Amerika Veriore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti ndryshoj: gd:Aimearaga a Tuath
Rreshti 36:
 
'''Amerika Veriore''' ([[anglishtja|ang.]]: ''North America'', [[shqiptimi|lexo]]: ''Noth Amerika'') është një [[kontinent]]<ref>http://unstats.un.org/unsd/methods/m49/m49regin.htm#ftnb United Nations Statistics Division- Standard Country and Area Codes Classifications (M49)</ref> në [[Hemisfera veriore|Hemisferën Veriore]] dhe [[Hemisfera perëndimore|Perëndimore]] të [[Bota|Tokës]]. Ajo kufizohet në veri nga [[Oqeani Arktik]], në lindje nga [[Oqeani Atlantik]], në juglindje nga [[Deti Karaib]], dhe në jug dhe perëndim nga [[Oqeani Paqësor]]; [[Amerika Jugore]] shtrihet në juglindje. Amerika veriore mbulon një [[sipërfaqe]] prej rreth 24,709,000 [[kilometra katrorë]], ose 4.8% të gjithë sipërfaqes së planetit ose 16.5% të sipërfaqes tokësore. Nga Korriku 2007, [[popullsia]] ishte vlerësur të ishte rreth 524&nbsp;milion banorë. Ajo është [[kontinenti]] i tretë për nga sipërfaqja, pas [[Azia|Azisë]] dhe [[Afrikë]]s, dhe është e katërta për nga popullsia pas [[Azia|Azisë]], [[Afrikë]]s, dhe [[Evropë]]s. Amerika Veriore dhe [[Amerika Jugore]] njihen bashkarisht si [[Amerika]]t.
 
== Etimologjia ==
Në përgjithësi pranohet se Amerika Veriore dhe Jugore u emëruan sipas eksploruesit [[Italia]]n [[Amerigo Vespucci]] nga kartografi [[Gjermania|Gjerman]] [[Martin Waldseemüller]]. Vespucci, i cili kishte eksploruar [[Amerika Jugore|Amerikën Jugore]] mes viteve [[1497]] dhe [[1502]], ishte [[Evropa|Evropiani]] i parë që sugjeroi se [[Amerikat]] nuk ishin [[Inditë]] (grupe ishujsh në [[Azi]]), por një tokë tjetër e panjohur më parë pë [[Evropa|Evropianët]]. Më [[1507]], Waldseemüller prodhoi një [[Harta e botës|hartë të botës]], në të cilën ai vendosi fjalën "America" në [[kontinenti]]n e [[Amerika Jugore|Amerikës Jugore]], në mes të [[Brazili]]t të sotëm. Ai shpjegoi logjikën për këtë emër në librin e tij ''Cosmographiae Introductio'',
 
:''ab Americo inventore ... quasi Americi terram sive Americam'' (nga zbuluesi Americus ... si të ishte toka e Americusit, pra Amerika).
 
Për Waldseemüllerin, askush nuk duhet të kundërshtoj emërimin e tokës sipas zbuluesit. Ai përdori verzioni e Latinizuar të emrit të Vespuccit (Americus Vespucius), por në formën femërore "America", duke ndjekur shembujt "Europa" dhe "Azia".
 
Më vonë, kur kartografë të tjerë vizatuan Amerikën Veriore, ata shtuan emrin arigjinal gjithashtu: më [[1538]], [[Gerard Mercator]] përdori emrin America për të gjithë hemisferën perëndimore në hartën e tij të botës.<ref name="Cohen">[http://www.uhmc.sunysb.edu/surgery/america.html The Naming of America: Fragments We've Shored Against Ourselves]. By Jonathan Cohen</ref>
 
Janë propozuar edhe teori tjera mbi emërimin e kësaj toke, por asnjë nga to nuk ka arritur përkrahje të gjërë.
 
Disa sugjerojnë se tradita ishte që tokat e reja të mernin mbiemrin e zbuluesve, kështu që "Amerigo Vespucci" do të ishte problematik.<ref>The Book of General Ignorance - New countries or continents were never named after a person’s first name, but always after the second… </ref> Ricardo Palma (1949) propozoi një rrjedhje nga Malet "Amerrique" të Amerikës Qendrore -- Vespucci ishte i pari që zbuloi Amerikën Jugore dhe malet ''Amerique'', të cilat lidhën zbulimet e tij me ato të eksploruesit [[Christopher Columbus]].
 
Alfred E. Hudd propozoi një teori në vitin [[1910]] sipas të cilës kontinenti u emërua pas një tregtar mbretëror [[Uellsi]]an i quajtur [[Richard Amerike]] nga [[Bristol]]i, i cili besohet se ka financuar udhëtimin e [[John Cabot]]it nga [[Anglia]] tek [[Newfoundland]] më [[1497]]. Një teori ende më pak e përkrahur thotë se Amerika u emërua sipas një detari [[Spanja|Spanjoll]] që mbante emrin e lashtë [[Visigothik]] 'Amairick'. Një tjetër sugjeron se emri rrjedh gjuha e vendasëve të Amerikës.<ref name="Cohen"/>
 
== Historia ==