Stollaci
Stollaci është qytezë dhe komunë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Administrativisht, ajo është pjesë e Kantonit Hercegovina-Neretva në Federatës së Bosnjes dhe Hercegovinës. Stollaci gjendet në zonën e njohur si Humina Hercegovina, në rrugën turistike e cila kalon përmes Hercegovinës dhe lidh rajonet malore të Bosnjës me rajonet bregdetare të Bosnjës dhe Hercegovinës, Dubrovnikun dhe Malin e Zi. Rruga, që rrjedh nga Sarajevë nëpërmjet Mostarit, Stolacit, Lubinjes dhe Trebinjes, mundëson një arritje në Dubrovnik në më pak se 4 orë. Në sajë të mjedisit natyror të favorshëm të komunës - përbërja gjeologjike, konturet, klima, hidrografia dhe vegjetacioni - Stollaci dhe fusha e tij kanë qenë të populluara që në kohët e lashta. Si një vend i pasur me kafshë gjuetie së bashku përfitimet tjera natyrore ka tërhequr njeriun parahistorik, dhe më vonë Ilirët, Romakët dhe Sllavët, ku të gjithë kanë lënë dëshmitë e tyre antropologjike.[1]
Historiku
RedaktoZona ka qenë e banuar për të paktën 15.000 vjet, siç dëshmohet nga shenjat në Shpellën Badanj, të cilën ekspertët e kanë datuar 12,000 - 16,000 PES.
Atraksione turistike
Redakto- Shpella Badanj
- Bregava
- Oshaniqi
- Radimla
- Stari grad
Personalitete të shquara
Redakto- Jezzar Pasha, sundimtar osman i Acres dhe Galile që mbrojti Acren kundër Napoleonit
- Mak Dizdar, shkrimtar i njohur
- Ali-pasha Rizvanbegoviq, administrator i Stollacit nga 1813 deri 1833
- Asaf Durakoviq, mjek dhe poet
- Mahir Shotra, drejtor
- Alija Isakoviq, shkrimtar, publicist, leksikograf
- Muhamed Mehmedbashiq, anëtar i Bosnja e Re
- Salmir Kaplan, Ministër i Kulturës dhe Sporteve në Bosnje dhe Hercegovinë
- Mustafa Golubiq, revolucionar
Demografia
Redaktoviti i regjistrimit | gjithsej | Boshnjakët | Kroatët | Serbët | Jugosllavët | të tjerët |
---|---|---|---|---|---|---|
1971 | 19,230 | 7,113 (36.98%) | 7,041 (36.61%) | 4,900 (25.48%) | 63 (0.32%) | 113 (0.58%) |
1981 | 18,910 | 7,359 (38.91%) | 6,410 (33.89%) | 4,332 (22.90%) | 675 (3.56%) | 134 (0.70%) |
1991 | 18,681 | 8,101 (43.36%) | 6,188 (33.12%) | 3,917 (20.96%) | 307 (1.64%) | 168 (0.89%) |
Vendbanimet e komunës Stolac 1991.
RedaktoAladiniqi, Barane, Berkoviqi, Bitunja, Bjelojeviqi, Borojeviqi, Brshtanik, Burmazi, Crniqi-Greda, Crniqi-Kulla, Dabrica, Hateli, Hodovo, Hrgud, Komanje Bërdo, Kozice, Krushevo, Lublenica, Luti Do, Meça, Orahovica, Oshaniqi, Pjeshivac-Greda, Pjeshivac-Kulla, Popllat, Poprati, Predole, Prenj, Rotimla, Stollaci, Strupiqi, Suzina, Shqepan Krst, Trijebanj, Trusina dhe Zhegula.
Në ish-komunën e Stollacit nga regjistrimi i vitit 1991, sot janë dy komuna: Stollaci në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Berkoviqi në Republika Srpska.