Abrët (Abrei, Abroi) ishin një fis ilir nga kohërat antike. Grekët e lashtë i njihnin ata si njohës të recetave për prodhimin e një pijes stimuluese e bërë nga mjalti. [1] Abrët ishin një degë më e vogël e fisit më të madh ilir Taulantët dhe jetonin në territoret përgjatë bregut të Detit Adriatik, midis Epidamnusit antik (Durrësit të sotëm në Shqipëri) dhe Liqenit të Shkodrës, në brigjet e lumit Drin. Fqinjët e tyre në lindje ishin Helidonët, në veri Labeatët dhe në jug Taulantët pjesë e të cilëve ishin. Ka disa teori mbi emrin e tyre dhe ka mundësi që emri i tyre të lidhet me lumin Hebrus që përmendet në veri të Dyrrahut dhe me rrënjën e emrit alb- dhe arb- që del më pas në emërtimin e banorëve të kësaj treve. [2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ The Cambridge Ancient History, 1994, VI: The Fourth Century BC, fq. 423.
  2. ^ John Wilkes (1969). "The Illyrians". WebArchive (në anglisht). fq. 98. Marrë më 9 shkurt 2018.