shtoj: mk:Имунологија; cosmetic changes
Rreshti 7:
Vija e dytë e mbrojtjes është imuniteti specifik, të cilit i duhen disa ditë për t’u përgjigjur në invadimin parësor (infeksioni me një organizëm që nuk ka ndodhur më parë). Te sistemi specifik imunologjik, vërehet prodhimi i antitrupave (proteina të tretshme që lidhen me antigjenët e huaj) dhe përgjigja qelizore imunitare, në të cilën qelizat specifike i njohin patogjenët e huaj dhe i shkatërrojnë ato. Te virusët dhe tumorët, ky lloj i imunitetit është esencial për njohjen dhe shkatërrimin e qelizave vetjake që janë të infektuara nga virusët apo qelizat malinje të tumorit. Përgjigja dytësore është zakonisht shumë më e theksuar sesa ajo parësore për shkak të aktivizimit të qelizave memorike B dhe T. Në këtë seksion do të shohim se si ndërveprojnë qelizat e sistemit imunologjik me njëra tjetrën përmes një numri të madh të molekulave sinjalizuese me qëllim që të krijohet një përgjigje e bashëkrenditur. Këto sinjale realizohen përmes proteinave dhe stimulojnë qelizat e sistemit imunologjik. Këtij grupi i takojnë limfokinet që prodhohen nga qelizat e sistemit limfoid; si dhe citokinet e hemokinet që prodhohen nga qelizat tjera të sistemit imunitar.
 
=== Antigjenet ===
** PËRKUFIZIMET
* 1.Imunogjenet
Substancat që shkaktojnë përgjigje specifike imunologjike.
* 2.Antigjenet (Ag)
Substancat që reagojnë me prodhimet e përgjigjes specifike imunologjike ose me antitrupat.
* 3.Haptenet
Substancat që nuk janë imunogjene, por mund të reagojnë me antitrupa. Haptenet janë molekula të vogla, të cilat veçmas, nuk mund të indukojnë përgjigje imunologjike, por këtë mund ta bëjnë nëse lidhen me një molekulë tjetër bartëse. Haptenet e lira mund të reagojnë me produktet e përgjigjes imunologjike pasi këto të jenë në dispozicion. Haptenet kanë veti antigjenike, por jo imunogjenike.
* 4.Epitopet ose determinantat antigjenike
Janë pjesët e veçanta të antigjenit, të cilat lidhen me antitrupa.
* 5.Antitrupat (At)
Janë proteina specifike që prodhohen si përgjigje ndaj një imunogjeni dhe reagojnë me antigjenin.
* FAKTORËT QË NDIKOJNË NË IMUNOGJENITET
** Substanca imunogjene
* 1.E huaja
Sistemi imunologjik normalisht i dallon molekulat e veta nga ato të huajat, prandaj vetëm molekulat e huaja ushtrojnë veprim imunogjen.
* 2.Madhësia
Nuk ka ndonjë madhësi të caktuar mbi të cilën një substancë do të jetë imunogjene. Megjithatë, sa më e madhe të jetë një molekulë, aq më i madh do të jetë veprimi i saj imunogjen.
* 3.Përbërja kimike
Zakonisht, nëse një substancë është komplekse nga aspekti i përbërjes kimike, atëherë ajo do të ketë veprim më të fuqishëm imunogjen. Determinantat antigjenike krijohen me sekuentimin primar të mbetjes në polimer dhe/ose strukturën sekondare, terciare apo kuaternare të molekulës.
* 4.Forma fizike
Antigjenet në formë thërmizash, zakonisht kanë veprim më të theksuar imunogjen sesa ato të tretshëm. Poashtu, antigjenet e denatyruar janë më imunogjen sesa ato që ndodhen në formën native.
* 5.Zbërthyeshmëria
Për të zhvilluar përgjigjen imunitare, shumica e antigjeneve (antigjenet që varen nga limfocitet T) duhet paraprakisht të fagocitohen, të përpunohen dhe pastaj t’iu prezentohen limfociteve ndihmëse T(T-helper cells) përmes qelizave që prezentojnë antigjenin. Prandaj, antigjenet që fagocitohen më lehtë nga qelizat mbrojtëse të organizmit, janë më imunogjen.
* 6.Sistemi biologjik
* 7.Faktorët gjenetik
Substancat e ndryshme mund të kenë veprim të ndryshëm imunogjen. Disa substanca mund të kenë efekt imunogjen te një njeri, por jo te disa të tjerë (reaguesit dhe joreaguesit). Individët e caktuar mund të kenë mungesë ose dëmtim të gjeneve që kodojnë për receptorët e antigjeneve në limfocitet B dhe T; apo mund të kenë mungesë të gjeneve që iu nevojiten qelizave antigjen-prezentuese për t’i prezentuar antigjenet tek limfocitet T.
* 8.Mosha
Mosha, poashtu mund të ndikojë në imunogjenitet. Zakonisht, personat shumë të moshuar dhe ata shumë të rinj kanë aftësi më të kufizuar për prodhimin e përgjigjes imunologjike ndaj substancave imunogjeneve.
* Metoda e dhënies
* 1.Doza
Doza e dhënies së imunogjenit mund të ndikojë në imunogjenitet. Ekziston një dozë e caktuar e antigjenit, mbi ose nën të cilën përgjigja imunologjike nuk do të jetë optimale.
* 2.Rruga
Përgjithësisht rruga subkutane është më e mirë sesa ajo brendavenoze ose intragastrike. Rruga me të cilën jepet antigjeni, poashtu mund ta ndryshojë natyrën e përgjigjes imunologjike.
* 3.Adjuvantët
Substancat që mund ta rrisin përgjigjen imunologjike ndaj një imunogjeni quhen adjuvansë. Nganjëherë, përdorimi i tyre kufizohet për shkak të efekteve të padëshirueshme anësore siç janë ethet dhe inflamacioni.
== Shiko edhe ==
:[[Bakteriologjia]]
:[[viriologjia]]
Rreshti 49:
:[[Mikologjia]]
 
== Burimi i të dhënave ==
:http://pathmicro.med.sc.edu/Albanian/Albanian-imuno3.htm
:http://pathmicro.med.sc.edu/Albanian/intro-alb.htm
 
[[CategoryKategoria:Imunologji| ]]
 
[[Category:Imunologji| ]]
[[Kategoria:Mikrobiologji]]
 
Line 85 ⟶ 84:
[[lb:Immunologie]]
[[lt:Imunologija]]
[[mk:Имунологија]]
[[ms:Immunologi]]
[[nl:Immunologie]]