Të drejtat e personave LGBT në Islandë janë ndër më progresivet në botë. Në shkurt 2009 qeveria islandeze drejtohej nga Jóhanna Sigurðardóttir, kryeministria e parë publikisht lezbike në kohët moderne. Parlamenti i Islandës e amendoi ligjin mbi martesën më 11 qershor 2010 për ta përkufizuar martesën si kurorëzim midis dy individëve, duke i kthyer martesat e çifteve brenda gjinisë së njëjtë në ligjore. Ligji hyri në fuqi më 27 qershor 2010.[1]

Harta e Islandës në Europë

Gjithashtu që prej 2006, çiftet brenda gjinisë së njëjtë kanë fituar akses të njëjtë ndaj adoptimit të fëmijëve dhe fertilizimit in-vitro. Islanda konsiderohet si një nga vendet më miqësore ndaj komunitetit LGBT në botë.

Ligjshmëria e aktivitetit seksual të çifteve brenda gjinisë së njëjtë

Redakto

Ligji që kriminalizon aktivitetin seksual të çifteve brenda gjinisë së njëjtë u shfuqizua në 1940.[2]

Njohja e martesave brenda gjinisë së njëjtë

Redakto

Partnershipet civile të regjistruara për çiftet brenda gjinisë së njëjtë u legalizuan në 1996. [3][4][5] Më vonë ky ligj u zëvendësua nga ligji i martesave neutrale më 27 qershor 2010.

Më 23 mars 2010 qeveria prezantoi një projektligj, i cili do të lejonte martesat homoseksuale. [6][7][8][9]Më 11 qershor 2010 parlamenti me votë unanime e miratoi projektligjin.[1][10]Ky ligj hyri në zbatim më 27 qershor.[11]

Në tetor 2015 Kisha e Islandës votoi për të lejuar martesat brenda gjinisë së njëjtë në kisha islandeze.[12]

Adoptimi dhe planifikimi familjar

Redakto

Në 27 qershor 2006 çiftet brenda gjinisë së njëjtë në Islandë fituan një sërë të drejtash duke përfshirë aksesin publik ndaj fertilizimit in-vitro si dhe adoptimit të fëmijëve.[5] Adoptimi i fëmijëve biologjik të partnerëve është legalizuar që në vitin 2000 në Islandë.[13]

Mbrojtja ligjore nga diskriminimi

Redakto
 
Flamuri LGBT i Islandës

Në 1996 parlamenti islandez miratoi amendimet ndaj Kodit Penal, duke shtuar orientimin seksual në Ligjin e Mbrojtjes nga Diskriminimi. Ky ligj e ktheu në ilegale refuzimin në ofrimin e të mirave publike ndaj personave për shkak të orientimit të tyre seksual, ose sulmi ndaj një indidivi ose disa personave nëpërmjet talljes, abuzimit, kërcënimit apo shpifjes për shkak të orientimit seksual.[14]

Që prej 2008 është kriminalizuar diskriminimi ndaj individëve për shkak të orientimit seksual në fushën e edukimit.[15]

Momentalisht Islanda nuk ka ndonjë ligj që ndalon diskriminimin në sektorin e punësimit.[16][15][17]Një komision, që Ministria e Mirëqenies Eygló Harðardóttir themeloi në 2014, e solli si rekomandim në Parlament miratimin e një Ligji kundër Diskriminimit. Një ligj i tillë do të siguronte mbrojtjen nga diskriminimi me bazë orientimin seksual, identiteti gjinor dhe karakteristikat seksuale.[18] Grupet e punës për të drejtat njerëzore shpresojnë se parlamenti do të adoptojë ligje protektive.

Identiteti gjinor

Redakto

Në 11 qershor 2012 parlamenti islandez votoi në favor të një ligji të ri në lidhje me identitetin gjinor dhe duke lejuar dhe miratuar proteskione ligjore për identitetin gjinor. [19] Këto ligje u miratuan në 27 qershor 2012. Ligji i ri thekson se Spitali Kombëtar është i detyruar të diagnostikojë gender dysphoria, si edhe të performojë kirurgjinë e ndryshimit të seksit biologjik. Pas një procesi 18 mujor, aplikantët duhet të dalin përpara një komisioni profesionistësh mjekësor. Nëse ky komision e diagnostikon aplikantin me gender dysphoria, regjistri civil njoftohet dhe aplikanti mund të zgjedhi një emër të ri për identitetin e tyre gjinor dhe i lëshohet një numër i ri pasaporte. Gjithsesi kirurgjia e ndryshimit të seksit nuk kërkohet medoemos për të ndryshuar emrin apo gjininë në dokumentet identifikuese.

Dhurimi i gjakut

Redakto

Burrat që kryejnë raporte me burrat nuk lejohen të dhurojnë gjak në Islandë.[20] Në 2014 një burrë hapi një dosje penale kundër një shoqate të dhurimit të gjakut pasi i gjykoi politikat e kësaj shoqate si një shembull të kulluar të diskriminimit.[21] Në tetor 2015 Ministri i Shëndetësisë në Islandë, Kristján Þór Júlíusson shprehu mbështetjen për ndryshime rregulluese dhe mbështetëse për dhurimin e gjakut nga homoseksualët.[22]

Opinioni publik

Redakto

Një anketim i vitit 2000 mbi opinionin publik realizuar nga kompania Gallup tregoi se 53% e islandezëve e mbështesin të drejtën për adoptim nga çiftet homoseksuale për adoptim, 12% u shprehën asnjanës ndërsa 35% dolën kundër kësaj të drejte për LGBT. [23]

Në korrik 2004 një tjetër anketë tregoi se 87% e islandezëve mbështesnin martesat brenda gjinisë së njëjtë. Në maj 2015 PlanetRomeo, një rrjet social për komunitetin LGBT publikoi Indeksin e parë për gejtë. Djem gej nga më shumë se 120 shtete u pyetën se si ndihen për qëndrimin social karshi homoseksualitetit, si trajtohen ata nga shoqëria dhe sa të kënaqur janë me jetën që bëjnë. Islanda u rendit e para me një total pikësh prej 79.[23]

Kushtet e jetës

Redakto
 
Parada gej në 2004 në Reykjavík

Pavarësisht popullsisë së vogël në numër, Reykjavík ka një skenë të LGBT me shumë vizibilitet, me disa bare dhe kafene miqësore ndaj LGBT. Ndërsa jashtë kryeqytetit duket se kjo skenë nuk ka dalur dhe aq në pah. [24] Akureyri, qyteti më i madh jashtë kryeqytetit nuk ka bare apo hapësira për gej.

Paradat gej në Islandë zakonisht zhvillohen në gusht, [24] dhe konsiderohen si një ndër celebrimet më të gjera në Islandë. Në 2015 rreth 100.000 mijë persona morën pjesë në Paradën e Krenarisë së Reykjavik, pra duke përfaqësuar rreth 30% të popullsisë islandeze.[25] Në 2016 Presidenti islandez mori pjesë në paradë, duke u bërë kështu presidenti i parë në Islandë që merr pjesë në një Paradë.[26]

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Iceland parliament votes for gay marriage". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2012. Marrë më 7 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Hver er samræðisaldur á Íslandi? ("What is the age of consent in Iceland?") Arkivuar 24 shkurt 2012 tek Wayback Machine on Vísindavefurinn
  3. ^ "Iceland : Recognized partnership law, 1996". France.qrd.org. 1 korrik 1996. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2016. Marrë më 14 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Partnership Law In Iceland". France.qrd.org. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2016. Marrë më 14 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b "Important Improvements in Gay and Lesbian Rights in Iceland". Ilga-europe.org. 12 qershor 2006. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2012. Marrë më 14 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Iceland Likely to Permit Gay Marriage by June". Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2014. Marrë më 7 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Iceland is fine-tuning marriage-equality bill
  8. ^ "Frumvarp til laga um breytingar á hjúskaparlögum og fleiri lögum og um brottfall laga um staðfesta samvist (ein hjúskaparlög)". Alþingi. Marrë më 24 mars 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Hjúskaparlög, staðfest samvist o.fl. (ein hjúskaparlög)
  10. ^ Iceland passes gay marriage law in unanimous vote
  11. ^ "New gay marriage law in Iceland comes into force". Icenews.is. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2010. Marrë më 14 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Icelandic Priests Cannot Deny Gay Marriage
  13. ^ "Adoption of Stepchildren in Gay and Lesbian Families in Iceland". Gay Ottawa Now!. 13 qershor 2000. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Iceland: Homosexuality and the Law
  15. ^ a b "Rainbow Europe: Iceland". Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2017. Marrë më 7 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Country report non-discrimination: Iceland
  17. ^ ICELAND IS NOT A QUEER UTOPIA
  18. ^ AN INDEX THAT PROTECTS LGBTI+ EMPLOYEES
  19. ^ "Iceland adopts a new comprehensive law on trans issues". Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2013. Marrë më 7 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ (islandisht) Hommar mega giftast en ekki gefa blóð Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine
  21. ^ Iceland: Lawsuit challenges ban on gay men donating blood Pink News, 4 November 2014
  22. ^ “Gay men should be allowed to give blood”
  23. ^ a b ""Regnbågsfamiljers ställning i Norden Politik". NIKK Publikationer. korrik 2004. Page 269 {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ a b "Gay Iceland". Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2011. Marrë më 7 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Reykjavík Pride Parade Today
  26. ^ "Reykjavík Pride Parade in Pictures". Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2017. Marrë më 7 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)