Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Sulova e Poshtme është pjesë e krahinës së Sulovës e cila shtrihet mes Shqipërisë së Mesme dhe Jugore. Lumi që i ndan Sulovën e Sipërme me Sulovën e Poshtme është Devolli. Kjo ndarje është bërë për dy arsye: trashëgimie, si pronë e sundimtarëve që kanë qeverisur në këtë krahinë dhe topografisë që krijohet nga lumi Devoll.

Gjeografia

Redakto

Me një shtrirje prej 99% km2, Sulova e Poshtme është një zonë kodrinore-shkëmbore, ku fushat e së cilës zënë 36% të sipërfaqes së saj. Në lindje kufizohet me zonat Sult dhe Tunjë të Gramshit. Në jug me Lumasin e Beratit dhe me fshatin Gegë të rrethit të Kuçovës. Nga perëndimi kufizohet me komunën e Grekanit (zona e Dumresë) dhe nga veriu me Gostimën e rrethit të Elbasanit. [1] Kodrat e saj shkëmbore të thata dhe të ashpra ndahen në qafa dhe gryka të thella. Kodrat fillojnë nga ura e lumit Devoll dhe ato janë: kodra e Floqit (306 m), kodra e Banjës (308 m), kodra e Krorsit (394 m), Bregu i Gjatë (335 m), kodra e Kalasë (694 m), Qafa e Madhe (551 m), Gorica e Çalës (736 m), Goricë e Topojanit ose e Çobanit (811 m).

Në Sulovën e Poshtme ka shumë përrenj duke formuar lugina të thella. Ujërat e përrenjve rrjedhin drejt perëndimit përveç Skibicës dhe përroin e Dragotit që derdhen nga ana veriore.

Historia

Redakto

Sulova e Poshtme është banuar që nga lashtësia, që prej epokës së gurit. Fisi që ka banuar në këtë zonë është ai Desaretëve që mendohet të kenë qenë të njohur për prodhimin e drithërave dhe shtimit të kafshëve. Ky fis ilir karakterizohej nga nga një nivel i lartë ekonomik dhe kulturor. [2]

Referime

Redakto
  1. ^ Gorica, Pëllumb (2009). Sulova e Poshtme në shekuj. Tiranë: Shtypshkronja GERVIS. fq. 19–20.
  2. ^ Gorica, Pëllumb (2009). Sulova e Poshtme në shekuj. Tirana: Shtypshkronja GERVIS. fq. 32.