Spitali i Pejës
Spitali i Pejës është i vetmi spital i nivelit sekondar në gjithë territorin e Rajonit të Pejës e që ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit në rrugën Nënë Tereza. Spitali i Pejës ka filluar funksionimin në vitin 1920 dhe punën e ka vazhduar pa ndërprerë deri më tani. Spitali i Pejës ka për qëllim ofrimin e shërbimeve kualitative dhe të llojllojshme për banorët nga Rajoni i Pejës dhe më gjerësisht. [1]
Historiku
RedaktoBërthama e parë e shëndetësisë në Komunën e Pejës daton nga viti 1920. Me 5 qershor të vitit 1925 duke pasur për bazë situatën e rëndë të shëndetësisë kosovare në përgjithësi dhe shëndetësinë publike në veçanti merret qëndrimi që të themelohet shërbimi higjieniko-epidemiologjik në Pejë me ndihmën e fondit “Rockfeler” nga SHBA dhe me këtë datë janë vënë bazat e Mjekësisë Preventive në Kosovë andaj edhe shënohet si ditë festive e themelimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës[2] edhe sot.
Në vitin 1944 shëndetësia zhvillohet në një shtëpi private të atëhershme të quajtur Kulla e Begut. Ka qenë qendër e ofrimit të ndihmës shëndetësore të pacientëve me patologji të ndryshme. Në vitin 1944 vije mjeku i parë kirurg nga Shqipëria i cili ofron ndihmën mjekësore në kushte të rënda të pasluftës. Në vitin 1947 lëshohet në punë pas renovimit ndërtesa e lëshuar nga forcat ushtarake italiane e cila ndërtesë ka shërbyer si spital i qytetit gjerë në vitin 1974.
Në afërsi të ish Entit Higjienik kanë qenë dy ndërtesa një katëshe përdhese disa dhomëshe, njëra prej tyre e dedikuar për sëmundje infektive ndërsa tjetra për sëmundje të lekurës. Kuadri vendor për ofrimin e ndihmës mjekësore ka qenë deficit kështu që kuadri i ardhur nga regjionet për rreth si nga Shkupi e të tjera ka qenë i involvuar në punë për një kohë të gjatë për lëmi të ndryshme.
Në kompleksin e shëndetësisë pejane ka funksionuar me dekada Spitali per shërimin e Tuberkulozit dhe sëmundjeve tjera të mushkërive ”Ali Kelmendi” i cili ka dhënë kontribut të madh në shërimin e sëmundjes së tuberkulozit për pacientët jo vetëm nga Peja dhe regjioni i Pejës por edhe për pacient nga tërë Kosova pasi ka ushtruar funksionin e sonatoriumit. [3] [4]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1525. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 2. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 1042. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
- ^ "Spitale Rajonale". QKUK. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2014. Marrë më 23 shkurt 2014.
- ^ Warrander, Gail; Verena Knaus (2007). Kosovo (Bradt Travel Guide) (në anglisht). United States of America: The Globe Pequot Press. fq. 153. ISBN 978-1-84162-199-9.