Struktura
Struktura[1].
1. Mënyra se si janë vendosur dhe si janë të lidhura në mes tyre pjesët përbërëse të diçkaje; ndërtimi i brendshëm, përbërja. Struktura e tokës (e gëlqerorëve, e shkëmbinjve). Struktura e gjuhës. Struktura e shtetit. Struktura klasore e shoqërisë. Struktura organizative e ndërmarrjes. Struktura qelizore e bimëve. Struktura e re e shkollës. Struktura e bujqësisë sonë.
2. kryes. Pjesët përbërëse me organet e tyre drejtuese, të ndërtuara sipas një vartësie të caktuar në organizimin shtetëror, ushtarak etj. Strukturat e ushtrisë.
3. spec. Vendosja e pjesëve a e elementeve përbërëse të një sistemi dhe marrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet tyre, që studiohen nga një shkencë; mënyra e organizimit të elementeve përbërëse të sendeve e të dukurive si shprehje e unitetit të formës me përmbajtjen.
4. kryes. ndërt. Shtyllat dhe pjesët e tjera më të qëndrueshme që mbajnë një ndërtesë. Struktura të parafabrikuara.
Referime
Redakto- ^ "FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE". Marrë më 04.03.2024.
{{cite web}}
: Shiko vlerat e datave në:|access-date=
(Ndihmë!)