Stampa:17 mars
- 1835 - Lindi inxhinieri gjerman, Gotlieb Daimler. Ai luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e motorit me djegie të brendshme dhe themeloi në vitin 1890 shoqërinë e automobilave “Daimler”. (Figura)
- 1853 - Vdiq fizikani austriak, Kristian Dopler. Studimi i tij mbi efektin që ka shpejtësia në frekuencat e dritës dhe të zërit, efekti Dopler, pati një ndikim të madhë në radarin, lundrimin dhe astronominë.
- 1861 - Parlamenti shpalli mbretërinë e re të bashkuar të Italisë me Viktor Emanuelin II si mbret.
- 1938 - Lindi balerini rus, Rudolf Nurijev. I konsideruar si një nga balerinët më të mëdhenj të shekullit XX, ai u arratis në Perëndim në vitin 1961.
- 1939 - Kryeministri britanik, Nevil Chamberlein, akuzoi Adolf Hitlerin për mosmbajtjen e fjalës së dhënë pasi trupat gjermane kaluan kufirin çek.
- 1948 - U nënshkrua nga Britania, Franca dhe vendet e Beneluksit Traktati i Brukselit, një aleancë 50-vjeçare midis vendeve nënshkruese, i cili parashikonte bashkëpunim ushtarak në rast të ndonjë sulmi.
- 1959 - Një kryengritje e madhe filloi në Tibet kundër sundimit kinez. Dalai Lama u largua i maskuar nga kryeqyteti.
- 1960 - U hap në Gjenevë Konferenca e Dytë e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën detare me pjesëmarrjen e 80 shteteve. Ajo përfundoi më 26 prill pa asnjë marrëveshje.
- 1968 - Demonstrata të dhunshme kundër luftës në Vietnam shpërthyen para Ambasadës amerikane në Londër. U bënë me se 300 arrestime dhe u plagosën 90 policë.
- 1992 - Një autobombë shpërtheu para Ambasadës izraelite në Buenos- Aires, duke shkatërruar godinën dhe duke vrarë 29 veta.
Kjo stampë nuk përmban udhëzimet e përdorimit. Ju mund të ndihmoni duke i shtuar ato. |