• 1941Gjermania naziste fillon pushtimin e Bashkimit Sovjetik. Lideri sovjetik, Joseph Stalin, befasohet nga sulmi i papritur i forcave të Adolf Hitlerit. Nazistët marshojnë drejt Moskës. Ai kështu shkeli marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik për respektimin e sovranitetit reciprok.
  • 1979 – Gjykata britanike e liron Jeremy Thorpen, liderin e Partisë Liberale nga akuzat për tentativë vrasje të Norman Scottit.
  • 1981 Mark Chapman e pranon se kishte qëlluar për vdekje frontmenin e “Beatles”, John Lennonin. Ai në dhjetor të vitit 1980 e kishte vrarë këngëtarin më të famshëm të asaj kohe. Ai kishte ndryshuar në mënyrë dramatike deklaratën, duke theksuar se thirrja për vrasjen e Lennonit i kishte ardhur nga Zoti.
  • 2001 – Gjykata vendos t’i lirojë dy të miturit që kishin kryer vrasjen e James Bulger. Drejtësia kishte bindjen se djemtë e moshës dhjetëvjeçare nuk ishin plotësisht të vetëdijshëm për veprim që kishin bërë.
  • 2004 – Një gjykatë belge e dënon me vdekje Marc Dutrouxin, i cili kishte dhunuar, torturuar dhe vrarë fëmijë.