[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
jam vetë autori Petraq KOTE
Rreshti 6:
"Ismail Qemali", Vlorë, në fakultetin e shkencave humane, dega gjuhë – letërsi shqipe. Pas diplomimit të parë u emërua Shef i Përgatitjes Fizike të Brigadës së nëndetëseve të Republikës së Shqipërisë.
 
Më vonë Shef i Përgatitjes Fizike të Divizionin Fier. Shef i Kulturës së Bashkisë Fier deri në vitin 20012002. Aktualisht është kryeredaktor i gazetës letrare mujore "Fieri Profil" dhe specialist i trashëgimisë kulturore në drejtorinë e kulturës së bashkisë, Fier.
Ka shkruar letërsi qysh në rininë e hershme, në rrethin letrar të shkollës së mesme ushtarake "Skënderbej" Tiranë, ku udhëheqëse e rrethit letrar ishte mësuesja e letërsisë dhe poete zonja Vasilika Vasi.
Rreshti 17:
* "Këngë e Parrëfyer" 2001 shtëpia botuese "Darmisa" Fier,
* "Këngët e Motmotit" 2003 shtëpia botuese "Ymeraj" Fier,
* "Mirë se erdhe Lamtumirë !..." shtëpia botuese "Globus. R" Tiranë, 2005
* "Portretin kam varur në muret e kohës" 2008 shtëpia botuese "Globus. R" Tirane 2008.
 
Ka botuar dy vëllime me tregime
* "Ngjarje ndër Muzakë - 1" 1999 shtëpia botuese "Albapress" Fier,
* "Ngjarje ndër Muzakë – 2" 2005 shtëpia botuese "Ombra GVG" Tiranë,
Publicistika më e shquar e tij është:
* "Hija... e Kadaresë",
* "Lasgushi dhe Kosova",
* "Një çast me Migjenin",
* "Kritika Letrare Shqiptare dhe prof. Adriatik Kalluli",
* "Dasma e Kreshbardhës",
* "Diktatura Letrare shqiptare",
* "Poezi që gjëmon më parë se të vetëtijë",
* "Qiellëzanat Trillane",shënime për romanin "Darka e Gabuar" të Kadaresë etj.
* "Hija... e Kadaresë",
* "Qiellëzanat Trillane",
* shënime për romanin "Darka e Gabuar" të Kadaresë etj.
 
"Më kujton Kostandin Paustovskin" në librin me tregime
 
"Ngjarje ndër Muzakë – 2" – Shkruan studiuesi dhe përkthyesi Perikli Jorgoni.
 
"Petraq Kote është poet i klasit të parë. Poet i dhimbjes kombëtare", ka thënë prof. Adriatik Kallulli.
Line 65 ⟶ 63:
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Poetë shqiptarë]]
 
 
 
 
POEZIA SHQIPTARE
Petraq KOTE
 
 
 
 
 
 
…………………
Botues Globus R.
2008
e
r
a
t
p
i
q
Sh
 
a
i
z
e
o
P
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Globur. R \ Albania
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE
 
 
 
PORTRETIN
KAM VARUR
NË MURET E KOHËS
poezi
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Shtëpia botuese Globus R.\ Tiranë 2008
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poezia Shqiptare
Titulli origjinalit
Petraq KOTE
PORTRETIN KAM VARUR NË MURET E KOHËS… poezi
 
Botues: Petraq RISTO
Redaktor: Halit SHAMATA
Recenca:
Prof. Adriatik KALLULLI
Prof. as dr Valter MEMISHA
Dr. Faik SHKODRA
Ylli XHAFERRI
Xhevdet SHEHU
Korektore letrare: Edlira ÇERKEZI
Kopertina: Elvi KOTE ( Peizazh në Myzeqe, vaj 50 x 50 ) galeria private
Art grafik: Globus R.
Ndihmoi financiarisht presidenti i firmës “ Livia – Textil “
zoti Artur Bakalli.
Presidenti i Sh. P. K “ ADVA “, zoti Ardian Kuçukali.
© Copyright: Petraq KOTE
Të gjitha të drejtat e botimit të këtij libri në gjuhën shqipe
janë të rezervuara.
E – mail: kotepetraq@yahoo.com
 
 
Ky botim u hodh në qarkullim në muajin gusht 2008
Shtypur në letër samua 80 gr. Format 14 x 20.5
- tirazhi 250 kopje.
U shtyp në shtypshkronjën: “ Globus R “
 
 
 
------------------------------------
ISBN: 978 -99956 – 30 – 10 - 2
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Ia kushtoj këtë libër gjithë shqiptarëve që e rikadastruan kombin e tyre në perëndim ( NATO, BE ).
Kryeministrave, Meksi, Fino, Nano, Meta, Majko, Berisha, Bukoshi, Rexhepi, Haradinaj, Çeku, Thaçi.
Presidentëve Rugova, Berisha, Meidani, Moisiu, Topi, Sejdiu.
Zoti i bekoft!
 
 
 
 
 
Le degré d’esprit nécessaire pour nous plaire,
est une mesure assez exacte du degré d’esprit que nous avons. – 1)
 
Helvetius
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
1. Shkalla e nevojshme e shpirtit që na pëlqen,
është një masë e saktë e shkallës së shpirtit që ne kemi.
 
 
 
 
 
 
 
 
EDHE DHEMBJA KA BUKURI
 
 
(Portretin Kam Varur në Muret e Kohës Petraq Kote. Tiranë: Globus R, 2008. fq.175)
 
nga Aida Dismondy USA. Master e gjuhëve gjermanike.
 
E panjohura na krijon ngurrim dhe tundim e kur bëhet fjalë për një libër atyre u shtohet dhe skepticizmi e menjëherë lind pyetja: A do të mbetemi të kënaqur pasi të kemi lexuar librin? Këto përjetime m’u krijuan ditën, kur mora librin e poetit Petraq Kote ”Portretin kam varur në muret e kohës”. Krijimtarinë e Petraq Kotes nuk e njihja deri në momentin që hapa faqet e librit, kjo për arsyen e të qenit larg Shqipërisë. Leximi në faqen e parë i shënimit të autorit dedikuar „shqiptarëve që rikadastruan“ Shqipërinë në Perëndim, Kryeministrave dhe Presidentëve në çast më bëri të mendoj “jo një tjetër vëllim poetik i politizuar, le të shpresoj të mos jetë i mbushur me militantizëm apo patriotizëm të theksuar, i cilësisë së atyre librave që i lexon njëherë dhe pastaj vaken e futen në skutat e harresës”. Lënë mënjanë mëdyshjen dhe paragjykimin iu dhashë besimit se çdo libër që marr në dorë meriton të lexohet e të shikohet me objektivitet.
Titulli i librit tërheq vëmendjen dhe të lidh me kontekstin linear të vëzhgimeve që autori ka mbledhur përgjatë eksperiencës jetësore të tij si dhe sesi përjetesa ka mundur të krijojë karakterin e autorit, faktorë që kanë kushtëzuar e i janë nënshtruar njeri-tjetrit. Të zgjerojmë më tej nëntekstin e titullit, ndërsa faktori kohë dhe njeri qëndrojnë të ndërlidhur mes tyre, ku koha lë vulën e saj tek njeriu, i përket këtij të fundit të gjykojë ndodhitë e zhvilluara në kohë. Dhe këtë gjykim të tij Petraq Kote e sjell si pikën kryesore që karakterizon poezinë, për më tepër është mendim poetik intelektual që kërkon lexuesin e rrahur me letërsi pra, të kultivuar. Poezitë e vëllimit poetik “Portretin kam varur në muret e kohës“ lidhur me organizimin nuk i përmbahen ndonjë rregulli të caktuar. Më tej, poezitë duket se janë të kapura pas njëra tjetrës, jo në aspektin kuptimor por në atë diskursiv, si një bisedë në të cilën kalohet nga tema në temë. Këto ndërthuren me njëra tjetrën, zgjedhje që vihet në funksionim të katharsisit poetik, ku koha-pëlhurë përbëhet nga penjë të ndryshëm që jo patjetër i përmbahen një kodi të caktuar organizues por e karakterizon një organizim i brendshëm integral për të dhënë të plotë perceptimin e ngjarjeve të mbledhura gjatë udhëtimit kohor të autorit. Dhe është në këtë udhëtim kohor dhe historik të situatës shqiptare – brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj - në të cilin Kote bën bashkudhëtar lexuesin përfshirë në këtë mënyrë shtrirjen gjeo-fizike të shqiptarëve .
Kote nuk vihet, megjithatë, në rolin e guidës qëllimi kryesor i të cilit është të tërheqë lexuesin e të sajojë zbukurime të paqena, përkundrazi Kote është nga ata poetë që merr përsipër prezantimin e një tabloje të koklavitur, rrëqethëse dhe të mbushur plot dhembje. Po, duhet pranuar se qëllimi i Kotes është realiteti sikur ai e përjeton dhe jo vetëm kaq por ai e bën të qartë në vargun e tij se është një observues i vëmendshëm dhe lëvrues i sigurt i linguistikës që përdor, linguistike që e angazhon lexuesin e i jep zhdërvjelltësi vargut edhe e bën atë më efikas në efektin, që autori kërkon te krijojë. Për te ilustruar t’i kushtojmë pak vëmendje vargut “Ajri ende i pa pjekur në furrat e nxehta të motit akull,“ nga poezia “Shekulli hemeopatik“ dhe të përpiqemi ta dekonstruktojmë atë. Poeti me efektivitet ka sjellë në të njëjtin varg një pohim polemik dhe paradoksal. Të shpjegohem pak këtu, moti është i përbërë nga ajri, kjo është marrëdhënia literale midis këtyre dy komponentëve, dhe është temperatura e ajrit që përcakton motin, mirëpo poeti e shtyn perceptimin tonë të marrëdhënie ajër-mot dhe krijon një marrëdhënie të re, që ne si lexues jemi të detyruar ta pranojmë. Sipas poetit ajri duket se është komponent i shkëputur nga moti dhe ndodhet disi i futur brenda tij dhe të dy ekzistojnë në ekstreme temperaturash. Kjo ngjitje zbritje e temperaturave e ngrohtë/ e nxehtë/ e akullt krijon sensacionin për lexuesin se realiteti i ngjan një objekti gati të kriset, të pëlcasë e të shkërmoqet përpara tij sapo ajri të jetë ‘pjekur’. Ky është një nga shembujt e zotërimit linguistik që Kote posedon, poezia e tij është e mbushur me këtë lëvrim të artit të fjalës. Kote si poet arrin me një qëmtim të vargut të implementojë secilën nga situatat e të shprehë shqetësimin e dhembjen në shumë dimensione.
Përmenda më sipër se Kote na merr në një udhëtim historik, jo për t’iu referuar ndonjë idealizmi të momentit apo për të ringjallur lavdi të vjetra por për të tërhequr vëmendjen kah situatës bashkëkohore dhe asaj ç’mund të ndodhë në të ardhmen, sepse “tek e ardhmja ka të shkuar“ (Më këputet zëri). E thënë ndryshe nëse e ardhmja tërheq pas të shkuarën ka gjasa që ngjarje të së shkuarës të përsëriten në ndonjë variacion tjetër. në të ardhmen. Për rrjedhojë qëndron probabiliteti i riciklimit të së shkuarës duke çuar në kushtëzimin e së ardhmes nga e kaluara. Çuar një hap më tej qoftë e kaluara e zymtë, ajo nuk do të fshihet por do t’i ngjitet pas të ardhmes. Në momentin që e shkuara shfaqet atëherë ajo përcakton të tashmen. Kote hyn në poezinë e tij në transaksion me këtë të shkuar të tashme, kohë që përbën dy nga muret ku poeti do të varë portretin. Një kohë që i përngjan të gjallë-vdekurit pa varrosur, herë shfaqet si i sëmurë që lëngon qysh prej lindjes, herë pritur në gojën e varrimit qysh në ngjizje siç ngjet në poezinë “...prandaj ndërtoj veten ikonë sureale“:
“Miliona shtretër në djepet e sëmura,
varret në mitra
dhe veshjet në amnezë.“
(...prandaj ndërtoj veten ikonë sureale)
 
Në këtë mënyrë i shfaqet vendi i tij poetit, plogështi e dhembje prej sëmundjes së tej zgjatur. Më tej, poeti duhet të përballojë humbjen fizike të mëmëdheut dhe të gjejë psiqikisht forca për t’u marrë me Atdheun e çmendur, situata që shfaqen njëkohësisht “Nëna vdiq/ Atdheu u roit“ (“...ndoshta kam marrë formën e librit“) ku nëna është simbol i mëmëdheut. Më tutje po në këtë poezi poeti pohon se “Në liqenin e mëngjesit të syve të mi,/janë varri, lëvizjet e Brovnit, gërmadhat...“. Në fakt, ky varg e thellon më tej tablonë dëshpëruese. Autori evokon një gropë te stërmadhe që ka rreth vetes rrënojën shtrirë në trupin e një të çmenduri që shkakton tepër dhembje aq sa nuk mjaftojne lotët natyralë, por duhen shndërruar sytë në shtrat liqeni, ujët e tij mbase do të mjaftojë të gulçojnë dhembjen. Për të kuptuar gjendjen e atdheut të tij, poetit, i duhet angazhimi fizik dhe psikik, kaosit i duhet gjendur filli. Ç’të bëjë poeti? Përdor fjalën si i vetmi mjet për të ekzaminuar morinë e kadavrave shtrirë morgjeve, e përdor atë si lopatën e varrmihësit që hap gropa për të nxjerrë trupat e dekompozuar në siperfaqe, qofshin ato kocka a mbeturina të tjera që krimbat akoma s’kanë mundur të dekompozojnë. Këto angazhime poetike i ndeshim tek “Varri jetim”, “Më thërret krisma”,”Fitorja” , “Plagët e grave do të kenë rrënjë , pylli”,“Mishi i qytetit të morgut“, etj.
Kote përpilon me vargun e tij një aktakuze ndaj të pandehurit, që herë është krimineli hero, herë dhunuesi i vajzës, herë liturgjia e drejtuesve të shtetit apo servilizmi i tyre ndaj politikave perëndimore. Ndërkohe që përpilimi e bën atë të mbledh fakte, e shtyn edhe të reflektojë rreth etikës dhe parimeve të tij ‘E dija gabim’ thotë poeti Kote se “fitoret, liritë, pavarësitë, paqet / dilnin nga dyert e pushkëve“ (“Paqja e senatuar). Tani ato dalin nga tjetërkund, udhëhiqen nga koncepti shtet i vogël-shtet i madh, ku i madhi, duke përdorur ‚mendjen’ merr vendim për të voglin pa marrë parasysh gjakun e derdhur, dëshirën e një populli, varret e hapura e plagët që hapen sapo fillojnë të zënë pak kore. Kote është i përpiktë kur e krahason pavarësinë e Kosovës nënshkruar në „dyert e pasme te Senatit amerikan/ Bashkimit Evropian“ me„ mishin e prerë të lopëve të Libofshës“ (“Paqja e senatuar“) sepse sipas autorit nëse vula solli pavarësinë kurrësesi nuk garanton paqen. Historia po përsëritet në vendimet që janë marrë për shqiptarët, kohë tjetër, lojtarë të rinj e njejta lojë e vjetër, përshtypje që krijohet kur lexon:
“Pavarësia për çdo shqiptar në botë fillon më 28 nëntor 1912. Edhe për kosovarët, çamët, shqiptarët e Malit të zi, Shqiptarët e Maqedonisë.
Kjo e vërtetë e hidhur është turp i historisë moderne botërore.
Një komb nuk ka pesë pavarësi!”
(Pa sy ....Kamy)
Është një dashuri e sinqertë e poetit Petraq Kote për atdheun që e ngacmon të hedhë vargjet kundrejt padrejtësive, siç është fuqia e këtyre vargjeve kushtuar Gërdecit :
Dita, me gjatësinë e jetës,
duale
me portretin e Shqipërisë,
hedhur me penel - tonelatat e predhave,
mbi telajon e trishtimit,
grunduar me gjak;
varet në murin e sekondave.
(Oh, ç’ është një dhimbje/që shkelka dhimbjet e mia?!)
Nëse autori në titull i referohet në sipërfaqe portretit të tij personal është e qartë jo vetëm përmes këtyre vargjeve, por në tërësinë e leximit të vëllimit poetik se portreti që ravijëzohet, krijohet varg pas vargu, e merr formë është i fytyrës së Shqipërisë. Një portret që ndërrohet marramendesh me vërtik në çdo lëvizje sekonde dhe mund të bjerë nga çasti në çast nëse akrepi shkëputet. Ndjesia dhe fuqia e përjetimit të atdheut është e pa krahasueshme në vargun e poetit Petraq Kote. Atdheun ai vërtetë e quan të luajtur mendsh, por sado i “roitur” të jetë atdheu përsëri është vendlindja. Atdheut poeti Kote i kërkon “ta marrë përdorë si fëmija” në poezinë Rruga ters ndërkohë që në një poezi tjetër poeti e paraqet veten si vendlindja. Duke parë këtë lloj përkushtimi ndaj atdheut është e natyrshme që poeti të shqetësohet për të e t’i rrijë pranë. Eja, thotë poeti të vazhdojmë udhëtimin se ka dhe te bukura ky vendi im përveç dhembjes e absurditetit.
Ky vend i ka ofruar momentet më të hidhura e më të bukura të jetës. Dedikimi që ai i bën brezit të tij është mallëngjyes dhe prekës e i përket kujtimeve jo të këndshme. Ja si shprehet poeti në poezinë “Metamorfozë“: “Qeshje të shthurura rinie /të dënuara në vitin njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e katër./“ Cigania me shporta “ e Maks Velos./Këmba protezë e arrestuar në Ballësh e Hekuran Qazimit.” Si ka mundësi që e qeshura të dënohet apo një këmbë proteze të arrestohet? Përdorja e së “qeshurës” dhe “këmbës” i përqasen lexuesit si simbole të një periudhe të mbarsur me dhunë, mosbesim dhe jetë të reja prerë në lulëzim si dhe thekson më tej absurditetin e saj. Megjithatë absurdja mban brenda gëzime: miqtë e shkollës së mesme, dashuritë e vjetra, ‘rrëzuar’ kushedi ku, martesën me njërën prej tyre vajzën, që ai e dashuron tërësisht, sepse është gruaja e tij e vetmja që nuk e ka braktisur (“Unë jam harta e gruas time“). Poetët i këndojnë jo vetëm dashurisë por dhe natyrës. Kote nuk i shpëton asaj, madje në shumë prej vargjeve kushtuar natyrës ai i përmbahet simetrisë së vargut, ato janë ritmike dhe rimojnë e tingëllojnë si poezi që dëshiron t’i marrësh me vete e t’i lexosh diku apo t’i vendosësh në kornizë e t’u referohesh sa herë që stinët fillojnë apo kur ato i lenë vendin njëra - tjetrës. Poezi si “Peisazhi“ dhe ”Një pikturë“ sjellin tek lexuesi stinët. Poeti përdor shkallëzimin ngjitës për të konfiguruar karakteristikat e secilës stine e ato kalojnë nga dekompozimi (Vjeshta), tek ngrirja (Dimri) e ripërtëritja (Pranvera) vera përshkruhet me anë të krahasimit si nusja që lan fytyrën tek ripërtëritja e pranverës.
Ky vëllim poetik nuk do të ishte i plotë pa portretin e poetit, poezi qe i ka dhëne dhe titullin vëllimit. Portreti i tij është një trinitet „i gjallë/hije/imazh“. Linjat e secilit prej tyre ndërlikohen dhe vendosen mbi njeri-tjetrin ose ndërrojnë vend, ku herë njeri ngrihet nga sfondi për të dalë në pah, herë tjetri. Është piktori kohë ai që ka vendosur bojërat dhe nuancat polikromatike në të. Koha, jo vetëm e ka krijuar portretin por dhe e ka futur atë brenda saj, megjithatë poeti del jashtë saj duke varur njërin nga portretet e tij në të. Duke qenë në kontroll e duke qëndruar gjithashtu brenda faktorit kohë. Paradoks për lexuesin por jo për poetin Kote, duket se paradoksalja i është bërë bashkudhëtare dhe nuk e shqetëson, çfarë e shqetëson atë është dhembja që krijohet brenda poetit, vënia në komunikim me lexuesin e ideve të tij, përdorimi i zgjuar i gjuhës së pasur, pa zgjatje, por shkurt dhe saktë për të sjellë mesazhin e poezisë së tij në hapësirën shqiptare. Vargut të Kotes nuk mund t’i shmangesh, loja e fjalëve të ndërtuara me teza-antiteza paraqet surpriza që përmbysin imazhin e sapo krijuar dhe të përplasin në realitetin banal. Autori arrin që përmes vargut të ngacmojë lexuesin që ky të jetë në mëdyshje për sa i përket perceptimit prej tij të situatave të referuara në tekst.
Poeti thotë Kote “Është një kambanë që bie,/ndalon./Ç’trishtim der’ largë që hedh pa prerë!“ (Poeti). Në të vërtetë poeti funksionon si tingull dhe zë që përhapet në hapësirat gjeografike por dhe mendore. Poeti Kote është nga ata poete që imponohet me dozën e realitetit që përçon poezia e tij, si lexues nuk mund të qëndrosh indiferent. Nëse në fillim të udhëtimit me poetin Kote po ecnim në territore të reja të nevojshme për letërsinë shqiptare por ndenjur paksa në distancë tek mbyll faqen e fundit sytë e lexuesit gjithashtu kanë „liqenet“ dhembja dhemb. Petraq Kotes në këtë vëllim poetik nëpërmjet përdorimit me mjeshtëri të fjalës është për lexuesin një udhërrëfyes në kthinat e përbalt-gjakura e rrugët e mbështjella me dhembje të Atdheut tonë, sepse Atdheu është i të gjithëve ne që i themi vetes shqiptarë, se dhe unë e ti jemi vendlindja e marrim një pjesë tës saj kudo që jemi. Më tej, poezia e Kotes është moderne në atë se përpiqet të lëvizë strukturat ekzistuese të shoqërisë. Poeti Petraq Kote është origjinal në këndvështrimin e tematikave të shumta që prezanton. Me këtë vëllim poetik Kote mund të quhet l’enfant terrible për nga forca tronditëse që përmban vargu i tij. Në konkluzion, poeti Kote kontribuon denjësisht në poezinë e re shqiptare duke iu shtuar atij grupi poetësh shqiptarë që meritojnë të studiohen dhe të mbahen në radarin si të studiuesve, ashtu dhe kritikëve letrarë.
 
 
POEZI FILOZOFIKE ME TIS MREKULLOR METAFORIK
Shënime për librin poetik “ Portretin kam varur në muret e kohës “ - Poezi
Nga Ejup Ceraja shkrimtar, eseist, publicist
Rilexim
Kur iu ktheva leximit të dytë të këtij vëllimi poetik tejet interesant dhe thellësisht origjinal i llojit të vetë, hetova sa me kënaqësi, aq edhe me huti se çfarë i kishte shpëtuar " kamerës" së zemrës sime pa e incizuar dhe " radarit " të trurit tim pa e fiksuar gjatë leximit të parë. Leximi i dytë i këtij vëllimi me poezi, në krahasim me leximin e parë, është shumëfish më mbresëlënës në mbamendjen time në të gjitha rrafshet. Dhe, vetëm leximi i dytë ma kthjelloj vrojtimin se kisha të bëja me një poet tërësisht e thellësisht origjinal, i cili, siç thoshte shkrimtari i shquar francez, Shatobrioni, kur shkruante për origjinalitetin në letërsi, në përgjithësi e për origjinalitetin në poezi, në veçanti se poet apo shkrimtar origjinal nuk është ai që nuk e imito as kë, por është ai të cilin nuk mund ta imitojë askush. Këtë maksimë të Shatobrionit ma tabanoi shumëfish poeti Petraq Kote me këtë vëllim me poezi. Që, siç e theksuam më lart, është tërësisht origjinal. E të cilin besnikërisht nuk mund ta imitojë askush. Se vetëm Krijuesi Hy ua çon muzat krijuese poetëve në origjinalitetin e tyre të veçantë e të dalluar nga krijuesit e tjerë poetë...
Titull sa ngacmues, aq edhe metaforik
Pra, titulli "Portretin kam varur në muret e kohës" është sa ngacmues, aq edhe metaforik.
- Pse mund të pohojmë kështu?...
Mund të pohojmë kështu për dy arsye parësore më shumë: një, se poeti portretin e vet, që mund ta ketë një kuptim dyzash..., e ka varur në muret e kohës për brezat e ardhshëm për t'i rrëfyer ngjarjet e ndodhitë e ndryshme, që vulosin një apo... periudha kohe. Pra, them, se në titullin e vëllimit, poeti e ka dhënë portretin e vet krijues nëpër rrjedhat e kohës, nëpër të cilat kohë i ra hise të kalojë edhe si person fizik, por edhe si person krijues - poet. Dhe dy, vetë pjesa "... në muret e kohës" është një metaforë e fuqishme, ku muri pasqyron fuqinë e portretit krijues të poetit, ndërsa koha vijimësinë e atij portreti krijues... E pra poeti, të themi shprehimisht, e ven portretin e vet krijues në murin e secilës kohë për aq sa i ka rënë hise deri më tash dhe sa do t'i bjerë hise edhe në të ardhshmen sa të jetë në jetë - gjallë, si testamente të secilës kohë veç e veç dhe e të gjithave marrë së bashku...
Edhe pse titullin e këtij vëllimi Petraqi e ka "huazuar" nga poezia faqe 102, që e mban të njëjtin titull, kuptimet i kanë, them, ca më të ndryshme. I pamë kuptimet, gjithnjë sipas meje, në ballinë të librit, ndërsa në vjershë vetë Petraqi pohon se i ka tri portrete: të gjallin, hijen dhe imazhin. "I gjalli", mendoj, është portreti fizik i poetit. Kurse portreti "i hijes", përfaqëson, them, të gjitha nëntekstet, që poeti synon t'i përcjellë te lexuesi. Ndërsa portreti "i imazhit", sipas meje, pasqyron figura artistike nëpërmes metaforave e krahasimeve rreth përshtypjeve e perceptimeve, që poeti i riprodhon besnikërisht ngjarjet a ndodhitë nëpërmes secilës poezi veç e veç...
Tabanimi i ngjarjeve në kujtesën e lexuesit
Pertaqi synon dhe ia del anesh, mendoj, që t'i tabanosi në kujtesën e lexuesit, e pse jo edhe në kujtesën e popullit, të cilit i takon vetë poeti, përmes artit të bukur të fjalës së shkruar - poezisë, ngjarjet e ndodhitë e ndryshme, si ato të përjetuara drejtpërdrejt, ashtu edhe ato të kaluarat historike, nëpërmes portreteve krijuese poetike, të vulosura me vulën e kohës kur ato kanë ndodhur dhe të përforcuara me "muret" metaforike për të mbetur të atilla nëpër rrjedhat e shekujve që do të pasojnë...
Pa kurrfarë pretendimi shteruese që të thuhen të gjitha ato që duhet thënë për një vëllim të këtillë me poezi si ky i Petraqit, që nuk është aq voluminoz në sasi, sa është voluminoz në përmbajtje. Se, po të thuhen të gjitha ato që duhen thënë për këtë vëllim dhe që e meriton të thuhen, do të dilte një libër më voluminoz se sa që është vetë ky vëllim me poezi. Por, unë do të mundohem të them diçka, sipas kutit e shijes sime, për mbresat gjatë e pas leximit të dytë. Që, nuk do të thotë se edhe për të tjerët duhet patjetër të vlejnë shijet e kriteret e mia për poezitë e këtij libri. Secili lexues i vëmendshëm i ka shijet, kriteret e përjetimet e veta, që mund të hetojë e të shijojë diçka, që lexuesit tjetër i ka shpëtuar pa u hetuar...
Petraqin poet për modestinë e sinqeritetin që, siç thotë shkrimtari e filozofi Osho "Njeriu i sinqertë mund të qeshi sinqerisht, mund të vallëzojë sinqerisht, mund të gëzojë sinqerisht...). Sepse, thotë ai, "Sinqeriteti nuk ka asgjë të përbashkët me seriozitetin" - do ta krahasoja me modestinë e sinqeritetin e shkrimtarit të madh argjentinas Jorge Borges-in të shprehur nëpërmes intervistës së vitit tashmë të largët 1976 dhënë atëherë gazetarit Bernardo Neustadt. Në atë intervistë në pyetjen: "Ju jeni inteligjent?" Borges përgjigjet: "Po të më japin disa vjet për t'u menduar, jam inteligjent. Në qoftë se më bëjnë pyetje si tuajat, të menjëhershme, jam fare mirë budalla." Ndërsa në pyetjen tjetër: "Do të donim të na flisnit pak për ndershmërinë." Borgesi përgjigjet: "Ndershmëria është aq e rrallë sa që një njeri ka pak mundësi për ta studiuar. Por besoj se çdo person ka diçka të ndershme. P. sh.: Unë e di që jeta ime ka qenë një mal me gabime. Kam kaluar pjesën më të madhe të saj duke provuar (atë) që të tjerët kanë pasur të drejtë; padyshim, jam munduar të jem i ndershëm, duke mos gënjyer më shumë se sa është e nevojshme. Duket se nuk mund të jetohet pa gënjeshtra..." Kështu përgjigjej me modesti Borgesi për vete.
Ndërsa Petraqi në faqe 7 shkruan: "... përpara se të shkruaja librat e fundit i kisha thënë gabimisht veti poet, shkrimtar. Ndërsa tani më thonë gabimisht të tjerët!" Kurse si moto hyrëse në këtë vëllim me poezi në faqe 8 e ka, të themi, strofën:
Besoj tradhtoj
Dhe pse e di se bota s'është kjo (që duket)
dhe pse e di se hëna s'ka dritë
dhe pse e di që yjet nuk shuhen
dhe pse e di që jeta gënjen
dhe pse e di Perëndia është njeriu
dhe pse e di se gratë janë tinëzare,
unë prapë besoj,
unë prapë tradhtoj..."
Janë të rrallë, madje do të thosha mjaft të rrallë, njerëzit e veçanërisht krijuesit që do të ishin kaq modest në pohimet e tyre për vetveten si këta dy shkrimtarë të kulturave të ndryshme, që kanë jetuar ose jetojnë edhe sot me mijëra e mijëra kilometra larg njëri-tjetrit, e që puqen në modesti në shumë pika...
Petraqi, të themi kushtimisht, pothuaj se në mes titullit gati të secilës poezi dhe fillimit të saj e ka një, ta quajmë shprehimisht, strofë një, dy, tri a më shumë vargjesh a rreshtash, që të shprehemi me një term muzikor shërben si prelud për poezinë vijuese. E cila me siguri se e orienton lexuesin, në mënyrë të tërthortë, për kuptimin më të lehtë të poezisë, ku ajo është vënë...
Hera-herës poezia e Petraqit, nëse e marrim vëllimin si tërësi, pasi nuk është ndarë në cikle, del ca ma hermetike dhe është pak më e "vështirë" për t'u kuptuar e për t'u zbërthyer. Dhe, për pasojë, ndoshta, edhe më i cekët sepse ashtu ia kërkon momenti për t'u përgatitur që të shpërthejë si llavë vullkani me tërë forcën e tij krijuese në poezinë pasuese, ku rrëfimi artistik arrin, të themi shprehimisht, kulmin zenitor në dy rrafshe: në rrafshin artistik dhe në rrafshin përmbajtjesor. E atëherë Petraqi e trajton, në mënyrën më sublime, temën për të cilën shkruan, duke e thelluar vertikalisht dhe duke e zgjeruar horizontalisht...
Petraqi në këtë vëllim të bukur e domethënës nuk lë sferë të shoqërisë shqiptare pa e kënduar me Lyrën e Orfeut, kur ngjarja që trajtohet në te ka karakter gazmor. Dhe, të themi kushtimisht, "vajton" me zërin e gërnetës të filmave ngashërues, kur ngjarja, për të cilën shkruan, është e dhembshme dhe e prekshme, për të mos thënë tronditëse...
E vrojtuar nga këndi universal poezia lirike është ritëm, është melodi e këndshme, është muzikalitet ndijor, është figuracion..., është zjarri brendshëm epshor, është afsh i zemrës së zhuritur, është flakë e shpirtit të ndjeshëm, është ide përmbajtjesore, është... Poezia, pra, në përgjithësi e poezia lirike, në veçanti është diçka që kur dëgjon ose e lexon të çon peshë, të nxitë për veprime ndjenjash të ndryshme, varësisht nga tema e motivimi, të prekë e të rrëmben me vrullin e vet, t'i nxitë dhe t'i lëndon telat më të fshehtë të zemrës së zhuritur, t'i hallakatë ndjenjat më sublime, duke të rrëmbyer në vorbullën e vet nëpër labirintet e kohës, që quhet jetë... Dhe, e shikuar nga këto rrafshe, poezia e Petraq Kotës, në këtë vëllim, i përmbushë me sukses këto maksima, që janë bukuria vetë...
Pra, tematikat e trajtuara në poezitë këtij vëllimi janë sa të larmishme, aq edhe të shumanshme. Siç e kemi theksuar edhe më lart Petraq Kote është një zë i veçantë në poezinë e sotme shqipe. Poezia e tij, në përgjithësi e e këtej vëllimi, në veçanti është e natyrshme e pa sforcime imponuese. Ajo vezullon e shëmbëllen me rrezet e mëngjesit pranveror... Dhe, në këtë rast ai është i tëri vetvetja (Xhevdet Shehu). Pra, zëri e uni i tij janë të kristaltë e të veçantë, që tingëllojnë harmonishëm dhe melodikisht bukur. Poezia e Petraq Kotes, në këtë vëllim, është një poezi e lidhur ngushtë si mishi me thoin me vendlindjen dhe atdheun. Ajo i përjeton fatet dhe i jep imazhet e vendlindjes dhe të atdheut në të gjitha rrafshet, si në kohë, ashtu edhe në hapësirë. Dhe e vështruar nga këto kënde e rrafshe një poezi e tillë patjetër le mbresa të pashlyeshme në mbamendjen e secilit lexues, që është i pasionuar pas saj. Petraq Kote, mund të themi plot gojën, është përherë në kërkim të temave, motiveve e imazheve të reja, duke qenë thellësisht i bindur se vetëm kështu krijohet poezia e bukur. Madje ajo më e bukura - kulmorja, siç thoshte Lasgush Poradeci.
Të themi se poeti Petraq Kote erdhi në poezinë shqiptare në heshtje e si pahetueshëm, por me bukurinë e modernizmin e asaj poezie ai u imponua si një zë i veçantë. Sepse: "Dinjiteti, krenaria, antikonformizmi, janë këmbët me të cilat ecën poezia e tij krenare".1)
Në poezinë e Petraq Kotës, më theks të veçantë lirik, por modern, qëndrojnë ballë për ballë e mira me të keqën, e devotshmja me injorancën, e bukura me të shëmtuarën etj., në njërën anë; ndërsa mishërohen tipa e karaktere të ndryshëm të urtë e grindavec, të sinqertë e të pasinqertë, të ndërgjegjshëm e të pandërgjegjshëm, të mirë e të këqij, që e përbëjnë galerinë personazheve lirike të kësaj poezie, në anën tjetër. Dhe, për të gjitha këto Petraqi shpreh pajtimin a mospajtimin e vet përmes poezive lirike të këtij vëllimi, që është mënyra parësore komunikuese me lexuesin. Petraqi përdorë një gjuhë të pastër e të pasur poetike. Dhe si e tillë, kjo poezi, ngërthen në vete ide të ndryshme, çështje të llojllojshme, fenomene të botës që e rrethojnë dhe preokupime të të gjitha llojeve, që, secila veç e veç dhe të gjitha të marra së toku shprehin raportet e një realiteti jetësor, në njërën anë dhe raportet artistike si botë e veçantë më vete, në anën tjetër...
T'i ilustrojmë të gjitha këto që u thanë me ca shembuj nga poezia e bollshme e këtij vëllimi poetik të mrekullueshëm:
Tematika të larmishme dhe të shumanshme
Poeti Petraq Kote përmes përemrit vetor "unë" jep fetusin e lirisë nëpërmes neneve Justiniane, ku anija me shqiptarë, që është vepra e dëshira e Zotit mbi tokë e në qiej ankorohet përgjithmonë në brigjet pellazge-ilire të trojeve tona... për të gjitha këto dhe të tjera poeti sikur kërkon ndihmë për të thënë që këngët të mos "i trembën" nga fletët e librave të tij...
Po shpirtin e Petraqit poet e bren përbrenda 1997, ajo plagë e dhembjes sonë kolektive, si e bren krimbi drurin e thatë. Ja se me çfarë dhembje shpirtërore e jep poeti 1997-tën:
"Armiqtë s'u dukën më këndej,
ata të largëtit,
... mbiu fara e tyre ndër ne..."
Poeti Petraq Kote me shpirt e zemër të thyer, në vijim të kësaj poezie do të pohojë:
"Një mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtata, më shiti...
Tani unë s'kam nënë, as atdhe, as depo!
Nëna vdiq. Atdheu u ronit. Depua u shemb".
Fatbardhësisht mbijetuan edhe pse të gjymtuara e të... edhe nëna, edhe atdheu, edhe depoja për ta bërë ecjen me mund, për një kohë, në "kukëza" edhe njëherë si shumë herë gjatë historisë sonë njerkë, por asnjëherë të gjunjëzuar...
Dhe, ja shkaktuesit: "por ... po filloj të shoh me sytë e mi të fushës/ se shqiptarët qenkan prerë nga gjuhët cirilike/ dhe plumbat e mi "internacional!..."
Çfarëdo komentimi që do t'u bëhen këtyre vargjeve lapidarë e antologjikë, nuk do të mund ta kenë fuqinë si njohëse, ashtu edhe përmbajtjesore më të qartë, më të fuqishme, më të kristaltë dhe më të qëlluar se sa ata që rrëfejnë vetë...
Të njëjtën breg dhembjeje e trishtimi poeti e shpreh edhe përmes "Më thërret krisma...", ku poeti thotë: "Kam varret e poezive atje/ ... I vranë pa gjyq!.../ Gjyqet qajnë!..." etj., etj., etj...
Natyrshëm se pas dimrit ligji i Nënës natyrë sjellë verë, pas furtunës sjellë qetësi, pas së keqes sjellë fitore, pas... Pra, të gjitha këto dhunti fal Krijuesit Hy edhe në atdheun e poetit të 1997-tës sollën triumfin e të devotshmes, sollën dashurinë njerëzore dhe, kuptohet pashmangshëm, sollën edhe Fitoren e të mirës ndaj së keqes e të ligës!...
Edhe poetin Petraq Kote, në poezinë e tij, e preokupon Kosova martire, kjo plagë jona e pashëruar nëpër dekada e shekuj deri në çlirimin definitiv më 1999, me gjakun e derdhur të bijve dhe të bijave tona më të devotshëm(me) dhe me ndihmën e pakursyer nga ajri të Bashkësisë Ndërkombëtare të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të mbështetura fuqimisht nga Aleanca Veri-Atlantike - NATO-ja... Edhe pse poeti këtë poezi e ka shkruar më 2007, siç len për t'u nënkuptuar, me rastin e një vizite në Kosovë, ajo prapëseprapë ngërthen në vete të kaluarën e dhembshme të saj, se:
"Kosovë
edhe thinjat t'u thinjën
e jo motet, mortjet!..."
Thuhet në strofën "prelud" për të vazhduar: "E dija se fitoret, liritë, pavarësitë, paqet/ dilnin nga dyert e pushkëve,/ sytë e pushkëve, këmbëzat e pushkëve,/ gishtat e luftëtarëve, jetët e luftëtarëve, vdekjet e luftëtarëve." Por, vazhdon poeti më tutje në këtë poezi:
"E dija gabim!
... sot, pashë
fitorja, liria, pavarësia... por, jo, paqja
doli nga dyert e prapme të Senatit Amerikan,
Bashkimit Evropian..."
Dhe kështu vazhdon poeti nëpër poezitë metafora të këtij vëllimi herë me entuziazmin e një të riu plot elan, e herë me ngrysin e dhembjes së një plaku të shkuar në moshë, varësisht nga tema e motivimi në momentet e caktuara të shkuarjes së poezisë...
Metafora në shërbim të rrëfimit artistik
Poezitë e Petraq Kotës në këtë vëllim janë të mbrujtura me metafora, që i japin fuqi shtytëse rrëfimit artistik dhe e bëjnë atë më të fuqishëm e shumë më joshës për lexuesin. Të mbrujtura me metafora në këtë vëllim me poezi janë hera-herës edhe vetë titujt e poezive. T'i veçojmë ca shprehje metaforike, që e bëjnë ca si të veçantë këtë vëllim: "Portretin kam varur në muret e kohës; Unë pa marrë trenin e qiellit; Ai puth duart e jetës që vret; Pastaj bëhet qiell që mbushur me re malli...; më mbulonte të mos ndryshkesha nga gjaku; hëna e vrarë e kopshtit tim...; Këmbanë prej tradhtie goja; "Plagët e grave do të ketë rrënjë, pylli"; e kishte këmbën tjetër prej pëllumbi; i dola vrapit para; e thirra, e luta, çan mesin e gjumit tim Evropë; Vetëtimat e evolucioneve pështyjnë në mermer; bar nga fara e trurit të ngrirë, mbin!...; ku piramida e shpirtit iu shtrihet tek këmbët e lirisë; tek dera ime muzg ndërtuar me dërrasa drite... etj. etj.
Për fund
Petraq Kote bënë përzgjedhje lasgushiane të fjalëve poetike, të cilat u rrinë poezive si gjerdane nusesh në ditë feste. Ai kujdeset pareshtur që të mos bjerë në lojë fjalësh se atëherë poezia e humb misionin e vet si përmbajtjesor, ashtu edhe artistik. Dhe, për pasoj si e tillë bëhet edhe e rëndë dhe mërzitshme për lexuesin cilido qoftë ai...
_____________
1) Prof. Adriatik Kallulli në ballinën e prapme të vëllimit.
Janar - 2010
 
 
 
 
 
 
Besoj,
tradhëtoj
 
Dhe pse e di që bota s’është kjo ( që duket )
dhe pse e di që hëna s’ka dritë
dhe pse e di që yjet nuk shuhen
dhe pse e di që jeta gënjen
dhe pse e di Perëndia është njeriu
dhe pse e di që gratë janë tinëzare,
unë prapë besoj,
unë prapë tradhëtoj…
 
petraq
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
Përemri unë, më zmadhohet me foljen kam
 
Pedagogët më të mirë të krimit,
janë krimbat...
 
Nga gruaja që lë shtatzanë në çdo krevat që pëshpërit heshtjen e prekur,
vij erë nesër.
Fetusin e lirisë,
ma udhëheqin përmendoret kriminele.
Idetë e të pasnesërmes mbjellë përpara çdo shtatore korbi,
në sheshet fytyrë qielli të qyteteve me re, njerëzit
shtruar me pllaka nenesh Justinian,
ku nojojnë ëndërrat e një oqeani trimërie shqiptare që ngre pluhur
jo, dallgë.
Pa shtrirë këmbët dielli,
hëna pa u ankoruar në limanin e apokalipsit.
Unë pa e marrë trenin e qiellit.
Ai puthë duart e jetës që e vret,
ulur në ecjen e safilluar të Shqipërisë që është në këmbët e mia!
 
Kur fëmija lind në maternitetin liturgjik,
vij erë dje...
bëhem amforë obstetrike në fund të oqeanit me ujra lindjesh Ilirike,
ku anija e verbër,
orientohet me Shqiptar;
që është vepra e tij para Zotit...
 
Përrenjtë e rreshkur të maleve,
janë rrudhat e fëmijërisë sime të tharë.
Vdekja naive ka mbirë dy brigjeve, atje
me rreshta.
Herë, herë shtrihet zjarri mbi ‘të.
Kthyer zjarrndarës,
pa e lënë e shkuara të më mposhtë...
... ku moti s’çel borë,
qielli s’fryn frymë të ngrirë mbi kostumin e brendesisë sime
prerë me Shqipëri,
gjasat pa dërguar përshtypje të dërrmuara;
 
përemri unë, më zmadhohet me foljen kam!
Tiranë, 28 gusht 2006
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
 
Zogjtë
 
Ia kushtoj nënës sime, Kalije Kote ( Dumi ) ose judeshës Noemi në 70 vjetorin e lindjes…
 
Ajo është Arrë. Degët e merakut të hapura si krahë.
Pretë zogjtë e kohës,
këngët e kënduara në zërat e rinj.
Edhe mua... Kthehem nga fluturimet e shëmtuara të ekzistencës,
pa sqep...
Pastaj bëhet qiell mbushur me re malli...
... dhe s’reshtë shiu.
 
Vjeshtën që shkoi
e rrëzoi stuhia e gjakut.
Ne, lindjet e saja të konvertuarë në pemë,
u turrëm duke u rikthyer përsëri në zogj me shpëtimin sqep.
Pastaj qielli ynë u mbush me re trishtimi e çurgoi kimera cicërimash.
Dhe pse katër, nuk ia mbuluam dot qiellin me drurë të vetëtimur,
të trazuar, të nëpërkëngur.
 
I vumë një pemë të re mbështetëse... si rruga Ypsilon e plazhit të Semanit,
Afërditën
nusen e dashurisë dhe të vëllait tonë.
E ngritëm... pa një degë...
pa një ligjërimë të pyllit...
pa një hije ku prehen dashuritë e kujtimit “ Todi “ me diejtë e vdekur.
 
Ishte dikur zogë dhe nëna jonë,
me pemë nënën e saj...
 
Oh, këngët!
Tremben nga fletët e librave të mi
e, shkojnë e ulen në buzët e vajzave ( zogëzave ),
mësueseve të reja të kulturës së qytetit tim...
 
kam një mall përgjysëm. S’kam duar.
Ma zbërtheni gojën ta them!
 
 
Sheq Marinas, pranverë 2008
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
... ndoshta kam marrë formën e librit! - 1
 
E di! Nesër është edhe oronim i asaj që s’vjen
... e sot,
baladë me vargje Dhoqinë
ose Shqipëri në gjëmë nëne...
që e dua sa qaj...
 
Më rritën në formë pushke
në duart e atdheut,
të vrisja armiq...
kisha vrarë miq!
Armiqtë s’u dukën më këtej,
ata të largëtit,
... mbiu fara e tyre ndër ne...
Nëna ime i ngjante grasos,
më mbulonte të mos ndryshkesha nga gjaku.
Po kur vitet antigradë në rrugë me atdheun më lanë,
na pastroi me lotët e nderit e na futi në gjoksin - depo.
 
Se nëna ime është dhe nëna e Atdheut tim.
 
Një mijë e nëntëqindë e nëntëdhjetë e shtata, më shiti...
Tani unë s’kam as nënë, as atdhe, as depo!
Nëna vdiq. Atdheu u roit. Depua u shëmb.
Në liqenin ngjyrë mëngjesi të syve të mi,
janë varri, lëvizjet e Brovnit, gërmadhat…
 
Të uritur më përdor kushdo.
Thonë se vras armiq!...
por... po filloj të shoh me sytë e mi fushë,
se shqiptarët qënkan prerë nga gjuhët cirilike
dhe plumbat e mi “ internacionalë “!...
 
ndoshta kam marrë formën e librit!
 
Se m’u kujtua gjaku i shtëpisë sime të Mesjetës...
s’e mora kurrë ndër vjedhës... s’kisha kohë. Vrisja miq!
Ndaj kam raporte të pakicës, unë
ku sipërfaqet e mia të egra
janë terminale të butësive të arta,
pa gropa, pa qivure, pa harta...
 
1) Ia kushtoj pedagogut Ermir Xhindi. Kjo poezi është shkruar në provimin e
Letërsisë Bashkohore, lëndë të cilën e jepte ai, ku fola për Pamuk, Ajlende dhe Braun.
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Më thërret krisma...
 
Thonë se kjo që duket, nuk është bota.
Unë them se vetëm kjo që duket është bota,
ajo që tregojnë të mirët...
Maskarenjtë mbajnë fshehur atë që s’duket,
dhe ka gjasa të jet ajo që s’them unë!
 
Më thërret krisma,
hëna e vrarë e kopështit tim me emër që s’lëviz,
ethet e të nesërmes me qiellin e konceptit të kthjelltë,
rrugët e mendimit pa etapa.
Shkel!... deri në gjunj gjak,
gjak hëne,
thirrjet e shpuara shqiptare...
 
luftojnë heronjtë;
vrasin njëri tjetrin, këtu.
Më ndjehet helmuar karvani komit i gjakut.
Shëroj planete, tani… gjakhelm!
Në ca vende të trishta,
jam kurora dhimbjesh çdo ditë.
Kam varret e poezive atje,
atdheun e fjalëve të vrara si hëna kthyer kopësht, tani..
... I vrasin pa gjyq!... Gjyqet qajnë!
 
Kohë e pa kohë mbjellë dhe lotë, po, atje.
... duke qënë gjallë për ata që më njohin.
Lulet e lotëve i korrin poetët e rinj,
ua dhurojnë udhëheqsve...
ndaj më shtohen varret e kurorave
dhe plumbat e heronjve që më çelin vrima zie!
 
Diivjakë. Në hotelin e pronarit Shpëtim Rrëza. Vjeshtë e dytë, 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
Në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Metamorfozë
 
Ditës që vdes, i dua sytë.
 
Shqipëria është fytyra ime me mundësi të penetruar çdo herë,
e pikturojnë sytë e nënës.
Brenda meje bëhet muzikë vallzimi me jehona këmbanash,
që ranë në ditët e lavdive të vrasësve.
Qeshje të shthurura rinie
të dënuara në vitin njëmijë e nëndëqindë e shtatëdhjetë e katër.
“ Cigania me shporta “ e Maks Velos.
Këmba protezë e arrestuar në Ballësh e Hekuran Qazimit.
Kam dritare që s’flet...
pyeteni dritaren për atë me ( mbi ) emër Dashuri!
si ujë...
shkon në çesmën e lodhur të kujtimit të moshuar të qytetit.
... pinë lëng të lëngshmit.
Të mos vdes nga mosparja e shpinës sime
jetoj në livadh, bar...
përjetësisht
duke vënë jetën diell në qiellin e Shqipërisë të zi.
 
Të hënën e mbrapsht
lexoj:
Nënë, ëh!
Në muret e jashtëm,
rrinë varur ikona shenjtorësh kthyer nga ngrica të përjetëshme,
ku falen dhimbjet e mia,
me origjinë prapa vdekjes, sime...
Brenda meje...
shoh një merimangë që shthur rrjetën e art,
të çlirohet hija e ndryshkur,
t’i flas aramaisht një të dashure – 1)...
 
si Maria Magdalenës Jezu Krishti!
 
1) - Gjuha që fliste Zoti Krisht
 
Fier, dita e fundit e prillit 2008
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
----------------------------
 
Fitorja 1)
 
Fitoret e mia,
nuk bienë shtatzana!...
 
Marr veten,
iki nga vetja, nga hija ime, nga miqtë, nga armiqtë
nga gruaja e jo urrejtjes,
nga djemtë e mi jo të rastësisë.
Nga pemët, pyjet, puset, vajzat, nënat... nga komshiu,
që një gen e një derë në gen na ndan gjumin, zgjimin,
por sa milje largë afrinë!
Tek vjellë atdhe!...
i bindur keq,
e në trajtat e bindjes,
udhëtoj mbi trenin “ mos! “,
me rrota që djeg Europa shinë,
ose varret e të vdekurve në të kaluarën që s’vdes.
Sëmundje tashmë.
Rrjedhur prej simptomave fizike,
ku vdekja bashkon njerëzit,
dashuria i ndanë.
Marr veten,
ndjenjat,
në cakun e një morfologjie kapërcyelli,
sa herë më duhet të iki nga toka,
për në ujin botëror ose jetën e marinarëve të pa mbytur,
me dhimbje në sy për një humbje plakë sa atdheu im e vjetër.
Mosvëmendje për një dëgjim - gëzimi që më thotë:
“ ke fituar “!
Besoj!
Fitorja, ka zogj tani në kokën time.
Nuk ka tru.
Këndojnë ata,
mjeshtërisht...
 
Tiranë, verë 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Duke ndenjur përpara sjelljes sime...
 
Gjëja më e pa drejt është kur njeriun e ha jeta!...
 
Kujtoja se ndiqja jetën prapa! Pa i thirrur...
duke ndenjur përpara sjelljes sime të thyer.
Vonë e kuptova!
Më ndiqte jeta mua,
unë paralelin e këputur nga tërheqjet ç’ njerëzore...
Pasi iu luta dyzetë e tetë vjet, pa rresht,
brenda meje hyri druri i murrizit,
simboli i shpagimit të kardhiqotëve,
portreti i kalbur i Ali Pashës.
Ç’ rrethanë jam,
përshtypja e tregon!...
... Ca poezi që linda dikur,
janë bërë gurë.
Më çajnë kokën... të më rrjedhin mendtë e liga...
 
Sa herë ndaloj,
bëj vetëkontrollin...
Brenda lirisë sime, jam.
Në krahët e kombit.
Duke i parë fytyrën e shenjt,
bërë pis nga duart, buzët që e puthim, këmbët tona...
Vrapon rrëpira gjysmë ar e vjeshtës mbi mua,
matanë honi i dimrit nxinë,
liria e tjetrit...
 
Ishte e pa mundur njeri!
Degët më hante brejtësi “ komshi “.
.. janë krahët e mi nata që s’më flet... ose trojet ballkane.
Kur era të lexoj prozën e prerjes,
ose poezinë e zjarrit;
do t’i lutem vetes unë murrizi,
një fëmije t’i lutet,
brenda të hyj...
jetën të më haj,
se mëzet e reja më hanë barin e shpirtit.
Fier, gusht 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
Peisazh...
 
Vjeshte…
 
Frym’e qiellit, erërash s’vjen. Përmbi sy të diellit shtrin.
Si shamiza këputen gjethet, faq’e botës tërë ngrin.
 
Mbi lëkurën e shamijt, derdhin lotë e rrëke retë
Nëpër ethe mish’i dheut, fjalë përçart e dhëmb kërcet.
 
Nga majokja plepi’i mardhur, po lexon pshertimë të ngrirë.
Shtëpitë e zogjëve u përboshën, sikur është në qimitir.
 
Kjo Xhinxhërrka ime trembur e la drurin tim të shkretë.
Tutje shkoi ku zëri im është i huaj, i sharë përjetë...
 
Dimri...
 
Hij’e plepit u bë akull dhe pse zbret nga qielli, zjarr.
Si karficë i ngec vetëtima kësaj selvisë në vel të bardhë.
 
Nata syve ka hyrë thellë dhe të lig gjatësi’ e saj.
Për tre muaj një rit dëgjohet, i muzikës patravaj.
 
Imazhet që la Xhinxhërrka, janë banore veç për han.
Shpirt’i saj i nakatosur është i natës ky tufan.
 
Syr’i qepur me fill sklepash, s’shquan as mëngjes, as perëndim
Gjithë lumenjt e dalë të mallit, bien të mbytur një këmbim.
 
Dashuria e tradhëtuar, bredh si xhinde në eter,
Era brisk e pret me mund, urave jua ve qemer.
 
Pranvere
 
Hij’e plepit shkrin ngadalë, frym’e qiellit nuk mban erë.
Si shamiza rriten gjethet... të fshij djersët nusja verë.
 
Lul’e borës bëhet ëndërr që e sheh blerim’i ri
dhe Xhinxhërrka ime zhgjëndërr, nis ëndërron e vjen në shtëpi...
 
Vlorë, dimër 2006
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
--------------------------
 
... prandaj ndërtoj veten ikonë surreale
 
Po qe se poeti është tek ( misteri yt ) e Nesërmja,
ti, pa tjetër do të jesh tek e Djeshmja e tij.
E në se ti je tek e Djeshmja jote,
poeti, nuk është poet,
por e Kaluarë!...
P. Kote
Miliona shtretër në djepet e sëmura,
varret në mitra
dhe veshjet në amnezë.
Liritë në pragjet e burgjeve, të lira
burgjet në pragjet i lirisë, të burgosur.
Me sy të perënduar perënditë tona,
i mbledhin
e vënde, s’ka!
Në koshat e kopracisë ka bukë.
Mjekët e vjellin nga orgjia e tyre…
muskujt e vajzës për skelet të mësues Lirimit,
i morën fizioterapetët në formë leku.
Vera e derdhur mbi mbulesën e qefit të drejtorit të spitalit,
është gjaku i Elirës,
studente që e ushqen pastrimi i një shkolle?
 
Me buzëqeshje të vdekura në buzë,
i ulur në prehërin e ftohtë të shoqërisë,
pres kryengritjen e të sëmurëve tek dera e përparme e dëshirës...
vijnë tradhëtitë e të shëndetshmëve të përndezura.
Vrasin qytetin.
Po aq shpejt varrin e vrasjes e mbushin me lotë trinie...
se shqiptarët vërtetë lotojnë,
për t’u bërë më të mirë se Krishti,
por kjo s’do të thotë se qajnë?!
 
… prandaj ndërtoj veten ikonë sureale.
 
Tiranë, dimër 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
 
 
... në krevat tradhëtia,
prapë, atje
 
 
Zjarrin e parë në botë e ndezi, puthja…
 
Ia kushtoj Ajonës!
 
E harrova mbrëmjen që veç nxinte,
qiellin,
dy herë shqyer si shpirti im.
yjet, dritat, hënat gënjeshtare...
dashurinë të varur në vetëtimë.
Ato perçe lozonjare balli,
krehur porsi karafil të zi.
Këmbanë prej tradhëtie goja,
oh, orgji ding – dangesh,
pa kufij.
Tingujt e kitarës së mërzitur.
Sytë e saj të mbyllur në mesfat
edhe heshtjen hyrë dritares tinëz,
trëndafijtë - gjak,
nisur dhuratë.
 
Si imazh,
mirazh tani më shfaqen,
kavalieri që të puth, ende.
Gjak’ i dashurisë që mbulon thikën,
në krevat tradhëtia,
prapë, atje...
 
Tiranë, pranverë 1979
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Gjurmë Kristiane
 
Mos më bëni varr,
as pllakë, as kryq prej zjarri.
Trupin m’a lini kudo
mbi fjalë, mbi vepra prej të marri...
1
Në Bibliotekën Kombëtare gjeta përqasjen,
të fotokopjuar...
... besa rënkonte e përsëritur dritë nga llampat elektrike, “ Drita e Partisë “.
Atë çast,
Abysi më kujtonte:
“ Po të jesh njeri,
njeri rri edhe tjetri në fundin tënd!...”
 
“ Ndjesinë “, ma solli pasi e kishte përdorur edhe ajo,
një e përdalë nga Prishtina.
Ia kishin dhënë rastësisht “ Kryetarët “ ose më sakt ” Kryqtarët “,
në Lidhjen e Krimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë,
që kokëron në trajtë Zgjidhje.
Me një “ Drita “ kokë zezë e pendë kuqe,
me një “ Drita “ kokë kuqe e pendë zezë,
gjendur në dorën e djathtë të gjykatës së Tiranës,
dorashkë.
Origjinalin, - më tregoi,
- e ke gjithmonë tek këmbët e shtyllave të Aganotetëve,
në Buleterionin e Apollonisë së Ilirisë.
Ku gjelat shqirak të Pojanit nuk këndojnë por bërtasin,
sa herë shikojnë që ta çojnë atje augustët,
pa oktavian;
me rrënojat e dashurive kur nata ngjit malin e tradhëtive;
këmbë gjarpërinjtë helmonjës të urrejtjes,
mëkuar nga ëndrrat e ëmbëla të farisejve…
ndaj mbështetem tek muret që lëvizin, unë tani.
2
… bredh me mua mendja ime.
Fle, zgjohet. Ha, pi. Lahet, vishet… bënë seks ( s’bënë shtet, komb )!
E gjatë sa hapi im, asnjëherë sa hija;
formëzohet qytet, avion, shtëpi ku linda, udhëheqës, zhargon…
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
 
kurrë emancipim,
shpesh keqardhje, memecëri, pamundësi…
Dje, na dehu qielli me ngjyra reale,
rrugë që nuk i brodhëm dot!
... por “ dje “ kishte ikur nga zgjimi.
Vrapon e na fton qielli i sipërfaqes së moçalit,
të pimë.
Sot të tre të dehur,
se qielli s’ishte veçse pasqyrim,
i ndodhemi moçalit për fytyrë:
Unë,
mendja,
Shqipëria...
 
Arratia e shikimit
e kaloi kufirin horizont.
Bërësit e kufijve buzëqeshën,
fjalë të gurta shkuan në tokë
... mbinë ura.
 
Dikush,
pret dy sy në stacionin e dashurisë pa moshë.
Lajmi se s’ vijnë,
është bombë.
 
“ Pshertimë e shuar ky tekst në faqet e përtesave “,
- shkruan mposhtja anonime.
O, njeri i ditës me natë ngecur në grykë,
që ecën në rrugën e përgjakur të shkrimit
tunde qiellin!
Kubeja e kishës me afreske të migruara,
të lotojë gjurmë kristiane...
Tiranë, verë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Integrus
 
 
Kur pranvera faqe push përmeson pyllin e dimrit të drobitur,
tek pragu i kthinës së stinëve o, hije pyllprerësi, këndo!
Ky djep për dy nëna, lulet mban lidhur me gjak të përtëritur
në buqetë për një vashë të qumësht, të mungojnë pabesisht, ato.
 
Troku flak numrin e hapave të marra e gojën memece shkumbon.
Mumja gjumë - helmuar mospërfilljen lesbike pështyn në llurba,
kur kryqi i art mbi këmbanore çdo paqe, paqen pushkaton.
O, prift i lodhur njerëzie, urdhëro të këndojnë këmbanat kurva!
 
Kam një dëshirë të shpresuar në muzikë me panevojat e Kiplingut.
Brenda, një botë të luleve që s’duken, që shpina ime mund ta çoj,
me gëzimin e një periode me vezë edhe në mitrat shterpe të laringut.
 
Të ripërtritjes fërgëlluese, kur të bjerë prej barku fëmija i lirë,
që unë të vdes përsëri, më mbaj ti e dashur në zemrën ovare,
Që unë të lind përsëri, më mbaj ti armik, me gojën e pushkës më thirr!...
 
Tiranë, maj 2008
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
Në muret e motit Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Plagët e grave do të ketë rrënj, pylli
 
 
Vetveten e shoh fund në gojën varr të perëndive që perënditë s’besojnë.
Lakuriq si shpata e zhveshur, i bindur nga krahu i mendjes lashtësi,
çaj mishin e jetës së re dhe krojet e gjakut në gjoks të një gruaje shkojnë.
Këputen kopsat e bashkimit me diellin. Dielli fillon dhe ngroh pafajësi.
 
E në çast, porosinë e fëmijëve të pa lindur e dëgjojnë djajtë modern.
Tek lëndina që digjet, lotët, duke poshtruar zjarrin e ujrave, medet!
Ka një erë të marrë tek unë. Fryn tek këpucët e mia të shqyera, western.
Çmendina e nxe. Është më e vogël se shpirti im, era që vjen vajze, vetë.
 
Këmbët e zjarrit prek me duart e mia të ngrira akull nga prushi, atëherë
Rreh lajmërimin një zile gojëmbajtëse. Thinjat e dhimbjes si borë të bien,
Mbulojnë mosdëgjesën, mosparjen. Shtëpi për ne e ndërtuar me pranverë.
 
Po mbin një pyll në gjoksin tim brinjë mali, me frikën e zjarrit “ femra “!
Do të vijnë zogj, çelur në buzët e fëmijëve. Me këngë, mallin e prindërve.
Plagët e grave do të ketë rrënj, pylli, dhe dhimbjet e burrave pa emra...
 
Tiranë, mars 2008
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
--------------------
 
 
Mani
 
Jashtë shtëpie shkruaj tani,
ndaj monotonia më urren …
 
 
Vetmi, është barku i stilografit tim.
Stilografi është xhep i brendshëm i xhaketës
që vishja unë dhe Shqipëria në vitet tëtëdhjetë.
Fëmijët e komshiut janë shifër. Dymbëdhjetë.
Sa muajët e vitit.
Nuk përdorin më shkollë.
Fëmijërisë i japin emrin “ Fëmijëri “
e naivitetit i marrin zërin.
Bëjnë shoqëri me britmat e bilbilave të lodhjes,
shkarravinat elektrike të vetëtimave.
Qetësia është zhurmë në gojën vazo të aristokrates,
jeton mes nesh në formë ankese
e hyn pipë në veshët e nënës… që mendon:
- Si nuk ankohet për luftën kjo copë qelqi,
se lufta është martuar me sipërfaqen e dheut tonë?!
Apo e di “ banka e hirtë “,
që lufta mbaron,
kur s’ka më pasuri poshtë dheut
dhe ajo vdes?! “…
e më pastaj:
Rri urtë! - e siguron, -
se do të fut në barkun e tharë të stilografit të uritur të poetit!...
 
Me mendje i shoh tani gjërat,
dikur me sytë e gjyshit që visheshin nga cipa e bardhë e bajraktarisë
e cila mbulonte sistë e shikimeve të zhbirëshme të tij,
që s’ishin sistë e gjyshes!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-------------------------
 
 
Të gjithë jemi të të tërëve…
Ndaj e dua jetën në njëjës!
 
Nga sytë e mi të Ballkanit asnjëri nuk sheh,
as është bërë rreth kujtese për të ndarët.
Zgjaten drejt meje pëmbajtjet e mundura,
si drejtë diellit
format, për t’u bërë lule, bar, drithëra, pemë
zogj, kafshë, njerëz
të virgjër e të zhvirgjër.
Vdekja, jo!
Shuntohet drejt qëndrës së dheut,
naive
me korb në fytyrë;
me dy urat e mia të mallit ku kalojnë vrapet e kujtimeve,
pa pasthirrma...
 
Pyeta një herë kryqin që rri varur
në qafën e dashurisë sime:
- Ç ’ bënë aty i vetëm?
- E di, - tha - që jam gjysmë besimi,
- me gjysmë hënën varur në qafën e urrejtjes tënde,
bëjmë Një Besim…
 
Prandaj një grua që fati e bëri grua, bërtet:
Pse mbeta shtatzanë?!
Si roja i kashtës:
Pse u dogjën mullarët?!
dhe kur kujtohen se poshtë vetes, kashtës, flakë e burra vunë,
…gruaja mastrubohet përsëri
e roja ndez fijen e shkrepses së shpirtit.
 
1) Vlorë, 7 qershor 2008,
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
---------------------------
 
 
Paqja e senatuar
 
Kosovë
edhe thinjat t’u thinjen
e jo më motet, mortjet!…
 
E dija se fitoret, liritë, pavarësitë, paqet
dilnin nga dyert e pushkëve,
sytë e pushkëve, këmbëzat e pushkëve,
gishtat e luftëtarëve, jetët e luftëtarëve, vdekjet e luftëtarëve.
Rrallë herë nga dyert e mendjeve,
sytë e mendjeve, gishtat e mendjeve,
këmbëzat e mendjeve, zemrat e mendjeve dhe vdekjet e mendjeve
e shkonin në dherat, odat, konakët, varret
e fitimtarëve,
pa bujë.
 
E dija gabim!
 
… sot, pashë
fitorja, liria, pavarësia... por, jo, paqja
doli nga dyert e prapëme të Senatit Amerikan,
Bashkimit Europian,
vulosur si mishi i prerë i lopëve të Libofshës
e shkuan duke shkelur dherat, odat, konakët, varret
ose plagët e luftëtarëve
e mbuluan Kosovën…
… askush s’rënkoi veç meje, urave, kishave, kështjellave- 1!
 
Paqja e dhimbjes rron tani, me ‘ta
e senatuar, e, bashkimuar
 
Tiranë, verë 2007
 
 
1) Përveç Kosovës këtë poezi ia kushtoj prof. Shaban Sinanit,
majës së artë të penës së mendjes shqiptare.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
--------------------------
 
 
 
Rruga ters…
 
Të më mbash përdore si fëmijë,
dua atdhe,
le të jem i madh
e për dore të kem fëmijët e mi!...
 
Çorapet që hoqi atdheu nga këmbët, vijnë erë...
Gjurmët vrapuan drejt gjendjes civile,
ndërruan mbiemrin me erë të qelbur.
Në kazanët sy,
gjurmët e pista zjen jeta,
ku dëshira,
vezët “ nesër “ të vdekura, lë
dhe ikën marrshëm drejtë të padrejtës pellazge
duke mallkuar arbërisht:
“… trëmburë të kloftë gluha!...”-1)
 
Macja e e zezë e Ali Podrimjes
vdiq në mes të rrugës së saj,
pikërisht në mes të rrugës sime me fytyrë nga dheu i arbërit me de Radë
e simetri njeriu..
 
Tani fytyrën time do ta presin minjtë!...
 
 
1) - formula e mallkimit.
 
Vlorë, prill 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-------------------------
 
 
Dy sheqat
 
Arketipi i njeriut
është druri, pylli…
 
Mbrëmja s’kishte gjak për natën.
Dy sheqat e mëdhenj që rrinin me portën time, roja
e me qiellin e fshatit tim pa kyç,
i thamë stuhisë t’i çonte në spitalin civil të Fierit.
S’e mbanin dot lartësinë e tyre ambulancat.
Afruan kokat e ulura,
na puthën dhe ofshanë…
 
mbi mua filloi të ecte dhimbja
dhe një shegë mbiu në kujtimin tim të jashtëm,
që në fakt
ishte dashuria ime e brendëshme dhe krahu i djathtë i portës..
 
Ata s’erdhën më. Netë të tëra erdhën…
 
Ca thonë, - Vdiqën në spital!...
- Janë gjallë, - thonë ca, - por s’ka stuhi.
E në se do të ket ndonjëherë stuhi, për t’i sjell;
ku t’i çojnë?...
 
... jemi katër porta, tani…
 
 
Fier, pranverë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
--------------------------
 
Kthehuni!...
 
Dashuritë përgjysmë,
janë plagë që s’mbyllen kurrë në të dy gjysmat…
 
Kthehuni gjysma dashurish, o, gra!
Harruat? Gjysm’e dashurisë jam vetë.
Në livadh të gjoksit tim rri mbjell,
grop’e gjoksit tuaj, livadh i shkret.
Dashurisë që shkula unë t’i falem,
se asaj që m’shkulën ia kam dhënë.
Pa kujtoni: Afërdita si na shtroi
... qiellin të mëkatnim, yje e hënë.
Kohën dashuria e ndaloi
Shkeli ligje, farat e tinëzisë.
Po një zënkë të vogël shkuli lulen,
në gropë të saj mbolli qiparis.
 
Po nuk erdhët, vende bosh nuk ka!
Fle me mua “ gruaja “ më e re.
S’e zvendëson imazhi juaj atë
as ca lotë të mi, që bëhen fre’...
 
Fundmaji 2006, Elbasan
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
--------------------------
 
Ja, çmenduria tashmë është kockë
 
Më kushtoni vëmendje ju maskarenj
që blet vëmendje
por mendje, kurrë!…
 
Rihyra me dyzetë e shtatë vjetët për krahu në auditor
e vjetët me “ përsëritjen “, “ dëshirën “, “ ambicien “,
personalitetin tim për dore.
Është po aq i gjërë,
po aq me pluhur shkumësi,
po aq me zhurmë,
po aq i pjerrët
dhe po aq me erë djersë... si i rinisë sime, ai.
Veç pedagogët kanë ndryshuar.
Janë më afër të vërtetës,
tre të katërtave,
enigmës
dhe kërkojnë:
Të mbyllësh gojën,
derën,
e hapësh librat...
 
të falesh tek zoti, jo!
 
Isha në brigjet e lumit Akeront.
Frikën e lidhur në breg, ma zgjidhi pedagoge Etjona. Vozitte varkën e Karontit.
Karonti kishte ikur,
me pragun e atdheut tim!
Nuk është lumë, - më tha,- as matanë nuk është ferri...
... ku çojmë të ikurit, të lënët, të lajthiturit, të pethiturit,
çakallozët, të goditurit, të dytët, të pitët, të roiturit, të këmbyerët, ollçakët
që në fund të fundit janë vetëm Një,
të çmendurit!
Dhe që nuk duhet t’i dalin dritës në sy
deri sa të vdesin vdekjen e dytë, të tretë, të katërt... të dhjetë.
Pastaj korbat kockë pas kocke ti nxjerrin prej andej
e t’i tregojnë botës:
- Ja, çmenduria tashmë është kockë... jo, komb.
 
Tiranë, maj 2007
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
----------------------
 
 
 
Lirika dashurie
 
E dija! Sytë kurrë nuk gabojnë,
të shpirtit parëtar…
Jo! Nuk kam frikë nga dashuria,
por ndarjen pse t’kem varr?!...
 
Ese trishtimi shkruan vjeshta në ditarin e saj,
që në fakt është shpirti im bocet;
udhëkryqi i dashurive të tua
me kryqe, udhët
ku kryqëzuar rri unë!
Penën erë
e ngjyen në zemrën e universit tonë, pa tap,
që ne i themi diell,
ajo i thotë dashuri...
Shkronjave gjethe nëpër fjalë e fjali,
shenja pikësimi fijet e barit u vë,
pikëçuditëse;
drurët që lëkund tradhëtia pa moshë.
 
Çdo mbarim,
një nuse i gërris esetë
e po në atë shpirt të letruar shkruan me pushin e saj të turpit,
ngjyer me bojë në shishen brënda vetes,
që ajo i thotë zemër e ne i themi fole,
poezi gëzimi,
deri në mistikë... kur,
këto poezi gëzimi ose fole,
i gërrisin dhe rrëzojnë vajzat e reja...
me lirika vajzërie... me metrika çmendurie
... pa fole!
Tiranë, pranverë 2006
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
 
 
Jam harta e gruas sime
 
Ç’tokës i kap syri diell,
është harta e diellit.
Ç’diellit i kap syri tokë,
është harta e tokës.
 
Ajo për emër mbajti vetëm një shkronjë, gonxhe
me këngë si e bashkëtingëllores, “ L “ në korin e grafemave shqipe.
Gjashtë, m’i fali mua në buqetën Gral.
“ Meri, tha, - dhe mos i vyshk si fonema që të dha Albana.
Këputur që në klasë të shtatë,
përdorur që në klasë të shtatë,
dhe vyshkur që në klasë të shtatë!...
 
Herë shkoj me impresionin “ e “ përpara vetes tek fillesa “ L “
dhe emri i shëndrrohet në lule shqiptare “ Leu Jona “.
Herë shkoj me ekspresionin “ o “ përpara vetes tek emri i saj me mbaresë “ a “
dhe emri i shëndrrohet në lule angleze, Love.
 
Dhe kur shkoj me realizëm prapa vetes tek emri i saj “ L “
emri i shëndrrohet në sintagmë muzikore… e, unë bëhem hartë e saj.
 
Tiranë, 26 qershor 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Rrënojat
 
Sa herë takoj gratë e dashurisë,
Udhëkryqe takoj,
dëshira vraparake
në kryqet e udhëve,
kryqëzuar!
 
 
Në fizik rrënoje,
me dashurinë time të parë piva kafe,
reminishencat e vakura të paraleleve.
Pa meridianët e botës
që i gjenden vetëm adoleshencës,
nëpër tym,
nëpër mjegull,
nëpër padijen e pasjes,
nëpër naivitetin lakuriq,
pa aspak pluhur …
veshur me të zezat e ëndrrave.
Vinte nga rrënojat e dashurisë së dytë, pa mua
me një arkivol në krah me skelete vitesh brënda
e trupin e moshës së saj,
që antropologët fëmijët që lindi,
ia kishin gjetur në vendin e brengës së gjallë,
atje ku varrosen dashuritë “ sa herë që rrëzohen dashuritë “!
Se dashuritë nuk vdesin.
 
Shkumësi i lëngshëm,
kafe i imi, portokallatë i saji,
po rifiguron rrënojat e dashurisë së tretë në simetri me të parën,
në planin ekuatorial këtë herë;
ku njëri skaj mban prapë emrin tim Trekëndëshi i Bermundës,
e skaji tjetër prapë emrin e saj, Deti i Djallit…
 
Fier, mespranverë 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Ëndërr e turpëruar
 
Mos u fshehe ti me gjumin, mos dikush ty të rrëmben?
Ç’ vjen një rreze e arratisur që vendfshehjen ma rrëfen!
 
Po kjo natë si e harkuar përmbi urat që nuk janë
Ç’ vjen një hije e martuar, ka shuar yjet edhe qan!
 
Po këta lotë që bëhen gropa, errësira ferrë mbi dhé,
Ç’ është kjo rrugë që s’është rrugë, por pengesë të jem atje!
 
Po kjo dridhje virgjërie që nga zem’re dridhur nis,
Ç’ është kjo gërrisje madhështore, që tek ty më arratis!
 
Po kjo natë me një degë qielli, korb’ i verdhë që është atje,
Shikimin me ar të pastër përmbi flokët e tua le!
 
Po ky shtrat i stërgjigant ku në mes nuk jemi ne
Ç’ janë këto re kaq të turpëruara që na fshehin oh, atje?!...
 
Fier, verë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Shpirti i ftohur…
 
Ai e kafshon jetën me grushta,
pastaj me gjuhë
e më pastaj me fjalë…
Nga shpirti që i digjej, Eneida,
jo, ajo e Virgjilit por e Kranit. 1)
Një natë në mes të ditës,
mori tym,
bëri re
e tek retë vari lotët me litar mundimi.
Kur vdiqën lotët u bënë zjarr,
ngrohën Homerin të shkruante dhimbje pa sy,
për libra pa fletë.
 
Tani, ajo në eponimin gjoks,
ka mushkri shpirti gjeneologjik,
ka edhe gjak të ftohur…që nuk mund ta ngroh llava;
por ka dhe një ëndërr:
Fijen e sinqert të shkrepses së dashurisë
e fërkon në zhivën e lëngimit të martesës “!...
 
1) Mbreti i parë i Athinës ( E Thëna ) perëndi pellazge.
 
Fier, pranverë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Më këputet zëri
 
Tek e ardhmja, ka të shkuarë,
ndërsa tek e shkuara,
nuk ka të ardhme…
 
Më këputet zëri,
me zë mat trojet e mia.
Më dalin përherë të njëjta me sipërfaqen e vetes sime.
Litari rreth qafës
është ëndrra e armiqëve tanë.
Dikur s’kishim të çara në emër,
tani emri është Shqi( serbigreqimaqedonimalizi )përi!
U thërras alveolave ta ngjitin,
qiellzës,
kordave…
fushave,
maleve,
lumenjve,
e kur të thirrurit nuk vijnë:
Thërras britmën time,
pastaj qeshjen,
tek këmbët e së cilës ka buzë e gjuhë të vdekura.
e më pastaj
trupin tim
që del nga zemra e çarë e Shqipërisë…
 
Fier, pranverë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Murg Kujtimesh
 
 
ZHURITJA pa këmbë kalon përnbi qëndismat e tua me vdekjen, kurriz.
Arealja përse nuk e kuptimon klithmën time të përzënë nga ty?
Netët vetpiqen në skarën e ftohtë të hënës tek hanë pyetjet quiz.
Emblemat thyhen dhe pengojnë copat e këmbëve të mia, pa sy.
 
Tinëzarja foni, buzët e mëngjesit puth, e fshehtaz majat pështyn,
Altitudën mbi gropën e hapur të ndjenjës së deformuar në qelizë.
Gjelbërimi i plakur, stinën e pranverës nga djepi s’e ngre, por e fryn.
Efekti përsëritje mundon flamurin e prirë drejtë nguljes pa shtizë.
 
Ka si njerëz në funebret e hapave të kompasit që rrathët dot si mbyllin.
Ah, ky si mot, që si djep përkund fëmijën dashuri sa djepi mbetur!
Dhe qan ninullën e rritjes tashmë dhe nënën e vdekur, tinëzisht dhe pyllin.
 
Ikur në manastirin e Kujtimit të Dhimbjeve për murg kujtimesh...
Mbjellë çdo stinë harresën me emrin tënd dhe dhimbjet shkul,
Jermit i hedh. Pastaj thërras erën, t’i mbuloj me retë e syve, vërshimesh...
 
 
Tiranë, prill 2008
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
Në muret e motit Petraq KOTE
-----------------------
 
Mishi i qytetit të morgut
 
Përherë në sytë e çdo shqiptari,
kalëron ushtari i atdheut,
ose vetja e tyre;
me baltë mbi supe e motrën pas shpatullave…
shkonë tek Atdheu… e pret Mëmëdheu…
 
Dita vdiq.
Qyteti,
vëllait të saj i zhveshën kostumin e zi të Dhoqinës
me baltë Kostandin,
në krevatin e shtatë të morgut
me numrin 365 lidhur në gishtin e tretë të këmbës së djathtë,
që përkon vjeshtë,
me të cilën gardhin e viteve besë kaloi,
është rënë.
Këmbën e majtë s’e ka patur kurrë.
Minjtë,
ose ndërgjegjet e shpresës
që edhe urinë e tyre brejnë,
hipur mbi dy varre në tentativë duke tërhequr sajën,
ku djali i ri
ose tellalli i ri i dy klarinetave një herësh që u bije,
njërës për vaj
e tjetrës për gaz,
ngordhën…
 
mishi i qytetit të morgut i vrau.
 
E lini vdekjen në paqe,
pa armiq
dhe kërkoni një kishë pa bibël!
Në mesin e gishtrinjve, frymës, pranverës
mikeshat më ven trëndafil,
prej mjegullës së gjykimit, universit të varrit
këputur…
është vajza e dashura e djalit më të vrarë të qytetit.
Vdiq para klarinetës që qeshte
e lindi prapa klarinetës që qante.
 
Tiranë, vjeshtë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
… thuaju shqiptarëve
 
Në se bajraktarizmi i shqiptarëve do të vdiste,
shqiptarët do të mbetnin vetëm në shtëpinë e trupit të tyre
dhe sa mirë do të ishte!...
 
Më vrau shtëpia e shpirtit.
Paska qën shtëpi armike shoku im,
tashmë goditësi im!
Sapo u shova në krahët e diellit.
Më mbuloi me fustan të zi.
Ia zhveshi të zezës natë, të zezë.
Pashë dhe atë, atje
pasgoditje ( se goditjen nuk e pash, ishte tinzare )
hëna, yjet i fashonin plagët besë
me rreze argjëndi
e rrugë Kostandini…
nuk ankohem kurrë tek të huajët,
shqiptarët janë vetë të huajtë e Shqipërisë.
Zotit të Shqipërisë i lutem ( se mua s’më dëgjojnë,
jam efeb ):
- Thuaju shqiptarëve se do të jenë gjithmonë
muslimanë,
të krishterë,
të gjithçka
por arabë, turqë, grekë, italianë, serbë, rumunë
kurrë!
 
U thuaj gjithashtu se
“ eja shkojmë për gjah,
vrasim Shqipëri! “
nuk do ta dëgjojnë erërat,
meset e ditëve,
pushkët e vitit 1999
e hobtarët do të hanë ëndrra
e në udhë - shishet e markës “ gjueti “ do të pinë vrerën,
jo verën…
 
 
Fier – Tiranë, dhjetor 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
 
Peizazh dimri në Myzeqe
 
Prej Vlore vjen era, n’Durrës frymën e mban,
këng’e saj mbi këngë, fushën e përlan.
 
Ej, ju tinguj shpirti, frymëra qetë dikur
dikë, larg kujtoni… pse bini si mur?...
 
Rrëshqasin mbi akull, barëra, krende, gjethe
dhe mikja vetmuar, muzgut diku vete!...
 
Veshur në të bardha, nxitimi në zi
me të zeza pret…zbardhur, miku i Ri…
 
Ca tinguj rënkojnë poshtë shtëpisë ku rrinë
dhe medalj’ e vjetër ka një tringëllimë!...
 
Venat shtyjnë gjak, prej zemëre nxituar,
vetveten pyet mikja:- Ç’është kjo rrugë ngatërruar?!...
 
 
Fier, dimër 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Fol, - më thonë, – të të tjerrim dhe zërin!…
 
Trarët e shpirtit tim u thyen,
shtëpia rri zbuluar…
 
Vargjet e poemave të mia
i tjerrin gratë e reja shqiptare,
me shtizat e flamujve që gegët u thonë bajraqe, unë, tirani.
 
Stofra thurin e i presin veshje
për fëmijët…me bishtat e harabenjve
që s’shtegtojnë.
Se po t’i presin me bishtat e dallandysheve,
fëmijët do të rrin dy stinë lakuriq…
 
Fol, - më thonë – të të tjerrim dhe zërin
… se burrat na janë bërë statujëza akulli!
Vlorë, korrik 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Gjallesa e dikurshme…
 
Ia kushtoj, asaj
 
Përmendore në buzët e mia tiparet e tua rrinë gdhendur...
Koha fle tmerrsisht e lodhur.
Zbresin zogj, aty
çelur në zgjim.
 
Çukitin mbi çudinë e ftohtë të mermerit dhe qajnë.
 
Një i dehur prej tradhëtive, që është qen,
ngul dhëmbët, atje
pa lehur.
 
Shpon mermerin e shenjt fildishti.
 
Është diku në një varr jetim, ajo
skalitur
në anë të thellësisë së pështymës sime...
 
selvitë,
as varrin e skulptorit s’më tregojnë!
 
Vlorë, 19 prill 2008, në orën e leksionit të Dialektologjisë
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Gjahtarë, mos e vrisni dhinë!...
 
 
Më kujton një rrugë e rrëshqitur dhe e vetmuar,
në Meçek.
Lisi anë saj luftoi veç me qiejtë.
Mbështetur te klithma që shqiponja më mori,
kur putha greminën.
 
Kam sytë e vashës sime, burime, atje
nga çanta i ranë armikut kur kaloi, pasi ia nxori...
të dashurës në dheun e tij t’ia çonte.
Kam dhe shpirtin e një shoku që kurrë s’u ngjit...
frynë majë malit,
shuan ethet e akullit tim kur mështekna
e dashura ime më qan.
 
Guximi i rinisë rrokulliset me ortekun
e kohës që s’kam,
deri te këmbët e mia të mërdhira.
 
Më kujton një dhi e egër, atje
është mendja ime, ajo...
 
Gjahtarë, e ruani dhinë nga vetia!
 
 
Tiranë, pranverë 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
Gruaja ime...
 
Sa herë i qesh burgosur shpirtit të tyre
me liri, pa mure,
aq herë më vranë me plumba dashurie,
aq herë më bënë arkivole prej eteri,
aq herë më varrosën thellë, në mendje...
pa emër,
pa mbiemër,
pa epitaf,
pa kryq te koka,
mbuluar varri me dhe’ inati!...
 
burgu i ri më gjente.
Më nxirrte.
Më ngjallte.
Më fuste në veten e tij.
Më vriste...
më varroste pa numër varri, pa parcelë, pa emër vendi...
 
Ah, jeta ime!
Burgje,
vrasje,
varre...
 
në qelinë e dashurisë më mbajti vetëm, njëra...
dhe sot jam gjallë!
 
Vlorë më 17 06 2007, ora 07: 20: 35
në bar “ Dolce Vita “.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
 
 
Turpi
 
Spirancën e anijes së qënies tënde
hidhe kudo.
Varri i anijes së qënies tënde është një i vetëm. Atdheu…
 
… Pres në portë të shpirtit me veten të helmuar,
shokësh, miqësh, ç’ njoha dhe grashë i tradhëtuar.
 
Prej fare dhe fisi plagët më rrjedhin gjak,
ëndrrat që m’i vranë, varret pa kapak.
 
Dhe mendoj shumë gjëra, vdekur oh, atje…
turpin që nuk vdiqa, “ i vrarë për atdhe “!
 
Shkup, pranverë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
 
 
Shekulli hemeopatik
 
Shpirti ynë është edhe grumbull qelish!...
 
Është koha kur së bashku me lulet e bardha të bajameve,
çelin gënjeshtrat e bardha dhe robëritë e djemve në emrat e vajzave.
Ajri ende i pa pjekur në furrat e nxehta të motit akull,
dehet kur pi raki shqiptare,
poshtë rrepeve mëndjemdhenj të Tragjasit të heroinës Zonja Çurre.
Me ëndrrën e shërimit të botës,
zbret vend e pa vend nga vaporri i mbytur,
Spitali nën ujë i Radhimës me luftë të Dytë botërore.
Është koha kur bajamet dhe gënjeshtrat çelin lule të bardha
pa e ditur se përse i çelin.
Brenga burgoset në martesë.
Dëbora, majës së malit të Çikës i rri përsipër si kalit,
pa e ditur ende se përse përsipër i rri?!
Ajri nuk e di pse dehet e zbret vend e pa vend?!
 
Ai që shtyn çeljen, dehjen, mos zbritjen dhe zbritjen,
s’ua thotë!
 
Vetëm uji këndon si bilbili gurgullimën e vjetër.
Hynë në gojën e tharë të deteve shqiptare me emër dhe mbiemër.
Filizi i ri çan me qerpikët bisk shtëpinë e nënës së tij,
shtynë përpjet të shoh hënën,
diellin,
yjet
deri në fund të gjatësisë…
 
Mora vesh një vendim gjyqsor.
Dënuan Brengën, Bajamen, Borën, Ajrin...
 
Atë që i shtyu të gjitha këto… nuk e dënuan!
 
Fier, pranverë 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
 
Ballkan
 
Hijet rrinë ngatrruar
edhe degët e pemëve.
Kruajmë kurrizin e njëritjetrit
e pyesim: ku është i imi?!…
 
Dogjën sy, vesh, buz, lëkurë... varre... prishësit.
Të mos më njihte. Të mos më fliste. Të mos më qante, kush
dhe porta e re e Koteve!...
 
Zjarri i korrur në diell më njeh!...
Kur dola një herë nga krahët e shqiponjës në fluturim
Gadishulli Ilirik më pyeti:
- Po emri “ Iliri “ shkruar në lëkurën time të bukur
ende kuptimin e dikurshëm kuptimon?
- Po ca shtete me emër gjarpëri ( Serpi, Bolla e gurit ) që pinë jetë në arteret e mi?
 
Mitra, Perëndia e gjinisë,
trëndafila të kuq harron në shtratin jetim të shtëpisë endacake,
i bëjnë hije shtëpisë sime ilirike.
 
I dënuar të mos rri vetëm,
sëmur nga e shkuara,
asnjëherë s’kam bërë roje të mbroja mishin tim pellazg.
Prandaj mbi pergamenët e mi të fjalëve të dashurisë mitike
firmuan të tjerët me dhëmbë.
 
Tek fluturonte shqiponja,
pashë veten të binte.
Pa rënë koka ishte ndarë në pesë koka,
në pesë porta. Në pesë emra të ndryshëm ishin gdhendur,
si pesë ura zjarri të shuara.
 
Unë i mbledh ato dhe bëj Një kokë
që i bije të jet Një zjarr... i ndezur...
Përmet, pranverë 2006 me z. Jani Tanku
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
 
Helm s’të jap dot!...
 
Unë, jam vendlindja ime…
 
Në ajrin tingujbosh
patetizmi komik i të qeshurit,
qyteti,
dyert e erës së orgjisë së gjakut troket me gishtin e Nemesisit 1).
Fshinë çdo herë të vjellat e detit pijanec
ku bregojnë zyrat, rrugët, shtëpitë, shkollat, kopështet, spitalet, djepet, varret.
Mua më vret me nota muzike.
Pas vdekjes më puth me lotë bregu të kafshuar…
Në formën e hijeve me lara, njerëzit,
rrinë ngulur në melodramën e mendimit të tyre;
gardhin e proves phoenixe rrethojnë.
Duke shpuar poshtë tyre,
fytyrat e tyre të pa mbira,
ku rrënjët ka vdekja, pemë
e lulet shumë ngjyrëshe mbi koka.
Kumbime koke pa rimë,
shtëpi, që shpirti u ka ngrirë në harresën e kohës.
Tringëllima vese që bie nga gonxhet e sahapura.
 
Kocka historie, të jap sa të duash,
helm s’të jap dot, armiku im, qytet!
 
1) Perëndeshë e shpagimit dhe e drejtësisë
 
Fier, vjeshtë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
 
Gjysmë fajkoi, gjysmë pëllumbi…
 
Tek lisi i moçëm takova vjeshtën…
 
Njërin sy e kishte sy fajkoi,
tjetrin sy e kishte sy pëllumbi.
Njërin krah e kishte krah pëllumbi,
tjetrin krah e kishte krah fajkoi.
Njërën këmbë prej fajkoi kishte,
e kishte këmbën tjetër prej pëllumbi.
Sqepin
gjysmë të drejtë,
gjysmë të kthyer…
 
ky shpend u ul në oborrin e prapëm të syve të mi.
Një mëngjes gjysmë rrëzuar,
gjysmë pëllumbi më përkëdhelej,
gjysmë fajkoi më kafshonte…
 
Trishtimi qante në drekë
tek hante gjysmë pëllumbin, gjysmë fajkoi…
 
në gjysmë të ditës ndodh kjo vdekje përherë!
 
Kosovë, nëntor 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Ecin…
 
Cicërimat e zogjve i kanë varret,
në pikat e vesës…
 
Preva dy kthesa rrugësh,
i bëra këmbë.
Ia dhashë nipit të piktorit impresionist,
që treni ia mori.
Treni shqiptar ka këmbë fëmije për rrota.
Fëmija,
Kthesa rrugësh për këmbë.
 
Sigurisht… ecin, të dy…
 
Fier, dimër 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e motit Petraq KOTE
-----------------------
 
Harresa
 
Harresa,
nënë ka vdekjen…
 
Të kujtojmë,
kur gjethet me ar ulen të lodhura nga drurët e degëve shqiptarë,
në prehërin e pashmangshëm të varrit të tyre pa rrënj,
ose minierave të ekzistencializmit…
 
ende pa u zhveshur lakuriq cipali i vështrimit,
ende drita pa klithur,
pa kopjuar e vërteta fëmijërinë,
pa pjellë vdekja mjekët
e pa pikuar trumcakë të uritur koka ime…
 
të kujtojmë o, moshë.
 
Tiranë, prill 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Ëndërra e nënës sime, 1967
 
Derisa ky popull të mos kërkoj ndjesë për ç’ka u ka bërë perëndive shqiptare
e të mos vrapoj për kudo ku shkonë,
ky popull do të vuaj…
 
Perënditë në rresht!
Me moshën e burrave, grave, vajzave, djemve, fëmijëve tanë mbi supe.
Lindur e rritur me dheun tonë.
Përzhëlitur, plagosur, vrarë në tokën tonë.
 
Në krah mbanin varret e të vdekurve të tyre…
Ikni, iknin
pas shpine, pa parë,
para syve, pa varr…
Atje ku këputej rreshti
një nuse e bukur, me lotë të bukur, me mëri të bukur,
qante duart e prera,
këmbët e saj të çjerra çelnin trëndafij faljeje…
 
I dola vrapit para, e thirra, e luta:
- Kthe moj nuse të mjekoj!
Kështu, kush ju ka vrarë?
Ajo më pa,
duke dalë nga mbytja e sigurt në lumin e lotëve të saj, më tha:
- Në Itali po shkojmë… shtëpinë na e vranë!
 
Fier, paraverës 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Sot u vesha me nder…
 
Njeriun e bën pis ajo që nxierr nga goja,
jo, ajo që fut në gojë...
 
Më frikësohen mendimet e këmbëve,
hyjnë e dalin në derën e mbyllur të dhomës së mendjes së gurtë.
E kam lënë në kalanë e Vasiliqisë në Himarëme kryq të thyer … nga antikrishti i Aliut
dhe ligjërimi i tij: “ Të qifsha Kryqin Vasiliqi “!
Fshehtësisht,
këndojnë këngën e poetit Aleksandër Zaka në ferrin e Spaçit:
“ Kam frikë nga njeriu i caktuar poet,
por nga i caktuari i të caktuarit,
kam frikë, vërtetë! “.
E le edhe hapur ndonjë herë derën,
të mos ndihet e ardhmja, jo ardhja!
Nga dera hyjnë kurtizane,
ministra,
deputetë,
priftërinj,
shkrimtarë…
O Zot! Përse asnjë qen?
Çudi, e ardhmja hyn nga vrima e hapur e nokes së gishtit prej trokitjeve!
Se mu kujtua sot, nderi…
…ajo, që iku lakuriq me shtëpinë e nderit kujtesë.
Ia zhvata unë.
Nderin tim m’a morën pa më pyetur atëhere kur këtej jetonte socializmi.
Më thonin se para partisë së veshur duhet të jemi të gjithë lakuriq.
Ndaj s’kisha turp!
 
Po ajo, përse iku me mënyrën? – pyeta veten.
Por u kujtova.…isha prapa, në pyetje.
 
Pastaj luta Zotin.
O Zot! Sot pas shumë socializëm dhe sekretarësh të parë,
u vesha me nder.
Dashç Ti!
... vajza që i zhvata nderin
nuk ka qënë kurtizane!...
 
Fier, 21 mars 2007
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Dita…
 
 
Sa shumë të artuarat në dyqnin e artit, prraka i përplas
e shoh në sytë e saj të hepatitë!
Nuk ka mllefe proturberante,
ka gëzim frenant,
të zvogëlt.
Ndonjëherë nuk e kisha parë,
në këtë njëjësfjalë,
në këtë trak - truk – këngë - dërrasore!
Por,
Sadoqë dita të vrapoj me prraka,
më pak do të zhvendoset për jasht pyllit të mendimit tim,
më shumë do të bëj zhurmë
brenda pyllit të çmendimit tim.
 
Zbathur të ec mbi faqet e biblës
me këmbët e bukura,
qirisht
sqimisht
ashtu siç zbret nga mali i qiellit
dhe ulet në vreshtat inerte
ku bëhet verë
dhe pinë idetë e mia!
 
Kosovë 2004 - Shqipëri 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Dy mëngjese me një natë në mes
 
Nuk kam kohë ëndrrave t’u ndaloj…
 
Para mejeve kalon nata tingull,
futur në këngën e gjarpërit të shtëpisë pa përmasa
Matan rrugës së mundimit tim të shkurtër,
ku në vegim besnikrie në tehun e shpatit të malit rënkim,
më thanë të shkoja,
ca njerëz që vinin nga ç’njerëzia,
që asnjëherë nuk kishin parë male me trajta njerëzore…
 
- Mos e vra gjarpërin e shtëpisë! - Më ka lënë porosi gjyshja Katerinë,
- Ruan gjëmën!
Dhe vërtetë,
kur në portën e hapur të shtëpisë sonë të re
hyri një gjarpër i pa njohur,
ai e hëngri.
 
Gjarpëri,
që në këngën e tij kalon nata sonte,
ndërroi shtëpi.
Ngeci në gugatjet e një fëmije të lindur nga vdekja
dhe u desh hyrja e gjarpërit të shtëpisë së burrërisë,
që ai të ishte ku është sot
e hyrja të ishte e gjatë,
dy mëngjese me një natë në mes,
si “ Nata e Ustikës “ e Petro Markos…
 
Fier, pranverë 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
 
Katër shufra ari ose jeta
 
Tretja e saj,
hapa muzgu në lotët e zinj.
Ndarja,
ku koha s’pret,
nata që urren poezinë…
 
Pranverën ( lindjen ) që më fali nëna ime
një arpunuesi do t’ia çoj të m’a punoj.
Të ma bëj varse, byzylyk, pa gurë,
fëmijërinë t’më gdhend n’ naivin medalion.
Nga syndyku i mykur do të nxier dhe verën,
të ma bëj unazë për gishtin tim.
T’i kërkoj vjeshtuar martesë aher dhe vjeshtës
që më dashuron me turp e dridhërimë...
 
Në dimër kur të jem pastaj dhe dimër,
do mendoj
dy vjeshta çdo t’i bëj...
Se për dimrin tim mendojnë të tjerët,
çfarë bizhush do m’ bëjnë, do kem për shënj...
 
Tiranë, vjeshtë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Jeta,
ku e ka shtëpinë?…
 
Miliarda kurora
mbi kokat e varreve të lavdive të gjalla
një ushtar i pa njohur
dhe një kohë e pa njohur,
dorëzojnë
e në barkun e mbushur të lirisë,
të lavdishmit kërkojnë.
Në brendakostume
në skelete idealesh
në brendaqiparisa
dafina
e vdekura kohëluftë,
medalion rri mbyllur.
 
Zbardhë.
Mug.
Nxinë…
- Jeta,
jeta,
- thërret lavdia e varrosur, -
ku e ka shtëpinë?
 
Boletin, Kosovë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
 
Ndezur nga shkrepsja
e ëndrrave që s’flasin…
 
I ulur në pikëpyetje
i sapo ngritur nga pikëçuditsja,
si fabula shkruar në baltën e një gjuhe të harruarë,
shikoj veten time në urrejtjen hero.
 
“ Ishim shumë heronj,
heroizëm kishte pak! “
 
Lidhur në skajin e ëndrrave.
Ku në mes,
syri i pushkës së bunkerit kokë,
ruante lirinë e lidhur tek huri Enver,
me litarin e frikës së thinjur…
 
Tani,
prapa shpirtit kërkomëni
jo, prapa zërit,
as fytyrës!
Mbështetur në murin e mendimeve të mia
me ballin në ballin e oxhakut të nxirë nga idetë e djegura,
duke u ngrohur në vatrën e moshës,
ku digjen drutë - vite, tani
pa tym,
pa nxehtësi
ndezur nga shkrepsja e ëndrrave që s’flasin…
 
Fier, vjeshtë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Ec, mos shkel!
 
I hoqëm shtrojet e vjetra të këpucëve të vjetra
edhe shojet e vjetra i hoqëm,
vumë edhe pafka;
vishi kombi im këpucët e rënda
ec,
mos shkel!
 
Prishtinë, nëntor 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
 
Në gropën e gojës mbjell një pemë…
 
 
Gjarprinjtë e art të diellit më zvarriten në trup.
Hapat që vdesin kur distanca largohet,
i varros në këmbët e mia
 
dhe shoh me sytë e shkurtit si mbinë arritja.
 
Në gropën e gojës mbjell një pemë, pastaj…
memecët flasin!
 
Vlorë, 3 maj 2008 në orën e leksionit të Semiotikës
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
---------------------------
 
Vdekja jote
 
U ngjalla
pse vdiq ai që të ngjallte ty.
 
Ke frikë?
Ti
nuk vdes kur krimbat të hanë mishin,
tendinat,
ligamentet.
Ti
nuk vdes kur krimbat të hanë palcën,
limfën,
gjakun,
Ti
nuk vdes kur krimbat të hanë kërcet.
Ti
do të vdesësh kur krimbat do të hanë shikimin,
dëgjimin,
zërin,
shpirtin
dhe do të vdesësh fare,
kur krimbat do të hanë gjuhën!
 
Fier, natë pranvere 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në murete kohës Petraq KOTE
------------------------
 
… një vajze që priste
 
Më vjen keq për ty,
për vetëveten më vjen.
Edhe pse e vërteta ka dy sy...
ka vetë një gisht që rrëfen!
 
Mesmes!
Gi De Mopasani një tregim më shtjerr…
Krevatin le e përjashta vështroj i mpir,
shikoj Shqipërinë
matan xhamit të thyer
viti i kthyer
një mijë e nëndëqind e …
përtej zërit
Francë një mijë e tetëqindë e …
analogji,
apologji,
antologji,
patologji.
Aspak s’i habitem pamjes së njohur.
Kjo natë pranvere shtrirë me këtë vend pranverë
më duket si bujtinë,
dhomë ku rrinë mbyllur e dridhërojnë nga “ frikë - epshi “
një palë çorape,
një palë mbathje
e një këmishë adoleshenteje hedhur kuturu nga vetë ajo
në krevatin e virgjër të virgjërisë.
 
Mesag.
Jam zgjuar dhe ulur në pragun e mëngjesit jeshil të Gi de Mopasanit,
dëgjoj jeshilshëm;
ndërsa minjtë,
në ngjajtjen dhomë të vetmuar e pa dritë rrëzë qytetit,
jetën i kanë marrë një vajze që priste…
 
Fier, 1992 - 2007
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Dashuria
 
Nuk kam suitë që t’a tregoj, at’ bukuri që kishe ti
Dhe Zotin vetë shihja hutuar, guhakur, prerë çdo perëndi!
Të gjithë përqark shëmtuar e shihja… atë që m’fali dy magji
edhe mëngjesin të nemitur, arin e ditës sterr e zi…
Nga qielli i kohrave që s’vijnë, s’vjen sqot’ e ëndrrave të mia
fytyra jote, zëri yt Belinë. Vezullimi, miklimi, xhelozia.
 
Brengat m’u prenë kostum, që kur më ike dashuri, ti
pritjet, shpresat pas teje përzunë, jetën, puthjet, çdo hijeshi!
 
Ditët më vinin të mugëta, netët u bënë dy herë më zi,
fytyra e botës u shëmtua, kot dilte dhe dielli i ri!...
 
Nga tavani i kohërave që s’vijnë, vjen ëndrra e ëndrrave të mia
kthyer në engjëll e para meje qan, dashuri e rrjedhur nga dashuria.
 
Eh, dashuri! Pushtim i vetes. Ndahe në mijëra robëri.
Shkon bënë kujtim çdo Një prej tyre dhe kthehe prapë në Një njeri…
 
 
Fier, mars 1997 - 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Sa keq që s’rritet dielli!...
 
Kur mëkatet ndodhin në errësirë
mëkatar është dielli!...
 
 
Ka njerëz me thinja të zeza qyteti im,
i ngul koha në fytyrën e shpirtit që çel vuajtje me bigaçe shalësh,
mbetur gjithmonë të paparashikueshme e të lajthitura,
e në skelete netësh,
natërisht i shkul
me lopatën e lirisë së burgut të dëgjuesve aktiv.
 
… ka edhe njërëz me thinja të jeshile
që shtëpitë pranverë vjedhin në stinën e të mjerëve, me një stinë
ku strehojnë pamjaftueshmërinë, vlerat të përcaktojnë!
 
Gjaku, ha gjakun.
Ndaj goja ime ka filluar…
më pengon në ecje.
 
Era nuk sheh!
 
Unë shoh … shumë fytyra te arsyet ndërrohen,
shumë pak te shpirti!
Bota rri shtrirë mbi dy sy,
Lutem
në vendin e syrit të zi…
Nëna mbi det vizaton anije të thinjura,
pulbardhat e pritjes mbi direkë ulen,
tregojnë rrugët me busulla të prishura.
Në shikimet plagë,
nuset çelin dallandyshe
dhe me ura malli i venë flakën, natës
me mikun tim të fantazmave,
që në të njëjtën shtëpi me iluzionet rron,
 
 
 
 
Portretin kam varur
në murete kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
varrin me thinja,
skeletin e kombit tim,
… po ma vjedhin armiqtë,
djepet me flokë të zeza.
Rritin varret e dytë të tyre, në kombet e tyre
se varret e parë u mungojnë!…
Sa keq që s’rritet dielli?!
 
Herë në njërën buzë e herë në tjetrën,
të asaj ku bota rrëzon krenarinë,
puth tehun e briskut të berber Mihalit nga Shën( shkëmbi )pjetra
edhe pse e di,
pres atë që s’vjen!
 
Mos më thoni ndonjëherë:
- U rrit hëna!
Se vrapin e shikimit tim do t’ia jap rrugë - qorrit!
 
Fier, janar 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varrur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
 
 
Rit
 
Të gjitha ardhjet kanë ikjet me vete…
 
Ajo, vjen në fjalët e mia.
Ajo, hyn në fjalët e mia.
Ajo, jeton në fjalët e mia.
Ajo, vdes në fjalët e mia.
Ajo, varroset në fjalët e mia.
Ajo… ngjallet në fjalët e mia.
Ajo, ikën nga fjalët e mia…
… vdes unë në ikjet e saj.
 
Për të riardhurë ajo në vargjet e mia.
Për të rihyrë ajo në vargjet e mia.
Për të rijetuarë ajo në vargjet e mia.
Për të rivdekurë ajo në vargjet e mia.
Për t’u rivarrosur ajo në vargjet e mia.
Për t’u ringjallur ajo në vargjet e mia.
Për të riikur ajo nga vargjet e mia…
… për të rivdekur unë në riikjet e saj!
 
 
Dhjetor 2006, Fier
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
E Thëna 1)
 
 
Tek Perëndia E Thënë hyj me gjuhë e këmbë zbathur,
i pjellë nga pjesa e përgjakur e Shqipërisë.
E di. Burrat janë duart e jetës së grave,
ashtu siç e di që gratë mbajnë edhe vdekjen për burrë…
 
Këpucët i le tek porta e mendjes time të Re
dhe shpirtin qën të komshiut tim
dhe britmën e tokës për ujë,
pritjet për nënë të nuses së re,
malet,
që krahët u dhëmbin
e fushat që u dhëmbin këmbët…
 
Derën më hap Dielli. Hëna më ul në fron.
Një vashë e bukur që pari është ulur,
më vështron me gjuhë syri
e unë e vështroj me sy gjuhe.
Sa dua të vonohet zonja E Thënë
e vjetët të mos më matin!
 
Kur shumë vonesa vjen, pyes:
- Perëndesha ende do të vonohet o, engjëll?
- Cilën Perëndeshë pret? - Pyet vasha.
- Të Thënën, - Them.
- E Thëna jam! - Thotë.
 
ende i shokuar
mes krimbave të Shqipërisë
që i bije të jen serbëshqiptarët, grekëshqiptarët, turqëshqiptarët, latinëshqiptarët
se vllehët janë siamezikisht, ne…
 
1) Perëndi shqiptare e artit të fjalës.
 
Athinë, shkurt 2002
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
 
Si sot
 
 
Si shumë herë,
do të këndojë era korale me pyjet anë deti,
si brigjeve të mia të rinisë.
Hëna dritën borxh
diellit do t’ia marrë.
Mbi kuverte anijesh frymën e ftohtë do të fsheh moti
dhe bota do të ketë kollë siç kishte dhe më parë.
Si sot do ta shoh livadhin plotë lule,
milingona
e, lumin dërdëng nga bora që u shkri.
Pranverën të dehur, që del nga pijetoret
e, puthet çmendurisht me helmin më të ri.
 
Si shumë herë do të qajë rinia ëndrrën “ ishte “.
Do të thahen lotët mbi lulet e burrërisë…
Hënëza,
do të duken dashuritë e “ vdekura “,
mbuluar nga retë e mallit të vetmisë…
 
Fier, pranverë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
 
 
... medalja
 
Ia kushtoj atij që është murg i historisë letrare shqiptare
dhe pikërisht prof.as dr. Bardhosh Gaçe,
me të cilin u “ zura “ para fytyrës së këtyre rreshtave...
 
 
Vrapoj nëpër mendje,
shkel mbi çmenduri.
Lodhja duartroket
dhe pak dashuri.
Me djersë bëj mendimet,
fjalët laj me flakë.
Një qefin më ndjek,
me trupin hollak.
Nuk ka fund ky vrap,
jo, as fitimtarë…
para të del prifti,
varr – medaljen, var…
 
Vlorë, 19 maj 2007; në leksionin e Letërsisë së Rilindjes Shqiptare.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e motit Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Simboli i jetës
 
Njerëzit dhe vesa
kanë të njëjtin fat…
puthja, jua prish fatin.
 
O, vashëz “ mëngjes “ në portën e fatit,
renë e bardhë,
që ke prerë fustan.
Këmbët hyjnore kanë rrezet, sandale.
Lule kujtimesh çel ku shkel:
Merr një pikë loti nga syri i vesës,
në varkën e shpuar marazesh m’a ler!
… të pi.
Detin e ngusht të ditës të shkoj,
si fill në gjilpërë kjo rruga ime.
Pa hënë të ftohtë ndëshkimesh mbi kokë,
pa yje që u shuan burrave pa fitore…
 
diellin e lirë të faqeve të tua,
erën e vetme të gjirit tend,
në velë m’i qep!
 
Ti vashëz “ ditë “ në derën e shpirtit,
që renë e zezë ke veshur fustan,
shpresën ke shkelur me këmbët femërore:
Merë një pikë loti nga jeta që digjet,
në varkën e gëzimit m’a hidh atë!
… të pi.
Të dehem… atje.
Simbolin e jetës në pranga të ve.
 
Fier, tetor 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Ngjashmëri
 
 
 
Kjo dallgë pa emër “ Oqean Atlantik “,
që shkumon,
që rreh,
që shtypet nga barku i rëndë i aeroplanëmbajtseve,
që fiton hipermaratonat,
që fle si gruaja e vdekur që flinte me Lasgush Poradecin
e Lasgushi i thoshte “ Mos bëj sikur ke vdekur, moj!”;
gjyshes time Katerinë i ngjan
dhe kjo Ndjesi malli
që më ndjek binar më binar,
si hija trenin që shkon në Skoci me Dashurinë pasagjere,
që vetëm unë e di si udhëton,
duke patur vetëm një grua,
gjyshes time Kostandinë i ngjan.
 
E ndërsa kjo pushkë e vjetër fshehur në murin e vjetër,
të kullës pak para që rrëzuam,
të riun të ndërtojmë,
pa pushkë brënda,
gjyshërve të mi Bush 1),
nuk u ngjan!...
 
1) Gjyshërit e mi i quanin, Bush Dumi dhe Bush Kote.
 
Tiranë, 17 shkurt 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Ëndrrat e mia…
 
Njeriu hosten në dorën e moshës,
shpon ëndrrat të rrinë zgjuar.
Ëndrrat tërheqin qerren e mundimit me buajt e zotit Todi Dëngo.
Në llucën jetë,
pa mbiemër,
takojnë moshën e dashurisë,
duke hapur varret e dhëmbëve të pleqëve
e trokitur në derën memece të buzëve të të rinjve…
 
kur të thyhet hosteni,
qerrja,
ngordhin buajt,
xhaketën time të hedh në çdo vend,
të vishen të rreckosurit
( do të ket shumë e ardhmja nga këta! )
e ndërsa bukën ta lër në çdo nën urë,
në çdo metro,
në çdo gjimnaz ,
të hanë të uriturit…
 
ëndrrat e mia, jo…
i kanë më të bukura !
 
Fier, shkurt 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-------------------------
 
 
Rrufeja e ngrirë
 
A është flirti, tradhëti?
 
Gjurmët e trokut të lajthitur ç’e mbulon ky bar’ i shpirtit,
trok’i mendjeve të pa fre shkon revan m’u brenda flirtit.
 
Ku ka buzët pyll’i barit puthet çifti flirt - përvëlim,
lartë në qiellin pa një re kërkon flirtët një vetëtimë.
 
S’është vetëtimë por nus’ e ndezur që kërkon urën e saj,
skaji tjetër i vetëtimës është dhëndërri i pafaj.
 
Dhe ja, shquajnë që së larti gjëmimë - flirtet tek rrinë shtrirë
që s’e shohin sipër kokës një rrufe të përherë ngrirë?!
 
Tiranë, vjeshtë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
 
Gjakatarët
flamujët e kombeve…
 
 
Ka një vatër në Ballkan që nuk ul e ngre burra shqiptarë
në buzët e saj
dhe pse zjarrin djeg,
ngroh gratë.
 
Burrat janë pranga.
Shqipërinë mbajnë prangosur në burgun e sedrës
 
Fëmijët lozin me prangat.
Lind Prometeu tek këpucët e tyre,
sa herë dheun e shqipeve përkëdhelin me këmbët naive!
 
Derën nga deti ia hapin Shqipërisë
dhe nga mali.
Të veriut ia mbyllin,
hyjnë gjarpërinjtë dhe kimerët.
E jugut mbeti hapur,
hyjnë bukëshkalët atje dhe kuajt e Trojave
pa të cilët vdes, ajo…
 
Gjakatarët
flamujët e kombeve
që në gjokset e tyre kanë varrin trinom
të paqes, mëshirës dhe jetës,
në majë të shtizave të oxhakëve ( vatrave )
tunden me tym
është mendja e burrave, pranga…
 
Vlorë, 4 mars 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Pa sy… Kamy!
 
Pavarësia për çdo shqiptar në botë fillon më 28 nëntor 1912.
Edhe për kosovarët, çamët, shqiptarët e Malit të zi, Shqiptarët e Maqedonisë.
Kjo e vërtetë e hidhur është turp i histories moderne botërore.
Një komb nuk ka pesë pavarësi!
 
Edhe aparatit tim poetik ia mbyllën sytë ushtarët ( francezë ),
në sy të diellit
të Atit, Birit dhe Shqipes së Shenjtë.
Kujtuan se mbetëm qorra të dy.
 
Ne, pamë me At… me Bir… me Shqipe të Shenjtë…
 
matan Atin,
matan Birin,
matan Shqipen e Shenjtë,
“ pa sy “…
…Kamy!
 
Mbi urën e Ibrit, Mitrovicë 13 nëntor 2004
ora 12 00.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Vitet e rinisë
 
 
Të vjetrin engjëll po ngre në gjoks tani,
me sy përlotur dhe shikoj nga ju.
o, vite të rinisë, o, malle gjëmimë mbytur
o, re naive të t’ madhit qiell, blu!
 
Me gozhdët lotë në gji po u mbërthej
e prapë përlotur unë shikoj nga ju,
o, vite të rinisë, dridhërimë e shpirtit t’njom,
memece mbetura atje, spitalit blu!
 
Habis me kohën, si ikët ju kaq shpejt,
si ëndërr e ëndrrës një herë veç për t’u parë!
Tërë jet’n e jetës pastaj jeta u thërret
e gatëshme ndërrimin ta bëj edhe me varr…
 
Të fle më lini, gjumin mos m’a trembëni,
zgjimi i plakur ai t’më tund, t’më shkund.
Të zgjohem, çohem e sikur s’qem ndarë
t’u pi, t’u pi si gotë me vrer, me fund!
 
Edhe të dehem. Të vdes? Jo! Të marrohem.
Vrerin t’ia zbraz plakë – botës mu në gji.
Pastaj shikimin protezë ta thyej mbi vete
që prapë o vite, të mbushem me rini…
 
 
Fier, 1991 - 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Coptim
 
Tek goja e kalit
urtësia me thinja hergjele me shikimet, fle.
Hyn e del nëpër shtëpinë Shqipëri Zoti Krisht, zoti Muhamet dhe Baba Aliu,
mëkatet e të gjithëve duke zvarrur, lidhur te shpirti.
Qëllojnë qytetin me çmenduri, mëkatarët!...
Zëri i demonstruesve të ngjyrshëm të Parisit, partner me Orkestrën
Simfonike të Tiranës,
çan mesin e gjumit tim Europë.
 
Mjegulla e përhimtë kruhet në këmbanoren
e kishës së Sylipsit,
diellin të ngjit coptimin, nuk e le…
 
Pikat e shiut ngulin erën e çmendur në faqet e gjithëkujt.
Gjëmonjëset e krisura këndojnë lajmet e vjedhura të Artemisës
e pashaportën e kohës time shkruajn,
duke më bërtitur:
 
- Fjalët e pjekura dalin nga furra e akullt e mendjes së plakut.
 
Tiranë, verë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Një pikturë…
 
 
Vjeshta në bluzë të verdhë e fund të kaft,
pa rrip në mes,
këmbë zbathur me krem të freskët balte,
rrëkeza dredharake lotësh perëndishë, poshtëronë.
Në flokët e reve pis të zeza,
herë, herë e ngrënë nga kush, s’dihet!...
hëna, ngec.
Yjet, këta fëmijë xanxarë lesh – blu, lëndinave të qiellit, largojnë.
Burri dimër,
tinëz, llërët puth,
pastaj qafën, gjoksin e lakuriqësinë, tërë.
Tej,
zilet e dhive të egra të turpit, këngët e zogjve zvendësojnë.
Gëmushat fonoteka,
drynat vunë,
deri në prill, maj,
kur mjeshtri kyçin e motit këput,
ecjen vetmitare shlodh…
Dielli i sëmur,
rrugën e gjat të verës kthen. S’ka fuqi!
Furtuna vjen arrogante,
dhëmbët kërcet e shkëndijon…
 
Edhe pse “ e reja “ është tharja, lakuriqsia, akulli, trishtimi…
I bukur është edhe turpi!...
 
Fier, vjeshtë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Shqiptareskë
 
U këput teli sol i qemanes plakë,
aktori më i vjetër i teatrit më të vjetër
të popullit më të vjetër se historia vetë;
mbi melodinë e saj u shtri si shpifje.
Zëri i prer çau buzët e nxira të detit të
bardhë të qefinit pentagram.
 
Vonë, pa suitë komune
mbi shtratin e qemanes së harresës,
rrugës me flok të shkurtëra
e vunë
e tërheq gomari i lodhur
ai, që Jezu Krishtin futi në Betlehem.
 
- Vend për varr nuk ka! - tha kishari.
- Le të tretet mbi qemane
mbi kohë dhe mbi mua! - tha gomari.
 
 
Tiranë, shkurt 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Gruaja që mer dritë borxh
 
 
Dalëngadalë po ç’njëshohem,
dashurit më shohin me sytë e dytë,
me vetën e dytë.
 
Me sytë e parë e në vetën e parë më shohin vetëm pikëpyetjet,
pikëçuditëset.
 
 
Shkronja, fjalë, rreshta, fraza të tmerruara
nga dosierët e dijeve të pedagogëve,
ikin.
“ E pavërteta “ sëmundje ka rënë në trojet e besimit.
Kali i njërëzisë studentore hingëllin,
ngarkon,
shkon duke ngrënë tagjinë e halleve që të rrojë të nesërmen.
 
E këputëshme është vija e ndikimit, -
më tha plaku,
- Lekët janë në gojën e gjarpërit,
meri të jetosh!
Një grua që njoh në lagjen time,
si hëna e që e shoh në vetën e parë,
merr dritë borxh,
ua shpërndan të tjerëve…
 
kostra e kujtimit del shpesh andej
korr harrimin e dendur.
Nën harrimin e pa mbledhur rritet injorancë…
Vlorë, dhjetor 2006
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Nata ka ftohtë
në kopështin e pritjes
 
 
Ngjarjet dhe Elsinor Përsëri
nuk kanë çmendinë,
i lanë përsëri jashtë.
Vijnë nga gjithësia bosh,
duke kërkuar kohën që s’e gjejnë asnjëherë.
Nëpër rrjetin elektrik të shtëpisë trashëgimi,
përcillet errësirë.
Duke jetuar për të mposhtur të pamundurën,
nata ka ftohtë…
 
në njëzetë e katër orët e vërtetura,
nata zgjat dymbëdhjetë mendje
e dita zgjat dymbëdhjetë çmenduri,
për të mbjellë... o, Zot! Vetëm një ëndërr
në kopështin e pritjes së javës... bukë!
 
 
Fier, 2 prill 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
 
Lotët e zinj
 
Sot lexova
këngën e psherëtimave të herëshme,
në gjethet e zambakëve të gjakut shkruar me penë qerpikësh që i njoh.
 
Ky ditari i ditës pa fjalë,
pse është në bibliotekën e vuajtjeve të mia?
 
Portretet e Onufrit që lindën nga sytë e pritjes
në kubetë e kishave me afreske rinie,
me lotë të zinj qirinjsh, qajnë…
 
Pse s’më flet një lule në qytetin tim?
… mbyll urën e buzëve, ajo
dhe krahu i pranverës bie çdo vit në sipërfaqet e mia
Vijnë dy zogj në të njëjtën degë e i thërrasin njëri tjetrit:
- Gjon?
- Gjin?... natën.
… nuk takohen asnjëherë!...
 
Pse s’më flet një lule në qytetin tim?
 
Vlorë, vjeshtë 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Që nga pranverë e jetës
Petraq Kote©
… Që nga pranver’ e jetës aroma gonxhesh vijnë
dhe lule të këputura me tharje që teshtijnë.
 
Dallëndyshe nga ai qiell dhe brenga që më s’janë
dhe puthje kthyer në varka ku rrinë në breg, matanë.
 
E zjarre që nuk shuhen por s’ngrohin dot, asnjë
dhe dyer kalbur e thyer për zemërat që s’bëjnë më…
 
çarçaf nga lotët bëj, përsipër dhe ua hedh
dhe çmendur bashkë me dimrin prej bote shkoj e bredh.
 
Vlorë, pranverë 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Kockat e shtëpive...
 
 
Skeletet e shtëpive ngulur në kurrizin e kodrave
të bregdetit të mërzitur vlonjat,
janë eshtra nga skeleti kockor emigrant.
Me postat e mbrëmjeve të bankave vijnë,
tmerrin e hijeve, të gjata,
kontinente.
 
Kockë pas kocke, vijnë lekët!
 
Tani që emigrantët s’kanë më kocka...
Ata që presin, janë kockëzuar...
mjekojnë pakuptimin,
shënjat e plagëve…
 
dhe të duan ty, Sizif, për varse.
 
Lartësitë i kaluan,
mendjet, jo!...
 
Nuset e reja pse ëndërra të vjetra shohin,
bishën time të adhuruar, jetën
që e ushqej me mish njeriu?!
Kockë pas kocke, kockat mbaruan!...
 
Vlorë, shkurt 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Polidhimbje 1)
 
 
Vështrimi qan mbi polifoto
e, lotët derdh siç derdhin retë
e, shkrijnë rininë e ngrirë aty
e katra tre, shtatëdhjetë e tetë!
… Vështrojnë të gjithë
për nga e ardhmja,
për nga misteri
e, të pa faj
e, fatet prapë mbulohen. Akull!
Ku janë këtë çast?... Nis vetë dhe qaj.
 
Sa vjet që ikin, aq malle mbijnë,
në shpirtin tim, në trupin tim;
do mundem vallë t’i shoh dhe nj’ herë
t’a korrë këtë dhimbje, këtë sëmbim!
 
Vështrimi qanë mbi polidhimbje…
 
 
1) Ia kushtoj maturës 1974 – 1978
të shkollës së mesme ushtarake “ Skënderbej “ Tiranë
dhe veçanërisht të IV – 3 me mësues kujdestar z.Asimaq Proko.
 
Tiranë, shtator 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
Dekompozimi i urrejtjes
 
Gjaku ujë nuk bëhet, por qelb, bëhet…
Mitrush Kuteli
 
Bija drekë ulërin
në karrocë me tre këmbë të Shqipërisë invalide.
Shtyn nënën e saj, ditën
drejt vajzës tjetër, darkës.
Sytë ti hap asaj,
natën të nxjerr prej andej.
Zinxhiri i lodhjes që zgjat mëngjesin e lidhur tek agu,
buzët e të djeshmes segmenton,
përmendoret të mos puth.
 
Vetëtimat e evolucioneve pështyjnë mermeret e varreve...
 
Çelsin e së shkuarës ndryshkur vrullshëm.
e konverton në tallash sharra “ sot “ dhe e trazon me revolucionet e zinj,
që treten si dita
mbi dekompozimin e urrejtjes sime fytyrë qelbur.
 
Fier, shkurt 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Si rrojnë vallë të burgosur këta, kufij?!…
 
Era e atdheut dhe e nënës është e veçantë…
 
Ujërat e deteve të hidhur anijet ilirike të luftës helmojnë
dhe pse Teuta mbretëron herë, herë
dy romakët vriten përherë...
 
Shekujt që theren në trojet e mi s’më lenë asnjëherë pa rrugë.
Pas luftrave me gropa m’i japin
me gjak mbushur,
të ngrira.
 
Këmbët si kecërit e dhisë së egër të Bjeshkëve të Namuna më thyhen,
nata qirinjtë e saj më fal për këmbë.
Thyej mendjen e thyer!…
 
S’po e shoh kushtrimin
të lind nga barku i sirenës së pesë atdheve të mi
dhe pse perënditë bërrylat kanë mbështetur mbi ‘ta,
si mbi tavolinë
han,
si në nevojtore
rrin.
 
Si rrojnë vall, të burgosur këta kufij?!
Fier, dimër 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Pa hije…
 
Më mirë lotë e me atdhe,
se sa mjalt e hergjele…
 
… Buzët e tua si bregje deti
sekret mbajnë varret e puthjeve të mia.
Dy lotë dua të le në çdo varr,
dhe pse isha me një sy në shpirt!
Dëshira pret
në molin e shkretë ku dhjetra vjet asnjë litar nuk u lidh
dhe pse hija u zbardhë…
 
Jahti i stërmadh i Hadit,
i kërrusur,
bregëzohet aty me sorangë.
Kanë vdekur njëqindë vjet,
pesqindë vetmi,
pritjet s’i mbaj mend!
 
Shoh të hip një puthje e sa ngritur nga varri,
pa baltë!
Më fton.
…vrapoj.
Por hija ime e lidhur me litarin jetë,
sigurisht dhe me mua,
në kalunjën e dyzetë e tetë ka ngecur…
Nxjerr thikën e pres,
ngjitem lartë i shtrirë
pa hije…
 
Fier, dhjetor 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
 
Portretin kam varur në muret e kohës
 
Kam tre portrete.
Të gjallin,
Hijen,
dhe imazhin…
 
Të hyj a mos hyj në portën e hapur të kohës?
Dera është frika ime pa kanate.
Dimri ka kohë që ka ikur.
Gjurmët e sipërfaqeve që kam mbi kurriz m’a thonë në lokalet verore.
Leckat e muzikës,
këngët e dashurive të dimrit fshijnë.
 
Nuk ka më të dashur se dashuria e Dimrit! - Më thanë dy të varfër…
 
Se edhe unë kur dashurova një herë, me dimër dashurova.
 
Vjen nga jetë të tjera ky portret hyrje,
kjo e ardhme burri,
që nuk lind ditën e lindjes së tij, por në timen.
Që nuk rritet jetën e jetës së tij, por në timen.
Që nuk vdes ditën e vdekjes së tij, por në të tjetrit,
me emrues bindjen e numrues pabindjen.
 
Yllin e fatit e mbajnë burgosur gratë e fshatit karshi
në gjinjtë me qumësht,
ta pij jeta…
Paskam hyrë!...
Portretin kam varur në muret e kohës.
 
Fier, janar 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Oh, ç’ është një dhimbje
që shkelka dhimbjet e mia?!
 
Vetë e lodhim ditën…
Dita, me gjatësinë e jetës,
duale
me portretin e Shqipërisë,
hedhur me penel - tonelatat e predhave,
mbi telajon e trishtimit,
grunduar me gjak;
varet në murin e sekondave.
Xhelozia atomike në dhëmbët e vilave gërdecare,
rri kafshuar…
 
Oh, ç’është një dhimbje
që shkelka dhimbjet e mia
e ndërsa armiqtë e ruajnë?!
Tiranë, 15 mars 2008
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Varr jetim
 
 
U linda në vendin e diellit ku dita futet në gojën e hapur të Adriatikut
dhe del nga kurrizi i malit Tomorr,
ku perëndit shqiptare kanë shtëpitë e gëzimit, aty, të humbura.
Më lindi një baba me shpirt poli
dhe një nënë me shpirt ekuatori.
Qumësht gjiri më jepte viti
e katër djepe në çdo kthesë më ndërronte.
Stinët, më shtronte pelena.
 
Një herë rashë nga djepi dimër
edhe vajza që sot kam grua
ra, po atëherë.
 
Asaj i përdornin rrezet e hënës për tërkuzë
mua të diellit
prandaj s’çuditem si ra!
 
Stërgjyshja Pulije tha se e zgjidhi Afërdita... S’ishte mot i keq!
 
Ndërsa mua m’i vidhnin meridianët - tërkuza
…ngroheshin të s’kamurit.
 
Fëmijët që lindëm nuk i lidhëm asnjëherë me paralele.
Këtej do të kalonte edhe pavarësia.
E vranë.
Në xhepat e brendshëm të kostumeve të vrasësve
është varri i saj.
Varur me kravata.
… Varr jetim.
 
Fier, dhjetor 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Feri 1)
 
 
E nxir shtëpie,
Gajnica shkon shënjën e prerjes së thonjve të egër.
Dëshpërimi pa krye,
pa lëkurë,
pa mishrat e forcës.
kreh me krëhërin “ ëndërr “ flokët e egër të rinisë së saj,
e përshëndet miqtë kasiopas.
Lindjet s’i njeh,
as burrat si llampa vajguri përgjysmë ndezur,
me tapinë e besës djegur në gojë.
As tufanet - gënjeshtër ngrirë në histori,
... as mrizet me zanat e sotme!
E nxier shtëpie,
Gjanica shkruan me hapin ujë,
jardë hipokrit.
 
E nxier shtëpie
dhe mbyllur në muret e burgut “ Lakmi “,
Gjanica, udhën e s’finksit po tret.
... goneve rishfaqet Feri.
 
1. Biri i katërt i hyjneshës pellazge Tiro
që i dha emrin Fierit.
 
Fier, vjeshtë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
----------------------
 
 
Armiq
Armiqt i dua dinjitozë...
 
Mos paçi kurrë hoborre!
Se po s’patët hoborre,
nuk do të ketë tela me gjëmba në “ gardhin “ që na ndan
dhe unë do të vij pa pushkë,
pa atdheun e këmbëve të mia.
Ti do të jesh pa “ pritë “,
pa atdheun e krahëve të tu
 
e në s’erdha;
ti, përsëri mos ki hoborr,
do të vijnë fëmijët e mi!...
 
Tiranë, nëntor 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
Bylinët
 
janë aq të mirë...
sa dyshoj përmasat!
 
Ata vijnë të shkurtër në qytet...
ditën e gjatë.
Me krahët naxhake dhe këto të shkurtëra,
vrasin armiqtë,
mitet.
 
Çdo gjurmë e tyre është Gur Zezë.
 
Lartësitë?
Oh, lartësitë!
Bien ato, nga ata
Ata, s’kanë malle.
Kot presin në portat e vegimeve...
 
mëngjesi i sotëm është logo e mallakastërve.
Këmbët janë portiku i tyre.
A do t’ia tregoj ndokush lavdinë këmbëve?
 
O, darkë, këpucët e kujt ke veshur
me drita arti ndezur?
 
Këto diafragma vertikale ndarjesh,
në zgjuarësi ulur këtë errësirë;
të bylinët për ku i çojnë?!
 
 
Fier, 25. maj 2008
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Poeti
 
Është një këmbanë që bie,
ndalon.
Ç’trishtim der’ largë që hedh pa prerë!
I ziu dëgjonjës që e dëgjon
kupton…
diku,
ka helm,
ka vrer.
Në anë të mundit jeta, ndenjur
kapelen heq e trishtuar
nga shpirti nxierr veshët ç’i futën
dhe bënë përpara e pikëlluar.
 
Ky këmbanari që lajme çon,
mesazhe mbledh nëpër adhëtim…
S’është këmbanar por është poet,
këmbana,
shpirti i tij hingllimë…
 
Fier, dimër 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Dashuri
 
Tiremat e mia të qetësisë janë bosh.
Humba vetmit, shpërfilljet, shkujdesjet
lirinë e Odisesë së egër...
 
Një gozhdë përqafojnë të gjitha, tani.
Është vështrimi im, ajo
tek një vajzë ( grua ) ngulur,
me kokë, zemrën
të pa goditur ndonjëherë nga çekani…
 
Në dritën e zjarrit të ëndrrës kërkoj kohën,
e gjej në duart e djegura.
Vlorë, dhjetor 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Urnë - Ballkani
 
 
Banoj ku shtëpia ka hije, hijen e shtëpisë së grekut,
gëzim, gëzimin e shtëpisë së maqedonasit
vaj, vajin e shtëpisë së serbit
qetësi, qetësinë e shtëpisë së bullgarit
e pikatë, pikatën e shtëpisë së kroatit.
 
Banoj ku shtëpitë nuk e ruajnë më njëra tjetrën me fërngji.
 
Me dritare frengjitë.
Frengjitë kuti shkrepse
fije shkrepse, pushkët…
traditë të huazuar shfaqin,
urna!
 
Greqi, shkurt 2002
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Zonjushë e bukur e çmendinës...
 
 
Kujton se qelqi ty të fsheh e drita zhveshjen ta mbulon,
Zonjush’e bukur e çmendinës, të çmendurit ti po i ç’nderonë!
 
Një këngë prej vaji ti e nis dhe kurrë atë nuk e mbaron!
E çmënde çmendurinë zonjushë, të saktin djalë që të dëgjon.
 
E, ç’janë muret për të çmendurit, qelqet, drita, retë mbi qiell
Gjithçka përvlohet brenda tyre, jeta, vdekja, zoti diell...
 
 
Patos, dimër 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Pikturë
 
 
Ballkanasit e përmbysin çdo herë mendimin tim.
Pëllumbin korier tek koka ia vrasin.
Dafinat e lavdisë me këmbë ia shkelin.
Ullirin e paqes me gjuhë e presin.
 
Reja e matricave kalon në formë V ( fitore )
S’është gjë tjetër veçse historia.
Glaukoma ngre përmbi sheshe,
duke formuar ( male ) Ballkan 1)… e zënë poshtë Ballkanin.
 
Dhi, ëndrrash lindin,
bar nga fara e trurit të ngrirë, mbin!...
 
 
Balkan, turqisht, male
Tiranë, shkurt 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Poetëve të vdekur
 
Ata janë tokë tani, dhe’, atdhe.
Përballë fytyrën time...
Madhështia është më e madhe se pasaporta që kishin.
Shoh poshtë,
kryqet e kishave dridhen duke hyrë në mendimin tim…
Patos, dimër 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
… hapsirë plus
 
 
Romanca e ditës futur në opal – 1)...
Degëzohet deri tej në planetin tjetër, Gral,
mermeri ngjyrë qumështi i thyer i epikës.
… diafragma e ndarjes plus lotin,
çarë nga kolla e thatë e legjendës;
vetëtinë përmbys.
 
E duartroket njerëzit e suksesshëm,
nga duart e përgjakura.
Fustane, kostume, të mbathura me pika prerë nga coha kohë,
veshin të dashurat e tyre,
të etura për jetë.
Vjen prej nate kjo arsye,
si faj i diellit…
 
qëlloj që isha dritë!
 
1) Opal – gur i çmuar me bardhësinë e qumështit
 
Tiranë, dimër 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Sinus
 
Perëndisë i lutem shpesh, tani
t’i kthej në zjarre këta marinar!...
 
 
... Fytyrën e plazhit takat e çismeve plagosën.
Qesh perëndimin e ditës kjo grua,
me yll të ngrënë në qiellin e faqes.
Pëlhurën dallgë të tezgjahut të detit,
përsipër ua hedh,
vdekjet të mos ftohen...
 
Andej, larg
ku trojet e mia s’janë,
ftesë më ka nisur një pemëz e re...
për herë të parë po i hapen gjethet...
që andej ka dergjur shpirti im, s’më ka thënë!
Pse po shkoj?! Pse?
 
Dikur, ishte rrëke lumi i dashurisë sime.
Kur të jet, det
nuk do të le anije të lundrojnë përsipër...
gra, të shkelin zbathur.
 
Fier, vjeshtë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
 
Turpi
 
Gropat e rrugëve po i mbush me parti
s’ka çakull!
Sipër shtet do të hedh.
Ka shumë shtet
e përmbys zemrën time në duar rrugëve do t’jua lë,
të qajnë së bashku njeriun që zvendësoi turpi…
 
Fier, janar 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Jetoj tek mendimi, tani
 
Ca psherëtima s’reshtin së më thirruri!
Këmbët që s’kanë sy më çojnë tek ato.
Dhe pse pa ndjesi,
duart fërkojnë qivuret e të vdekurave të tyre,
ku rrinë puthjet e mia me të zeza veshur
e dënesat, shkronja kristalesh në emra.
 
Në fushën e faqeve përherë kap një lot
si delja që kthen bariu në fushën e Semanit,
ndar nga kopeja...
 
jetoj tek mendimi, tani
i huaj.
 
Vlorë, pranverë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Erdhën Ilirët
 
Erdhën Ilirët me valle, daulle, pipëza
me yje…
Ah, origjina e tyre!
… me trojet… nderin e zjarreve.
Marrveshën me natyrën për plagët që u hapën kah një balade.
 
E para, sytë më mbanë hapur
Si deti, rri gjallë nga vrapi i dallgëve
që shkon e hap portat e hijeve të mbyllura në mes.
Tek lumi i vjetër, në breg, me krah të thyer,
jam shelg e qaj
mbush shtratin e vjetër të gëzimit me lotë të rinj.
Tek dielli marrë zjarr.
E çoj tek ylli i shuar i vendit tim.
 
Erdhën Ilirët. Duanë dritë.
 
 
Fier, 17 shkurt 2008
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Larg vdekjes
e shumë e shumë më largë, jetës!
 
Ai vjen nga nata zi,
me sy të zi,
me kalë të zi,
me shall të zi…
 
pa natë
… me bukuri!
 
Troku i mungesës së besimit larg dëgjohet.
Qetësia e arratisur prej këmbëve “ të ngulura “ në baltën e mungesës psikologjike “
gjurmon pluhurin e reciprocitetit të shkërmoqur.
 
Në horizont shikoj siluetën time,
mbi tufën e hijeve të poetëve.
 
Ka qënë figurë reale e pikturonte moti…
 
jam larg vdekjes.
Shumë e shumë më largë, jetës!
 
Tiranë, vjeshtë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e motit Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Varri i brengës…
 
 
Brengën time e mbyta në një gotë.
Ç’është robëria?! M’a thot shpirti i zi.
Në të zbrazurën qelqe,
kufoma breng
herë është vetja ime, herë është, ti!
Dashuria po ma nxin dashurinë.
Brengat e pa lindura po m’i vret.
Ose më jep tërbimin me dhëmbë t’a puth,
ose më jep buzët varr të t’i kem për jetë
 
Në mbrëmje hënën për flokësh do ta kap,
me puthje flokësh do ta ul mbi gjoksin tim.
Inatin tënd pa sy do ta vështroj,
me thikë do pres, pastaj
unë gjakun tim…
 
… jo, nga toka do t’i ngjitem qiellit.
Shkallë, zërin tënd, këmba do t’më ket.
Brengën,
me varr do ta le për ju,
të tretat t’i bëni për jetë…
 
Fier, 31 dhjetor 2007 ora 1400
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Jetë qeni…
 
Është një qen që kontrollon rrugën time.
E shoqja e qenit
portën time kontrollon.
Ndërsa shoku i tij
leh derën.
I biri,
dritaret e mia skërmit.
E mbesa e zotit qen
më ha çdo ditë…
 
Janë ca qenë që më kontrollojnë,
më lehin,
më skërmitin,
më kafshojnë.
 
Janë ca qënë,
që… pse rroj unë, rrojnë!
 
Fier, janar 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Frika e alarmit
 
Çanga e plakur ende varet
në fikun e plakur të fshatit tim të thinjur.
I ndryshkur alarmi fle.
 
Armiqtë e vjetër u bënë miq të rinj…
 
Dje,
pashë një mik të vjetër,
mundohej të ç’varte çangën e ndryshkur nga fiku gjysh.
 
siç duket ka radhën për armik të ri!…
 
Fier, dhjetor 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
 
E dëgjoni?!...
 
Sa herë që fjalët e miqve më vrasin,
shpirti m’i gropos thellë në zemër.
E, në çdo pllakë varri shkruan,
të miqëve emër dhe mbiemër…
 
E dëgjoni këngën e bilbilit? Unë, në gëzime e kam shkruar
po, para se t’ia jepja mjeshtrit, vetë nëpër dasma e kam kënduar.
 
E dëgjoni klithmën që lëshon fajkoi? Unë, nëpër luftra e kam shkruar
po, para se t’ia jepja trimit, në kokë armiqëve jua kam lëshuar.
 
E dëgjoni këngën që këndon qyqja? Unë, nëpër vdekje e kam shkruar,
po, para se t’ia jepja vajses, tok me shamizezat e kam vajtuar...
Fier, dhejtor 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
... të vijnë shqiponjat!
 
Puthjet turqisht, greqisht, italisht,
mbjellin buzë në fytyrën djerr të qënësisë shqipe,
buzët çelin gjarpërinj.
 
Kush do helm, vjen këtej… çdo luftë.
 
Lisi i gjakut
në pyllin e fisit gjelbëron i fundit,
gjethet i rrëzon i pari.
Parakrrusur një degë e mban në këmbë,
pëllëmbën mbështet dega në mezhdën Europë...
 
dhe alpet vështron,
... të vijnë shqiponjat!
 
Fier, funddimër 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Poezitë
 
Qyteti im, semiotika ime…
 
Stallë e stërmadhe qyteti im dhe gjithmonë plehu pa nxjerrë.
Poezitë, matrapazët si lopë të majme strehojnë.
Të nesërmen i zgjidhin,
në thertore i çojnë.
 
I therin.
Po që t’i haj populli im s’i shoh!
 
Prita e syve,
gjunjët e shpirtit me gjak më bënë.
Lëkurën pa mbiemër,
krahëve,
papërshtatshmërisë ia hedh.
 
Fier, vjeshtë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Në raftet e bibliotekës sime
 
Në raftet e mendjes sime është biblioteka ime…
 
Erërat “ letërsi “ vijnë, ulen, shlodhen, hanë, pinë, thyejnë
hapsirat e të nesërmes që do të zgjohet përsëri.
Ikin,
revanin e shqotave duke ngarë krizantemat.
Hyj në veten time
gjurmë, të tjerët lënë mbi supet e mi të poetuar.
Zonja Makbeth fsheh vrasjet e saj të lodhura,
në sqepët e orëve të përgjumura të Ballkanit.
Oron
Visar Zhiti, Agron Tufa, Aleksandër Bardhi,
Gëzim Hajdari, Frederik Rreshpja, Ardian Kyçyku,
Ervin Hatibi, Mimoza Ahmeti, Primo Shllaku …
 
Mirmëngjes Kohë! Përse e memecon buzëqeshjen?
 
Të tjerët zihen… Mallarme
Më të tjerët, dehen
vjellin poezi.
 
Një molë që raftet ha,
dëgjohet më shumë se ata!
 
Fier, pranverë 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Kisha e re
 
Çmendinë është bota jashtë çmendine…
Tingujt e bezdisë me emrin, Jetë
vrapojnë në udhët pa semaforë të pendesave të mia.
Vetmia pa moshë,
rrjedh në përrenjtë e thepisur të pikëçuditseve të gjasave
mbush lumenjtë e shpresës së tharë,
për diejtë e djegur të dashurive me ngrica.
 
Në kishën e Shën Mendjes,
dera e ulërimës rri thyer.
Era memece më kot ngul gozhdë të arta, atje.
Shpirti im prift,
ka ikur,
me një vashë, ka shkuar…
në një kishë tjetër… pa emër…
kishën e vjetër ka tradhëtuar!
 
Vlorë, 3 mars 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Shtëpia e saj
 
Udhëkryqet janë simbole të përherëshme të tolerances
ose kryqtakime të ç’trishtimit drejtvizor…
 
Ajo është edhe konturë e prishur e shtëpisë
së shpirtit të saj…
Hyrësit dhe dalësit nuk e prekin kurrë
edhe me gisht, derën.
Erërat janë armike,
mbështetin shpatullat e stërmëdha, atje
asnjëherë gjoksin…
Gjendet përballë korridorit më të gjatë të lagjes sime
shtruar me këpucë të përdorura zogjësh.
Ku dalin plakat “ e marsit “,
me natën, këmbë
e ditën, kokë,
marin të shkuarën për gryke dhe jua japin minjve që hyjnë
vrimave,
si masonët në zyrat e përbashkëta,
firmosin çdo orë vendimet për të rinjtë pa udhëkryqe…
 
të isha traktor,
do ti ndërtoja shtëpi ugari shpirtit të saj…
Vlorë, pranverë 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
Ditët e jetës
 
Këto fletë blloku shënimesh i shkrova me gjurmët e mia,
të gjakut, të djersës, të dashurisë, të urrejtjes,
të zemrës, të shpirtit
pa këpucë...
lashë dhe fletë të bardha,
në fletën tjetër duke shkuar.
Fletë boshë
që naivja fëmijëri i gërrisi,
e, e marra rini në gojën e zjarrit i futi...
 
tani,
marrëzisht i mbroj,
marrëzisht kërkoj... fletë...
dhe s’ka...
veç të mbeturave!
Vjeshtë 2006, Tiranë
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Koha s’ka më kohë!
 
Bëhu ikonë Pri – ama ime,
të puth e prek me shpirt, ja, kaq.
Tek këmbët e tua të ve fjalët.
Pa t’kthyer kurrizin të bëj tutje.
Jashtë manastirit tend të ruaj,
përdhëmbë me vdekjet,
ku të vuaj…
 
Qaj me harresën emrin e ri të Shqipërisë
që është çdo epitet.
E ardhmja - ulli e vendit tim
kokërra mallkimi rrëzonë për njerëzit e vendit tim
të varfër prej shkopinjve…
 
… me problemin e të pasurve lundroj
për të shkuar drejt asaj që nuk e kam parë asnjëherë,
mbi syt e fikur e rënë prej ballit të babait tim,
që janë funde varresh e fillime shtatzanish
dhe frikë, frike!
… që ndizen nga dy sy të shumëzuar qindra herë me inat
të mësueses anonime,
pse nuk arriti majën e kodrës përmbys
dhe pse e di që po sytë e saj
ia zmadhojnë të parin në mijëra figura ç’njerëzore.
 
… e keqja ime vjen nga vetja ime!
 
Prandaj nuk duroj dot më të jem ati yt Atdhe,
më lerë të jem biri, yt!
… pa kohë!
Fier, pranverë 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
... duke rrëmbyer petagogen e këngëve të vajit
 
Lulet e reja me lulet e thinjura harbojnë bukurinë
dhe ndezin aromat tek ne…
Vdekja vjen nga shteti i plumbave të lirisë së tepruar,
në fushat e luftës së syve,
me mbrojtje të përdal.
Ndryshku i këmbanave,
këngët e dhimbjeve, tetanon!
 
Në këmbanore, këmbanat e reja këngët ngatërrojn,
të vjetrat mundohen dhe rregullojnë meloditë.
 
Po kur një mort ato kënduan këngë gëzimi,
se s’i kishin mësuar ende këngët e vajit,
të vjetrat u arratisën
duke rrëmbyer më parë pedagogen e këngëve të vajit…
 
Fier, 14 mars 2007
E kisha për ta lexuar në takimin poetik të “ Ditës së Verës “ Elbasan
po për arsye provimesh nuk mora pjesë.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Vrasja ime, gjatësia e udhës së armikut
 
Miqtë jo dinjitozë, janë më të rrezikshëm se armiqtë potencalë…
 
Në se mullarit “ urrejtje “ nuk ia heq dot stërmullarin
“ armik “
dhe plumbat “ fjalë “ që dalin pas ngrënies prej atje,
të paktën me këmbë pa gozhdë vramë!
 
Udha ku ecën është shumë e shkurtër dhe pse ti e bashkove
me atë që mua më more.
Kur të jeshë në fund të grahmës së shpirtit do të shohësh
se më shumë se gjatësia e varrit tënd
s’ke udhëtuar!
 
Fier, pranverë 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
Po mua, pse më ze malli për rininë?!...
 
Fëmijëria, nuk ka malle.
Malle kanë, ç’vijnë pas.
 
Ka filluar e vjenë kohë e pa kohë fëmijëria ime,
me zogj në duar,
me piktura sureale në lëkurën e shalëve hollake,
pikturuar shkurreve.
Me kodërza në kokë,
ngritur nga gurët e gjuajtur të shokëve,
me hundë të thyerë rrëzimeve,
e, sy të nxirë grushteve…
 
Dimrin që vjenë,
do të jem pemë pesëdhjetë vjeçare.
Me fole, me zogj ndër degë
dhe vezë që çelin…
Nuk i ikin stinës sime, ata
as gjahtarëve.
 
Ka filluar e vjenë kohë e pa kohë fëmijëria ime…
Po mua pse më zë malli për rininë?!
 
Fier, dhjetor 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Dhe pse dita mbi mua poston!...
 
Kur do të filloj të shkruahet vetëm e Ardhmja
të pushoj së shkruari historia,
poezia, bija ime të lind pa u martuar me djalin e mikes sime gënjeshtër,
mbi kurrizin e kaluçit të pikturuar në syrin e mamisë së re
të maternitetit ku drejtor është Faik Konica?
 
Nën lëkurën e shqyer të samarëve të bibliotekës
gjej letra të kuajve poet,
të gomerëve poet,
të kërriçëve poet
që ua pat dërguar e ardhmja
dhe duke e ditur se dita e tyre i vriste,
i varrosën aty.
 
I hap, i lexoj dhe prapë aty i le, varrlexuara.
 
Ende s’kam marr ndonjë letër
edhe pse Dita,
gjithë ditën mbi mua poston!…
 
 
Fier, nëntor 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Armikun e Shqipërisë…
 
Njerëzve që kanë kokën kamare turpi
dhe ecin rrugëve të shtruara me pllaka mendjeje,
u kam vënë karrocë me rrota thikë,
dhe kuaj të çmendur Ilirie.
 
Spondeve të pakokët fshijnë dhe shkruajnë:
- Liria jonë është më e madhe se Liria!
- Fleta e fundit e librit, paloset!
- Lumenjt dalin prej shtretërve të tyre
hauret tanë lajnë!
- Çelim vezë gjarpëri, mot pas moti!
- Shkon i ftohti tek i ngriri!
Dhe shtyjnë…
drejt burgut,
drejt injorancës,
drejt mëkatit,
drejt ligësisë,
ku Lasgushi ka epitafin:
- Armikun e Shqipërisë
e ha të gjallë
e vjellë
dhe e ha prapë!...
 
Vlorë, 15 mars 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Mosha
 
 
Vinte në maj të gishtave nga djepi,
hynte pa u ndjer në shtëpinë e jetës sime...
çudi !
Sot po shoh drurin vete me degë dhe me krimba.
Nxitoj, ti vras
dritën e ftohtë të hënës nga gjethet
të zbres...
Kam filluar dhe shes kujtime.
Pa e kuptuar diellin,
mos është duke hapur varrin e dëshirave?!
 
Vështrimet më prekin, tani.
 
 
Tiranë, janar 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
Ditar
 
Drejtor, po kontrollon ditarët?!
Më fal! S’kam shkruar për sot ditar
po një copë vjershë për kolegët
zjarrshuar i japin jetës zjarr.
Tollumat e kohës së Migjenit,
mësuesët i veshën se nuk kanë…
Tremben nxënësit nëpër banka,
gojët e këpucëve duan të hanë!
E more vesh një pedagog
e vrau studenti në shtëpi?!
Shtatore e bëri qeveria
dhe është në qiell tani, ai…
Po për një tjetër që lyp bukë
e rroba i fal një arixhi?
Jeton pensionin “ Mësuesi i Popullit “
dhe bamp pi vodkë, vjellë qeveri.
 
Drejtor po kontrollon ditarët?
Më fal! S’kam shkruar për sot ditar.
po një copë vjershë për mësuesit,
ta kenë të mjerët posht në varr…
 
Gjimnazi Patos, 22 tetor 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Përqasje e ndëshkuar
 
Për...
 
Pse e trembe zogun e këngëve të mia nga degët e pemës zjarr?
Shkurret e muzave të tua u thanë.
Ai këndon një këngë për pemët e reja, tani
dhe dehur,
thyen kupat e petaleve të manushaqeve të pranverave pa krahë.
 
Aty poshtë shkurreve
errësira e gjelbër këngët e pakuptuara monogame shkruan. Unë vuaj.
Në tubin e shikimit neuronik
shoh dëshirat endemike të thyera në thyesa,
ku pjestimi është i barabartë me kadencën
e përqasjes së ndëshkuar...
 
Pse e trembe zogun e këngëve të mia,
ai s’ka krahë?!
 
Fier, mars 2008
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
Tirani
 
Mos më vjen që prej magjie…shkëlqim dielli të ka shtënë
e pas ngjyerjes me dritë, ylli rrugës sime të ka lënë?!
 
Mos shelgjishtet të janë flokë, shtriga erë, thonjë që kreh
e, pas skrropit që lenë korbat; i tërheq me zvarr ky dhé?!
 
Mos fytyrë t’u bë bora, dy liqenj të qiellt, sy;
edhe gojë një harp’e çartur, buzë, varka pa stuhi?!
 
Mos mermerin e ke gjokse, qafën, qafë sorkadhe, ti;
qemer ure, beli- i prerë, dhe dy këmbët, tirani?!
Fier, 9 tetor 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
Në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Përplasja për jetë
Nuk shkoj në funeralin e vdekjes,
se edhe unë vdes çdo ditë, çdo natë dhe ajo s’vjen në funeralin tim!
Para lindjes u takuam një herë e më tha:
- Mirëshkofsh, vëlla!
 
Përton të jetoj mëngjesi.
Beft, retë i zenë sytë
trupin e mardhur ia mbështjellin me pëlhurë talljeje.
Në jakëzën e këmishës së lodhjes,
lëkura e qafës sime lëpin pluhurin e ngecur, aty.
Është inati e rrugëve të shtypura,
ngritur nga këmbët tinëzare të erës;
që në mbrëmje është,
mërzitja e gjatë e vdekjes.
 
Me xhaketën e trashë të dëshpërimt,
mbuloj shpatullat e personalitetit të ç’ngjyrosur kohe
dhe shkoj nga ky peizazh i përdorur, i padashur,
por, i nevojshëm...
 
Këngët e përplasjeve për jetë,
ushtojnë në veshët e mi si krisma pushke...
 
 
Fier, pashkë 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Kuajt e mendimit
 
Atje ku armiku më pret,
kam mik.
Kam dhe një korb ulur në mes të luftës,
numron plagët e nënës...
 
Armiku s’më ka parë kurrë.
 
Kuajtë e trishtimit venë shpesh andej,
vijnë të djersitur.
Nuk e di kush m’i përdor,
armiku,
miku,
apo kombi?!
… vë vdekjen, roje. Vdekja s’ka të afërm!
 
Fier, verë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Dinjitet ballkanik ( ilirik )
Në gardhin “ dashuri “ mbështeten të vrarë nga dora e vëllait,
rrallëherë nga e armikut!
S’i mban gardhi.
Është i kalbur. Por… s’bënë fjalë!...
 
Vdekjes i luten atëherë ballkanasit, ballkanisht:
- Na rrëzo!
Pa na parë të tjerët se si biem!
Ngadalë!...
 
Tiranë, 2006 kur përkujtoheshin poetët e pushkatuar.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
E gjej veten time…
 
Jakat ngritën malet, vunë takijet.
Fushat veshën gunat, me rrëke.
Lumenjt, fustanellat… dhe vrapojnë.
Pyjet po këndojnë, me kor, atje…
 
E gjej veten time farfurimë drite,
në shkretëtirën llafazane të shpirtit të të dashurës që pata vjet.
Mbuluar me lotë lisash që s’mbinë.
Shumëzuar me moshën,
vdekjen barsë.
Copë e rrem dheu e përshkënditje ëndje
në arkëzën e kalbur të puthjeve..
 
E gjej veten time “ dh “ të gjuhës shqipe,
rënë nga meshari i Gjon Buzukut,
në xhepin e palltos me Perëndi të Papës së Romës.
Marrë nga Shën Kostandini që shkon në Nish çdo harresë,
të mbulojë varrin e nënës së tij Irenë... Ka ftohtë varri…
 
E gjej veten time shtet të vrarë nga dhuna e rrugës.
Komb, që kërkon të ringjallet pa dhunë!
Që duhet të jet më i madh se dhuna që e vrau…
 
tek mosgjetja ime me një daulle,
që bie pa javë, pa muaj, pa vite,
pa qiell mbi kokë… pa tellall...
 
 
 
Vlorë, pranverë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
------------------------
 
 
Vasha dhe drita e hënës
 
Me dritëzën e hënës dikush pëshpërinë,
pësh - pëshet i dëgjoj dhe shoh çiltërsinë.
 
Për të dashurinë, oh, lutet një vashëz e re:
- Thuam o dritëz, ndokund, a, m’a sheh?
Iku pa mua një natë sterr e zi,
të vetëm më la, siç le dheun ti.
Por ti u ktheve, ai ende, jo
më humb në ëndrra, në shpresa e shoh!
Ky gur që ka rënë mes shpirtin tim,
më vret mu në jetë, s’më jep shpëtim.
Ndaj t’lutem o, dritëz që botën po sheh
shiko nëpër ‘të, është gjallë, a nën dhe’?
 
Dritëza që dëgjonte së thelli trishtuar,
në çast u vesh sikur të qe perënduar!
 
Nënë Hëna që dëgjonte që lartë kishte qarë
… poshtë dheut në Europë,
djalin pat parë.
 
Fier, 31 dhjetor 2005 mbas mesdite.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Gegët 1)
 
Ata qepin këngë me tela lahute.
Në sytë e ndërgjegjes lakuriq
bëjnë valle,
por vallja u rrëzohet si kalaja me Rozafë
dhe pse vrasin nusen ( oh, ç’krim! ) dhe tradhëtojnë vëllanë
 
Drinin e mbajnë plotë të mos rreshket Gjergj Fishta… në Rrmaj
 
ku piramida e shpirtit iu shtrihet tek këmbët e lirisë,
ajo e zërit në çast u ngrihet…
 
ndaj ma çmëndin çmendurinë, gegët…
 
1) Gjigandët, kështu janë quajtur gegët,
banorët e veriut të Shqipërisë në antikitet.
 
Shkodër, 26 maj 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Diabolus
Në stinën e artit lakuriq dalta e kohës ka ngrirë. Fol, o, copë sagë!
Me tekat e botës skalitur thikshëm, prin ky peizazh varur në qiell.
Ëndërrat vërshojnë ankthin që rrëkehet nëpër mjegullën gulag.
Borxhi ndaj atdheut shpinën si të kalit ma bënë, kamzhiku më ndjell.
 
Vrima zjarri çelin plumbat e armiqve në tokën e dashurive të shuara.
Shiu gozhdë, ngulet në kokën e zbuluar e pa flokë të qortimeve prej Fieri.
E përhimur llahtaria si ujk, tremb delet e mendimeve të pa bekuara.
Si nga fusha e faqeve të virgjëra, buzët e uritura të djalit, shkul nderi.
 
Detet e syve, nxjerrin në breg anijet e mbytura të sëmundjeve, sklepa.
E liga, në brirët e thyer ende e ka litarin nga mirësia e art, këputur.
E djegin ethet e vashës. Hiri është djersa. Vullkanin e mishit e shqepa.
 
Do të ulem sonte në stolin tënd të mallit, ku rri ngahera bunaca e lotve
Shikimin e perënduar do të zbres mbi çarçafin e lagur me yje.
Gjurmët ngrikërkan! Po shoh jasht çarçafit... saga ime u foli të kotve...
 
Fier, 19 mars 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Toka, ka kohë që më vret!
 
Në dëgjesën e nxënësve koha më bërtet:
- Problemin e gabon sa numri i soneteve të kurorës sonetike.
Këmishën e qiellit gërris dhe djeg në zjarrin e pëllëmbës sime pa karpe,
metakarpe, falangje.
A nuk më ke thënë se jemi gramët e ndershmërisë,
me të cilët shkëmbinjtë peshojmë,
se njerëzit s’kanë peshë?!
 
Kujtohem. Kam edhe mistikën kapërcyell,
ku kalojnë djajtë e viteve tre mij,
duke shkelur mitikën kur ngjitin kapërcyellin,
e, kur zbresin mbi libra,
rreshta ere të djallëzuar duke lënë!
 
Prandaj dehja më dërgon gjithmonë,
tek shishja lodhje, të ç’etem,
këmbanë mbi kokën time,
dhe pse unë e thyej pa e pirë asnjëherë nën vështrimin e Zotit!
 
Toka, ka kohë që më vret!
 
Fier, fundmars 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Borxhi i dritës do ta nxij nënën time
 
 
…E polli gjoksi i dhimbjes burrërinë time.
Hija,
në sisët e vrapit me djersë e rriti.
E po aty, shlodhet karvani i gëzimit.
Karvanarët,
trishtimin e bërë pluhur
kanë varur në degë, mure, përmendore, ikona... turpe.
Vijnë gratë dhe i marrin këto guna lodhje,
historinë me gjithmonë rrugë…
i lajnë.
Më buzëqesh dhimbja
tek dera me muzg ndërtuar me dërrasa drite.
Tek dielli arriti guri i shpirtit të hobeve sy.
Sheh me hënë tani ati im.
Me dritë hua,
shlyen fajin e dritës që do ta nxij nënën time!...
 
Tiranë, pranverë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Gjunjëzim perëndish
 
Në gjunj i ulem vetëm atdheut…
 
Nuk më ka ndodhja por perënditë e mia,
mbi gjunj të tjerave s’u ngrihen, por iu bien.
Nuk ndiej mëshirë, ç’ mëshira s’më trondit,
pse shoh dhe ditën,
udhëheqësi e gënjen!
 
Zemrën e but, t’a shkul, pse nuk më vjen,
nga gjoksi im dhe qenve të t’ua hedh?!
Dhe sytë prej femre t’ia shuaj këtij popullit tim,
t’mos shoh kufij!...
Ç’do kush atij ia vjedh!
 
Ndaj mos më ço përbuzje dhe pështymë,
në burgun tuaj më mbani sa të vdesë!
Se valët, akulli ç’i duhen bregut tim,
këmbana, prifti dhe mëngjesi në mëngjes?!...
 
Tiranë, verë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
 
Fjala
 
Kur fjala kafshon,
njeriu vdes…
 
Të përthyer në veten time e gjej ditën,
natën të drejtë në hijen që bëj.
Rrezet në çdo skutë të ç’mendimeve të mia,
diej të vegjël mbiellin.
Hënë, s’ka.
Këmbana Shqipëri
nuk bie…
Papa,
Evave ilirike u bërtet.
Kadare,
bejtexhinjve pështymë mbi pesë B – të e mëdha
Buzukun, Barletin,Budin, Bardhni, Bogdanin
gomës kohë
dhe majës së malit të injorancës që s’fshin.
Priftëresha e Orakullit të Delfit nuk mund të pranoj
ligjërimin e dykuptimshëm,
“ natë e palarë “!
Më del keq Shqipëria ime e varur në këmbanoren Shqipëri
si shtëpia e këngës e shëmbur…
Të kesh atë që s’të ka, është gjasë e keqe,
ashtu siç të mos kesh atë që të ka.
Por të mos kesh as atë që të ka,
e as atë që s’të ka,
është e tmerrëshme!...
 
… ndaj fjala e hapur, më del nga koka e hapur,
me gojë të mbyllur…
 
Vlorë, vjeshtë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
----------------
 
 
 
... gjendje
 
Në tavolinën këmbë prerë ku historia pa krah rri ulur,
shkruaj...
... këngët e zorrëve të uritura të të varfërit Pilo Muçaraku,
kabatë e shpirtit të plasur të gërrnetëxhiut Edi Semini,
“ solot “ me def të zemrës së çarë të Xhavit Metanit,
qarjen e qemanes tel këputur të Dhori Mbrikës ...
vallen e pa tradhëti të burrave myzeqarë,
që radioja “ Kohë “,
kohë më kohë për shplodhjen e “ popullit “, transmeton.
Në mes program,
poezi që ngrihen nga djepi toksikologjik i të pa thënave që dridhen,
rrëzohen në varrin probatin të poetit homonim me piskamën, Arthur Rimbaud
Litari i një këmbane bigame lëkund duart e vdekura në arkivolet krahë të kishtar,
Todi Dëngo.
Nën krismat e fjalëve të pushkëve të vetes Amë,
vitet ruajnë lumturinë e hidhur në rojet - fërngji,
gjakun duke marrë:
Viti dymij e dy,
vitit dy mij e nji...
 
Fier, shkurt 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varrur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Kot rri roje…
 
 
Ulliri, shtatëqindë vjet roje në portën e manastirit të Ardenicës.
Njërën dorë e ka lloz, që s’hapet më.
njërin sy që s’i mbyllet kurrë,
e ka ngulur te gjysmë hëna që na ther përherë si drapëri grurin e njom.
Kërrusur nga zhgënjimi
jo, nga kufomat e stuhive të vdekura mbi kurriz.
Më tregon Gjergj Kastriotin dhëndërr,
Donikën nuse...
sa herë shkoj, atje...
Bilbilin që këndoi pa prerë atë ditë kurore.
Korbin, nizam, Besarabie ardhur.
Muzakët që kërcyen aranitisht deri sa vallja “ muzakase “ u këput
e, turqit, në këputje lidhën “ Zjarrin e Anadollit “
... tregon:
 
Shtatëqindë vjetët roje.
Shtatëqindë kurorat si rrathët e pemës Iliri.
Shtatëqindë vetprerjet...
Ne, s’kemi nevoj për armiq!
 
Ardenicë, pranverë 2007
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
... që njerëzit “ isha “, të besojnë
 
... për varr, mos shko, kot, në varreza
varrin, varreza nuk ma nxe.
Shqiponjave që u thashë një herë
në sqepe varrin m’a mbajnë, atje.
As për lopatë, kot, mos kërko,
se s’gjen sa “ Kumtri ‘ një të tillë.
Dy lule sipër më mjaftojnë
tek buzët e hapura, një copë prill.
 
Kurorat shumë i kam urryer
dhe të lavdishmit më tmerrojnë.
Një puthje ngulmë sipër ballit
që njërëzit “ isha “,
të besojnë.
 
Tiranë, 15 prill 2008
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Portretin kam varur
Në muret e kohës Petraq KOTE
-----------------------
 
Këputni varsen!
 
Poetët zogj
bazilikën e këngëve të tyre
e kanë tek pylli ku era pa frymë më pret e më thotë:
- Koha është fat!
 
Pse një vajzë dëgjon këmbanën e ftohtë e vetmuar të dimrit?
Fshin vesën e barit të bekuar të syve të mi,
me këmbët shami të migrimit.
 
Takova një gjarpër.
Duke ngrënë zogj ngordhi sysh meje
dhe shkoi në qimiterin e poetve me varr bosh mbi kurriz.
 
Edhe këtu kalon materniteti poetik, pa kaluçe,
lind dhimbja.
Poetët,
shtrojnë qiellin përsipër dheut, persisht
Shkelin yje dhe pështyjnë.
Në Drisht gjejnë hënën, e shpojnë me rrezet e fjalës
e futin në varse duke hequr çelsat e antishpirtit
dhe e varin në gjokset e simboleve.
Marsin ia shohin vajzave gur unaze.
 
Dielli lëshoi kurorë zjarri,
kufiri i tyre i fundit.
 
Kur qielli u ngrit,
poetët mbetën varur në gjoksin e hënës...
 
Fier, pranverë 2007
 
 
 
 
 
... Poezia e Petraq Kotes është e natyrshme. Autori nuk merr poza kur shkruan. Poezia e tij rrjedh me ndryshmërinë e lindjes së një dite të re apo fluturimin e një zogu. Dhe këtu ai është vetvetja, është Uni i zërit të tij që tingëllon harmonishëm me atë të fisit të poetëve, e, njëherësh i veçant. Ajo është poezi tokësore... të impresionon me konkretësinë e imazheve të përjetuara vrullshëm dhe me itensitet. Ai është përherë në kërkim sepse e di që kështu bëhet poezia e bukur... midis hapsirës së pafundme...
 
Xhevdet Shehu
Poet, përkthyes
Tiranë, 8 prill 2008
 
... Petraq Kote i përket brezit të poetëve koherent, modern. Ai erdhi pa bujë në letërsinë shiptare, me unin dhe zërin e tij. Dinjiteti, krenaria, antikonformizmi, janë këmbët me të cilat ecën poezia e tij krenare. Realiteti i sert shqiptar, ballkanik është materiali dhe një kohe punishtja ku ai gatuan artin e vetë, me të gjitha ngjyrat brilante të figuracionit. Klasi i lartë i leksikut, i metaforës, derdhur në vargje e vendos atë në çdo hapsirë lexonjëse elitare. Petraq Kote është semantikë e veçantë poetike. E kam thënë edhe më par
... Petraq Kote është poet i klasit të parë. Poet i dhimbjes kombëtare...
 
Prof. Adriatik Kallulli
Fier, pranverë 2008
 
…fjala te poezia e P. Kotes edhe gjen vetveten, edhe ripërmasohet. Ajo shpreh vetë dashurinë, shpreh shpresën, shpreh njerëzoren. Ajo ndalet, merr frymë, do që të urrej,
por ofron miqësinë. Fjala e këtij poeti tashmë të profilizuar plotësisht, metaforizohet në çdo kumt e ndjenjë… Poezia e tij të ngroh, të mbush, të shton ngjyrat në përjetimin e të përditshmes…
 
Prof. as. dr. Valter MEMISHA
Dt. 09. 11. 2007
 
… në poezi mishërohen ngjarje me frymë aktuale, Mishërohen tipa e karaktere njerëzish të ndërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, të sinqert dhe të pasinqert, të moralshëm dhe të pamoralshëm. Ndaj këtyre ngjarjeve autori me vargje spontane dhe origjinale, vargje të realizuara me një kompozicion të mrekullueshëm, me gjuhë e mjete poetike të gjetura me inversion të lartë artistik, reagon dhe shpreh revoltën ndaj kontradiktave, duke shpresuar në idealet dhe shpresat e fuqishme drejt triumfit të të drejtës, së arsyeshmes dhe të virtyteve të njerëzve në përgjithësi… poezia e tij reflekton një varg çeshtjesh, fenomenesh, proekupimesh dhe idesh, të cilat janë vendosur në raport të drejtë midis realitetit ekzistues jetësor dhe realitetit të botës artistike…
 
Dr. Faik SHKODRA
Gazeta “ Epoka e Re “ Prishtinë
 
… poeti apolloniat Petraq Kote po ngre një Apolloni të re, Apolloninë Letrare Ilirike. Brezat që do të vijnë do t’i jenë më shumë se mirënjohës, atij.
 
Ylli Xhaferri poet, prozator, publicist
Radio Tirana, e hënë 4 shkurt 2008, ora 20 : 30’ – 21 : 30’.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Treguesi i lëndës faqe
 
Përemri unë, më zmadhohet me foljen kam
Zogjtë
.... ndoshta kam mar formën e librit!
Më thërret krisma
Metamorfozë
Fitorja
Duke ndenjur përpara sjelljes sim
Peizazh
... prandaj e fsheh veten në ikona sureale
... në krevat tradhëtia, prapë, atje
... Gjurmë kristiane
Integrus
Po mbin një pyll
Mani
Paqja e senatuar...
Rruga ters
Dy sheqat
Kthehuni!
Ja, çmenduria tashmë është kockë
Lirika dashurie
Jam harta e gruas sime
Rrënojat
Endërr e turpëruar
Shpirti i ftohur
Më këputet zëri
Murg kujtimesh
Mishi i qytetit të morgut
...thuaju shqiptarëve!
Peizazh dimri në Myzeqe
Fol, - më thonë, - të të tjerim dhe zërin!
Gjallesa e dikurëshme
Gjahtarë, mos e vrisni dhinë!
Gruaja
Turpi
Shekulli hemeopatik
Ballkan
Helm s’të jap dot!...
Gjysmë fajkoi, gjysmë pëllumbi
Ecin...
Harresa
Endërra e nënës sime, 1967
Sot u vesha me nder
Dita
Dy mëngjese me një natë në mes
Katër shufra ari ose jeta
Jeta, ku e ka shtëpinë?
Ndezur nga shkrepsja e ëndrrave që s’flasin
Ec, mos shkel!
Në gropën e gojës mbjell një pemë...
Vdekja jote
... një vajze që priste
Dshuria
Sa keq që s’rritet dielli!
Rit
E Thëna
Si sot
Kyçi i mendjes sime
Medalja
Simboli i jetës
Ngjashmëri
Endrrat e mia
Flirt
Gjakatarët, flamujt e kombeve
Pa sy... Kamy
Vitet e Rinisë
Me thikë do ther pastaj unë gjakun tim
Një pikture
Shqiptareskë
Gruaja që mer dritë borxh
Nata ka ftohtë në kopështin e pritjes
Rrufeja e ngrirë
Që nga pranverë e jetës
Kockat e shtëpive
Polidhimbja
Dekompozimi i urrejtjes
Si rrojnë vallë të burgosur këta, kufij?!
Pa hije
Portretin kam varur në muret e kohës
Oh, ç’është një dhimbje që shkel dhimbjet e mia?!
Me kohën të gjithë zihen
Feri
Armiq
Bylinët
Poeti
Dashuri
Urnë – Ballkani
Zonjushë e bukur e çmendinës
Pikturë
Poetëve të vdekur
... hapsirë plus
Sinus
Turpi
Jetoj tek mendimi, tani
Erdhën Ilirët
Larg vdekjes
Ti je gabimi në gjithçka
Varri i brengës
Jetë qëni
Frika e alarmit
Varret e miqëve
... të vijnë shqiponjat!
Poezitë
Në raftet e bibliotekës sime
Kisha e re
Shtëpia e saj
Ditët e jetës
Koka s’ka më kohë
... duke rrëmbyer pedagogen e këngëve të vajit
Vrasja ime, gjatësia e udhës së armikut
Po mua, pse më ze malli për rininë?
Dhe pse dita mbi mua poston
Armiku i Shqipërisë
Mosha
Ditar
Përqasja e ndëshkuar
Tirani
Përplasja për jetë
Kuajt e mendimit
Dinjitet ilirik
E gjej veten time...
Vasha dhe drita e hënës
Gegët
Diabolus
Toka, ka kohë që më vret!
Borxhi i dritës do ta nxij nënën time
Gjunjëzim perëndishë
Fjala
... gjendje
Kërrusjet e shqiptarëve
... që njerëzit “ isha “ të besojnë
Këputni varsen!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
PETRAQ KOTE
 
 
 
 
 
 
 
 
 
MIRË SE ERDHE LAMTUMIRË!...
poezi
 
 
 
 
 
 
Shtëpia e librit Globus R
 
 
 
 
 
Seria e botimeve “ poezia shqiptare ”
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Titulli i origjinalit
Petraq KOTE
Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
 
Redaktoi Agim VINCA
Alfred Mehmeti
Reçenzent Xhevahir SPAHIU
Xhelal Tosku
Halil Jaçellari
Korrektor letrar Dhurata HAJDINI
Kopertina u realizua nga Leonidha BULLGARI
Struktura grafike u realizua
- Metaphor studio – Tiranë
metaphor- studio@yahoo.com
 
©copyright: Petraq KOTE
Të gjitha të drejtat e këtij botimi në gjuhën shqipe janë të rezervuara
E – mail: kotepetraq@yahoo.com
Botues Petraq RISTO
Shtëpia e librit GLOBUS- R
 
 
Ky botim u hodh në qarkullim në muajin janar 2006
shtypur në letër
tirazhi 500 kopje
 
 
------------------
isbn: 978-99943- 35- 91- 3
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
“ Nous laisserons ce - monde - ci aussi sot et mechant que nous
l’avons trouve en y arrivant “
 
Volter
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
ATDHEU LAKURIQ NË NJË POEZI PA STOLI
(Petraq Kote, Mirë se erdhe Lamtumirë!..., poezi, Globus R., Tiranë 2006)
Shkruar nga prof. Agim Vinca
 
Morëm rrugën për në Fier unë dhe miqtë e mi nga Mitrovica për të marrë pjesë në promovimin e librit me poezi Mirë se erdhe Lamtumirë!... të mikut tonë të madh, poetit Petraq Kote. Të marrësh rrugën nga Prishtina e Mitrovica në këtë stinë të vitit ( temperatura në Prishtinë shënonte – 15 gradë celsiues ) për një përurim libri apo edhe për një manifestim letrar, çfarëdo qoftë ai, besoj se është një sakrificë. I kemi hyrë me vetëdije të plotë kësaj aventure dhe nuk jemi penduar aspak. Autori i librit dhe vetë libri, sikurse edhe takimi “Fjala poetike Apollonia 2007”, e meritojnë këtë. Sa më përket mua personalisht, unë në këtë takim sjell edhe një befasi të vogël: dorëshkrimin e këtij libri, të cilin autori ma pat dërguar për lexim e redaktim para më se një viti. Asgjë e jashtëzakonshme, do të thoshte dikush me të drejtë. Dhe ashtu është vërtet, sikur kjo histori të mos kishte edhe një “bisht” prapa, ashtu siç e ka, sipas fjalës popullore, dardha. E kam mbajtur këtë dorëshkrim me muaj të tërë në kabinetin tim të punës në Prishtinë, ku brenda ditës hyjnë e dalin me dhjetëra studentë, mes qindra librash, punimesh e dorëshkrimesh... As kjo s’është diçka e pazakontë, mund të thoni me të drejtë. E pazakonshmja qëndron në faktin që ky dorëshkrim me poezi i Petraq Kotes ka bredhur pothuajse nëpër krejt trevat shqiptare, nëpër të gjitha viset për të cilat flitet në këto vargje: në Kosovë, në viset shqiptare në Maqedoni e, madje, edhe në Ulqin; ka kaluar (në kthim nga Ulqini) nëpër Shkodër, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Qafëthanë, Strugë e Ohër, për të ardhur përsëri në vendlindjen e tij dhe tek i zoti - poeti Petraq Kote.
E pata lexuar me kujdes dorëshkrimin e Petraqit, me laps në dorë, siç lexoj pothuajse gjithmonë dhe, në një email dërguar autorit më 25 shtator 2006, pata shkruar:
”Petraq Kote rri zgjuar mbi vargje, ritme, figura, metafora… Ai vjen nga Apollonia e lashtë, ku ngahera janë përkundur arti dhe poezia. I përket qerthullit të krijuesve të sotëm fierakë, që me veprat e tyre konkurrojnë lirshëm në tregun e vlerave të letërsisë kombëtare. Poezia e Petraqit është poezi e një shpirti të rebeluar, që s’pajtohet dot me gjendjen në të cilën është katandisur Atdheu i tij. Ai urren dogmat e të gjitha llojeve, që kufizojnë lirinë njerëzore dhe proteston zëshëm kundër tyre.
Kote është mjeshtër i peizazhit myzeqar, të cilit i jep një dimension universal. Vargu i tij është i gjallë, dinamik, përplot tension emocional. Në vargjet e këtij libri buçet zëri i një poeti që ka unin e vet; një zë thellësisht njerëzor e burrëror, që përballë të rëndomtës, absurdit e banales, vë ëndrrën për një botë më të mirë e më humane, ku njerëzit do të jenë njerëz e jo varre.
Kemi të bëjmë me një poezi që komunikon direkt me jetën dhe njerëzit e jo me vargje libreske, çfarë ka shumë në kohën tonë. Në vend të skemave e kallëpeve letrare, Kote preferon fjalën e gjallë e të frymëzuar poetike, ku nuk mungojnë gjetjet interesante, ritmi dinamik dhe figurat, herë-herë, surreale”.
Ky tekst është vënë i plotë në kopertinën e mbrapme të librit Mirë se erdhe Lamtumirë!... dhe unë si autor i tij nuk kam ç’t’i shtoj e as t’i heq as tani që ka kaluar më se një vit nga koha kur e kam shkruar atje në studion time në Prishtinë. E rilexova këto ditë librin e Petraqit, tani në formë të shtypur, si libër, me një pikturë të bukur në ballinë, vepër e piktorit Leonidha Bullgari dhe hetova në të vlera që mbase nuk i kisha hetuar plotësisht herën e parë, për disa prej të cilave do t’i them dy fjalë në vazhdim.
 
Kote – poet i bashkëkohësisë
 
Petraq Kote ( Fier, 1959 ) është ndër të rrallët poetë bashkëkohorë shqiptarë, që kërkon me ngulm rrënjët e qenies sonë kombëtare, duke u kthyer shpesh në Arkadinë shqiptare të quajtur Iliri a Illyricum, për të ndërtuar me vargje Via Egnatia-n e udhëtimit tonë nëpër shekuj. Në një poezi me titull “...Dikur ishte Iliri”, të shkruar në Janinë në vitin 2002, poeti vajton fatin e zi të Çamërisë, drama tragjike e së cilës ia zbardh pendët korbit (Kur u vra Çamëria korbi e pa/ dhe u zbardh), si thuhet në dy vargjet e para të vjershës. Më tej poeti e përfytyron Çamërinë si një grua të ve, që bredh me dhimbjen memece të çamëve ullishtave e anës deteve, e mbështjellë me shami kuq e zi. Copëtimi i tokave shqiptare në tavolinat e fuqive të mëdha, që në tekstin poetik konkretizohet nëpërmjet emrave gjeografikë: Artë, Prevezë, Follorinë, Manastir, Ulqin etj. është një obsesion i këtij poeti. Ky obsesion afishohet poetikisht nëpërmjet fjalës plagë. Çamëria është plagë që kullon gjak. Poeti e hap dhe e mbyll vjershën me pikat e heshtjes ose retiçencën, duke shtuar poshtë emrave të mësipërm vargun: “... ka Iliri poshtë tyre!” Thënia e mësipërme, e shqiptuar si eksklamacion, do të mund të artikulohej edhe ndryshe, fjala vjen në formën e pyetjes retorike: “... a ka Iliri poshtë tyre?”. A ka Iliri poshtë nesh, në ne dhe brenda nesh? Iliria në vargjet e Petraq Kotes është metaforë e lashtësisë shqiptare dhe e shpirtit liridashës, me një fjalë e esencës së patjetërsueshme të etnosit. Së paku unë jam i prirur ta lexoj kështu këtë shenjë gjuhësore shumë frekuente në vargjet e këtij poeti.
Në librin Mirë se erdhe Lamtumirë!... trajtohet gjerësisht tema e historisë dhe e gjeografisë shqiptare, por autori i tij, Petraq Kote, megjithatë, nuk është poet i historisë, por i bashkëkohësisë. E kaluara tek ai i flet të sotmes, kurse e mira, siç thoshte demiurgu i fjalës shqipe, Jakov Xoxa, në të pakalueshmin Lumi i vdekur, duket sikur i jep diçka së keqes dhe anasjelltas. Te Petraqi rrinë pranë e pranë Peizazhi mollos dhe Gjaku i martirëve të Kosovës (tituj vjershash), kurse fragmentet e historisë së lashtë, të gjymtuara si statujat e Apollonisë, pleksen me imazhin e qytetit të ndarë në dysh me emrin Mitrovicë, që nuk e ka lënë të qetë poetin dhe e ka ndjekur pas vazhdimisht që nga vizita e tij e parë në këtë qytet.
Atdheu është strumbullari rreth të cilit enden fijet e lëmshit poetik të Petraq Kotes, kurse atdhe për të nuk është vetëm Shqipëria shtetërore, por e gjithë hapësira shqiptare. Poezia e tij është dialog me atdheun dhe himn lirisë së tij, por edhe protestë kundër së keqes e shëmtisë që e ka kapluar atdheun e poetit, i cili, në vend se “me kostum madhështie e trimërie” vishet “me re, me llafe, me drama, me komedi”, kurse në prehër në vend se kurora i prehet qivuri (vjersha Atdhe, lahu!). Një poet shqiptar i viteve ’60, Trifon Xhagjika, qe pushkatuar midis Tirane nga diktatura komuniste vetëm pse kishte guxuar ta shihte Atdheun lakuriq, ashtu siç ishte në të vërtetë. “E pashë Atdheun lakuriq!” - klithte ky poet fatkeq në fillim të viteve gjashtëdhjetë dhe thërriste me sa zë kishte: “Ndihmomëni të qesh!/ Ndihmomëni të gëzoj!”. Në vend se dora e ndihmës, e çiku plumbi i pushkës plot 46 vjet më parë, më 23 dhjetor 1963, në prag të Krisht-lindjeve, që do të ndaloheshin me ligj, ashtu sikurse edhe festat e tjera fetare, 3-4 vjet më vonë. Po të kishte jetuar në atë kohë, ndoshta edhe autori i këtij libri do ta pësonte të njëjtin fat si poeti tragjik Xhagjika nga Tirana, që iu mbyll goja me plumb ose si sivëllai i tij çam nga Ninati, Bilal Xhaferi, që u detyrua të degdisej nga atdheu në fund të viteve ‘60, vetëm pse kishte guxuar të mendonte me kokën e vet. Rebelizmi gjithmonë është paguar shtrenjtë në këto gërxhe ballkanike, madje edhe sot kur kohërat kanë ndryshuar tagri i tij nuk është aspak i lehtë.
 
Poezi të tipit avantgard
 
Petraq Kote si poet reagon në mënyrën e tij ndaj dukurive të tranzicionit shqiptar, këtij tranzicioni “bishtdhelpër”, siç do ta quajë poeti lezhian, Ndoc Gjetja, ku nuk dihet mirë ku mbaron liria dhe e vërteta dhe ku fillon anarkia e gënjeshtra; ku atdhetari e demokrati nuk shquhen nga diktatori e krimineli dhe ku ndodhin edhe sa e sa anomali të tjera, që e sjellin individin në pozitë që ta ndiejë veten “të lirë në burg dhe të burgosur në liri”, si thuhet në vjershën e shkurtër Momenti, që, si shumë poezi të tjera të Petraqit, ka një thelb paradoksal. Dhe jo vetëm kaq. Poeti sheh ngado: “ditë të veremta”, “fshatarë pa lavdi”, “burra që rrëzohen”, njerëz të dëshpëruar, tabute, varre, qirinj, qimitere... Subjekti lirik jeton në një qytet ku bie “shi thashethemesh” dhe në një vend ku fjala “pushtet” mund të lexohet edhe “pusht” (f. 132).
Petraq Kote është poet që, si shprehet miku i tij poet, Alfred Mehmeti, dëshiron t’i bëjë autopsinë kohës së vet. Me skalpelin e vargjeve të tij, herë-herë deklarative, ai pret, flet, operon, gjykon, beson, dyshon. Në një nga vjershat e tij, që si titull ka pikërisht foljen dyshoj (Dyshoj..., f. 147), pasi pohon tri herë radhazi se gënjeshtra e ka emrin: qeveri, shtet, pushtet, por jo edhe Komb; se gënjeshtra e ka emrin: udhëheqës, zgjedhje, votë, por jo edhe Popull dhe se gënjeshtra e ka emrin: mirëqenie, punë, lekë, por jo edhe Ndershmëri, poeti shpreh gjykimin se ka filluar të dyshojë edhe në këto kategori. “Ruana zot, nëse edhe guri më tradhton”, pat thënë dikur Ali Podrimja në librin e tij Credo (1976), në një kohë kur letërsia e Kosovës i bënte jehonë ankthit ekzistencialist si filozofi dhe gjuhës simbolike në poezi.
Me temat, motivet, idetë, shprehjen dhe sensibilitetin e saj poezia e Petraqit është poezi e tipit avangard. Revolta qëndron në bazën e kësaj poezie dhe është një veçori tipike e saj. Lexuesit që nga poezia lirike kërkojnë përsosmëri artistike, mund të mos e gjejnë atë në poezinë e Petraq Kotes, e cila nga pikëpamja gjuhësore lë për të dëshiruar, por kjo “papërsosmëri” e saj, është tipar i stilit të autorit, i cili është, si thamë, stil avantgard. Teoricieni i shquar rus, Lotmani, duke shkruar për poezinë e Majakovskit dhe të Pasternakut, konstatonte se poezia e këtyre dy poetëve, ndër më të mëdhenjtë e kohës së vet dhe të mbarë shekullit XX, nuk ishte e përsosur si strukturë e, madje, as edhe e formësuar plotësisht si e tillë, por edhe se forca e kësaj poezie qëndron te vitaliteti i verbit poetik e jo te destilimi i saj estetik, të themi kështu.
Vëllimi poetik Mirë se erdhe Lamtumirë!..., në të cilin autori ka përfshirë rreth 150 poezi, të pandara në cikle siç veprojnë zakonisht poetët e sotëm, sjell tema, motive, ide, vizione, mesazhe dhe ngjyrime të fuqishme emocionale e estetike, që nuk e lënë indiferent lexuesin. Përkundrazi. Ato e mbajnë të tendosur vëmendjen e lexuesit nga fillimi e gjer në fund dhe e nxisin që t’u rikthehet përsëri shumë poezive e vargjeve të librit. Ky nuk është vëllimi i parë me poezi i poetit tashmë të njohur Petraq Kote, por mund të thuhet lirisht se është ndër më të realizuarit, nëse jo edhe më i realizuari.
Mirë se vjen në poezinë shqipe me zërin tënd të fuqishëm e vargun përplot emocion e dramaticitet, miku ynë poet, Petraq Kote! Në qiellin e saj të paskaj ka vend për të gjithë poetët e vërtetë.
 
(Fjalë e mbajtur në promovimin e librit Mirë se erdhe Lamtumirë!... të poetit Petraq Kote, në kuadër të manifestimit letrar “Fjala poetike Apollonia 2007” më 23. 12. 2007 në Fier)
Botuar në “ Epoka e Re “ Prishtinë
Botuar në “ Tirana Observer “
Botuar në “ Zemra shqiptare “ Zvicer
Botuar në “ Fjala e Lirë “ Londër 16 qershor 2009
 
 
 
 
… E ngjeshur me emocione të lindura nga përjetime të thella, poezia e sotme pasqyron një lëvizje të brendëshme, një evolucion krijues në ide, formë, arsenal
Mjetesh shprehëse që të bëjnë për vete. Ndërkohë ndien se zërat poetikë… përbëjnë vlera të reja, ashti si filozofimet e Frederik Rreshpjes, Ndoc Gjetjes, Ervin Hatibit, Petraq Ristos, Primo Shllakut, Petraq Kotes, të detyrojnë t’u kthehsh e rikthehesh poezive të tyre dhe të mendosh gjatë ato që pohohen në vargje…
 
Prof. dr. Adriatik Kallulli
Mehr Licht
 
… Poezia e Petraqit dhe proza është artikulim i guximit. Metafora e tij është sociale. Kërkon, arsyeton, rrebelohet. Jeta paradoksale është lënda e ndjeshmërisë së tij…
 
Prof. dr. Moikom Zeqo
 
... Petraq Kote është poet i klasit të parë. Poet i dhimbjes kombetare.
 
Prof. Adriatik Kallulli
 
 
 
 
 
 
Atdheu nuk është në ndonjë “ tokë ” afër
apo piedestal i përmendoreve tona,
atdheu është brenda nesh,
atdhe
është njeriu,
varri.
 
petraq kote
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë!… poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Kombi rrjedh nga varret
 
Pasaportën fëmijës
ia jep varri i të parit të tij,
nuk ia jep djepi …
 
Janë përrenj ata që vdesin.
Lumi i etur “ i rritjes së lirë të kombit ” dhe “ i lirisë në rritje të dheut ”
i pi.
Duke zbritur nga majat e maleve,
kodrave,
rrëpirave,
fushave,
moshën çajnë
dheun vetvete.
Jetën ua shoh rrjedhë.
Vdekjen,
llum në grykëderdhje
për fusha,
male të reja,
shtretër të pahapur.
 
Ne,
nipërit,
mbesat,
përrenjtë e rinj
përkundemi dhe rritemi në prurjet e freskëta të vijave
pa kaligrafi,
që nisin e shkruhen tek varret,
këto shtëpi kodesh,
që mbajnë Margjinën Shqiptare mbushur
pa vahe,
pa cektina …
 
Tiranë, dimër 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe lamtumirë!... poezi
…………………………………………………………
 
 
Gjithmonë… tre varre…
 
 
Tek kthes’e lumit që ka vdekur,
një copë shkëmbi
është atje.
E mbollën ca fshatarë në motin,
kur bridhte vdekja përmbi dhe’.
 
Në bregun tjetër ka një gur.
E vunë po ata fshatarë…
…shqiptar ishte dhe “ tradhëtari ”
me trimin, trimërisht qe vrarë.
 
…atëhere lumi ishte gjallë
dhe shkonte detit përkrenar!…
 
Tre varre janë tani, atje…
dy plaka qajnë, oi … oi
rrëzuar qyqet përmbi gurë…
po kush e qan lumin e zi?!
 
Tiranë, vjeshtë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Nuk e di ç’të ardhme do të le?!
 
Sa herë që selvi të larta shoh,
e dua edhe më shumë gruan time.
 
Sa herë që male të lartë shoh,
fusha të paana,
i dua edhe më shumë djemtë, vajzat e mia.
 
Dhe pastaj më kujtohen gjyshërit,
stërgjyshërit,
baballarët,
që më shumë deshën atdheun …
 
Dhe për çudi,
Atdheu ( s’u rrit ) u zvogëlua!
 
Tiranë, maj 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Treni që i ikën dhimbjes
 
M’u kujtuan trarët e nderit të shtëpisë,
që traversa për hekurudhën
e jetës u vendosën;
 
edhe gjyshja me gjyshin,
që trenin e besimit tërhiqnin
mbi të cilin familja jonë ilire udhëtonte.
 
Pastaj,
si babai dhe nëna i ndërruan një stacion,
një jetë …
 
Dhe tani që trenin e familjes sime të zhurmshme
unë tërheq,
më vjen të zihem me trarët që kalben,
çatinë që pikon
dhe jetën që mbaron në një jetë …
 
Dimër, Fier 2001
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Plepi i tharë, gargujt dhe shkrimtari
 
Si kockë e shkulur nga qimiteri,
anë udhe është një plep i tharë,
ca garguj, ulur ndër degë, atje
mallkojnë të lodhur rrugën e marrë.
Një bufe strehë-rënë në rrëzë që i ngrihet
të vetëm brenda
ka një shkrimtar
edhe ai si gargujt me gotë shan brengën,
oh,
rrugë pa rrugë
në rrugën e marrë.
Shikon përpjetë,
kërkon t’u flasë,
dhëmballë e mendjes e shtrëngon,
sa shumë mundohet …
eh, më në fund,
truri i kafshuar
gojën liron.
… kanë qënë ca mote o zogj të zezë
kur shpirti i mirë sundonte dhenë …
 
pastaj mallkon vitet që shkel
dhe gojën kyç
e më s’rrëfen …
 
Tiranë, vjeshtë 2001
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
A, s’vjen prej larti malli duke qar?!...
 
Ai malë që hekuros re
nga shpirti të zbardhura
me shpirt të nxir,
kalon mbi shpinën time të shtypur matan lumit të mendjes
e rrëzohet për brigje detesh…
O, fusha ime e shtruar për Inën Adriatikase
në qafën e puthur
të lindjes së diellit më me sy në botë,
përse litarët e frikës nuk i këput që unë të të dua edhe më çart?!
 
Ti nuk e shikon këtë ujë kur dheut i arratiset ç’formuar,
a, s’i vjen prej larti
Mallit duke qar?!...
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-----------------------------------------------------------
 
Kau i plakur, lesa e ugarit dhe korbat
 
Sa herë festojmë ditëlindjen,
të zeztë ne,
ditëvdekjen festojmë…
 
Lesën e ugarit heq kau i plakur,
sterrin e korbave
mbi lesë që qajnë,
shkon mjeti i vjetër dhe shtyp dherishten,
zogjtë nga shtëpivdekja me thonj e mbajnë.
Sikur heq jetën mbi zvarrishte
çapit me thundra kafshë e gjorë …
zinxhiri i zisë
jo, nuk i shqitet,
çdo hallkë me sqep
ngordhja bën kor.
 
Dhe kur e lodhur kafshë e ligur,
diku
në fund are sapo qëndron,
reja e zezë e korbërisë
në çast e vret,
e gllabëron …
 
 
Fier, pranverë 2000
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
… fshatarët e rinj pa lavdi
 
Shkoj për në fatin tim të lindjes …
Dhjetëra vjet në çantën e shpinës
me pluhur,
me re,
me mjegull shqisash veshur.
 
Dikush m’a fsheh parjen !…
 
Mbi supe s’kam lavdi, thjesht kam pluhur,
pluhur natyre,
zëra të ndotur
dhe shikime të pista.
Për fat të keq
edhe vuajtjen,
pse miqtë i kam të zgjuar
dhe armiqtë budallenj!
Kur të arrij në fshat do ta shkund veshjen,
por
po e gjeta gjallë të dashurën,
se kujt tjetër t’i shfaqem pa këto re dhe pastër?!
Oh,
nuk mund ta kapërcej
poshtë pragut të fshatit
kështjellën ku dikur i mbrohesha armiqve të zgjuar;
paskan vënë
patjetër
poshtë kështjellës
edhe varrin e dashurisë time!
 
Një korb po më thotë se ka vdekur edhe varri,
mirë s’e kuptoj!
Kthehem …
i kthyer mbrapsht, si xhaketë e vjetër
tek rrobaqepësi qorr.
 
Sheqmarinas, tetor 2003
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
---------------------------------------------------------------
 
Burra që rrëzohen …
 
Mbështetem tek dita,
Rrëzohem;
mbështetem tek nata,
përsëri rrëzohem.
 
Edhe avionët e urrejtjes
mbushur me urrejtës
hyjnë në qiellin e shpirtit tim dhe rrëzohen mbi sofra që kanë uri,
e garderobë që kanë të ftohtë
 
Dita mbështetet tek trëndafilat e bardhë,
ndërsa nata ende s’po gjen një vend ku të mbështetet;
trëndafilat e zez ende s’janë
… prandaj nuset mbajnë në dorë trëndafila,
kanë ditën aty,
mbështetur
dhe burra që bien përherë …
 
Tiranë, vjeshtë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Ti erdhe përgjysmë …
 
Ti erdhe tek unë në gjysmë të jetës,
gjysma tjetër të pat mbetur diku …
siç vjen gjysm’e gjelit nga përralla e vjetër,
siç vjen sirena nga deti blu.
 
Ti erdhe tek unë me gjysmë mendje,
në gjysmë shtrati u shtrive ti,
gjysmën e trupit më fale mua,
gjysmën tjetër se kujt s’e di!
 
Ti erdhe tek unë me dëshirën përgjysmë,
në ardhjen e plotë s’ishe veç ti
dhe kështu pra ndodhi gjysmë ndodhja,
o vashë, sirenë, gjysmë dashuri! …
 
Gusht, Fier 1998
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
… në majë të burrërisë që rrëzohen
 
Po bëhet e mërzitshme,
vdes shpesh.
 
Dua të jem i ri,
por detyra ime është të jem i vjetër
dhe akulli të mos më mbarojë kurrë në mendje
dhe liria
të mos më ngatërrojë këmbët dhe mendjen si ushtarët e luftës!
Legjendën e kam një hap larg,
që është i gjatë
sa bashkimi i shqiptarëve të përçarë,
sa largësia ndërmjet derës sime
dhe nokes së gishtit të një besëpreri.
Shoh zjarr.
Digjet në rrjedhën e lumit të rrëmbyer të shqiptarëve
pse gjurmët e diellit, që dikur këtej kalonte,
hëna tani i shkel.
 
Po bëhet e mërzitshme,
lind shpesh
me gra në krahë
në majë të burrërive që s’lindin …
 
Patos, dimër 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Qyteti pa mend
 
Në hartën e qytetit,
hiri guerril hodhi shenja të reja topografike:
edhe plumbat,
granatat,
edhe predhat,
thikat,
politikat
e gjaku
shënoi përrenjtë e tij,
krojet …
O Zot … që pihen!
Edhe veteranët
i ngritën prapë përmendore gënjeshtrës.
 
Mendja?!
Oh, mendja
nuk ishte në qytet atë kohë …
 
Në hartën e qytetit
mendja e ka vendin bosh.
 
Kam frikë se dikur, kur mendja të jetë në prani,
s’do të ketë më vend për mendjen në qytet
e atëhere lindjen e diellit
do ta shoh në krahët e korbave - mëngjes.
 
Fier, maj 1997
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Varre jemi apo njerëz?!...
 
Me ndjenjën e zjarrit ndezur mbi fytyrën time mangall
dhe tërmetit në gjoks
hyra në turneun e fundit kombëtar të miss – eve,
që fare mirë mund të quhet turneu kobëtar i erosit
me opus pentagramesh
pyes:
Me dorë i keni bërë
o, nëna këto vajza
o, skllave të burrave tuaj varre?!
Miss -e dhe shtëpi të fshehta kurvash mbijnë në dheun tim
çdo kohë
dhe vaj më vaj ...
 
Kala bukurie që rrëzohen nga gropat e qejfit
që u llokoçiten në rrëzë të kofshëve nga peshku penis
me epitaf të pashkruar
“ varre sperme ”
pa kryqe
edhe prej mendjeje.
Me ndjenjën e hirit në fytyrën time vatër e shuar
dhe tërmetit në gjoks,
me këngët e motrave qyqe
për një kufomë që vjen sa herë rinia vjen,
pyes veten
varre jemi apo njerëz ???
 
Tiranë, vjeshtë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! ... poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Përmendorja e Shqipërisë
 
 
Mitologjinë e Pellazgjisë, Ilirisë, Shqipërisë,
grekërit
poshtë e firmuan,
edhe shkrimet e shenjta të Moisiut
septuaginta
në emër të tyre janë ! ….
 
Zot! …
bijtë e tu,
sa herë bënë breza në sytë e tu
bënë lindje të gënjyer,
bënë jetë të gënjyer,
bënë vdekje të gënjyer.
 
Kur vranë Sokratin,
grekërit nuk vranë Sokratin,
sokrateskën e shenjtë vranë
dhe rritin
gënjeshtrit ose grekërit që atëherë.
 
Ti, s’ke baltë,
ti, s’ke gurë,
edhe prej lyme të tharë, o pellazgjishqipëri,
Strabonit piedestalin dhe mbi piedestal përmendoren t’i ngresh
se përmendoren tënde ngre atë çast me Hyll,
me Herkul,
që janë bijtë e tu durrahas?! …
 
Athinë, akropol 2002
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Pa kapak
 
Kapaku i kokës sime rroklli pa zhurmë tatëpjetën shqiptareske,
një macehistori
tenxheren ku jeta ushqimin më përgatiste
lëpin.
Kush e thirri Pele’ pështymtarin,
po rrënjët e pemëgjuhëve ç’dreq lopate i nxjerr?
Qan fëmija, qan ...
Afërdita e braktisi,
qan se e la edhe baba Ankizi. 1)
Enea
të ngecurën shqipe në pëlhurë
përse e le?
Ujin e qetë
urren i shëmtuari pse fytyrën bukur ia portretizon.
Tiranasi kohën
pse është gjendur idiot!
Në ç’gjumë sheh ëndrra Muzaka i Angjelinës
shqiptarët pse bredhin kaq gjerë
dhe me këngë në buzë
për kufij që mbyten?!
 
Iliri mirazhmadhe
po marr lumenjtë dhe përrenjtë e tu
të punoj xhamadanë dhe takije të ujta …
… pa kapak koka ime.
 
1) Ankizi - prijësi i Trojës fjeti një natë me hyjneshën Afërditë
dhe lindi Enea.
 
Tiranë, pranverë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
… çmendina e poezive
 
Tek pallati ndërtuar në majë të humnerës
askush nuk banon …( thonë )!
Dikush hapi fjalë
se ca hije çdo natë shkojnë atje
dhe prej jashtë shikojnë … kur flenë perënditë
 
dhe perënditë e morën vesh,
dhe perënditë ikën prej atje,
shkuan …
një majë më lart.
 
Dikush përsëri hapi fjalë se ato hije hynë
atje …
 
Tashmë
kurioze perënditë vrapuan një natë
vetë,
si hije
dhe prej xhamave sy me xhama,
pamjen e brendshme përpinë.
Ç’ të shihnin?
Ishin poezitë brenda… që s’ flinin,
Zoti i kishte sjellë …
e kishte bërë pallatin çmendinë!
 
Gjinar, 20 maj 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Shqipëria që mban Shqipërinë …
seferiane
 
Në qafë mbaj varur Shqipërinë
dhe një daulle prapa shpine kam,
në buzë një këngë për njerëz të Grebenesë
dhe një lot që mot e kohë
s’ma than.
 
Kam dhe shumë plagë në shpirt që më dhimbojnë,
ndoshta vetë Zoti m’i bëri për kujtim,
legjendën e Mujit shkroi në lëkurën time,
përpara hapit më vuri Doruntinën,
për hije pas
më vuri Kostandin.
 
Në shpinë mbaj hedhur … Shqipërinë
 
Tiranë, mars 1997
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Poezia heroinë
 
Kush tha se poeti nuk i do ato
çfarë presidentit,
kryeministrit,
akademikut,
priftit,
avokatit,
vendi i favorizon
edhe pse ai kundër presidentit,
kur vetë i ndodh e zgjidhet president,
kryeministër,
ngrihet?!
Shikoni
kush me mantele,
shirita,
grada e luks,
vjen prej vilave të krimit!
A nuk janë ata që i lindi nënë rruga
nënë mashtrimi,
dhe i rriti mama politika
a nuk janë ata që i lindi Liria,
kur liritë e brishta burgoste në varre?
Kush tha
se poeti nuk i do të gjitha?...
 
Po kur e popullojnë këta të parët elitën,
poeti vdes,
se natyra lind tek vdekja e tij,
ajo e reja fare,
elitarja e vërtetë
dhe heronjtë zvendësohen
me poezi
që ngrihen ndaj bandave ( shoqërore ) shtetërore në fuqi.
 
Tiranë, qershor 2005
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Shansi im i vetëm i ç’kujdesit …
 
Jam “ Druri Kujdes ! ”
në shoqërinë shqiptare,
shoqëria shqiptare është “ Pylli Kujdes! ”
në shoqërinë europiane.
Në trung dhe degë më kanë ngjitur dhe varur
postera e tabela “ Kujdes ! ”.
Edhe në gjethe më kanë shkruar fjalën dridhëruese “ Kujdes ! ”
Milje të tëra larg kurorës sime
janë ngulur në dhe’ supertabela për të huajt
“ Kujdes ! ”.
Edhe pse jam dru i bukur,
askush nuk afrohet për të më pare,
askush nuk afrohet farë për të marrë.
Pyllëtarja jetë
nuk do të mundë kurrë të më heqë këto postera,
tabela,
dreqshkrime,
këto “ trashëgimi ”
këto këmbë të stërmëdha përçmimi,
këto neuroza kuq e zi.
Por jam i sigurt
se sharrëtarja e tmerrshme,
vdekja
do të vijë
dhe do t’i japë fund të gjithave në prerje.
 
Ky
do të jetë shansi im i vetëm
i ç’kujdesit.
Tiranë, shtator 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
… ditët e veremta
 
 
Të zakonshmit
zakonisht e fshehin të pavërtetën tek hamendja,
dëshira,
ëndrra e mëngjesit me rrugëdalje
duke mos kuptuar shumëfishin e dhimbjes heroike.
 
Në sirtarin e hapur të mendimeve
gjurmët e hapave të pasigurt
çelësa thyejnë
duke u kthyer në mesha papnore.
 
Vetpërçmimi kryeneç shqyen fantazitë e bukura
me shndërrime djajsh
pa ngjyrë.
 
Pasiguria kufomë
bredh në errësirën subjektive të gjykimit, e lodhur,
përsiatjet me intelekte të brishta
kthehen në larva të frikshme
hipur mbi kalin e fanta – zisë,
ku shformen ëndrrat e netëve shtatzane
që pjellin ditët e veremta …
 
 
Tiranë, verë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Tabuti im
 
E merrni miq tabutin tim,
e vini mbi Shqipëri,
këmbët poshtë në Artë ia lini,
shpatullat në Veri.
Flokët në Ulqin shkërleshjani.
buzët në Kosovë,
ku dikur, ku binte zemra,
të bjerë në Domozdovë.
I lakuriqtë t’i shfaqet febit
në kryqatdhe mbërthyer,
të rrjedhin këngë,
dashuri,
brenga,
që s’munda dot t’i nxjerr.
 
Të çahet mish,
damarë e kocka,
të dalë nga unë atdheu
dhe në të çarat e Atdheut
të hyjë Atdhe, atdheu.
 
Apolloni, maj 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Reja…
 
Ngrinë liqenet e mendjes sime ku ti laheshe në vetmi,
mbi trena kafkash tani ecën
i ngrirë qefini dashuri.
 
Rrahjet e zemrës ngrinë përjetë.
… nga përtej varrit besa shtyn.
oh, ç’është ky tren me rrota-sytë, që faraonët i pështyn?!
 
Përgjatë u shtri në vendin tim,
…e lodhur paskësh qenë ajo!
Një re e bardhë si me përtim që vjen ngado dhe fle kudo!…
Tiranë, pranverë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Ditët tona
 
Jam nën lavdi,
lavdia nuk bënë hije
është lavdiimja,
ti
tënden lavdi ngrije!
Si kumt i ngrohtë i ëndrrës së smirëftohtit
syroi dhe dielli,
hëna shkruan me hije.
Diku në breg të poezisë det
tek hedh dhe duart kufijve tej të plakur,
oh, prek një zë me shpirtin Aliger,
që ngrihet vrikshëm nga dallgë e vjetër letër.
 
Do çohem shpejt,
se barin paskam shtypur,
ku ka poet
mbiemrin të ketë Tiran?!
Janë mullinj mallesh,
vorbulla kujtimesh,
çmendin me dije të bukurat në çdo anë …
 
Tiranë, maj 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Njerëzve, njerëz …
 
S’e di akoma një obelisk ku të ngre,
kurorë, ekuatorin të vë atje,
relievi pa emra,
pa fe,
pa atdhe ?!…
 
Dibër, nëntor 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Koka
 
Budallai i fshatit tim u thotë rrugëve ( se njerëzit s’e dëgjojnë )
- S’kam kokë, s’kam kokë, s’kam kokë,
se në kokën time
skamja
kokën e presidentit, kryeministrit, ministrit ka vënë.
Maskarai,
budallai i fshatit tjetër
nuk do që brenda kokës sime kokën e tij të vërë…
…që unë të kem kokë!
Fier, vjeshtë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
S’kam tjetër
 
S’kam tjetër njerëzve ç’tu jap!
Duan bukë, veshje, strehim
duan rrugë, teatro, qetësi
duan liri të lirë.
 
Vetëm miqësi më ka mbetur nëpër xhepat e zemrës,
që kanë filluar të shqyhen,
më kanë mbetur shkronja në arkivolin tim të mendjes,
 
buzëqeshje të lodhura …
 
S’kam tjetër shqiptarëve ç’tu jap!
 
Duan njerëzit e tyre matanë kufijve shtetërorë
kalatë e tyre,
varret e gjyshërve
duan klithmat,
heqjet e fundit të stërgjyshërve
gjalljet e tyre nën dhe’
 
… që të mos jenë të vdekur mbi dhe’.
 
 
Athinë, shkurt 2002
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Kurvat
 
Ajo nuk ia jep seksin drejtorit,
që drejtori ta emërojë “ kryetare dege ”
ajo nuk ia jep seksin shefit të burimeve njerëzore,
që shefi
“ drejtoreshë ” t’a emërojë,
ajo nuk ia jep seksin përgjegjësit të zyrës
për të ruajtur vendin e punës së pamerituar,
ajo nuk ia jep seksin burrave të zakonshëm
për të ndërtuar vila.
 
Ajo
ia jep seksin për bukë
kujtdo që ka bukë,
kujtdo që ka lekë,
thjesht të ushqehet,
të jetojë,
ajo ia jep seksin për rroba
kujtdo që ka edhe rroba,
kujtdo që ka euro,
thjesht të zhvishet
… e shkreta!
 
Ju që e quani kurvë,
që e quani rrospi,
i ofruat punë, bukë, rroba ndonjëherë asaj,
të paktën ato herë,
kur drejtori, shefi, përgjegjësi juaj
drekën, fjetjen dhe seksin në motele, hotele luksoze jua dha
që ju të emëroheshit drejtoresha, kryetare dege, apo të ruanit
vendin e pamerituar të punës, pastaj?!
 
Patos, prill 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Fati arrogant
 
E takova fatin arrogant,
statujë të madhe i kanë ngritur ciklopët,
hija e saj asgjë nuk rrit
veten ka filluar “ të hajë ”
Në syrin e zi, ku vdekja i ka ndalur,
shoh veten tek del në pikën e fundit të lotit
dhe rrëzohet në gojën sa një natë të statujës.
 
Një kalë aty pari vrapon.
Është atdheu im me popullin tim mbi vithe
pa shalë.
Ka rënë në dashuri me statujën …
 
Tiranë, qershor 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
… panteonet mitake
 
Po pi me mitet,
bumerang ngjyrë gjaku
me heshtjen e tyre të varrtë gotat mbush,
me vetmitë e vazhdueshme, ku lavditë e gjata mbyten,
misteri edhe bredhjet Aleksandriane
më dehin
mua, sarhoshin që dehemi me Shqipëri,
e në të pastajmen vjell…
panteone mitake.
 
Fier, dimër 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Mendimi i popullit …
 
 
Shën Maria më kërkoi ta lija shtatzanë,
… i vdekshëm të jetë zoti i Ri, - i thashë,
atëherë nuk do të jem Unë lindësja, - më tha,
atëherë gjej një shtatzanist tjetër, - përfundova unë,
po, përsëri ndërrova mendje,
më mirë Zoti të jetë i pavdekshëm!
Më duket se populli
mendon të kundërtën.
Të jetë i vdekshëm Zoti
votoi ai së fundi…
dhe të mos vdesin
( mbretërit
presidentët
kryeministrat
ministrat )
kriminelët
 
O Zot!
 
 
Fier, gusht 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Shuarja e personalitetit
 
Sot pashë një personalitet
tek shkatërronte shtëpinë e personalitetit të tij.
… i kishte ikur shtëpia e personalitetit nga shtëpia e qënies
dhe ai
me vrapin e ngatërruar të mendjeve të ngatërruara,
në rrugët e ngatërruara,
me emra të ngatërruar
e ndiqte
me një varre të madhe dehjeje godiste pa mëshirë.
Muret konvertoheshin në gurë duke u gërrmuqur
me dhimbje ngrehinash.
 
Kur shembjen mbaroi
shkrepsen nxorri dhe flakën i vuri …
dehja i doli …
i habitur thirri:
Zjarr!
Zjarr!
Dhe me guxim penisin nxorri
zjarrfikësin më të afërt,
filloi të shuante shtëpinë e djegur të personalitetit të tij
… në mes të qytetit …
 
Fier, janar 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
Luftëtari e panjohur
 
U bënë bust dy poezitë e mia
që u bashkuan në një pa lejen time.
E busti më vështron me dy sy vajze e më dy sy djali
me sy metali.
 
Ai dhe ajo luftonin anëve tona sa herë mbinin armiq.
Askush s’i njihte!
Në mes të qytetit rron busti…
 
Sot në një djalë të panjohur
tek pallati im një vajzë të panjohur kërkonin
e ndërsa dy poezitë bashkoheshin e bëheshin varr…
 
Tiranë, mars 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! ... poezi
-------------------------------------------------------------------
 
… diejtë që s’ndrijnë
 
 
Sa e krishtere … nata!
Në duar rrotullon valë deti si tespie.
Rëra,
rërisht nga bregu kundron
diellin që sheh ëndrra nëpër djepe fëmijësh ballkanas
dhe valën që hyn fshehur nën rërë tek i dashuri.
 
Sa mirë që nuk rritet dielli!
 
Kujtesa më shpon nëpër trup me yje – Hyllide,
të ndryshkura,
miliarda vjeçare …
Sa e muslimanët nata!
 
Hënën të tërë e ka veshur
deri në flok mbulon turpin
dhe zbulon mendimet e saj …
 
Gjuajnë në detin tim të urrejtjes anije pambarim
… janë diejtë e mi, - një grua ulërin.
 
 
Himarë, qershor 2003
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Babait ( 1928 – 1996 )
Atje, ku lotët me shkojnë pa më përfillur.
 
Tani atje
kuajt e Harresës hazdisin,
kamzhiku i Kujtesës vitheve u bie pa reshtur,
karroca e dhimbjes aty ka ngecur,
treni i shpirtit vonohet
aty …
… në Sheqmarinas.
 
Shkurt, 2006!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Kamaret e buzëve
 
 
Edhe kur nata në gojën e saj syt më burgos
e llampat elektrike s’kamja energji pa apostrof i ha
në shtëpinë time
të gjitha i gjej pa i prekur dhe shkallët e thepisura.
 
Dhimbjen çdo kohë e çoj në provim.
Mësuesit e çmendur prej dritës
katra i venë tufës së thinjur të flokëve të mi.
 
E poeti shqiptar në qafën e shpirtit diellin e zemrës vendos
dhe harron penën në rremat e paqes
që janë arteret dhe venat e mia të gjakut
raki nga rrushi i vreshtave të reve bënë.
 
Era e fortë si mijëra violina që bien kush e di në ç’derë veshësh të mbyllur
me dryn, troket
pse kamaret e buzëve mbajnë, çarë...
 
Tiranë, qershor 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Këngë e marrë
 
Si helm i këputet shpirtit të njomë kjo këngë
dhe bën të ndizet kujtimi që u shua,
era që fryn
kërkon dhe i merr përndritjen
e në grykë ia mbyll
këtë këngë kësaj çupe – grua.
Nga vaj i heshtur rrjedh kjo këngë e trishtë
e shpirtit të fortë,
por mbytur në hidhërim,
që ngjan si lule,
rrënjë prerë nga shati i keq,
që shkon drejt tharjes pa harxh e pa shpagim.
 
Një jetë e ndalur shkon marrive të saj,
pas saj hije,
dhimbje në karvanë…
…o, djem të rinj pse ngritë,
u vratë buzë marsesh? …
Një vajzë pa mend
këto fjalë me dhimbje qan.
 
Si helm i këputet shpirtit të marrë kjo këngë
dhe var me lot
të marrën që e këndon …
 
 
Tiranë, 28 shkurt 1997 - 2005
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Kombi që nuk njeh burrat …
 
Njoh një burrë,
që tërë jetën pas fjalëve servile që flet fshihet,
ashtu siç njoh një tjetër burrë,
që tërë jetën
pas veprave të mira që bën,
rri.
 
“ Nderi i kombit ”
është burri i fjalëve,
burri i veprave të mira
është fukara,
“ përbuzja e kombit ”
i bie të jetë.
 
Njoh dy burra,
që njëri
nuk i bie të jetë burrë,
ashtu siç njoh një komb,
që burrat
s’i njeh!
 
 
 
Tiranë, maj 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Rojat
 
Dita lëvizi nga dheu im,
pa shqetësim kufijtë i ngriti,
i lodhur nga shefat shkoi populli të flejë…
 
Një tjetër si unë, i arratisur në “ fli ”…
bën roje se thonë :
“ Djalli s’ka shtëpi “!
 
Sy të ngulur në ballë të fenerëve,
natën shpojnë dhe stuhitë e gërhimave
anijen “ nesër ” nga cimat të ngrenë…
dhe veten e tyre.
 
I stërlodhur populli tek shefat shkoi …
 
Tiranë, maj 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
… këtej ku linda unë …
 
Këtej ku linda unë
era fryn ndryshe!
Fryn me det, me fushë, me pyll, me lumë,
me shpendë të egra, me kafshë, me bar …
fryn lehtë,
fryn dhe me vrull …
me njerëz të mirë fryn
këtej ku u rrita unë.
 
Këtej ku u rrita unë
fryn era ndryshe:
erë me vajza,
erë me gra,
me plaka,
erë nusesh
fryn …
 
Dhëndurë të ¬çmendur shfryjnë
këtej ku u martova unë.
 
Djemtë, burrat, pleqtë, si fëmijë përkunden
në djepet e saj,
të përjetë nën faj …
 
A nuk janë të gjithë pa rresht,
pa mendje,
pa shpirtin lakuriq,
 
 
 
 
që të fundit tek Zoti shkojnë
këtej ku po plakem unë?! …
 
Seman, dhjetor 2005
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
… kur të vdes
 
S’kam njohur shumë njerëz si pse - të e mia,
që është fatkeqësi
me çastin të mos jenë!
 
Tradhëtuar virtytesh
e vrarë historie,
liqenet e botës i gjeta brenda vetes,
lëkurën time sipërfaqe pergamen.
S’kam njohur shumë njerëz si vetja
ende!
… mërmërima valësh,
hëna në rrjeta,
diej në grepa,
furtuna këmbë thyera
e stuhi shalëgjata,
sharje peshkatarësh,
rënkima rremash lidhur në cimë.
 
Liqene të tharë
brenda liqenit tim …
S’kam njohur shumë njerëz si po - të
e mia …
ndaj shkruaj poet
mbi liqenin pergamen!
 
Belsh, pranverë 2006
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Liria e shthurur
 
 
… më qethën zero kundërshtitë e mia,
si dikur prostitutat
qyteti mos t’i njihte,
si dikur të burgosurit
drejtori i burgut.
Në shtëpinë e së padrejtës rri mbyllur,
qaj lirinë e shthurur,
tmerrin e së drejtës civile…
 
Tiranë, shtator 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
… të “ mëdhenjtë ” e qytetit tim
 
Sa shumë të “ mëdhenj ” qyteti im që linde,
sa i vogël mbete,
sa i pistë,
sa i vjedhur,
sa i krimtë!
Në meshën e mëngjesit dhe të darkës
thërrime nga buka e të “ mëdhenjve ” prifti Ilia të jep për naforë.
 
I huaj, i shenjtë, i dridhëruar
pelenë fëmijësh…qyteti im.
 
Ceremonialë madhështorë ecin revan si bisha
e në rrugët e tua ngrenë pluhur,
por jo lavdi.
Fantazma shugurojnë në skenën e teatrit “ Bylis ”
Odeonin e Apollonisë
dhe në Ardenicë, Gurzezë, Bazilikën e Ballshit
i shpien të flenë
për t’i vjedhur Prashnikeri ndonjëherë …
 
Larg prej tyre bima “ E ardhme “ rritet
ara e të “ mëdhenjve ” e than filizin.
 
Më mirë pa duar, se në duart e tyre duart të kesh,
më mirë pa këmbë,
pa sy,
pa veshë!
 
Sa shumë të “ mëdhenj ”qyteti im që ke,
sa i vogël mbete
qyteti im idiot!
 
Fier, dimër 2004
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Sharrxhiu i ri
 
Në trungun tim ka emra të gdhendur,
data,
piktura vetëtimash.
Ka të çara motesh si përrenjtë që ujin zbresin prej majave të thinjura
pa e vrarë.
Ka edhe prerje shpatash,
thikash pas shpine,
vrima plumbash;
ka degë të thyera si krahë të varur njeriu,
ashtu siç ka gjethe në degët e pathyera
ku era shkruan tekstet e këngëve të stinëve të moshës..
 
Në trungun tim ka mbështetje shpatulla barinjsh,
udhëtarësh,
ushtarësh
dhe vështrime të humbura matanë gjykimit të burrave,
përpara …
që shohin tinzarët që vijnë.
Ashtu siç trungu im tek unë i mbështetur
që hijen e vet sheh
hijet e emrave,
datave të frikësuara …
… nga sharrëtari i ri
të tmerruara.
 
Tiranë, vjeshtë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
… copëz poezie
 
… si degëza të stërholla varen rrezet e arta të diellit
prej larti,
me majat e tyre lozin në gjoksin e dheut me piktura;
nata xheloze i pret me gërshërët e saj të rënda,
për t’i varur hënës
degëzat e saj,
të vjedhurat, të argjendta..
 
Por … oh,
tërbohem kur krimbat tek i hanë
i shoh!
 
Fier, vjeshtë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Jeta
 
Sa herë e kam takuar jetën gënjeshtare,
tinzare,
të pa sinqertë,
të pa cipë,
të vërtetë pak herë e kam takuar,
por edhe atëherë
gënjente!
 
Sa herë e kam takuar jetën hajdute,
kriminele,
të pa besë,
mosmirënjohëse,
të mirë pak herë e kam takuar,
por edhe atëhere
vidhte!
 
Sa herë e kam takuar jetën të varfër,
të pistë,
gjithë zhele
tretur…
Të pasur pak herë e kam takuar,
por edhe atëhere
s’kishte për të ngrënë!
 
Sa herë e kam takuar jetën jo jetë,
dashtë Zoti,
vdekjen takoj
vdekje! …
 
Fier, pranverë 2005
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Bëni ç’doni …
 
Fëmijët janë si gjëmba therecke
të ngulur pas mullaqeve,
që të therin sa herë ule…
 
Sot një njeri vari veten.
Të paktën
kështu e panë dhe thanë njerëzit …
Qorrat!
Ai nuk kishte varur veten.
( të tijën, jo të tjerëve )
Varfërinë,
borxhet,
dëshpërimin,
urrejtjen,
jetën e pafuqi për të qënë jetë
kishte varur.
Tashmë
ato janë të vdekura,
të varura në drurin e marinës
 
- Bëni ç’doni, - sikur thotë, -
po deshët dhe i varrosni!
 
Sheqmarinas, 25 korrik 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Polidhimbje 1)
 
Vështrimi qan mbi polifoto
e, lotët derdh siç derdhin retë
e, shkrijnë rininë e ngrirë aty
e katra tre, shtatëdhjetë e tetë!
… Vështrojnë të gjithë
për nga e ardhmja,
për nga misteri
e, të pa faj
e, fatet prapë mbulohen. Akull!
Ku janë këtë çast?... Nis vetë dhe qaj.
Sa vjet që ikin, aq malle mbijnë,
në shpirtin tim, në trupin tim;
do mundem vallë t’i shoh dhe nj’ herë
t’a korrë këtë dhimbje, këtë sëmbim!
Vështrimi qanë mbi polidhimbje…
1) Ia kushtoj maturës 1974 – 1978
të shkollës së mesme ushtarake “ Skënderbej “ Tiranë
dhe veçanërisht të IV – 3 me mësues kujdestar z.Asimaq Proko.
Tiranë, shtator 2004
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
… fatkeqësi
 
E gjej veten në sytë e saj,
ku drita rrjedh nga vatra e dritës me vrima,
 
ku mendimi çapit nga disonanca të çakorduara.
 
Veten,
lente të thyer në dhomën e errët të vetes
me infinit imazhesh ngjitje e zbritje shpirti
në shkallë që s’qenë
duke parë matanë dritares së pistë
lavdinë e saj në duart e lypësve …
 
E gjej veten në sytë e tij,
të saj…
ashtu siç mund ta gjeja veten
në hundë,
në veshë,
në gojë…
 
qurre,
dyll,
pështymë.
 
 
Fier, shkurt 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Gabimet e rinisë …
 
 
Mbrëmja mbushet me fytyrat e mia të rinisë.
Si plakë e harruar
vjen nga larg historia ime pa lumenj, pa rrugë, pa shtëpi.
E ndjekin prapa varret,
e ndjekin prapa djepet,
e ndjekin prapa pengjet …
E,
ku ta dijë kjo natë e re,
unë
kush jam mbi këtë dhe’?!
 
 
Shoh…
më mungojnë mundësitë
jo dëshirat.
Ndiej ç’burrërinë nën peshë
dhe në mbipeshë dashurinë.
Më thanë se ato vajza
janë varre ku nata me yjet ndalon
dhe hija që me mua u plak
është … gabimet e mia
kthyer në faj…
 
Fier, vjeshtë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Përse m’i lë komshi?!
 
 
Kur njoha dashurinë s’e njihja gruan time.
Ca thonë : Do të ishte
më shumë se dashuri!…
Në shtëpitë e tyre rrojnë gjithësecila …
Zot,
pa t’u lutur,
përse m’i le komshi?!
 
Fier, vjeshtë 2003
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Dhimbje
Petraq Kote©
 
Më braktisën dhe armiqtë
më djeg me diell vëllai im…
Toka bërtet për ujë
e imagjinata shtrihet me ulërimëimë…
Kufijt e të pamundurës vriten
e fuqitë e ëndrrave s’kanë këmbë.
Bien gjethet e shpirtërave të vjeshtës
e erërat e mallit i marrin me këmbë
 
 
Vlorë, tetor 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! …. poezi
-------------------------------------------------------------------
 
“ Rrëzimi ” i pleqve…
 
Në gardhin e ri të kopshtit të mendjes
mbështetur rrinë pleqtë…
Të rinjtë
vrapojnë…
( rrëzohen,
ngrihen ).
Furia e vrapit
shpesh herë nga kopshti i nxjerr
gardhin duke shqyer…
 
Tiranë,11 tetor 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
… ëndrra
 
Pashë ëndërr sikur njerëzit ecnin
me kokë.
Ashtu siç pashë ëndërr
që në vdekje qeshnin
dhe në lindje qanin
e për djepe përdornin varrin
e për varr, djepin.
 
Pashë ëndërr sikur njerëzit s’ishin më njerëz,
por dy drejtëza paralele,
të cilat ktheheshin në pingule
dhe më vonë
në dy pika si hunj,
ku lidheshin dy hijet e tyre imagjinare pa vete.
 
Fier, vjeshtë 2003
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Apologji
 
 
Vdekjet e vetes më janë ndryshuar,
vijnë prej ngjarjeve
jo, moteve
dhe mendimet që hyjnë e dalin
në dhomat bosh të vdekjeve të mia
siellin poezi klasike,
nxjerrin poezi lirike.
 
Duke vdekur fshehtaz
shoh kufomat e vetes ndër rreshta
vrarë pas çdo ngjarjeje me plumba,
me pëllumba,
vijnë erë,
era nesër,
 
dikush po i varros në rrezet e diellit
varret e mi!
Përpara … ka ngjarje
… radhë të re për vdekje të re.
 
 
Tiranë, vjeshtë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
… më të vjetrit, varret apo njerëzit?!
 
Pyetja ime ushton nëpër qiellin miturak
të intrigës së gjallë,
të intrigës së vdekur
me murgesha dhimbjesh
përmbi bijën skelet të Apollonit të sotëm.
 
Ku njerëzit dhe tumat e Kryegjatës vrapojnë dhe shikojnë
pa ditur sa në pendesë i lidh Shtyllasi
dhe hija e Aooss - ës në tradhëti,
pa ditur se kush më të vjetër janë
… varret apo njerëzit?!
 
 
Apolloni, prill 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Ndërsa ne vishnim akull …
 
 
U ndamë përpara portretit të erës që kushedi se ç’piktor
e kishte bërë,
me dy lotë të lodhur në sytë e saj,
ku qielli ngrihej prapa jo si sfond,
me anash
dy statuja djegtarësh nën pishtarët e tyre ndezur,
që digjnin
ç’prapa lamë.
 
U ndamë,
digjej atëherë lëkura e dashurisë,
ndërsa ne
vishnim akull,
akullën dashuri të çnjerëzimit!
 
Tiranë, maj 2003
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
…udhëheqësit shqiptar
 
Ti fle me kohën dhe kohën plakë
edhe pse zgjohesh në kohë të re.
Çdo gjurmë që bën pas teje ngrin
dhe vjen një erë … era hale.
Të kishe më mirë paterica,
krevatin njëqind pash nën dhe’
dhe sytë, zgavra ti t’i kishe,
gjarprinjtë t’i kishin për fole.
 
Po shumë dëshira shterpëzojnë…
Do i vdesësh jetës m’u në ballë,
do të të shtrijnë në dheun që ngrive
dhe do t’mbulojnë me kohë të gjallë…
 
Tiranë 2005, dimër
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Gratë
 
Gratë që kam takuar,
rrinë mjegull në krahët e zogjve shtegtarë
dhe vrap në akrepat e orës së vrarë.
 
Gratë që kam takuar,
rrinë verbëri që kërkon dritë në sytë e mi
dhe karroca që vrapojnë përherë pa karrocierë.
 
Gratë që kam takuar
rrinë lekë qindarka në xhepat e shpuar të kohës
dhe lëndina ku fëmijët shkelin
kullota të largëta kuajsh të egër.
 
Gratë që kam takuar
rrinë zogj që bëjnë fole në gotat bosh të pijeve
dhe ikona të varura përjetësisht
në kishën time të lindjes.
 
Gratë që kam takuar
rrinë gurë kilometrikë të thyer anë rrugëve
dhe faqe të rrëshqitura malesh,
ura të prishura
burrash vandalë
 
… gratë që kam takuar …
 
Fier, verë 2003
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Kandidatja për kurvë
 
Ajo zhvishet gjysmë lakuriq
dhe mbulohet si me turp në gjysmën tjetër.
Ajo hap përgjysmë derën e shtëpisë së kurvave
dhe hyn me turp në gjysmëhyrje ...
Ajo zë gjysmën e shtratit,
të puth përgjysmë,
të zhvesh përgjysmë,
bën seks përgjysmë
dhe largohet përgjysmë.
 
Ajo kërkon për të gjitha këto
shumën e plotë të lekëve
dhe pendohet përgjysmë me gjysmë turpi
dhe largohet me gjysmë ikje
prej tërë shtëpisë së kurvave për në shtëpinë e nderit…
 
Tiranë, dimër 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Ligjet
 
Habitem si nuk po shkel me këmbë këto ligje civile,
këto ligje ushtarake,
këto ligje shkencore të prapambetura …
Pasi me mendje çdo çast i shkel.
I urrej ligjet
se lirinë deri tek muret e tyre të armuara e lenë të vijë
dhe fëmijët e saj.
 
Ruajnë të sotmen e froneve këto ligje
prej armikes Liri
prej armiqve fëmijë …
 
E urrej guximin që në burgun e përkohshëm jeton,
që në burgun e pëjetshëm ( varr ) pjell fëmijë,
e urrej kohën që me jetën e ligjeve identifikohet,
ashtu siç urrej gjallesat,
robotët,
kthyer në bunkerë të ligjeve.
 
I urrej ligjet,
pse ligjet më urrejnë gjithmonë mua,
njerinë,
të nesërmen,
lirinë!
 
Tiranë, dhjetor 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Palavdia
 
Palavdinë,
lavdia e lindi
dhe e lindura pushtoi botën,
pothuajse.
Nëna e palavdisë është lavdia
dhe ju e pyesni :
Palavdi, e kujt je?
 
Më thoni njerëz
sa të lavdishëm janë sot në botë,
që unë t’ju them
…lavdia u mbars kot?!
 
Tiranë, pranverë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
Vdekja e distancës
 
 
Këtë shteg,
ku jeta më ka mbetur shumë prapa shpatullave
dhe vdekja më është përpara fytyrës
asnjëherë nuk po e arrij;
mos distanca është akull,
mos lëvizja ka ngrirë,
mos do prerë ky pyll prej të ftohti,
poshtë madhështisë së hijes së tij të mos kalojë askush?!
 
Një vajzë,
që jetën e ka përpara fytyrës
dhe vdekjen shumë prapa shpatullave të sajë,
që i bie të jetë ngjitur me timen,
arriti.
Udhëtoj në dy vdekje tashmë,
njëra në prapa tjetra në përpara…
 
Shkelje vdekur i largohem të djeshmes gjallë,
mitër në varret e të diturve të pardjeshëm
me barrën e sotme ëndërrim …
 
Ah, këtë shteg që më në fund e arrita!
… distanca?
Distanca kishte vdekur!
 
Fier, maj 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Bota
 
Malet me fuzhekët e tyre në grykat e furrave trazojnë retë – harxhë.
Djeg kamina e madhe hapësirë.
Pjek yjet,
yje të bëhen.
Poçarët,
këta titanë të pakënaqur nga zjarri “ dashuri ”
me zjarr të shuar pjekin
e mbajnë trurin në krahë.
 
Nga hiri në hi,
sipërfaqja e dyqanit të tyre të artit.
 
Nga ylli në yll,
si nga poçja në poçe,
historia e sotme e thyer.
Dorezë,
lëfyt,
fund.
 
Tepelenë, dimër 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Shiu i verës
 
Në dyert e ngushta të mallit rrëzohet,
s’e di se ç’mot ndër pika sjell
ç’kujtim dhe ç’ngjarje zbraz ndër to!...
Fier, vjeshtë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
Ku është…?
 
Ndoshta jemi të të njëjtit univers, Egist! 1)
përse të një klithme të jemi?
Ej, poet i gjashtë, i shtatë… i pllakatët,
Migjeni ku është, këngërevolta Migjeni?
Atij dua dhe të shkreptij Mjedshëm
dhe vdekje - gjallëjes terr e dritë Konica,
ej, poet i tetë, i nëntë … i faraontë,
Vinca ku është, majëfjala Vinca.
 
Bile të çorbitohem i shpërthyer
dhe rrëzohem në Iliri si probatini,
ej, poet proturberant, dritë djegës,
Naimi ku është, këngëlindja Naimi?
 
1) Egisti - dashnori i Klitemestrës,
vrasës i Agamemnonit.
 
Athinë, shkurt 2002
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Ndoshta qaj natën
 
Ka të varfër,
por ai që shet ëndrrat
është shumë i varfër,
ndërsa ai që s’i mban mend
është fatkeq.
 
 
Kam filluar
dhe s’mbaj mend ëndrrat.
Gjurmët ua shoh jashtë vetes.
Tik – tak, tik – tak, tik – tak
ora e tyre e vjedhjes.
 
Një burrë i shet poshtë shtëpisë sime.
Tani,
fle me dritën ndezur …
Sa gjëra fsheh një pikë loti!...
 
… ndoshta qaj natën.
 
 
Fier, nëntor 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Kali i mërzisë
 
Tingujt e muzikës së natës
flokëve të saj me hënë bredhin
bashkë me vargjet
pa eskortë…
 
Oh,
çfarë po shoh?!
 
Prapa gardhgjumit
një djalë me pena mbi kurriz
po shkon me kalin e mërzisë…
 
Tiranë, vjeshtë e tretë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Dimër pa kokë
 
Shkund flokë mbi flokët e mi dimri i pishave.
Siç duket i vetëshkul!
Dy herë flokë…
 
Mbi flokët e barit rrëzon flokë dimri i njerëzisë.
Siç duket e qethin!
 
Tre herë flokë …
 
Mbi flokët e dheut… dimri i qiellit s’ka ç’shkund,
siç duket është pa kokë! ...
 
Ulqin, dimër 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
… dëgjo kur thyerja të bërtasë
 
…kam pasqyrë të madhe në duar,
fytyrat tuaja mund të dalin prej aty
ndryshe nga momenti që u panë.
Lëkura
të ndajë mikun nga armiku,
ajo e shpinës,
ajo e gjoksit …
 
Guernikë,
kjo pamje erebike që më thotë:
- Shko thyhu
dhe dëgjo ku thyerja të bërtasë!
 
Tiranë, vjeshtë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Pallto biblioteka
 
…më propozoi e Sotmja, - dehemi?!...
dhe të dehur shkuam tek Zoti.
Zotin e gjetëm të varfër,
Zotin e gjetëm
poet.
 
Faqet e qiellit shkruam të tre
dhe që shiu të mos i fshinte poemat,
në palltot e vjetra grirë nga motet
i futëm.
 
Tani
faqet e qiellit janë libra,
në pallto bibliotekat e shqyera të poetëve…
 
Tiranë, dimër 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
Kujtim
 
Kujtim të mbetet
kjo e folur e sotme,
të gjitha arritjet
si shkrimi i klasë së pare,
gëzimet,
pritjet,
shpresat
si anekdoda,
zënkat
plepa anë xhadeve tharë.
 
Kujtim të mbetet dhe gjithësia sot,
kujtim të mbetet
bile edhe kujtimi,
le të vëmë një basoreliev
të thyer mbi to
nënshkruar …përçmimi!
 
Tiranë, pranverë 2000
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! …. Poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Shekujt e vetmisë shqiptare
 
Krifat e kuajve me hazdi të egër
bëhen pisk
me erën e egër
që fryn shterpësisë së egër shqiptare.
Nëpër galopin e udhëve të kripura
të konopicës së Semanit
vërshëllejnë si krende telash me gjëmba
melodi furtunike të mendjeve,
që shkulen dhe shpojnë këdo që nën gjatësi u kalon
duke hapur proturberanca naive krimesh.
 
Tinëzia e pyllit
vënë si fshesë
në dorën e njomë dhe të brishtë të nuses
fshin përherë sythat e rënë të luleve,
që mbinë së fundi
në burgjet e çelikta të kafkave tona.
 
Krifat e kuajve
me qime të egra
japin e marrin me pluhurin e egër të rrugëve të egra shqiptare,
në zërin e një kënge të Tas Hënës
dëgjoj fëshfërimën e së djeshmes së tyre
“ Laceja kur vjen nga stani … “
 
që vjen e ikën
me shekujt e baltisë shqiptare,
eter tashmë …
 
Tiranë, verë 1997 - 2005
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Ditët tona
 
Si plaka kërrusur ecin ditët,
tërhiqen duarsh nga ca fëmijë,
si medalionë mbajnë vesh të prerë
kokallat nxjerrë për hajmali.
 
Ca qen të zgjebur i ndjekin prapa
dhe prapa qenve
një re me pluhur.
 
Si plaka çala ecin ditët
me lecka hedhur lakuriqësisë,
ato s’janë plaka
por gra të mjera
me fëmijë të tharë varur në sisë.
 
Ca pleq si mjegull përfund u ngjiten
dhe prapa pleqve ka funeral.
 
Tiranë, shkurt 1997
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Vdekja e piktorit
 
Mos m’a tregoni të ardhmen,
që të kem të ardhme…
 
 
Atë vit
gjethen e fundit të dimrit në drurin e dimrit e këputa vetë,
pranvera nuk kaloi mbi ura
edhe puthjet nuk u ftohën
pse s’kaluan në buzë,
veç lumi i mbushur shtrat më shtrat
një pemë – vajzë
solli ndër vale,
të mbytur,
përdhunuar nga dimri.
 
… kishte vdekur piktori.
 
Bashtovë, 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Vera dhe xhindët
 
Ka kohë që qielli s’ka qarë këtyre anëve,
përvëlohet nga buzët e diellit, dëshira,
djegia përzhëlit lëkurën e dheut,
kompresa det përsipër i rri …
… xhindët u dukën këtej përsëri.
 
Trupi lakuriq i verës është nxirë,
tundimi lakuriq, është nxirë dhe ai,
mbi gjoksin e saj sa duar janë shtrirë!
Me buzë sirenash, buzë ujërat këndojnë …
… xhindët vallëzojnë.
 
Flokë shelgjishtesh kreh flladi, tjerr majë,
lumenjtë si gjarpërinj në lëkura ngecur,
shpirtrat e njerëzve janë bërë çarçafë,
zhvirgjëria e stinës i njollos me të kuqe …
… xhindët këtej u bënë me huqe.
 
Fier, verë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Emri im
 
Ata që baltë më hodhën dhe më treguan të ardhmen
që të mos kisha të ardhme,
kishin vila në Shqipërinë time.
Me atë baltë unë bëra tulla dhe ngrita shtëpi.
Shtëpi, ku ngjiten ëndërra të thyera.
Brenda tyre vajza të njoma vijnë
me sy që i kanë si pika vese
rrëzuar me të shkuarën
nga shkelja e keqe.
 
Vijnë edhe dallëndyshe aty,
bija të shtegut të lodhur
dhe ngjitin ëndrrat e këputura
dhe ngrenë sytë e rënë poshtë gjurmëve të njerëzve mullarë,
që shpesh lopa moshë i ha,
që herë vdekja, zjarr.
 
Mbi malet e jetës sime mbijnë
pisha,
lisa e maja me bore,
ku nxënësit ngjiten dhe gdhendin emrin tim atje
në akull,
ku syri i diellit kriminel
s’sheh
dhe balta s’arrin …
 
Tiranë, pranverë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
…gjurmë copash
 
Fryn erë
nga xhamat e thyera të shpirtit tim,
drejt e në sytë e jetës
thërmija çmendish
shkretëtish europiane hyjnë…
 
Pale, qëllojnë dhe me gurë!
 
Oh
nuk po shoh atdheun,
mëmëdheun s’po shoh
…gjurmë copash kudo!
 
Shkup, tetor 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Me tehun e qerpikëve …
 
 
Me tehun e qerpikëve pres mugun e prerë
si qumësht të hënës.
Faqet e maleve mëndak
zbardhin prej prurjeve
dhe hyjnë nga dritaret e shqyera të mendjeve të mia me vërshime
lymore.
Palpebrat
këto doreza shpatash drite
fërkohen me duart
pjesë trimërie kombi të vjetëruara.
Fitoret e humbura
kreh nata
me krehëra të bardhë përçmimesh,
ato lakuriqe
kodosheve “ humbje” në prehër u ulen...
 
Përmet, mars 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Riti im i rritjes
 
…ditën e ndërtoj kalanë time
natën m’a shkatërrojnë…
E një nuse nga të miat flijoj çdo ditë atje
duke i lënë jashtë mureve sisën nënë,
ku vëllai i plakur pi
dhe vëllai fëmijë ëndërron…
Djeg copa kohe. Ç’të djeg s’kam.
Në gojën time Shqipëria ka ftohtë.
E një nuse vëllai s’e gjen për ta flijuar…
shpirti im Rozafë
riti im i rritjes…
 
Tiranë, dimër 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Mrekullia e Judës
 
 
Dru më dru bilbil që s’sheh,
këndon.
Tek gurët e ujit, ku dimri lotët ka,
dhimbjen vë.
Melodramë e pyllit
hije më hije vrarë,
mezhdë më mezhdë
pa varr.
 
E pa gjurma
Judës i pozon.
Juda
statujë e bëri
me hije të akullt perëndie
dhe e vuri në qiell të bredhë
poetët të mbledhë.
 
Tepelenë, vjeshtë 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Të urrej pse kaq shumë të dua !
 
 
E urrej penën time pse ende bukur shkruan,
pena më urren shpirtin
që poezitë e shëmtuara e duan.
Shpirti më urren mua
që jetoj në këtë besë,
në këtë fe,
unë të urrej ty
pse kaq shumë të dua
Atdhe!
 
Tiranë, 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
… thonjtë - thikë
 
Me thonj shenjtorësh grifonët na rrëmbejnë
e në çdo qiell na çojnë.
Shalët e mitopsikopatisë,
orbita që thyejnë këmbëndenjien tonë.
 
Verbëritë dashurore të dehura vjellin mbi flokët e dheut
 
Vdekjet e dherave,
i hanë ato
dhe përsëri vjellin atdhetë
mëmëdhetë…
 
Të pagjunjë
gjunjëzohemi e thërrasim për ndihmë:
- Zot, këta thonj - thikë
të kujt i kam mbi shpinë?!
 
Kurjan, kisha e Shën Kollit 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë1 … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Galopi im
 
M’u plakën kuajt e shpirtit,
s’ vrapojnë si një herë ata,
karvani më la prapa,
e shoh dhe qaj…aha!
Si mëzet shkojnë furtunshëm
dhe kuajt e rinj, ashtu,
galopi po u shuhet,
…kamzhiku u bë
hu.
 
Tiranë, dhjetor 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … Poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Lindja e poetit
 
Shtetit,
pushtetit,
rojave
dhe servilëve
i merreshin mendtë nga vendosja,
latësia,
komunikimi dhe lëvizja e poetit.
Vetëm kombit jo,
kombit i merrej fryma
nga këpucët,
çismet dhe të ndenjurat e pushtetarëve,
rojave,
servilëve.
Dhe përsëri ata
shikonin lart marramendshëm,
shikonin lart me shikim-ulje vrastare …
dhe e ulën …
Tani që poeti ka vdekur, se nuk mund të rronte dot
në lartësinë e këmbëve,
në lartësinë e bythëve,
vetëm kombi e qan
me lotë lartësie,
me lotë kombi …
Flasin se shtetit
pushtetit,
rojave
dhe servilëve
nuk u merren më mendtë …
… flasin gjithashtu
se ka lindur një poet i ri,
por ende nuk flasin
se ka lindur një komb i ri! …
 
 
Fier, maj 2005
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë1 … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Fusha ime
 
 
Tani, atje
ka yje që kullosin,
ka lope,
dele,
gomerë…
njerëz të ngulur në bisht të tyre,
ka rrugëza të prera
në grurë,
jonxhë, pa mbirë.
Ka këmisha të zbërthyera pas buzëve, gushëve të puthura,
sy me rrathë, të nxirë …
 
Tani atje ka shtëpi me barrë,
shtëpi shterpa ka,
ka çupëza si Shën Maria
dhe djem si Krishti.
Ka kurva të kthyera nga Europa,
ashtu siç ka edhe gra që dalin prej dhomave
të gjumit si tymi i oxhakut,
herë të bardha borë sikur shugurojnë një papë,
herë të zeza sterrë sikur kundërshtojnë një papë…
Me fushë në faqe
ku puthin burrat…
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Tani, atje
flenë njerëzit. Është natë.
Minjtë janë zgjuar dhe hajdutët
brejnë arat, kasollet, të korrat,
gjumin, ndonjë rojeje.
Hëna me fjalë akulli
mbi shikim prej akulli rrëshqet.
Nëpër kudo ka gjurmë,
por shtet, jo.
Zhabat bërtasin si presidenti,
kryeministri
në flluskat e tenxhereve të zënkave që ziejnë, hidhen.
 
Dielli i bërë tapë në diskot e natës
fytyrën e përflakur i ngjesh dheut semanjak,
bllana bajate duke stampuar
jo ditë!
Njerëzit për këtë pikturë surreale
zihen tmerrshëm me njëri - tjetrin
për ta shitur,
për të ushqyer fëmijët
në fund të fundit,
për t’a varur në muret bosh të shtëpive bosh.
 
Tani atje
kryqe vizatojnë fëmijët nëpër trokthe,
pas ikjes së tyre
kuajt paganë vrapojnë mbi kryqe…
 
Myzeqe, vjeshtë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
 
Vdekje rrezesh
 
…rrezet më ulin çdo mëngjes mbi dhe’
rrezet më ngrenë çdo darkë prej atje.
Mbështjellë dy qefinësh,
dy vidhash mbështjellë,
një sy vdes me hënë,
tjetri
vdes me diell…
 
Shkup, 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Roja i zemrës
 
Tek këmbët e kombit kokën kam vënë
gjurmët e tij janë buzët e mia…
 
Leh
qeni i shpirtit,
leh i ziu,
leh.
- Po të vjedhin zemrën, - më thonë, - atje …
Vjedhtarët i bien
me gurë,
me drurë,
qeni i shpirtit fle
gjumin e sëmurë …
 
Fier, verë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Ftohtë mes Europës
 
Thinjen lulet
askush s’i vë re,
filizat rrudhen
njeri nuk i sheh.
Zogjtë ngjiren
kurrkush s’i dëgjon,
ftohtë mes Europës …
… atdheu dridhëron!
 
Shkup, dimër 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
… pushtuesit mbijnë
 
Ranë të ruajnë Shqipërinë të vdekur,
të gjallë nuk e ruajnë dot!
Faltoret asnjëherë nuk i përfillën
as fatin në kthesa që i ftonte.
 
Tek memorialët e tyre
lavdia çdo darkë i mbjell si lule
nata të përulet.
 
Ti që nesër vjen
me lulet do të “ ngatërrohesh ” patjetër,
mos i këput
se në vend të tyre pushtuesit mbijnë,
ditën!…
 
Tiranë, verë 2003
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë!... poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
dhe sot ….
 
Kisha fluturuar melodi
e një kënge smog
dhe isha përftuar në ndjesinë e urryer
të fshirësve të xhamave,
urdhër
që dilja prej shkopi dirigjenti
nga pentagrami.
Pa njohur dashurinë,
pa njohur tradhëtinë,
pa njohur luftën,
pa njohur lirinë.
Vetëm brigje buzësh njihja,
vetëm ngasje shpirti shihja,
vetëm flokë të fushave krihja.
Kisha fluturuar
në vijat inguinale të së bijës së Montezumës,
në vullkanet seminolas,
në një shpifje në Gogolas
dhe sot
mallkoj muzikantin,
fluturimin,
tymin,
përftimin,
ndjesinë e pa faj …
 
Tiranë, verë 1999
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Shkelje poeti
 
 
Të varfërit flenë.
Ti me lirika shpirtin u shkel me gjurmë shpirti.
Jeta bërtet
e lidhur në litarin varfëri.
 
Ngecur të vdekurit në orën tënde.
 
Kjo erë, që tund flamuj dhe rrëzon emblema,
çekan, që mbërthen djepe e qivurë,
arnë e shpirtit të shqyer
përse këpucën e ligjit
nuk shqyen???
 
Rrëzë një muri ëndrre
brenda një fuçie digjet zjarr,
përsipër duar digjen,
fotografi që flaka u shkrep të varfërve
pa lekë.
 
Të varfërit flenë,
ti vdes …
 
Tiranë, vjeshtë 2003
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Një krimb që më ha
 
Lumenj të ëndrrave mbushur me harresë
poshtë lëkurave të gjithkujt gurgullojnë.
Kontenierët e kujtesave
drejt tombave shkojnë
mbi anijet “ njeri ” ngarkuar…
 
Çdo ditë
një jetë më marrin,
një vdekje më sjellin,
një krimb që më ha…
 
Patos, vjeshtë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Frederik Rreshpja1)
 
 
Në rebelen ndarje duke shkelur qiell
e kapërcyer qiej.
Majë minare koka,
kurmi këmbanë
ngjit realitetet e thyera
me djersën e burgjeve.
Në kënde gramash
çafka shpirtërash nxjerr për ikona
prej foleve të zemrave të sëmura.
 
Zëri i vdekur atje
nga bust - varri nis e shqipëron:
 
- Shihni o njerëz që s’shihni ( legjendën ) baladën …
Tani këtu po mbin
bari
burgu
pranga
liria...
 
1)Kur Rreshpja lindi duke vdekur, shkurt 2006 Tiranë
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Funerali madhështor
 
Vdiq poeti.
Eh, sa herë kishte vdekur nëpër jetë
dhe nëpër jetë qe vetëvarrosur
në trup të vet!
 
Ai
thjesht
vdiq sot,
thjesht po e futin nën dhe’
dhe dheun po ia hedhin me dorë …
 
S’është kjo e sotmja e rëndësishme,
i japin rëndësi kot!
 
…nëpër vdekjet në jetë
i duhej funerali madhështor …
 
Dimër 2005, Tiranë
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Mirë se erdhe lamtumirë!
 
Vektor për të nesërmen
nga e sotmja
buzët e mia vura
edhe gjuhën
edhe zërin
 
dhe këmbët me ndryshk
në trajtat e ecjes që ngula
dhe trenin e gjakut me vagona kockash
tek stacioni i njerëzve që s’vijnë …
E nesërmja nuk është jeta ime
është vdekja ime.
Shoh prapa …
në gropën e zërit bie.
… Mirë se erdhe lamtumirë!
 
Tiranë, dimër 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
… dita e turpëruar
 
… çdo herë që sheh zhveshur veten e vet
arratiset nga vetja dita e shkretë.
 
Haremi i yjeve krejt i zhveshur krejt.
Tek kroi i diellit
lakuriq
është dhe hëna!
 
Turret dhe futet në kishën e reve,
retë e zeza me priftërinjtë bënin seks.
Në xhaminë e shirave vrapon tmerratare
shiu, hoxhallarët
lakuriq dhe ata!
 
Nuk shkon më lart,
zbret përsëri
në të përjetëshmen paturpësi vjetërsi …
 
Fier, verë 2003
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Këmba e kujtimit
 
… mure që bien çdo çast, çdo mot,
pa dhunë, qetësisht, krejtësisht - o, Zot!
Si gjurmë shuhen, askush s’i përshpirt,
vdekur priftërinjtë, me sy, vesh e flirt!
Përpara, themelet e mureve të rinj,
të rinjtë muratorë, ngritjes i prijnë.
Ndërtojnë gjithkund, çdo çast, çdo mot,
pa zhurmë, qetësisht, shpirtërisht - o, Zot!
Prapa shkërrmoqur rrënojat kudo,
këmb’ e kujtimit veç shkel mbi to.
 
Tiranë, korrik 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Partneritet i hidhur
 
Shtëpi të shurdhuara këto male,
barqe të bindjeve të vjetra
që brezat lidhin me zë dhe presin thonjtë
e mashtrimit shqip.
 
Rrjeta e shqyer e kanunit si ostakonjtë i ka zënë.
 
I dua armiqtë
e jo më miqtë,
por kur miqtë më bëhen armiq
i dua edhe më shumë! …
 
Foshnjat,
këto stoli që s’i dua
pse aq të pafajshme janë
po aq engjëllore
me këmbë gjithë baltë në djepe rriten,
punojnë …
shtëpitë të rrojnë.
 
Mirditë, dimër 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
… e re ç’ka mbetur?!
 
 
Nata e vjetëruar
vjetërsisht naton,
dita e plakur
dritë të plakur derdh,
dielli i stërlodhur
mbi të lodhurin qiell tretet,
shiu vjen mundimshëm
mundimshëm bie,
era beh e kërrusur
e kërrusur frymon …
 
e re ç’ka mbetur?!
 
Tiranë, tetor 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
O Haxhi Maqellara…!
 
…si vërvite dhe hyn brenda lotëve,
jetim,
parnasin kërkon në verën e gjakut
mes tre stinëve
përgjithmonë të paardhura;
nuk them se s’je blatim,
je këngë e çarë e shpirtit pa shërim,
Haxhi Maqellara!
 
Tiranë, shtator 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Paradoks vjeshte
 
Qeton nata sonte
shkurtaqe
pa ar
se hëna rrëshqiti
ra mbi mullar.
Artojnë së bashku kashtë dhe planet
habia rri thyer tek s’duket më vet.
 
Ja yjet tek ndrijnë
që lagë habinë
tek kashta … s’arrin!
 
Fier, prill 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Miti …
 
Shokizmi ngrihet mbi dekada
dhe rrëzon pa kurrfarë ndërgjegje
mitin atlternativë – ide,
miti i rrëzimit gjallon
frymon
komandon.
Ngrehina e të cilit sa vjen e bëhet më solide,
ndërsa aktorët - banorë
edhe më të egër…
 
Tiranë, verë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
Eklips
 
Doli dielli
sy nxirë,
babai i kombit tim
 
hëna e vrau
verdhërisht,
njerka e kombit tim.
 
Ne u ( lindëm ) u rritëm
dy barqe
s’dimë nga mbajmë;
shkojnë ca nga njerka,
ca shkojnë nga babai.
 
Fier, prill 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
Më merren mendtë
 
Më merren mendtë nga ora
pse rrotullohet në minuta,
edhe nga muajt më merren
që rrotullohen nëpër javë,
nga viti bëhem keq
që nëpër muaj xhiron …
 
Por mendtë më shumë më merren
nga ty, njeri pa mend!
Tepelenë, korrik 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Ardena 1)
 
Pylli i Ardenës,
ky varr tutenkamun mban brenda
gjashtëqind mijë dridhma amerikane,
gjashtëqind mijë britma lirie,
miliona krisma nesërje
dhe rrugën pykë të Bestovës ngulur në kokën
e thinjur të këtij arkivoli hapësirë.
 
Nata, si lufta e thinjur vrapon,
këmbët e prera prej bombave ngatërron,
rrëzohet.
 
Jetën
nëna tokë nën mishin e saj ende e fsheh
duke ngritur atje
kështjella harrese së bashku me motet
dhe rrëzuar
po çdo mot
ato …
 
Tiranë, maj 2005
 
1) I kushtohet një divizioni amerikan që
luftoi në atë pyll, në luftën e dytë botërore
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
… dikur i thoshin Iliri!
 
Kur u vra Çamëria korbi e pa
dhe u zbardh,
kjo grua si e ve
që bredh me dhimbjen memece të çamëve dhe s’ndal,
vdes ullinjtë
detin
diellin
emrat e mëdhenj…
muret,
pastaj vdes lotin
e më pastaj gjakun?!
 
Nga koka, që s’është shami por flamur kuq e zi,
hartën e genit s’e heq!
 
E shtypur me Tavolina Fuqish të Mëdha
kujtesa zbret tatëpjetën e rrugëve goditur me mendje.
Në Artë,
Prevezë,
Follorinë,
Manastir,
Ulqin
që tani quhen plagë
… ka Iliri posht tyre!
 
Janinë, shkurt 2002
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Momenti
 
Jam viktima e momentit të çastit
në liri burgosur
dhe në burg
i lirë.
 
Troket,
hyn djalli në shtëpinë
ku s’rri.
Shkoj e shoh
 
…momentin në çast
dhe
viktimën në zi…
 
Fier, tetor 2003
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
Ti shko, - më tha çupëza … dhe qau
 
 
Me vonesë do të shkoj që sot e tutje kudo,
edhe në vdekjen time me vonesë do të shkoj
do takoj të dashurën time më të re atë ditë
dhe takimin e pasradhës
do vonoj …
 
Në faqen e fundit të ditarit do të gjeni:
 
“ … u harrova mbi gjoksin e sarritur
që mosha porsi hojëza ia çau…
 
E di!
Duke pritur je, o takim i radhës!
 
… ti shko! – më tha çupëza …
dhe qau.
 
Durrës, dimër 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Kujtime të largëta
 
 
Stuhia për mesi i rrok drurët
e ngjeshur të pyllit të largët të rinisë,
kërkon t’i shkulë,
t’i hedhë mbi kurriz
dhe tek unë t’i shkarkojë.
…më ngjan sikur digjet zjarr,
sikur ngrohen
më ngjan.
 
Mëhalla e errët ndrin,
digjet zjarr,
kam të dashurën atje me dashurinë shqipe në duar,
plumbat e ngulur në kyçe që s’treten
qiellin e natës së parë të së dashurës së parë
 
… dhe stuhia erdhi
bosh!
 
Fier, verë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
… e kundërta ime!
 
 
Koha më shtyn përpara
drejt ecjes
që i bie prapa ecjes së saj të jetë.
Mes rrobave që do të vesh
mes ngrehinave që do të ngre.
Lyer me smog
me lot dhe ulërima të papërdorura
në historinë e ftohtë
njoh grimcat e të tërave,
ato që me mua të moskuptimta do të jenë.
Rishikoj epokat në skedarët e akullt të arkivolëve
… bosh.
I s’mundur të kaloj. Kapërcej.
Historia
ende s’ka mbërritur
… në rrugën e dëshirave të mia,
gjej një moment dhe kohën shtyj përpara
që i bie prapa ecjes sime të jetë.
 
- Shko drejt plakjes, - i them, - o e kundërta ime!
 
Apolloni, nëntor 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Toka jonë
 
… e hapur toka jonë.
Çati ka qiellin e lartë.
Kënga është e ngjashme me emrin e saj,
me dashurinë
dhe me urrejtjen është.
E hapur toka jonë:
sipërfaqe dasmash,
sipërfaqe lindjesh,
sipërfaqe burrash
ka dhe vdekjesh
dhe sipërfaqe varresh
ka
përshkënditje diamantesh.
E hapur është toka jonë
me kokë të hapur …
 
Ishte i saj dielli dhe hëna e saj është
… të gjithëve jua dha!
 
Tiranë, dhjetor 2003
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Në qytetin tim
 
… era me pëllëmbën e saj të ftohtë
ku ditët për dorashka ka veshur
më rreh,
dimër e bëri stinën e faqeve të mia ky qytet.
Bie shi thashethemesh,
borë largësish,
tërmet jete.
 
… me çfarë ta mbështjell trupin tim,
familjen?
Ndërsa e nesërmja kalon përpara meje
jo shqiptare.
 
Apoteoza e një gëzimi pa kufij,
e vetmja lumturi që prindërit dhe kombi më dhanë
jetën gëlltit me zell si të gjithë…
 
Ç’më ka mbetur?
 
Zemra e dheut më afrohet ngadalë
dhe psherëtima jeshile e natyrës kokëqethur …
 
Fier, nëntor 2003
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Geni
 
 
Nuk u lindëm ditën kur na lindën prindërit tanë,
kur placentën lamë dhe dolëm në dritë,
ne u lindëm ditën kur prindërit tanë u lindën
prej prindërve
të prindërve të tyre …
 
Në se dikush kërkon ditëlindjen time
ajo është në dy data lindjesh …
 
Brenda vetes po kërkoj veten…
kush erdhi:
unë nga prindërit
apo prindërit nga unë?
 
 
Patos, maj 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Raport
 
E bukura nuk është prapa
unë
pashë …
…të lidhur me litar të padukshëm stërnipërie
e tërheqim gjithë rrugë - jetës zvarrë
prapa – n.
Çudi
përpara nuk e përçmon
siç unë të përparmen
moshën time
që nga poli i veriut të shpirtit
kartolinë m’i nis …
 
… s’e di
e bukura është vërtetë e bukur?
 
E bukura është në ovaret e grave, në teste
apo në gjatësinë e njeriut?
 
Sarandë, verë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
Varre që bien nga sytë…
 
Si pshertima grash bien gjethet.
Pa jetë rrokullisen në token e virgjër të syve.
Pushka e vjeshtës vënë në syrin e dimrit, qëllon.pa luftë.
 
… shkon dikush,
në fytyrën time fshehur
me varre që bien nga sytë…
 
Tiranë, verë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
E çmendura
 
… shpesh ajo arnon perdet e yjeve
shpesh ajo i shqyen ato,
shpesh ajo vesh këpucët e vjetra
pantallonat e vjetra
brekët e vjetra
sutjenat e vjetra
xhaketën e vjetër
mendim të thyer.
Shpesh ajo mban kokë të vjetër
trup të vjetër
gjymtyrë të vjetra
bën shikime të vjetra
frymëmarrje të vjetra.
 
Vetëm fjalët
kanë frikë nga ajo
dhe të vjetrat e saj.
 
bukurinë …
oh, sa të re e ka?!…
 
Sarandë, verë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
… ligje lufte
 
Vjen deri tek porta ime tmerri,
i ftohtë
i bukur
dhe me kollare.
 
Vërshëllen era,
dielli nuk derdh dritë të zymtë,
qeveria “ Fuoristradë “ syze të errëta mban
sekretare me kokë zhveshur.
Nuk kanë kohë as të psherëtijnë,
vdesin të shtypura,
të thyera rrugët …
 
Gërrgërrin parlamenti,
doli jashtë përdorimit kallashnikovi…
 
 
Tiranë, dimër 2003
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Dritarja e ditës
 
Nata akull,
xham për ditën është vënë këtë mëngjes.
 
Një vashë e mitur tek e lan me leckë
çdo kohë.
 
Ca “ maskarenj ” me hobe e thyen sot
që me mbrëmë përkon.
 
Të shohim
ç’xham do të venë të qënurit?!...
 
Lushnjë, janar 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
… besim i verbër
 
Si tym u bë … vonë si re,
më vonë shkarkoi drama,
pastaj tragjedi
dhe më pastaj … gjyqe.
 
Që atëherë nuk besoj pa sy,
që atëherë qaj shpesh.
 
Gruaja në supet e saj vë çati
por edhe ajo … pikon …
 
Fier, dimër 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Flamuri …
 
…flamurin, që luftërat e shpuan,
me copa shpirti e arnuam
dhe që atëhere ky flamur
është shpirti ynë,
nuk është pëlhurë.
 
Kur ndodh ndonjëherë
që prapë e shpojnë,
nuk shpohet si dikur ai
po ku valëvitet klithma shtrati
i dërgon kombit mu në gji,
 
ku turret gjaku i valë i njerëzve
nga shtretërit
dhe lumenj vërshojnë …
Lushnjë, tetor 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Ritual ballkanik
 
për poetin Faslli Haliti
 
Dita ( e ) vret ditën, nata i hedh dhe’
në kokë qiparisin ia ngulin atje,
shpejt ia veshin qyrkun që së largu nxin
roje t’i rrijë murgut ta mbajë nën qefin.
 
Nata ( e ) vret natën dita i hedh dhe’
tek koka një mollë ia mbjellin atje,
shpejt e veshin mollën me fustan të bardhë
natës që poshtë varrit t’i duket se zbardh.
 
Ditë,
përherë t’i ngjaj,
kurrë perëndim
që çdo natë të vdes mbledhur me qefin …
 
Lushnjë, dimër 2006
kur poeti mbushte 60 vjeç
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
 
Gabimi
 
 
… nëse pendimi s’do t’ma vriste
gabimi im do të ishte gjallë,
tash një makinë për në varrishte
çon për çdo herë një funeral …
 
Tiranë, vjeshtë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lmatumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Roja
 
…e vranë qenin e shpirtit tim
të atdheut besnik,
përshpirtësit e mi e vranë,
hynin e dilnin në shtëpinë e shpirtit tim
pa kyç.
E vranë qenin e shpirtit tim,
tani
vrasës ka atdheu roja …
 
Tiranë, vjeshtë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
Gjaku i martirëve të Kosovës
 
 
Pas përmendoreve ngri dy xhami
i imi popull i Kosovës
dhe shko atje çdo ditë të falesh
po deshe ngriji edhe kisha
mbështetur shpatullash të jenë ato
dhe muri
ç’nxjerr minier’ e Trepçes.
Bler
të shoh nga Nishi ynë,
për nga Preveza Bill Klintoni
se shenjtët shohin shenjtërira!
 
Pastaj
një përmendore ty
do ta ngre vetë
Shenjtia Kosovë
dhe prapa saj Malin e shenjtë
me gjakun e martirëve të tu …
 
 
Prishtinë, nëntor 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! …. Poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Peizazh Mollos
 
 
Reflekse dimri në vatrën e braktisur Mollose,
thëngjinj
treten të vetmuar
atje.
Hiri i bllanët,
si spermë përdhunari nën vaginën e ngushtë
të oxhakut – krahinë,
ende i ngrohtë.
Dëshirat e shuara
mbi lëkurën e njerëzve mollosë
zgjohen si vullkane.
Thonjtë e stuhisë…të një dikur stuhie
hyrë deri thellë mishit të njomë
mbushur me ç’gërryen,
daljen e llavës kanë zenë.
 
Në jetë dhe në vdekje
peizazhin kanë vënë…
 
Janinë, shkurt 2002
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
… fragment historie
 
Nga e drejta e fituar
më heqin sa herë ndërron kostumin pusht – eti,
korridori ma komunikon,
siç duket ngjyrat qënkan armike të njëra tjetrës!
Jo se nuk di,
jo se shkollën nuk e kam bërë në shkollë,
jo se idetë nuk i kam të rrezikshme,
jo se s’jam shkrimtar,
jo se s’jam njeri
dhe të pavërtetën pikturoj me fytyrë të vërtetë dhe var në muret
e boshta të fytyrave të njerëzve!
 
Nga e drejta për të jetuar
më heqin sa herë pusht – eti kostumin ndërron,
rruga ma komunikon.
Siç duket
zyrat pushkatojnë hapësirat e njëra - tjetrës!
Varret e pambyllur bredhin në ambientet e qytetit,
varre që pinë raki,
që dehen, dehen,
varre që vjellin mbi fytyrën e qytetit …
 
Fier, verë 2003
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Vdekje artistike
 
I ulur në shkallën e parë të amfiteatrit “ Botë ”
shoh tragjeditë e fundit të saj,
pa Shekspir,
pa Eskil.
 
Ulen lotët e parë
gjaqet e parë
shikimet e fundit …
dhe mbi veten time amfiteatri vdes …
 
Tiranë, verë 2003
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Mora pushkën …
 
 
Më prenë gishtin
s’u ndjeva,
më thyen dorën
thashë : E theva!
Më thyen brinjët
s’rrëfeva,
më thyen këmbët
gënjeva,
më nxorën sytë
s’tregova,
më prenë gjuhën
e durova,
më sulmuan atdheun
rënkova …
 
mora pushkën dhe luftova.
 
Kukës, pranverë 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Ora pesë
 
Takimet i lemë në orën pesë.
Nisemi për udhëtime herët në orën pesë.
Në orën pesë
fillojnë seancat e pasditës të kuvendit të popullit.
Duart
këmbët me nga pesë gishtërinj
janë…
Në orën pesë shkojnë njerëzit në kishë dhe falen.
Në orën pesë edhe posta e pasdites vjen.
 
Ç’është kjo ora pesë?
 
… në orën pesë niset dhe një tren …
 
Fier, pranverë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Shlodhja, vdiq…
 
Të lodhura lodhjet
mezi ngrihen
shlodhjes t’i shërbejnë…
 
Jargët e diellit
brigjet e natës me ditën
lidhin.
 
Shpirti duke ngrënë shpirtin
shpirtin gjen,
në majë të gishtërinjve ecën çudia,
edhe pse të lodhura
lodhjet e shohin
 
…mezi ngrihen!
Shlodhja vdiq
kujt t’i shërbejnë?
 
 
Patos, pranverë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë serdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Kujt? …
 
 
Shpërndahet ftohtë,
difuzion me jone dridhëruese.
Himni i lirisë
tekst dhe muzikë arnat e shpirtrave të njerëzve të mi, ka.
e partiturë,
barkun e holl të ëndërrave shtatzana.
 
Shpërndahet ftohtë!…
Në kthinën e myktë të katedrales nudo
… dhiaku Llazar shkruan me bojë akulli biblën e re.
Njerëzit duan të shpirtërojnë!
… kujt?
 
Fier, gusht 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Atdhe, lahu !
 
 
Atdhe
të them vishu,
ti s’ke
as kostum madhështie,
as aureolë,
as kostum trimërie!
T’i vodhën një herë…
… dhe gjashtëqind vjet pa prerë…
Të them zhvishu,
vetëm lëkurën ke
dhe nën lëkurë ca fijëza të tejzgjatura mishi.
Atdhe
që vishe me re,
me llafe, me drama, me komedi,
në jetë, në vdekje, në dashuri.
Atdhe
o prehër qivuri
me këmbë
shtylla nderi të kohërave,
me krahë,
trarë lavdie, lakmie.
Atdhe
të them vishu
të them zhvishu
ti s’ke!
Atdhe lahu
atdhe !
 
Tiranë, shkurt 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Jeta
 
 
Po bien dhe gjethet e rinisë,
nuk erdhi vjeshtë,
dimër
jo.
Kërkoj nën degë,
nën gjethe,
rrënjë
dhe është kudo dhe s’është kudo.
Tutje
gjej një fëshfërimë,
është troku i vdekjes makutare
më tutje jeta më zë krahun
dhe sheh të sajin bark të rritur.
 
 
Kjo çupë që kurrë nuk u martua,
si bie me barrë…dhe vetë s’e di!!!
 
 
Fier, verë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Bëni ç’të doni …
 
Turpin,
si kockën e fundit të moralit,
e hëngrën qentë.
Qentë,
si ngrënësit e fundit të kockave,
i vranë.
S’ka më
as turp,
as qenër.
 
Bëni ç’të doni tani o njerëz!
 
Fier, janar 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Burgu i poetëve
 
 
Shoh një grua mbytur në filxhanin e kafes
dhe askush s’e nxjerr prej ku,
ashtu siç shoh një burrë varur dhe vdekur
në llastikun e brekëve të asaj gruaje
dhe askush s’e ç’var prej aty.
Shuku i mizave dhe grerëzave
i qan duke ngrënë,
ndërsa merimangat thurin me fijet e tyre grackë
rreshtat e lamtumirës,
burgun e rëndomtë të poetëve …
 
Fier, maj 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Treni i Avernit
 
 
Nga dërrasa e gjoksit tuaj po gdhend ikona
për kishën Shën Jehonë,
që ngrita në majën e malit të besimit të kombit,
ku gjarpërinjtë e shtigjeve të vjetra shkojnë dhe predikojnë…
 
Treni i dërrasave të mia,
vende s’ka atje për t’u çuar,
stacionet i mbylla;
besimtarë,
ai s’ndalon.
… shkon drejt Avernit…
 
Tiranë, dimër 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Tablo
 
…udhët çapiten mbi mua
me hije ngjarjesh që ndizen
nëpër krisma faqesh e thyhen
në sytë e mi si kaonët.
 
Në ibrikë
gjethe dite ziej
rënë nga drurët venerë që nën nofulla skampinësh mbijnë
për natën,
nata të pijë.
 
Piktorët tek turren portretshëm
me tavallosë fluturash në duar
vrapin e udhëve tablojnë…
 
Tiranë, pranverë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
Poetët dhe qetë
 
… Poetët dhe qetë janë njëlloj,
shpirtra dhe ara lërojnë
bretku u bie por s’ndihen
bamp me bodece i shpojnë
dhe çelet ugari … me akra
dhe shtohen librat e shkruar …
tërë jetën poetëve dhe qeve
një kohëz s’u dhanë për të pushuar.
 
Kur plakja u vjen atëherë,
kur shpirti u kërkon qetësinë,
qetë i therin
i hanë
poetët i rrasin në çmendinë…
 
Tiranë, vjeshtë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
… hija e kufirit
 
Ruaj vijën,
jo imagjinatën,
siç mençuria shikon në çdo drejtim …
… porta e shtëpisë
është vijë e lirisë,
 
e hollë si cipë dite,
si neilon nate e hollë…
 
Por ja që unë me hijen e vijës u rrita
nën fetish.
Jo se frika më lajmëron për ndonjë rrezik,
është porta e atdheut tim
ikona ime.
 
Baba që ke vdekur,
origjinën nga e kam
nga vija,
nga hija?
 
Ulqin,verë 1993
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Vjedhje vjeshte
 
I kureshtur pas ikjes së vjeshtës
hap garderobën,
sirtarët e veshjeve të saj
ç’veshi e nuk veshi
të palosura,
të varura në kremastarë.
Ngjyrat
era
vruku,
të vjeshtuara,
stolitë nuk i shoh.
Pranvera dëshmon se vera që do të vijë pas saj
tinëzisht ia ka marrë,
siç dimri
lakuriqësinë.
 
 
O Zot ç’po shoh!…
në fund të tyre
jeta ime…
… m’a paska vjedhur vjeshta për stoli!
 
Vlorë, vjeshtë 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Dyshoj…
 
Gënjeshtra e ka emrin
qeveri
shtet
pushtet,
vetëm Komb nuk e ka emrin gënjeshtra,
por edhe ai emër po më bën të dyshoj!
Gënjeshtra e ka emrin
udhëheqës
zgjedhje
votë,
vetëm Popull nuk e ka emrin gënjeshtra,
por edhe ai emër po më bën të dyshoj!
Gënjeshtra e ka emrin
mirëqenie
punë
lekë
vetëm Ndershmëri nuk e ka emrin gënjeshtra,
por edhe ajo po më bën të dyshoj!
Tiranë, dimër 2005
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Akilët - Perëndi …
 
Hijet tuaja
lidhur me tendinin e Akilit përjetësisht
konfigurohen në çdo terren me fanatizëm
në trajta të ndryshueshme
me dhe pa personalitet
me mishin e gjallë lidhur përjetësisht.
Të çuditur armiqtë i shohin
dhe më çudi akoma,
me shigjeta
shtiza
ende nuk po i zgjidhin përgjithmonë këto hije shtrembërore
duke goditur Akilët - Perëndi?!
 
Tiranë, dimër 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Nuk po di …
 
Përpiqem të jem zëri yt i arsyes,
populli im
ti s’do!
 
Përpiqem të jem arsyeja e zërit tënd,
populli im
ti prapë nuk do!
 
Nuk po di ç’të jem!
 
… të jem paranormal … dhe të jem lamtumirë
apo të jem normal … dhe të jem mirupafshim!
 
Fier, maj 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
Qetësia e fshehur
 
E quanin Eli budallaqen e klasës sonë,
bukuria përgjunjej para saj,
djemtë bënë seks për herë të parë
me atë
dhe natës kurrë nuk ia thanë,
 
e “ përbuznin ” ditën.
Ndodhte
që mungonte ndonjëherë ajo,
heshtja e prishte qetësinë me ankth,
vajzat merrnin fytyrën e Elit.
Kur ditën tjetër në derë dukej Eli,
tjetër qetësi kishte klasa atëherë,
… qetësi të fshehur
fytyrat e tyre merrnin vajzat …
 
Fier, qershor 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Folu armiqve!
 
 
Kur përshtypja të bind
se vetmia është brenda teje,
vetmia është bërë ti
dhe në sytë e tu
asgjë nuk ( hyn e del ) shkel
( se të la i dashuri,
se të la e dashura )
 
s’ je vetëm …
ke hijen tënde sa vetja me vete
( le të jetë hije )
ke erën
ke lulet
ke detin
ke bregun
ke lumin
ke shiun
ke pemën
ke edhe një zog pranë.
A nuk ke edhe nënën
që gjithmonë sa rrëzohe e thërret?!
Kur boshësia në burgun e vetmisë të ka futur
dhe të ka dënuar përjetë me burg,
s’je vetëm
ke armiqtë
… folu!
 
I vetëm as varri s’është
ka varret …
 
verë 2005, Fier
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Këpucët e qorrave
 
 
Zgjohu ti që asnjëherë s’ke qenë fjetur
dhe i qetë
qep mbi perden e ditës
pëlhurën e bardhë të natës,
të paktën
kështu të jetë!
 
Pastaj
me gërshërët e kirurgjisë antike
palpebrat pre
dhe jepja ndonjë këpucëbërësi
këpucë të bëjë
për qorrat
 
dhe më pastaj
rri…fli
në mundsh
pa këpucë!…
 
Plazhi Seman, 19 gusht 2006
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Djepet e fushave
 
 
Këto thërrmija rëre,
që më djegin lëkurën e shpirtit pa mëshirë,
me lakuriqësi të linjtë,
kanë shtëpi brenda,
kanë pallate,
kanë rrugë,
kanë ura,
kanë njerëz,
makina që ecin
hidrocentrale gjigandë.
 
Këto thërmija rëre
kanë anije, që lundrojnë brenda,
kanë sirena,
tragete
kanë të mbytur.
Këto thërrmija rëre
kanë varre brenda,
varre malesh
dhe malet që ende nuk e dinë
se varret e tyre
janë djepe për fushat.
 
Plazhi Seman, 18 gusht 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Ndarja e natës
 
 
Poshtë drurit,
ku jeshilja e pyllit prej miliona vjet
pret,
vjen gjithmonë nata për t’u martuar me ‘të
Shënimet e çmendura të poetëve shqyen
dhe priftin mjekërosh
me petrail e kamillaf ngjyrë floriri të yjeve
fton,
formulën e martesës
shpejt të lexojë
 
se “ nesër ” vjen shpejt
dhe nesër nata
ndahet …
 
Plazhi Seman, 19 gusht 2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë!… poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
 
… frikë - fëmija
 
 
Lirinë e vranë në mes të sheshit
ishte kapërcyelli i burgut atje.
Me bukë në gojë,
bukë kishte në dorën e majtë, për bukë,
bukë mbante në dorën e djathtë, për djathë.
 
Zbathur
pa mbathje,
pa rroba,
pa opinga,
edhe gjaku zbathur
pa vena …
dheu s’e piu
ishte talasemike liria.
 
E vranë lirinë
në mes të mesit e vranë
ata që e dinin mire se ç’bënin.
Mbarsën shtëpitë e popullit
shtëpitë e njerëzve …
dhe lindi frika!
Çdo shtëpi ka një frikë – fëmijë sot.
 
 
Fier, 6 qershor 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Petraq KOTE Mirë se erdhe Lamtumirë! … poezi
-------------------------------------------------------------------
 
 
Këmbët e mia
 
Këmbë shkelin
mbi fytyrën time të re - të vjetër
mbi mua,
mbi gjithçka të shenjtë,
të shtrenjtë,
sikur mbi rrugët pa rrugë.
 
Historia ime e vjetër - e re,
e veshur me pluhur nën pështymë
tinzare,
shpeshherë fatkeqe
struket se mos shiu e zë
dhe e kthen në shkëmb,
ashtu siç ka ndodhur katër herë
me shiun Romë,
me shiun Sllav,
me shiun Turk,
me shiun Grek.
 
Dhe me më shumë frikë
shikon si sot
( asgjë pa më thënë përsëri ).
 
Dikush këmbët e shekujve,
që shkelin fytyrën time të bukur, po pret! …
O Zot,
ato s’qënkan këmbët e shekujve,
këmbët e mia qënkin!
 
Tiranë, shtator 2005