Të drejtat e komunitetit interseks në Shqipëri
Komuniteti interseks nuk gëzon të drejta në republikën e Shipërisë. Në legjislacionin vendas mungojnë dispozitat ligjore që dënojnë diskriminimin ndaj personave interseks,kjo për arsye se interseksualiteti apo “karakteristikat seksuale” nuk përmenden shprehimisht në ligj. Në Shqipëri, foshnjat interseksuale që lindin në maternitete mund të njihen zyrtarisht vetëm si hermafroditë. Sistemi mjekësor është i papërgatitur për ruajtjen e integritetit trupor të personave interseks si dhe lirinë nga praktikat mjekësore të detyruara (të panevojshme) apo me forcë.[1]
Kujdesi shëndetësor
RedaktoNë Shqipëri nuk ka asnjë ekip shumëdisiplinor për trajtimin e foshnjave dhe fëmijëve interseksualë. Shumë pak specialistë marrin pjesë në procesin e trajtimit mjekësor dhe japin verbalisht miratimin për testet dhe analizat që do të kryhen. Mungojnë protokollet e shkruara për përcaktimin e diagnozës së interseksualitetit.[2]
Komuniteti dhe shoqëria civile
RedaktoKomuniteti interseksual në Shqipëri është i paorganizuar. Disa organizata të shoqërisë civile janë duke rritur ndërgjegjësimin lidhur me çështjet e interseksualiteti.
Organizata e të drejtave të njeriut e quajtur Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) është duke angazhuar sistemin e drejtësisë për legalizimin e statusit të fëmijëve interseksualë, duke marrë shkas nga dy precedentë.[3]
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 janar 2020. Marrë më 26 gusht 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.reporter.al/femijet-interseks-ne-shqiperi-perballen-me-nderhyrje-kirurgjikale-te-panevojshme/
- ^ https://www.tlas.org.al/en