Labeatët
Labeatët ishin fise ilire , qe banonin ne rreth Liqenit te Shkodrës . Ata ia vendosen emri liqenit Palus Labeatia dhe epiqendra e tyre ishte Keshtjella Antike e Shkodres.
Fiset ilire | |
• Albanët | • Autariatët |
• Arbët | • Ardianët |
• Atintanët | • Dalmatët |
• Dardanët | • Dasaretët |
• Daorsët | • Enkelejtë |
• Eordejët | • Japigët |
• Japodët | • Kaonët |
• Labeatët | • Mesapët |
• Molosët | • Paionët |
• Parathinët | • Penestët |
• Pirustët | • Taulantët |
• Thesprorët | • Shqiptarët |
Qytetet të tyre ishin Shkodra, që ishte edhe kryeqendra e mbretërisë Ilire, dhe Meteoni (Meduni i sotëm në Mal të Zi).
Demografia
Redakto- Strktura e popullsisë
- Bujqë
- Aristrokaci
- Skllavë
Kultura
Redakto- Kultura e Fisit
- Paganë
Ekonomia
RedaktoFisi Ilir i Labeatëve ishin lundrimtarë e tregtarë të zotë. Në këtë kohë qyteti merr një zhvillim ekonomik,gjë që dëshmohet nga prerja e monedhës në qytet që në vitin 230 p.e.r. Nga monedha mësojmë emrin që ka pasur qyteti në atë kohë, SΚΟΔRΙΝΩΝ.
Kalaja e Rozafës (Keshtjella e Labeatve)
RedaktoNë periudhën e ndërtimit të kështjellës treva banohej nga fisi Ilir i Labeatëve, Në vitin 181 p.e.r. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë Ilire, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore deri në lumin Naretva (thuhet edhe deri në Friulin e sotëm, në Itali). Gjatë shek. II p.e.r. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik. Ajo është vendosur në pikë strategjike për të kontrolluar fushat përreth, hyrjen në liqenin e Shkodrës si dhe kalimin në thellësi të vendit e të Ballkanit në Lindje. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë.
Kështjella ka një histori të gjatë luftarake dhe te lidhur me qytetin e Shkodrës ka një gojëdhënë popullore e baladë. E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare. Rozafa, nusja e më të voglit ndër tre vëllezër (baca Gjergj), u muros e gjallë në themelet e kalasë,- si këshillë nga një plak tregon legjenda,- si një sakrificë për të ndalur përgjithnjë syrin e keq që shkatërronte muret për çdo natë. Uji gëlqeror që kalon ndër muret e kalasë lidhet, në fantazinë e folklorit, me qumështin e gjirit të Rozafës, kërkesa e së cilës si akord për të pranuar sakrificën ishte lënia e anës së djathtë të trupit «sýnin e djathtë qi t'shoh birin t'em, krahun e djathtë qi ta mbâj, gjinin e djathtë qi ta ushqej, kâmben e djathtë qi me përkûnd djepin» që të kujdesej për të birin e sapolindur.
Testamenti i Aleksandrit Te Madh
RedaktoNë letrën e dërguar Labeatëve, Aleksandri i Madh shkruan:
Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.
Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.
(Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencorë, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002, Romë).
Prejardhja e SΚΟΔRΙΝΩΝ
RedaktoPrejardhja e emrit
RedaktoOrigjina e emrit të saj, SΚΟΔRΙΝΩΝ (Scodra në transkriptimin latin), mendohet [7] të jetë vendi ku shkon Drini (Shko Drinon), kur erdhën agresorët turq në Mesjetë e quanin İşkodraose , Işkenderiyye nga Işkender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (Skënder, emri i myslimanizuar) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet dëshmojnë për më të vjetër. s