Studio Rudina
Studio Rudina është formuar dhe udhëhiqet nga Rudina Bërdynaj. Aktivitetin e saj e filloi me 2 shtator të vitit 2005.
Gjatë vitit 2005 puna e kësaj studioje u zhvillua në dy fusha primare:
Grupet
RedaktoBrenda vitit 2005 pranë kësaj studioje u krijuan dy grupe të dy zhanreve.
- U formua grupi i baletit, që tani quhet Trupa e Baletit pranë Studio Rudinës, që është pjesëmarrëse në aktivitetet artistike.
- Si dhe grupi i aerobisë që është pjesëmarrës në emisionet televizive.
Aktivitetet
RedaktoTrupa e Baletit kishte pjesëmarrje të shumta në aktivitetet më të rëndësishme të organizuara nga ‘’drejtorati për kulturë dhe gjini‘’ pranë komunës së Prishtinës, Odës Amerikane dhe Raiffeisen Bank, British Council, mbrëmje bamirësie.
Studio Rudina kishte gjithashtu bashkëpunim të ngushtë me televizionin publik RTK dhe televizionet private KTV dhe TV21 ku ajo është paraqitur me pjesë të shumta koreografike në Festivalin Polifest si dhe me shfaqjet më të rëndësishme për fëmijë organizuar nga këto televizione (emisione të veçanta në kuadër të emisionit të fëmijëve, xhirime të festave të fundvitit etj.)
Nder sukseset e shumta te kesaj studioje permenden shfaqjet e medha si:
Baleti "Ne Endrra" - koreografia: Rudina Berdynaj / kostumografia:Shpresa Isufi / Arnazhmani muzikor: Ylber Asllani / Aktrimi: Mentor Zymberi. Premiera e ketij baleti ishte ne vitin 2007 ne Teatrin Kombetar te Kosoves dhe pastaj ne shume skena te tjera, gjithmone me nje sukses te jashtezakonshem.
Baleti "Pylli i Princeshave"- koreografia: Rudina Berdynaj / kostumografia:Shpresa Isufi / Arnazhmani muzikor: Ylber Asllani Premiera e ketij baleti ishte ne vitin 2009 ne Teatrin Kombetar te Kosoves gjithshtu dhe ne shume skena te ndyshme teatrosh.
Spektakli "5 Vjet se bashku" - nje spektakel madheshtor i baletit per femije ideuar dhe realizuar me rastin e 5 vjetorit te studios Rudina. Koreografia: Rudina Berdynaj / kostumografia: Shpresa Isufi / Arnazhmani muzikor: Ylber Asllani Ky spektakel per nga vete permasat dhe numri i spekttoreve do te duhej te shfaqej ne nje ambjent me te madh se Teatri Kombetar dhe u shfaq ne amfiteatrin e Germise - Prishtine, Ku u prit me shume duartrokitje dhe zgjoi interes te madh te publikut.
Baleti " Ne cdo Stine" - I krijuar per nder te 100 vjetorit te pamvaresise se shtetit shqiptar. koreografia: Rudina Berdynaj / kostumografia: Shpresa Isufi / Arnazhmani muzikor: Ylber Asllani U shfaq ne teatrin Kombetar te Kosoves dhe u rishfaq ne shume teatro te tjere.
Shfaqja Dance Theatre "Credo"- koreografia: Rudina Berdynaj / kostumografia: Shpresa Isufi / Arnazhmani muzikor: Leonard Canhasi Produksion i Studio Rudina tashme me trupen e balerinave te medhaja. Shfaqur te Teatrin Oda - Prishtine
Spektakel baleti per femije - "10 vjet se bashku" - koreografia: Rudina Berdynaj / kostumografia:Shpresa Isufi. Shfaqur ne skenen e madhe dhe te hapur te amfiteatrit te Germise, Prishtine.
Balet per femije nga filmi me te njejtin titull & muzike "Frozen" - koreografia :Rudina Berdynaj, AS/ Koreografe: Rona Perjuci/ Kostumografia: Shpresa Isufi Premiera ne teatrin AAb Faruk Begolli.