Stanislava Staša Zajović (lindur në 1953 në Nikshiqi, Jugosllavi, Mal i Zi në ditët e sotme) është një aktiviste për paqen dhe bashkëthemeluese dhe koordinatore e “Women in Black” në Beograd, Serbi.

Staša Zajović në 1999

Biografia

Redakto

Staša flet spanjisht, italisht dhe anglisht.

Ajo është aktiviste feministe me eksperiencë në organizimin e aksioneve të ndryshme, protestave për të drejtat e refugjatëve, grave etj. Ajo ka themeluar iniciativa të ndryshme për rrjete të grave, sikurse Rrjeti i Grave për Paqen, Anti-militarizmi në Serbi, Koalicioni për një shtet laik etj.

Ajo ka organizuar një sërë aktivitetesh edukative, me fokus në të drejtat e grave, gratë për paqe, solidariteti ndër-etnik dhe ndër-kulturor, gratë dhe pushteti si dhe anti-militarizmi. Angazhimi i saj në lëvizjen Women in Black ka pasur ndikim shumë të madh në gjithë lëvizjen globale. Përshembull, Carmen Magallon në librin Mujeres en pie de paz shkruan se vizita e Staša në Spanjë në 1993, idetë e saj dhe angazhimi ndikuan në themelimin e grupit Women in Black në Spanjë.[1]

Staša është autore e shumë eseve, artikujve në mediat lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe revistash e publikimesh mbi tematikën e gruas në politikë, të drejtave riprodhuese, lufta, nacionalizmi dhe militarizmi, rezistenca e grave në luftë, dhe anti-militarizmi.

Në 2017 Staša Zajović ka nënshkruar Deklaratën për gjuhën e përbashkët të Kroatëve, Serbëve, Boshnjakëve dhe Malazezëve. [2] Ajo është nominuar dhe ka fituar një sërë çmimesh dhe titujsh prestiogjioz. Disa prej tyre janë listuar: “Millenium Peace Prize”, “Honorary Citizenship of Tutin”, “Honorary Citizenship of Granada” etj. E nominuar për çmimin Nobel në 2005, si edhe në 2007 si personaliteti i vitit nga e përditshmja serbe “Danas”.

Burimet

Redakto
  1. ^ Carmen Magallón: Mujeres en pie de paz, Madrid, Siglo XXI, 2006.
  2. ^ Signatories of the Declaration on the Common Language