Synane (Greqisht: Kuvávn, Kynane ose Κύνα, Kyna; vrarë në vitin 323 p.e.s..) ishte gjysmë-motra e Aleksandrit të Madh, dhe e bija e Filipit II nga Audata, një princeshë Dardane.[1]

Jetëshkrimi

Redakto

Audata e trajnoi vajzën e saj në kalërim, gjueti dhe shkathtësi luftarake sipas traditës Dardane. I ati e martoi të bijën e tij me kushëririn Amyntas, pas vdekjes së të cilit ajo mbeti e ve në vitin 336 p.e.s. Në vijim të vitit, Aleksandri i Madh i premtoi dorën e saj, si një shpërblim për shërbimet e tij, Langarusit, mbret i Agrianëve, por së shpejti dhëndri i planifikuar u sëmur dhe vdiq.

Synane vazhdoi jetën e saj si e pamartuar, dhe zuri të punonte vetëm në aspektin e arsimit dhe të edukimit të vajzës së saj, Adea ose Euridika, të cilën, thuhet, se ajo ta ketë trajnuar, sipas mënyrës së saj të arsimit dhe aftësimit, në ushtrime marciale (luftarake). Kur gjysëm vëllai i saj, Filipi III Arrhidaeus u zgjodh mbret në vitin 323 p.e.s., Synane vendosi të martonte Euridikën me të dhe në përputhje me rrethanat, kaloi në Azi.

Ndikimi i saj ndoshta ishte i madh, dhe projekti i saj alarmoi Perdicën dhe Antipaterin, të cilët e dërguan vëllain e tyre Alcetas për ta takuar ate në rrugën e saj dhe për ta vrarë. Alcetas e bëri këtë në kundërshtim me ndjenjat e trupave të tij, dhe Synane vdiq me një shpirt të patrembur. Dasma e Euridikes u zhvillua, por të dy, si vajza po ashtu edhe dhëndërri u vranë më vonë nga Olimpia. Në vitin 317 p.e.s., Kassandri, pasi mundi Olimpian, varrosi Synanën me Euridiken dhe Arrhidaeusin në Aegae (Vergina), vendvarim mbretëror.[1]

Polyaenus shkruan, "Synane, e bija e Filipit, ishte e famshme për njohurit e saj ushtarake: ajo drejtonte ushtritë, dhe në fushë ishte e ngarkuar në krye të tyre."[2]

Shih edhe

Redakto

Në kulturën popullore

Redakto
  • Ajo shfaqet si një personazh në romanin historik Funeral Games nga Maria Renault. Renault e quan ate Kynna.
  • Ajo duket si një komandant në video lojën Total War: Arena.

Referime

Redakto