1401 - Gjatë fushatës së tij të pushtimeve në Azi dhe Mesdhe, sundimtari tartar, Tamerlan, pushtoi Damaskun.
1828 - Në Shtetet e Bashkuara u miratua një akt që autorizonte ndërtimin e hekurudhës së parë shtetërore. Hekurudha midis Philadelphias dhe Columbias nëpërmjet Lankasterit u përurua në vitin 1834.
1882 - Vdiq poetiamerikan, Henry Woodsworth Longfellow, autor i "Këngës së Hiavathes".
1905 - Vdiq në Amiens, Jules Verni, shkrimtarfrancez, i cili ka shkruar "Udhëtim në qendër të Tokës" dhe "Rreth botës për 80 ditë". (Figura)
1949 - Në një ceremoni të dhënies së “Oskarëve” në Hollywood, një baba dhe djali i tij fituan dekorata për herë të parë. Walter Houston dhe djali i tij, John, fituan “Oskar” për filmin "Thesaret e Sierra Madres".
1965 - Anija amerikane e hapësirës "Ranger 9" u ul në Hënë. Rreth 5 mijë fotografitë që ajo dërgoi në Tokë u transmetuan drejtpërdrejt për herë të parë në televizion.
1994 - E vetëshpallura Republikë e Serbëve të Bosnjës refuzoi të bashkohej me Federatën myslimano-kroate, derisa të hiqeshin sanksionet e OKB-së kundër Serbisë.
2002 - Trupat amerikane në Afganistan zbuluan se pjesëtarët e organizatës terroriste "Al-Qaeda" bënë përpjekje të prodhojnë armë të shkatërrimit në masë. Laboratori në jug të Afganistanit, pranë qytetit Kandahar, i zbuluar nga trupat amerikane, mund të ishte ndërtuar për prodhimin e antraksit dhe të substancave të tjera vdekjeprurëse.