Spiro Peçi ka qenë ministër i drejtësisë i Republikës së Shqipërisë (shkurt 2002 deri në dhjetor 2003).

Biogrfia

Redakto

U lind në Delvinë17 shkurt 1947. Në vitin 1969 ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike të Universitetit të Tiranës ku është diplomuar jurist. Prej vitit 1970 deri më 1985 ka punuar në Prokurorinë e Rrethit Sarandë, më pas deri në muajin maj të vitit 1991 në Prokurorinë e Rrethit Durrës. Kuvendi i parë pluralist në maj 1991 e emëron Zëvendësprokuror të Përgjithshëm të Republikës, detyrë të cilën e ka kryer deri në qershor 1992. Pas kësaj periudhe deri në mars 1995 ka kryer detyrën e Drejtorit të Kontrollit të Hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe të prokurorit pranë asaj prokurorie. Me kërkesën e tij është liruar nga detyra dhe deri në janar të vitit 2002 ka punuar në profesion të lirë si avokat. Prej muajit shkurt 2002 deri në dhjetor 2003 ka qenë Ministër i Drejtësisë. Në muajin janar 2004, Presidenti i Republikës e emëron Avokat të Përgjithshëm të Shtetit, detyrë të cilën e ka kryer deri në qershor të vitit 2005. Në periudhën korrik 2005 - shtator 2009 ka qenë deputet i pavarur i legjislaturës së XVII të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë kësaj legjislature ka qenë anëtar i Komisionit të Përhershëm të Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut si dhe anëtar e relator i nënkomisionit për reformën në gjyqësor. Ka qenë anëtar i komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore si dhe anëtar i delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë në Unionin Ndërparlamentar të Ortodoksisë, ku është zgjedhur anëtar i Komisionit të Përhershëm për të Drejtat e Njeriut. Veçanërisht në periudhën 2005-2009 ka qenë aktiv me shkrime në shtypin e përditshëm si dhe në mediat elektronike sidomos për debatet në fushën e së drejtës në përgjithësi apo dhe të zhvillimeve politike në vend. Me dekret të Presidentit të Republikës në vitin 2008 është dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, me motivacionin “Për kontributin e vlerat e tij në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe të drejtave të njeriut, në krijimin e legjislacionit modern shqiptar dhe për rolin aktiv në forcimin e shtetit ligjor e mbrojtjen e parlamentarizmit”. Aktualisht është Këshilltar Ligjor i presideniti Bamir Topi.

Burimet

Redakto