Hape menynë kryesore

Dasaretët ishin një fis ilir, banorë të krahinës Dasaretia, që përfshinte pjesën perëndimore të liqenit të Ohrit, Qarkun e Korçës, dhe te Beratit.[1][2] Në shek. IV p.e.r. emri dasarët del në këtë truall në vend të enkelejve. Bëjnë pjesë në mbretërinë Ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti më i fortë i kësaj krahine, Pelioni, përmenden në kohën e kryengritjes së mbretit ilir, Klitit kundër Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Në kohën e luftërave Iliro-Romake dhe Maqedono-Romake dasaretët kaluan herë në varësin maqedone e herë atë të mbretërisë ilire deri sa ranë përfundimisht, në vitin 168 p.e.r. nën sundimin romak. Në vitin 148 p.e.r., Dasaretia u përfshi në provincën romake të Maqedonisë, si një bashkësi (koinon) më vete, me qendër qytetin Lyhnid (Ohri). Në kohën e Dioklecianit, shek. III të e.r. u përfshi nën provincën e Epirit të ri. Qytetet tjera të dasaretëve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), si dhe Krysondiona, Gertundi, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, Knidi (ende të palokalizuara).

BurimeRedakto

  1. ^ Aleks Buda (1978). Studime Ilire. Rilindja. f. 133. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Zhaneta Andrea (1985). Kultura ilire e tumave në pellgun e Korçës. Akademia e Shkencave e RPSSH, Qendra e Kërkimeve Arkeologjike. f. 216. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Fiset ilire
Albanët Arbëreshët
Arbët Ardianët
Atintanët Dalmatët
Dardanët Dasaretët
Dorsejtë Enkelejtë
Eordejtë Japigët
Japodët Kaonët
Labeatët Mesapët
Molosët Paionët
Parathinët Penestët
Pirustët Taulantët
Thesprorët Shqiptarët