Albanët (ilirë)
Albanët, ishin një fis ilir, nga i cili morën emrin e hershëm shqiptarët.[1][2][3]
Fiset ilire | |
• Albanët | • Autariatët |
• Arbët | • Ardianët |
• Atintanët | • Dalmatët |
• Dardanët | • Dasaretët |
• Daorsët | • Enkelejtë |
• Eordejët | • Japigët |
• Japodët | • Kaonët |
• Labeatët | • Mesapët |
• Molosët | • Paionët |
• Parathinët | • Penestët |
• Pirustët | • Taulantët |
• Thesprorët | • Shqiptarët |
Përmledhje
RedaktoAta përmenden për të parën herë si ''Albanoi'' (greqisht: Αλβανοί) në shekullin II ( Epoka Jone) nga Ptolemeu,[4] në hapësirën pas Dyrrahut brenda trevës së banuar më parë nga fisi i parthinëve. Mendohet të jenë i njëjti fis, me emërtimin e ri të përkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi. Qyteti kryesor i tyre ishe Albanopoli, që mendohet te jetë Zgërdheshi i Krujës. Në krahinën qëndrore të banuar prej albanëve ruhen ende toponime që lidhen me emrin e këtij fisi si: Arbana, fashat në rrethin e Tiranës, kroi Alban në afërsi të fshatit Zgërdhesh të rrethit të Krujës.
Në burimet historike të shek. XI Albanët përmenden nga Mihael Ataliati, historian dhe shkrimtar Bizantin, gjatë një kryengritje të tyre ndaj Konstantinopojës.[5] Ne mesjetë, autorët Bizantinë kanë përdorur për të identifikuar shqiptarët, si termin ''Albanoi'' ashtu edhe atë ''Arbanitai''. Këta qenë emrat etnikë të shqiptarëve në mesjetë siç dëshmon fakti që u morën me vete nga shqiptarët e mërguar në Greqi (shek. XIII-XV) në formën arvanite, ndërsa në Itali (shek. XV-XVI) dhe në Dalmaci (shek. XVII) në formën arbëresh.
Shih edhe
RedaktoBibliografia
Redakto- Cabanes, Pierre. 1988: Les illyriens de Bardulis à Genthios (IVe–IIe siècles avant J.-C.). Paris: SEDES. 1988. = Regard sur l’histoire, 65. ISBN 2718138416
- Ceka, Neritan. 2013: The Illyrians to the Albanians. Tirana: Migjeni. 2013. ISBN 9789928407467
- Gilkes, Oliver. 2009: Albania: An archaeological guide. London; New York: I. B. Tauris. 2013. ISBN 9781780760698
- Jacques, Edwin E. 2009: The Albanians: An ethnic history from prehistoric times to the present. Jefferson: McFarland. 2009. ISBN 9780786442386
- Korkuti, Muzafer. 2013: Albania: Archaeological studies on the prehistory of Albania. Tirana: Academy of Sciences of Albania. 2013. ISBN 9789995610517
- S. & Puto, A. 1981: Stefanaq Pollo – Arben Puto: The history of Albania from its origins to the present day. Ass. by Kristo Frasheri, Skënder Anamali; transl. by Carol Wiseman, Ginni Hole. London: Routledge & Kegan. 1981. ISBN 071000365X
- Wilkes, John. 1992: The Illyrians. Oxford; Cambridge: Blackwell. 1992. = The Peoples of Europe, ISBN 0631146717
- Zavalani, Tajar. 2015: History of Albania. Ed. by Robert Elsie, Bejtullah Destani. London: Centre for Albanian Studies. 2015. = Albanian Studies, ISBN 9781507595671
Referime
Redakto- ^ Giacalone Ramat, Anna; Ramat, Paolo, red. (1998). The Indo-European languages (në anglisht). Rootledge. fq. 481. ISBN 0-415-06449-X.
- ^ "Illyria". The Oxford Encyclopedia of Ancient Greece & Rome (në anglisht). Vëll. 4. Oxford University Press. 2010. fq. 65. ISBN 9780195170726.
- ^ Vasiliev, Alexander A. (1958) [1952]. History of the Byzantine Empire, 324–1453 (në anglisht). Vëll. 2 (bot. Second). fq. 613.
- ^ Ptolemy. "III.13(12).23". Geography (në greqisht).
- ^ The wars of the Balkan Peninsula: their medieval origins G - Reference, Information and Interdisciplinary Subjects Series Authors Alexandru Madgearu, Martin Gordon Editor Martin Gordon Translated by Alexandru Madgearu Edition illustrated Publisher Scarecrow Press, 2008 ISBN 0-8108-5846-0, ISBN 978-0-8108-5846-6 It was supposed that those Albanoi from 1042 were Normans from Sicily, called by an archaic name (the Albanoi were an independent tribe from Southern Italy). The following instance is indisputable. It comes from the same Attaliates, who wrote that the Albanians (Arbanitai) were involved in the 1078 rebellion of... p. 25