Sufizmi ose Tesavufi (arabisht: الْتَّصَوُّف‎; emër i përveçëm: صُوفِيّ‎ ṣūfiyy / ṣūfī, مُتَصَوّف‎ mutaṣawwuf) i përshkruar përgjithësisht si "mistika islame",[1] "dimensioni i përbrendshëm i Islamit"[2] ose "fenomeni mistik i Islamit"[3][4] është një rrymë mistike në Islam i karakterizuar nga "vlera të posaçme, praktika ritualore, doktrina dhe institucione"[5] që nisin shumë herët në historinë e Islamit dhe përfaqëson "shpërfaqjen kryesore dhe kristalizimin më të rëndësishëm dhe qëndror" të praktikave mistike në Islam.[6]

Tyrbja e Abdul Kadir Gilanit, Baghdad, Irak

Ndjekësit e sufizmit quhen sufí (shumësit e arabishtes: صُوفِيَّة‎ ṣūfiyyah; صُوفِيُّون‎ ṣūfiyyūn; مُتَصَوُّفََة‎ mutaṣawwufah; مُتَصَوُّفُون‎ mutaṣawwufūn). Historikisht, sufitë shpesh i përkitnin një ṭuruq (fjalëpërfjalë udhë; urdhër, bashkësi) formuar përreth mjeshtrave të mëdhenj të cilëve u referoheshin si veli që gjurmonin një zinxhir mësuesish mbrapa në kohë deri tek profeti i Islamit, Muhammedit.[7] Këta tarikate tuboheshin ndër takime të përshpirtshme (mexhlise) ndër vendet e quajtura zavije ose teqe. Ata përpiqen drejt përsosjes së besimit (ihsan), siç ilustrohet në një hadith: "Ihsan është të adhurosh Allahun sikur je duke e parë; nëse nuk mund ta shohësh, me siguri të sheh Ai ty".[8] Xhelaledin Rumi (Rumiu) pohonte se "Sufiu kapet pas Muhammedit sikur Ebu Beqiri".[9] Sufitë e mbajnë Muhammedin si al-Insān al-Kāmil, njeriun e përsosur parak që shëmbëllen moralitetin e Zotit,[10] e shohin si prijësin e tyre dhe si udhëheqësin e tyre shpirtëror më kryesor.

Literatura

Redakto
  • Fitzpatrick, Coeli; Walker, Hani (2014). Muhammad in History, Theory, and Culture (në anglisht). ABC-Clio.
  • Gamard, Ibrahim (2004). Rumi and Islam: Selections from His Stories, Poems, and Discourses, Annotated & Explained (në anglisht). SkyLight Paths Publishing. ISBN 978-1-59473-002-3.

Referime

Redakto
  1. ^ Martin Lings, What is Sufism? (Lahore: Suhail Academy, 2005; first imp. 1983, second imp. 1999), p.15
  2. ^ Titus Burckhardt, Art of Islam: Language and Meaning (Bloomington: World Wisdom, 2009), p. 223
  3. ^ Massington, L., Radtke, B., Chittick, W. C., Jong, F. de, Lewisohn, L., Zarcone, Th., Ernst, C, Aubin, Françoise and J.O. Hunwick, “Taṣawwuf”, in: Encyclopaedia of Islam, Second Edition, edited by: P. Bearman, Th. Bianquis, C.E. Bosworth, E. van Donzel, W.P. Heinrichs.
  4. ^ Martin Lings, What is Sufism? (Lahore: Suhail Academy, 2005; first imp. 1983, second imp. 1999), p.12: "Mystics on the other hand-and Sufism is a kind of mysticism-are by definition concerned above all with 'the mysteries of the Kingdom of Heaven'".
  5. ^ Knysh, Alexander D., “Ṣūfism and the Qurʾān”, in: Encyclopaedia of the Qurʾān, General Editor: Jane Dammen McAuliffe, Georgetown University, Washington DC.
  6. ^ Nasr, Seyyed Hossein (2007). Chittick, William C. (red.). The Essential Seyyed Hossein Nasr. The perennial philosophy series (në anglisht). Bloomington, Indiana: World Wisdom, Inc. fq. 74. ISBN 9781933316383. Marrë më 2017-06-24. Sufism is the esoteric or inward dimension of Islam [...] Islamic esoterism is, however [...] not exhausted by Sufism [...] but the main manifestation and the most important and central crystallization of Islamic esotericism is to be found in Sufism.
  7. ^ "tariqa | Islam" (në anglisht). Britannica.com. 2014-02-04. Marrë më 29 maj 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. ^ Bin Jamil Zeno, Muhammad (1996). The Pillars of Islam & Iman (në anglisht). Darussalam. fq. 19–. ISBN 978-9960-897-12-7.
  9. ^ Gamard 2004, f. 171.
  10. ^ Fitzpatrick & Walker 2014, f. 446.