Selim Islami
Selim Islami (18.03.1923, Pandalejmon, Sarandë, Shqipëri - 26.10.2001, Tiranë, Shqipëri)[1] ka qenë arkeolog i mirënjohur shqiptar nga Saranda, që ka dhënë kontribut në fushën e zhvillimit dhe përparimit të studimeve ilire.[2]
Biografia
RedaktoSelim Islami ka lindur në Pandalejmon të rrethit të Sarandës, ku kreu studimet e para. Arsimin e mesëm e kreu në Shkollën normale të Elbasanit, kurse në vitet 1946-1951 mbaroi studimet e larta në Universitetin e Moskës me rezultate të shkëlqyera. Pas kthimit në atdhe emërohet punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, në Institutin e Historisë e në vijimësi, në Institutin e Arkeologjisë, ku punoi rreth katër dekada, si specialist në fushën e arkeologjisë e të historisë ilire (ilirologjisë).[3]
Selim Islami, i përgatitur nga pikëpamja shkencore, energjik e me prirje për kërkime në terren, në kërkim të fushave të reja, në tërë veprimtarinë e tij njohu rritje e suksese të vazhdueshme. Drejtor i muzeut arkeologjik, shef i sektorit të arkeologjisë mbi dhjetë vjet, zv.dekan i Fakultetit të Historisë e Filologjisë dhe anëtar i shumë forumeve shkencore, ai ngjiti pa rreshtur shkallët e kualifikimit profesional deri sa më 1973 u nderua me titullin e lartë të profesorit.
Vitet 1952-56 për prof. Selim Islamin dhe kolegët e tij prof. Hasan Ceka, prof. Skënder Anamali, prof. Frano Prendi, shënuan fillimin e gërmimeve sistematike në tumat e Matit, punë që u kushtëzua nga projekti për ndërtimin e hidroçentralit mbi lumin Mat, e rrjedhimisht bëri të domosdoshme eksplorimin arkeologjik të zones që do të përmbytej nga kupola e liqenit artificial.
Gërmimi i dhjetëra tumave ilire në luginën e mesme të lumit të Matit, ishin përpjekjet e para për të kryer një gërmim arkeologjik. Njëkohësisht ato nxorën në dritë një lëndë arkeologjike shumë të pasur, që i takonte epokës se bronzit e të hekurit, duke hedhur bazat për gjurmimin e mëtejshëm të kulturës ilire.
Në fund të viteve 50 prof. Selim Islami do t'i kushtohet hartimit të tekstit të "Historisë se Shqipërisë" (vëll.I, Pjesa e lashtë) dhe me këtë do të nisë drejtimi tjetër themelor i veprimtarisë se tij si historian i lashtësisë ilire (ilirolog), veprimtari që e radhiti atë në plejadën e historianëve më me zë, të cilët hodhën themelet e historiografisë se re shqiptare.
Në vitet 1958-60 për prof. Selim Islamin dhe për tërë arkeologjinë shqiptare, do të shënohej një etape e re. Nën drejtimin e Tij e të Prof. V. Bllavaekit, në qytetin e madh e hijerëndë të Apolonisë, punoi ekspedita shqiptaro-sovjetike. Ajo do të mbetet ndërmarrja më e madhe në terren, ku morën pjesë të gjithë arkeologët shqiptare, një grup prej 20 studentësh e mbi 200 punëtorë gërmimi. Monumentet e zbuluara gjatë tre vjetëve, si pjesët e murit rrethues, mjedise të pasura me skulptura pranë tempullit të agonotetëve, kompleksi i godinave romake (Sek.D), godinat në sek. C e G, pjesë të rrugës kryesore si edhe gërmimet në nekropolin antik (tuma nr. l) ndryshuan cilësisht pamjen e qytetit të Apolonisë.
Ekspedita shqiptaro-sovjetike e Apollonisë, e cila bëri gërmime edhe në qytetin e Orikut (Vlorë) e në Çukë të Ajtoit, u bë shkollë (pasuniversitare, sic themi sot) për të gjithë, pasi atje u hodhën bazat e metodës shkencore të gërmimeve arkeologjike shqiptare. Dhe në këto tre vjet (1958-60), që për nga rëndësia e intensiteti i punimeve mund të shumëzohen me shumëfishin e tyre, prof. Selim Islami tregoi vitalitetin e organizatorit dhe të drejtuesit shkencor.
Konferenca e pare albanologjike, që u mbajt në nëntor të vitit 1962, i dha rastin prof. Selim Islamit, se bashku me Hasan Cekën, që në një tribune kombëtare të parashtrojë arritjet kryesore arkeologjike në fushën e kulturës ilire. Interpretimi i materialeve të zbuluara në tumat e Pazhokut, të Matit, në vendbanimin e Maliqit e të Gajtanit, i çuan autorët në mbrojtjen e tezës se lashtësisë dhe autoktonisë se ilirëve.
Një nismë me vlera të veçanta për historinë e studimeve ilire qe puna që ndërmori prof. Selim Islami se bashku me kolegët H. Ceka, S. Anamali e F. Prendi, në përzgjedhjen dhe përgatitjen për botim të "Burimeve antike për ilirët dhe Ilirinë". Ky vëllim ishte vepra e pare, që përmblidhte në një liber të vetëm burimet e 85 autorëve grekë e latine, duke u dhënë mundësi studjuesve të tjerë për të krijuar një parafytyrim më të qartë mbi atë që kishte mbetur nga tradicioni i shkruar antik për ilirët. Punën me burimet ilire prof. S. Islami e vazhdoi deri në fund të jetës se tij për të realizuar një botim më të plotë, në variantin dygjuhësh, por që mbeti i pa përfunduar.
Si për çdo arkeolog, edhe për profesorin tonë të shquar, terreni ishte ushqimi e kënaqësia që të japin zbulimet e reja. Pas gërmimeve në Gajtan e në tumat e Pazhokut, ai ju drejtua kërkimeve për qytetin ilir. Gërmoi në Kalanë e Xibrit (Mat), në Zgërdhesh (Krujë), në Çukë të Ajtoit e në qytetin antik të Butrintit.
Kështu gërmimet e tij e të kolegëve mbi qytetin ilir, do të gjenin pasqyrim në disa artikuj përgjithësues, që trajtonin problemet e lindjes e të zhvillimit të jetës qytetare në Iliri, të rrugës që ai përshkoi në faza të ndryshme të zhvillimit, të fizionomisë se përgjithshme, të karakterit të ekonomisë dhe të organizimit politik. Në trajtimin e kësaj terne sektori i antikitetit ilir, nën drejtimin e prof. S.Islamit, synonte të ndriçonte një aspekt themelor për njohjen e procesit të zhvillimit social-politik të ilirëve sepse e konsideronte qytetin si bazën ekonomike të shtetit ilir.
Historia politike e shtetit ilir, punë e filluar qysh me hartimin e tekstit të pare të "Historisë se Shqipërisë" (1959) do të bëhej për vite të tëra objekt kryesor i hulumtimeve të prof. Islamit. Ajo është pasqyruar në disa studime themelore si "Shteti ilir, vendi dhe roli i tij në botën mesdhetare", ku shtjellohen problème si ai i lindjes se shtetit ilir dhe i etapave të zhvillimit të tij historik; i afirmimit të tij si fuqi ballkanike, luftërat iliro- romake etj. Në të gjitha rastet autori analizon pikëpamjet e historiografisë se huaj duke bërë vlerësimet dhe duke mbajtur qëndrimin e tij. Këto trajtesa të prof. Selim Islamit zunë vend kryesor në tekstin e ri të "Historisë se Shqipërisë" të botuar si maket më 1978 dhe në "Les Illyriens" botuar në frengjisht në Tirane më 1985 si edhe në botimin e ri të v.I të "Historisë se popullit shqiptar", Tirane 2002.
Në këto pak radhë është e vështirë të parashtrohet e piote gjithë veprimtaria kërkimore-shkencore e prof. Selim Islamit, por nuk mund të le pa vënë në dukje përpjekjet këmbëngulëse e të vazhdueshme për ndihmesën e tij në fushën e numizmatës ilire. I përkushtuar ndaj historisë politike të Mbretërisë ilire, prof. Selim Islami u "dashurua" edhe pas prerjeve monetare të mbretit Gent, për prerjet e Skodrës, Lisit etj.
Prof. Selim Islami se bashku me kolegët e brezit të tij prof. Hasan Ceka, prof. Skënder Anamali, prof. Frano Prendi, ushtruan veprimtarinë e tyre në 50 vitet e shekullit të kaluar, në kushtet e një izolimi të piote. Ata punuar me shpëtim të madh për të vërtetën historike. Me përgjegjësinë e specialistit dhe me objektivitet shkencor, u angazhuan në zgjidhjen e problème ve më të mëdha të arkeologjike e të historisë antike të vendit tonë dhe sot kur tentojmë të gjykojmë mbi veprimtarinë e tyre shkencore, vërejmë se ka shumë pak për të rishikuar e korrigjuar. Prandaj puna e prof. Selim Islamit dhe e kolegëve të brezit të tij do të qëndrojë në themel të të gjitha kërkimeve e studimeve të ardhshme të arkeologjisë shqiptare [4].
Botime
RedaktoDisa nga veprat më të rëndësishme:
- Ilirët dhe Iliria te autorët antikë: studim shkencor / Selim Islami; Frano Prendi; Hasan Ceka, Skënder Anamali
- Historia e ilirëve. Tiranë: Toena. 2008. OCLC 610016253.
- Historia e Shqipërisë / Selim Islami, Kristo Frashëri, Stefanaq Pollo, Aleks Buda
- Historia e popullit shqiptar / Selim Islami, Kristo Frashëri, Aleks Buda
- Ilirët dhe Iliria te autorët antikë / Frano Prendi; Hasan Ceka; Selim Islami, Skënder Anamali, Sotir Papakristo
- Les Illyriens : aperçu historique / Selim Islami, Skënder Anamali, Muzafer Korkuti, Frano Prendi
- L’ Etat Illyrien, sa place et son role dans le monde mediterraneen / Selim Islami
- Shteti ilir, vendi dhe roli i tij në botën mesdhetare: referat / Selim Islami
- Historia e popullit shqiptar / Selim Islami, Kristo Frashëri, Aleks Buda
- Historia e Shqipërisë / Aleks Buda, Selim Islami, Kristo Frashëri
- L’Epire ancienare (Reflexion sur le probleme ethnique) / Selim Islami
- Problems of Illyrian History / Selim Islami
- Epiri antik : vështrim i shkurtër etnologjik, shënime për problemin etnik / Selim Islami
- Iliria në mijëvjeçarin e I para erës së re [material hartografik] : hartë historike : për shkollat e larta dhe 11 vjeçare / Selim Islami – Hasan Ceka[5]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ https://shqiptarja.com/lajm/In-memoriam-pr-shkenctarin-Selim-Islami
- ^ Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 2. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 1049. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
- ^ Arkeologu Selim Islami.(1927 – 2001), shqipëria.com
- ^ https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_2001_num_30_1_1734
- ^ https://2lonline.com/prof-dr-selim-islami-arkeolog-nje-figure-emblematike-edhe-per-gjilanin/