Beteja e Bedrit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 21:
 
== Zhvillimi i betejës ==
Dy ushtritë ndodheshin përballë njëra-tjetrës. Situata u rëndua dhe hija e vdekjes ra mbi luginë. [[Pejgamberi]], paqja qoftë mbi të, e dinte se nga rezultati i kësaj beteje varej fati i myslimanëve dhe i [[Islami]]t. Kjo ishte një betejë në mes [[Islami]]t dhe '''Mosbesimit''', në mes së Vërtetës dhe së Kotës. Ai ra në sexhde dhe E luti [[Allahu]]n : “[[Allahu|O Allah]] ! Nëse ky grup myslimanësh mposhtet, në këtë botë s’do të mbetet më njeri që do të Të adhurojë !”
I pari nga myslimanët që hyri në dyluftim, ishte [[Hamza]] bin Abdulmutalibi, xhaxhai i Pejgamberit, i cili vrau një pabesimtar që u përpoq të arrinte pellgun e
ujit për ta shkatërruar. Kjo ishte nisja e betejës. Më pas tre luftëtarë kurejshë dolën në shesh dhe sfiduan tre myslimanë. [[Hamza]] bin Abdulmutalibi, [[Ali bin Ebu Talibi]] dhe [[Ubejde]] bin Harithi ishin myslimanët që pranuan sfidën. [[Hamza]] dhe [[Aliu]] i mposhtën shpejt kundërshtarët e tyre, kurse Ubejdeja dhe kundërshtari i tij plagosën rëndë njëri-tjetrin.