Fiset ilire
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Fiset ilire dhe procesi i formimit të tyre në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor vazhdoi në mënyrë të ngjashme, dhe për këtë arsye duhet të llogaritet njëfarë afërsie midis grupeve fisnore të kësaj hapësire gjeografike. Kjo është mënyra e vetme për të shpjeguar emrin e përbashkët ilirët me të cilin grekët i quanin një grup fisesh që flisnin një gjuhë indoevropiane dhe jetonin në rajonin përreth Liqenit të Shkodrës dhe në zonën bregdetare, përkatësisht, në veri të Epirit dhe Maqedonisë së sotme. Në veri të tyre kishte edhe fise të tjera, të vendosur midis Adriatikut dhe Dravës, të cilët flisnin një gjuhë të ngjashme me atë të ilirëve të vërtetë. Emri ilir u përdor për ta, së bashku me termin gjeografik romak Illyricum në vitet para pushtimit, por që përgjithësisht ngadalë filluan të quheshin edhe me emrat Delmatë, Panonë, Dardanë dhe Albanë. Jashtë këtyre grupeve, jetonin popujt venetikë të Italisë verilindore, të Adriatikut verior dhe të Alpeve lindore, të cilët shkrimtarët e lashtë ndonjëherë i përfshinin te ilirët, por që dallohen nga këto grupe kryesore ilire për nga gjuha e tyre.[1]

Fiset ilire
RedaktoKy seksion përfshin një listë të burimeve, lexim të ndërlidhur, ose lidhje të jashtme, por burimet e tij qëndrojnë të paqarta sepse nuk ka fusnota në rreshtat e tekstit. (prill 2025) |
- Albanët ishin një fis ilir i njohur ndër të parët, në një vepër të Ptolemeut,[2] të vendosur në pjesën qendrore të veriut, në Shqipërinë e sotme.
Abrët
RedaktoArbët ishin fis Ilir në Shqipërinë e Mesme edhe jugore.
Ardiejtë ose(Ardianët) fis ilir, banorë të krahinës së Ardianëve në veriperëndim të Liqenit të Shkodrës rreth Gjirit të Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva).
Atintanët, një ndër fiset e mëdha të Ilirisë së Jugut, banorë të Atintanisë. Shtriheshin në krahinat e sotme të Mallakastrës e të Skraparit.
Autariatët
RedaktoAutariatet autariate janë nje prej fiseve ilire me te hershme qe shtriheshin ne veri-perendim te Shqiperise në nje pjese të Kosovës dhe në juglindje të Malit të Zi. Shtriheshin deri afër Detit Adriatik.
Balaitët
RedaktoBatiatët
RedaktoBylinët
RedaktoDalmatët një ndër fiset e mëdha e të njohura ilire, banorë të pjesës Verilindore të Ilirisë. Që nga periudha më e lashtë e deri në shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin në brendësi, prapa Vargamalit Dinarik në pllajat e Fushës së Duvnos, Livnos e Gllamoçit, në Bosnjën e sotme Perëndimore.
Daorsët
RedaktoDardanët
RedaktoFise qe jetonin ne poziten gjeografike ku sot ndodhet Kosova
Deremistët
RedaktoDeremistët (Deremistae), fis ilir, të cilët jetonin mes melkumanëve dhe plerejëve, ndoshta në zonën e sotme të Malit të Zi.[3] Ka edhe përpjekje për lokalizimin e tyre në fushën e Stolacit, sot në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Deretinët
RedaktoDeretinët (Deretini) të njohur edhe si Derriopes (greqishtja e lashtë: Δερρίοπες) ishin një fis ilir i cili jetonte në rajoni të njohur si Narona Conventus dhe gjatë regjistrimit romak ata kishin 14 dekurie. [4]
Deurët
RedaktoDeurët (Deuri) were an Illyrian tribe that inhabited the area of Bosnia and Herzegovina, but their exact location has not yet been determined.
Enetët
RedaktoEnetët (Eneti) ose Enetoi ishin një fis ilir që banonte në brendësi të Ilirisë, në një zonë të vendosur në veri ose veriperëndim të Maqedonisë në antikitetin klasik. Ata ishin fqinjë me Dardanët dhe Triballët.
Enkelejët
RedaktoEnkelejët (Enchelei) ishin një fis ilirë, pasardhës të Enkeleut i cili ishte i biri i Ilirit dhe Galateas. Enkelejët ishin banorë të trevës përreth Liqenit Lyhnid (Pogradec). Qyteti Enkeleana, ndodhet mbi nje kodre ne Pogradec (Kalaja e Pogradecit).
Helidonët
RedaktoHelidonët (latinisht: Chelidones / Chelidonii greqishtja e lashtë: Χελιδόνες) ishin një fis ilir emri i të cilit në greqisht do të thotë 'kërmilli-njeri'. Ata jetonin në luginat e Matit ose Drinit. [5]
Japigët
RedaktoJapigët ose iapyges kanë qenë një fis antik ilir, i shpërngulur nga Gadishulli Ballkanik në pjesën jugore të Gadishullit Apenin (sot Italia Jugore) rreth fillimit të mijëvejeçarit të fundit të p.e.r. Ata fillimisht ishin vendosur në Gadishullin e Garganos, pastaj në Pulia (Kalabria antike) dhe për tu vendosur përfundimisht në jug të saj, në hyrjen e Ngushticës së Otrantos.
Kavët
RedaktoKavët (Cavii/Kauioi)) ishte një fis ilir. që jetonin në rajonin përreth Liqenit të Shkodrës. Vendbanimi i tyre kryesor ishte Epikaria (Durnium). Disa burime i vendosin në kufi me Maqedoninë e vjetër. Ata përmenden rrallë nga autorët antikë.
Kinambrët
RedaktoKinambrët ([[latinisht: Cinambri / Kinambroi}} - greqishtja e lashtë: Κίναμβροι) ishin një fis ilir të cilët përfundimisht i pushtoi perandori romak Oktaviani në vitin 33 para Krishtit. [6]
Liburnët
RedaktoLiburnët (Liburni)Liburnët janë një popullsi e lashtë ilire që jetonte në Liburnia, mendohet të ketë qenë në pjesen veriore të Adriatikutmidis lumit Arsia (sot Raša) në Istria dhe lumit Titius (sot Krka) që sot është në Kroacia.
Lopësit
RedaktoLopsët (Lopësit/Lopsi) ose Lopsit është emri i një fisi ilir që banonte në malet përgjatë bregdetit lindor të Detit Adriatik para dhe gjatë periudhës së Perandorisë Romake. Lokalizimi i saktë i vendbanimit të tyre është i vështirë pasi që sipas disa burimeve ata i takonin fisit ilir të liburnëve dhe banonin në rajonin përreth Velebitit të sotëm në Bregdetin e Adriatikut në Kroaci,
Mentorët
RedaktoMentorët (Mentores) ishin një fis ilir Liburnian që jetonte në bregdetin Adriatik përpara të cilit kishte tre ishuj të quajtur Mentòrides të cilët ndoshta korrespondojnë me Pago (Pag), Oser dhe Arbe (Rab). Mentorët janë një fis antik ilir të cilët i përmend gjeografi grek i shekullit VI p.e.s. Hekateu i Miletit e po ashtu edhe historiani grek i shekullit V p.e.s. Herodoti.
Melkumanët
RedaktoMesapët
RedaktoMesapët janë fis antik ilir i shpërngulur rreth fillimit të mijëvjeçarit të fundit p.e.r. nga Gadishulli Ballkanik në pjesën jugore të Gadishullit Apenin (sot Italia e Jugut) në krahinat Apulia dhe Kalabria antike.
Narensët
RedaktoNarensët (Narensi) është emri i një fisi të ri ilir, i cili kishte prejardhjen ose ishte krijuar nga popuj të ndryshëm përgjatë lumit Narona. Për Narensët thuhet se kishin 102 dekurie. Ky fis popullonte pjesën e sipërme dhe të mesme të luginës së lumit Narona ose Narenta (Neretva) dhe në rrafshinat përreth Mostarit. Ata janë në listën fiseve të pushtuara në vitin 33. p. e. s.
Panonët
RedaktoPanonët ishin një grup i fiseve ilire të cilët para pushtimit romak banonin në rajonin Panonisë (përgjatë rrjedhës së mesme të Danubit). Në këtë rajoni banonin këto fise ilire: Amantinët, Andizetët, Azalët, Breukët, Desidiatët, Ditionët, Glintidionët, Jasët, Kolapianët, Mezejët, Oseriatët, Segestanët dhe Sikulotët
Paionët
RedaktoPaionët ishin një grup fisesh ilire që banonin në luginën e sipërme të Aksiosit (Vardari) dhe degëve të tij, duke u shtrirë në Lindje deri te lugina e Srymonit (Strimon) në kufi me fise trake në Perëndim në kufi me dardanët, penestët dhe dasaretët e Ilirisë.
Penestët
RedaktoPenestët (Penestae/Penesti) Penestët ishin fise ilir, banorë të krahinës Penestia në luginën e sipërme të Drinit të Zi e rreth saj. Përmenden për herë të parë më 170-169 p.e.r. dhe luajnë një rol të rëndësishëm në luftën III romako-maqedone. Treva e penestëve përfshihej në mbretërinë ilire.
Peresadët
RedaktoPeresadët (Peresadyes) ishin një fis ilir që jetonte në rajonin e lashtë të Ilirisë, si fqinjë me Dardanët, Enkelejët dhe Sesaretët.
Salepitanët
RedaktoSelepitanët (Selepitani / Selepitanoi) ishte një fis i ilirëve të lashtë që jetonin në zonën mes bregut të Detit Adriatik dhe Liqenit të Shkodrës.
Sardeatët
RedaktoSardeatët (Sardeates / Sardeati) ishin një fis ilir të cilët jetonin në zonën e Bosnjës veriperëndimore. Sipas Plini Plakut, pjestarët e Sardeates civitas shtriheshin në atë që është tani Bosanski Petrovac dhe Drvar, në juglindje të Japodëve.
Sasaretët
RedaktoSesaretët (Sesarethii) kanë qenë një fis antik i ilirëve të cilët jetonin përreth qytet antik Sesaretia por që vendbanimi i saktë i tyre ende mbetet i palokalizuar. Sipas disa historianëve, sesaretët bënin pjesë në grupin e Taulantëve ndërsa sipas disa të tjerëve ata bënin pjesë në grupin e Enkelejve.
Taulantët
RedaktoTaulantët ishin fise Ilire, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni - Vlora deri në Dyrrah. Pra, ato jetonin dhe ne Borizani. Përmenden si fqinjë të Dyrrahut që nga shek. VI p.e.r. me qendën e tyre Sesaretia.
Tyntenët
RedaktoTyntenët (Tynteni) ishte emri i një fisi ilir, që jetonte në një zonë rurale ose i një qyteti me emrin Tynte, që mund të jetë i njëjtë. Ekzistenca e këtij fisi dëshmohen vetëm në monedha prandaj nuk dihet me siguri nëse një fis i vërtetë, të njohur si tynteni ndodhej në veri të liqenit të Ohrit .
Illyri proprie dicti
RedaktoShih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Patsch, Carl, (1923) Ilirët, Shtypshkronja Nikaj, Tiranë
- Grup autorësh (1965, 1979, 2002) Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë, Prishtinë
- Ceka, Neritan (2013) The Illyrians to the Albanians (Ilirët deri te shqiptarët). Tirana: Migjeni. ISBN 9789928407467
- Mallory, James P.; Adams, D. Q. (1997). Encyclopedia of Indo-European Culture. Routledge. ISBN 1884964982 ISBN 978-1884964985
- Stipçeviq, Aleksandër (2002) Ilirët, historia, jeta, kultura, simbolet e kultit. Toena, Tiranë
- Pollo, Stefanaq – Puto, Arben (1981) The history of Albania from its origins to the present day. Ass. by Kristo Frasheri, Skënder Anamali; transl. by Carol Wiseman, Ginni Hole. London: Routledge & Kegan. ISBN 071000365X
- Wilkes, John. (1996). The Illyrians (Ilirët). Wiley-Blackwell. ISBN 0631198075
- Zavalani, Tajar (2015) History of Albania. Ed. by Robert Elsie, Bejtullah Destani. London: Centre for Albanian Studies. Albanian Studies, ISBN 9781507595671
Referime
Redakto- ^ Islami, Selim (2008). Historia e ilirëve. Tiranë: Toena. OCLC 610016253.
- ^ William Smith, LLD, Ed., Dictionary of Greek and Roman Geography, 1854. Ptolemy is the earliest writer in whose works the name of the Albanians has been distinctly recognised. He mentions (3.13.23) a tribe called ALBANI (Ἀλβανοί) and a town ALBANOPOLIS (Ἀλβανόπολις), in the region lying to the E. of the Ionian sea; and from the names of places with which Albanopolis is connected, it appears clearly to have been in the S. part of the Illyrian territory, and in modern Albania. There is no means of forming a conjecture on how the name of this obscure tribe came to be extended to so considerable a nation.
- ^ Stipčević (1989): 38.
- ^ J. J. Wilkes, Dalmatia, Tome 2 of History of the Provinces of the Roman Empire, 1969, page 157
- ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992, ISBN 0-631-19807-5, page 98, "... named by the sixth-century writer Hecataeus as neighbours of the Chelidones, the 'snail-men', who may have lived on their northern borders towards the Mat or Drin valleys."
- ^ The Cambridge Ancient History, Vol. 10: The Augustan Empire, 43 BC-AD 69 (Volume 10) by Alan Bowman, Edward Champlin, and Andrew Lintott, 1996, page 577